Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,303
    Postimet në Bllog
    22

    Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    TIRANE- Goditet një rrjet trafiku klandestinësh me destinacionin Shqipëri-SHBA. Pas një hetimit nga Prokuroria e Krimeve të rënda, është bërë e mundur arrestimi i 15 personave ditën e sotme, mes të cilëve dhe një biznesmen. Prangosja e këtyre shtetasve është bërë me kërkesë të gjykatës. Sipas informacioneve që vinë nga Prokuroria, mësohet se trafikantët merrnin 20 mijë dollarë për çdo klandestinë që kishte si destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Dyshohet se ky rrjet trafikantësh ka dërguar mbi 50 klandestinë në SHBA përgjatë vitit të fundit. Ndërkohë, Prokuroria pritet të bëjë publike emrat e trafikantëve të arrestuar. Bëhet me dije se personat e arrestuar janë kryesisht nga qytetet Tiranë dhe Shkoder.

    LINJAT E DËRGIMIT TË KLANDESTINËVE

    Linja e 1, Itali-Spanjë-Meksikë-SHBA

    Linja 2, Shqipëri-Bullgari-Meksikë

    TË ARRESTUARIT
    Pashko Nilaj, 52 vjeç, banues n¸ Kamic¸, Mal¸si e Madhe
    Prel Micaj, 60 vjeç , banues n¸ Bajz¸ Mal¸si e Madhe
    Ali Metvelaj, 53 vjeç, banues n¸ Koplik Mal¸si e Madhe Shkod¸r
    Gjergj Martinaj, 49 vjeç, banues n¸ Shkod¸r
    Filip Kertunga, 55 vjeç, banues n¸ Velipoj¸ Shkod¸r
    Fatmir Bakalli, 53 vjeç, banues n¸ Tiran¸
    Enver Karaj, 50 vjeç, banues n¸ Shkoz¸ Tiran¸
    Fatos (Dashnor) Fasko, 44 vjeç, banues n¸ Fier
    Nertil Pervizi, 40 vjeç, banues n¸ Delogozhd, Strug¸ Maqedoni
    Fatmir Flaga, 58 vjeç , banues n¸ Tiran¸
    Nikoll Kolaj, 49 vjeç, lindur n¸ Puke dhe banues n¸ Tiran¸
    Zaim Hysenbelliu, 53 vjeç, banues n¸ Tiran¸
    Durim Koxha, 56 vjeç, banues n¸ Tiran¸
    Gezim Tafaj, 44 vjeç, lindur n¸ Viçidol dhe banues n¸ Tiran¸
    Alfred Myrtaj, 50 vjeç, banues n¸ Tiran¸

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    Bravo policia.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,303
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo policia.
    Shoku Qyfyre. Ta kam mesuar dy tre here ne forum qe krimin nuk e heton e lufton policia, por Prokuroria. Policia vetem arreston personat urdher-arrestet e te cileve i jep Prokuroria.

    Bravo Prokuroria qe heton dhe zbulon trafikante te tille e i nxjerr para Gjykates.

    Albo

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    Turp të ketë Policia dhe Prokuroria dhe Qeveria !!

    Lërini ore njerzit të venë e të kërkojnë lumturinë e tyre në ato shtete që i'a ofrojnë , "lumturi e cila i është mohuar në shtëpinë e tyre historikisht" !! Edhe një herë .. Turp për Policinë dhe shtetin që po i izolon njerzit si në kohë të Enverit. Do thoni ju që është e pa ligjshme dhe ilegale !! Kjo pa ligjshmëri është më e pranueshme se shkelja dhe mohimi i lumturisë së njerëzve në shtëpit e tyre .. pra në Shqipëri !! Nuk doni t'ia bëni jetën e lumtur në vënd ? OK, lërini ose largojini në këtë e në shumë mënyra të tjera, mjafton mos t'i mbani të izoluar. Le të shkojnë e ta kërkojnë lumturinë e tyre në ç'do cep të globit që ata dëshirojnë. Duke i mbajtur të izoluar njerzit dhe duke mos patur mundësi ose dëshirë për t'i mundësuar jetesën që ata dëshirojnë, do t'i hapnit rrugë drogës, vjedhjes, prostitucionit, falsifikimeve dhe shumë krimeve të tjera për shkak të pa punsisë dhe kushteve të mjerueshme që gjënden !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Bravo Prokuroria qe heton dhe zbulon trafikante te tille e i nxjerr para Gjykates.

    Albo
    Bravo i qoftë edhe Prokurorisë që pasi i heton mirë qeset me Euro , e pushon çështjen .. dhe Gjykata bashkë me Policinë dalin si M*t !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6

    Për: Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoku Qyfyre. Ta kam mesuar dy tre here ne forum qe krimin nuk e heton e lufton policia, por Prokuroria. Policia vetem arreston personat urdher-arrestet e te cileve i jep Prokuroria.

    Bravo Prokuroria qe heton dhe zbulon trafikante te tille e i nxjerr para Gjykates.

    Albo
    Mesimet e tua si sherbejne as kalamajve o Albo. Nuk jemi ne Kore te Jugut qe te mesojme per partine.

    Prokuroria nuk nxjerr dot njeri para gjykates, por vetem leshon urdher arrestin. Prokurorit nuk ja mban te shkoje te arrestoje personalisht njerez te rrezikshem. Jane ata polica trima qe vene jeten ne rrezik cdo dite qe e bejne te mundur arrestimin e krimineleve. Per kete u them bravo se eshte nje pune shume e veshtire.

    Por te jap te drejte qe harrova te pergezoj dhe prokurorine ashtu si dhe te gjithe ata qe kane bere te mundur arrestimin e tyre. Nese te gjitha hallkat e shtetit funksionojne sic duhet, atehere do te kemi edhe me shume suksese te tilla.

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve Shqipëri-SHBA, arrestohen 15 persona

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Bravo i qoftë edhe Prokurorisë që pasi i heton mirë qeset me Euro , e pushon çështjen .. dhe Gjykata bashkë me Policinë dalin si M*t !!
    Si perfundim ke duhet te falenderojme?
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •