nesër do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në shqipëri, kryeministri i turqisë, recep tayyip erdogan.
Erdogan do të pritet në aeroportin “nënë tereza”, nga presidenti, bujar nishani. Vizita e tij do të jetë 1-ditore pasi në darkë do të kthehet sërish në turqi.
Bashkë me kryeministrin, edi rama, ai do të marrin pjesë në takimin e këshillit të bashkëpunimit strategjik të nivelit të lartë.
Në përfundim, të dy kryeministrat do të nënshkruajnë disa marrëveshje dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Mediet turke raportojnë se, erdogan do të marrë përsërit ndërtimin e një xhamie si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin shqiptar.
Vizita e erdoganit në tiranë vjen në një kohë kur turqia është mbërthyer nga debati për zgjedhjet presidenciale. Kreu i qeverisë turke do të jetë i shoqëruar nga disa ministra dhe shumë biznesmenë.
Seancë e posaçme
“kuvendi i republikës së shqipërisë mblidhet në seancë të posaçme plenare në nder të kryeministrit të republikës së turqisë z. Recep tayyip erdogan. Kryetari i kuvendit, z. Ilir meta do të presë kryeministrin e turqisë z. Recep tayyip erdogan ditën e mërkurë datë 14 maj 2014, në orën 17.00 në kryesinë e kuvendit dhe delegacionin që e shoqëron”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë kuvendit.
“më pas, në orën 18.00 kryeministri i republikës së turqisë z. Rexhep taip erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sallën e seancës plenare.”
kufizimi i trafikut
ndërkohë, policia ka bërë të ditur masat që do të merren për vizitën e kryeministrit turk. “duke filluar nga ora 07:30 deri më 14:30 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën e librit universitar deri në bulevardin “bajram curri”. Po ditën e nesërme nga ora 07:30 deri më 22:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga sheshi shqiponja deri në rrugën “karl topia”, duke patur kufizime të pjesshme në të gjitha rrugët që të çojnë drejt bulevardit “dëshmorët e kombit” tiranë.”
http://www.shekulli.com.al/web/p.php...t=87&status=ok
Krijoni Kontakt