Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramës

    “Avioni në Divjakë”, Basha: Të enjten në protestë, Rama të dorëhiqet

    TIRANË-Fill pas publikimit të disa fakteve të reja në media sa i takon akuzave për avionin e bllokuar në plazhin e Divjakës, në një konferencë shtypi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri Tahiri duhet të japin dorëheqje. Sipas Bashës, ditën e enjte opozita do të nisi një marsh protestash, deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë. Sipas tij, publikimi i fakteve të reja në lidhje me avionin e drogës, e fundosin akoma më shumë në rrugën e krimit këtë qeveri.

    DEKLARATA E PLOTË E KREUT TË PD-SË, BASHA
    Avioni i radhës i drogës nuk u ngrit dot e nuk u nis dot drejt destinacionit, siç ishin nisur të tjerë para tij në Divjakë, Gjadër, Kardhiq, Bedat e gjetkë. Po të ishte nisur, po të mos kishte pësuar avarinë që pësoi, sot do të ishim sërish në betejën tonë më të madhe përballë një kryeministri dhe një qeverie bojëdalë që do të mohonte përsëri dhe do të tallej përsëri, siç bëri gjatë gjithë këtyre javëve, me informacionet e shërbimeve, me denoncimet e opozitës dhe qytetarëve të thjeshtë për avionët e drogës.

    Po të mos ish prishur një prej fuoristradave të drogës, do të kishte ikur edhe ajo në drejtim të paditur, siç ikën makinat e tjera bashkë me ngarkesën e avionit e drogës. Por faktet u kombinuan në atë mënyrë sa të mos i linin asnjë shteg për të vazhduar lojën e mohimit dhe talljes narkotrafikantëve politikë. Avioni i drogës ju ra në prehër. Droga ju mbeti në derë.
    Edi Rama duhej të kishte folur me dorëheqjen e tij.

    Dorëheqja do të ishte i vetmi akt që do ta nxirrte qeverinë jashtë skandalit, që do të tregonte se narkotrafiku nga toka, deti dhe ajri ka marrë këto përmasa të jashtëzakonshme ngaqë qeveria është e paaftë, por jo se ka dorë vetë në të. Dorëheqja e qeverisë do të ishte ngushëllimi dhe mesazhi i domosdoshëm i shpresës në këtë ditë të zezë për publikun shqiptar, i cili është përligjshëm i skandalizuar dhe I alarmuar me këtë ngjarje të jashtëzakonshme.

    Për fat të keq kryeministri nuk foli me dorëheqje. Madje nuk arriti të fliste as me heshtje apo me ndjesë për gjithë ato turpe që ka nxjerrë nga goja për avionët- fantazma, për avionët -mushkonja e plot të tjera që publiku shqiptar i di mirë. Tani që ju plasi mbi kokë, Edi Rama dhe ministri i tij folën e po flasin sikur e ndaluan ata avionin e drogës. Folën e po flasin me përpjekjet e tyre të mjera për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga shpërthimi i skandalit. Folën me bllokimin e dhunshëm të mediave për të shkuar në vendin e ngjarjes para pastrimit të skenës së krimit.

    Folën e po flasin me presionet dhe kërcënimet e tipit mafioz që po u bëhen mediave të pavarura apo qytetarëve të thjeshtë për të mbyllur gojën e për t’i mbajtur iso mashtrimit qeveritar për superaksionin policor, me të cilin po tallet e po revoltohet gjithë Shqipëria.
    Kështu kanë bërë që prej fillimit. Heshtën, refuzuan, u tallën me pyetjet tona, me kërkesat tona, me denoncimet tona. U përpoqën, siç e kanë zakon ata që janë dorëbrënda në skandale, të na atribuonin akuza të paqena, që nuk i kemi bërë kurrë, me qëllim që të zhurmonin shqetësimin dhe denoncimin tonë për trafikun e drogës përmes ajrit, si në narkokartelet më famëkeqe të botës.

    Nuk lëvizën gishtin për të mbrojtur dëshmitarët, përkundrazi i lanë të terrorizoheshin nga mesazhet deri makabre të narkomafias, siç ishte rasti i gazetarit Telnis Skuqi të cilit i hodhën një kokë të prerë dhie në derën e shtëpisë apo rasti i Gentianit nga Bedati.
    Për ne dhe çdo shqiptar me sy në ballë sot është akoma më e qartë se dje: Kanë heshtur sepse e kanë ditur. Kanë refuzuar, janë tallur dhe kanë kërcënuar sepse e kanë ditur, sepse janë brenda, sepse përfitojnë, sepse po bëjnë lekë droge, që përmes fuqisë të parave të drogës dhe dhunës të rrënjosin pushtetin e parave të pista dhe dhunës, që si i tillë, vetëm i popullit dhe për popullin nuk mund të jetë.

    Rënia - pas gjithë zhurmës dhe debateve të javëve të fundit - e avionit të drogës ne prehrin e Edi Ramës tregon qartë se qëndrimet e tij:- refuzimi i transparencës, përqeshja e shqetësimeve dhe akuzave të opozitës, kërcënimi i dëshmitarëve, hetimi nga komisioni parlamentar jo i narkotrafikut por i denoncuesve të narkotrafikut – pra të gjitha këto, kanë qenë në funksion të mbështetjes së fuqishme për narkokartelin që të shtojë intensitetin e veprimtarisë mafioze me bazë nga Shqipëria.

    Partia Demokratike, opozita dhe, jam i bindur, mbarë opinioni i shëndoshë publik, akuzon sot me zë të lartë kryeministrin Edi Rama dhe kupolën e tij për implikim të drejtpërdrejtë në fshehjen e skandalit të narkotrafikut nga Shqipëria. Për mbështetjen politike që i ka dhënë kësaj veprimtarie mafioze të përmasave të mëdha që rrezikon bazat e rendit juridik e shtetëror dhe njollos rëndë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

    Si opozita e vendit, ne jemi përballur në beteja të vazhdueshme politike me këtë qeveri. Jemi përballur me mashtrimet e saj të mëdha, me arrogancën dhe arbitraritetin e saj karakteristik, me shkeljen prej saj të konsensusit dhe kushtetutës, me raprezaljen e saj në administratë, me moszbatimin prej saj të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit, me orekset e saj për pushtete që nuk i takojnë, me politikat e saj të gabuara ekonomike që vetëm e kanë thelluar varfërinë dhe papunësinë në vend.
    Por kjo e drogës dhe narkotrafikut me mbështetje dhe leje qeveritare nuk është një betejë midis opozitës dhe qeverisë, si ato që renditëm me lart. Ky është fundi.

    Drejtësia po heton. Ne i kemi ofruar dhe i ofrojmë gjithë mbështetjen tonë. Ajo e do të thotë fjalën e vet në lidhje me përgjegjësitë penale të gjithsecilit. Por përgjegjësia politike e Edi Ramës dhe qeverisë së tij për këtë që ka ndodhur është sot evidente, në dritë të diellit, për çdo shqiptar. Partia Demokratike dhe mbarë opozita kërkojnë sot dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Rama.
    As më shumë, as më pak. Dorëheqja e kësaj qeverie është imperativi i ditës për të reflektuar përgjegjësitë e papërmbushura nga shumica, për të ndaluar revanshin ogurzi të narkotrafikut dhe krimit, për të zhbllokuar jetën demokratike dhe procesin e integrimit të vendit në Europë.

    Populli shqiptar nuk pranon të qeveriset as nga një qeveri kukull e krimit të organizuar, as nga një qeveri e bërë njësh me narkotrafikun. Populli shqiptar nuk pranon t’ja dorëzojë sovranitetin dhe qeverisjen e tij botës së errët të trafikut kombëtar e ndërkombëtar të drogës. Populli shqiptar nuk mund të pranojë në asnjë mënyrë shndërrimin e vendit në një kartel të drogës; nuk mund të pajtohet me asnjë çmim me kapitullimin e qeverisjes dhe sundimin e narkotrafikantëve si në xhungël. Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen dhe të luftojnë pa kursyer asgjë për lirinë dhe sovranitetin.

    Partia Demokratike dhe opozita do të udhëheqë protestën e pandalshme popullore, deri në largimin e Edi Ramës nga kreu i qeverisë. Për këtë arsye, këtë të enjte në ora 10 ftojmë qytetarët shqiptarë, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, fëmijë dhe të moshuar, të majtë, të djathtë e pa parti, në një protestë popullore kundër oligarkisë së drogës dhe për të kërkuar më zërin e fuqishëm të bashkimit largimin e qeverisë Rama. Të ngrihemi në protestë, më të vendosur se kurrë, për luftuar e ndaluar kursin kriminal, antipopullor dhe antieuropian të oligarkisë së drogës.

    Të ngrihemi në këmbë, më të bashkuar se kurrë, për ta çuar në shtëpi qeverinë e narkotrafikut dhe mashtrimit në kurriz të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

    (a.n/e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Basha ka te drejte, ne vitet qe PD ishte ne pushtet ne Shqiperi trasportoheshin e eksportoheshin vetem cokollata e biskota me gjalpe.

  3. #3

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Do ishte mire te pritej ndonje vendim gjykate njehere, pastaj te beheshin protesta, por dhe keshtu ska problem.

    Gjithesesi mendoj se eshte paksa e tepruar te kerkohet doreheqja pasi ky eshte avioni i vetem qe ka transportuar droge ne keto 24 vite demokraci. Nuk ka prove per asnje avion tjeter.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Basha: Fundi i demokracisë, në pushtet oligarkia e drogës

    Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se qeveria aktuale po vendos oligarkinë e drogës dhe se ky është fundi i demokracisë. Në një takim me të Signing of the Protocols of Enlargement post-Summit Accession for Albania and Croatia - Joint Press Pointrinjtë e Partisë Demokratike, Basha se, karteli i drogës po pushton vendin, ndaj rinia shqiptare është para betejës më të madhe, kundër narkotrafikut. Ai tha se, kryeministri Rama është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar dhe se ai duhet të largohet nga qeveria. “Si erdhëm deri këtu çfarë na solli deri këtu. Shqiptarët tregojnë sot me gisht Edi Ramën si përgjegjësin numër një për situatën e krijuar në vend në lidhje me trafikun e drogës. Ai ishte dhe është personi përgjegjës që u tall dhe u përqesh me denoncimet e ardhura. Me informacionet e depozituara nga punonjës të ndershëm është ai që përqeshi këto informacione duke i cilësuar avionët e drogës mushkonja. Është ai që duke injoruar, fshehur, maskuar, të vërtetën për trafikun drogës i garantoi dhe u shkeli syrin narkotrafikantëve. Me sindromën e vitit zero shkatërroi policinë e shtetit” tha Basha. Më tej ai tha se, “halli i Edi Ramës është t’i iki përgjegjësisë që ka duke fshehur të vërtetën duke përqeshur të vërtetën duke fshehur krimin.”

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Basha ka te drejte, ne vitet qe PD ishte ne pushtet ne Shqiperi trasportoheshin e eksportoheshin vetem cokollata e biskota me gjalpe.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Italia e Greqia nuk sekuestronin 9 ton droge shqiptare brenda 4 muajve te pare te nje viti.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, skafet dhe mjetet e shpejta te lundrimit ishin te ndaluara me ligj qe te leviznin ne ujrat shqiptare.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit kish Polici Rrugore.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, degjoje kryeministrin e vendit qe te fliste per rendesine e luftes kunder trafikut e droges.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit sekuestroi aq shume droge, sa trafikantet shqiptare te droges u bene te gjithe socialiste e miq te ngushte te Edi Rames.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, vendin nuk e drejtonte njeriu qe sherbimi sekret francez e damkosi si "Zoti 10%" e "strumbullari i gjithe klaneve mafioze te vendit".

    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, fale vullnetit politik te shprehur te kryeministrit Berisha dhe koalicionit te tij per te luftuar krimin e trafiqet, Shqiperia arriti te siguroje anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave me BE. Deshmi e qarte kjo e besimit te partnereve nderkombetare ne sinqeritetin e punes se qeverise per te luftuar mafien e droges.

    Do ishte mire te pritej ndonje vendim gjykate njehere, pastaj te beheshin protesta, por dhe keshtu ska problem.

    Gjithesesi mendoj se eshte paksa e tepruar te kerkohet doreheqja pasi ky eshte avioni i vetem qe ka transportuar droge ne keto 24 vite demokraci. Nuk ka prove per asnje avion tjeter.
    Avioni i vetem qe ka transportuar droge ne 24 vite demokraci?

    Sipas kreut te SHISH ne deklaratat e tij ne Kuvend, ai tha dy fakte te thjeshta qe kane te bejne direkt me punen e dikasterit te tij:

    1. Kemi sinjalizuar ne menyre te perseritur organet perkatese te shtetit (Prokurorine + Policine) ne lidhje me uljen e avioneve te vegjel ne aeroportet lokale e te braktisura te vendit si ai i Gjadrit.

    2. Trafiku i droges i te tilla permasave nuk do te ishte i mundur ne nje vend si Shqiperia pa mbeshtetjen e strukturave shteterore.

    Dhe a e di se perse e thirren kreun e SHISH ne Kuvend?

    Qe baronet e droges te bere deputete me bekimin e Rames, te mund ti shkulnin veshin e kercenonin se: "perse pergjon policet tane". Ata policet e rilindjes qe kapen duke ngarre kamionin e droges me 1 ton hashash Lazarati.

    Alb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-05-2014 më 00:17

  6. #6

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Italia e Greqia nuk sekuestronin 9 ton droge shqiptare brenda 4 muajve te pare te nje viti.
    Sa ton droge jane sekuestruar ne vitet e meparshme?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Avioni i vetem qe ka transportuar droge ne 24 vite demokraci?

    Sipas kreut te SHISH ne deklaratat e tij ne Kuvend, ai tha dy fakte te thjeshta qe kane te bejne direkt me punen e dikasterit te tij:

    1. Kemi sinjalizuar ne menyre te perseritur organet perkatese te shtetit (Prokurorine + Policine) ne lidhje me uljen e avioneve te vegjel ne aeroportet lokale e te braktisura te vendit si ai i Gjadrit.

    2. Trafiku i droges i te tilla permasave nuk do te ishte i mundur ne nje vend si Shqiperia pa mbeshtetjen e strukturave shteterore.

    Dhe a e di se perse e thirren kreun e SHISH ne Kuvend?

    Qe baronet e droges te bere deputete me bekimin e Rames, te mund ti shkulnin veshin e kercenonin se: "perse pergjon policet tane". Ata policet e rilindjes qe kapen duke ngarre kamionin e droges me 1 ton hashash Lazarati.

    Alb
    Do kishte foto e video po te kishte pasur aviona te tjere. Pa pare prova une si besoj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Demostratë kundër Drogës apo pro Drogës?

    Ngjarje të çuditëshme ndodhin në Shqipëri, aq të çuditëshme dhe paradoksale sa një i huaj që i sheh, habitet me hipokrizinë e njërës palë dhe pamundësinë për të demonstruar të vërtetën të palës tjetë.
    Ngjarjet fillojnë ashtu si pa dashur në parlament nga një ish-ministër i cili hedh një bombë kur thotë se ushtria shqiptare transporton dhe trafikon drogë duke treguar dhe vëndin ku trafikohet nga ajri droga, në një kohë që jo më pak se para disa muajsh vetë ai ka qënë Ministër I asaj Ministrie dhe është akuzuar për vepra të shkeljes së ligjeve të shtetit.
    Brënda javës ashtu si papritur një aeroplan po në atë vënd që tregoi ish-ministri dhe opozitarët e pas 23 qershorit një aeroplan privat i vogel ulet në plazhin me rërë të Divjakës dhe rrotë të thyer.
    Më e bukura është se policia e kap pilotin me çanta (që nuk dukej të kishin drogë ) dhe një makinë që kishte drogë brënda aty afër të prishur edhe atë, e transporton me karrotres dhe… brënda disa ditëve në Shqipëri kërcet histeria politike e opozitës duke thirrur kundër Kryeministrit aktual, sikur ai po shpërndan drogën dhe qënka përgjegjës për gjithë katrahurën e drogës që ka përfshirë Shqipërinë që pas viteve 1995, të një kryeministri që ka vetëm 6 muaj qeverisje, dhe të një opozite cila ka në krye një politikan që ka drejtuar vendin për 16 vite .
    Demonstrata e ditës së enjte e organizuar me qëllimin që të largojë Kryeministrin Rama dhe ta `…dërgojë në shtëpi…`, nëpërmjet parrullave absurde `Rama Ik`, si dhe debate parlamentar I po kësaj dite me akuza dhe kundër akuza midis maxhorancës dhe opozitës- ngrejnë vetëm dyshimin ereal dhe një pikëpyetje të madhe : kush janë engjejt dhe kush janë djajtë në këtë vënd?
    Janë Opozitart e majmur për 8 vite që nuk ngritën as gishtin për të luftuar drogën dhe korrupsionin apo maxhoranca që po gjëndet para një dukurie që populli i thotë; hajduti thërret kapeni Hajdutin?
    Apo mos ka ndodhur që engjejt dhe djajtë janë shartuar me njëri tjetrin dhe sot në Shqipëri kanë formën e zonjës me mjekër (Lady with Beard) e cila fitoi edhe Eurovizionin duke treguar se Europa kështë e ka të ardhmen- një shartim të shëmtuar seksi e droge?
    Rrëmuja dhe lufta politike që sot acarohet si asnjëherë tjetër dhe që e çfaq këtë dukuri sa herë që afrohet data e diskutimit për ta future Shqipërinë si Kanditat në BE, nuk është për herë të parë por ka ndodhur edhe disa herë të tjera sa herë që debatohet apo afrohet data e caktuar për tu diskutuar pranimi për Integrimin në BE.
    Të jetë raastësi kjo/ Të jetë rastësi që Berisha etiketon Ramën si Ed-eskobar I drogës apo e ka fjalën për ndonjë nga njerëzit e tij që kërkon të mbrojë?
    Përse pikërisht disa javë përpara konkluzioneve të KE për ta pranuar si kandidat Shqipërinë për në BE të ndodhë kjo zallamahi/
    Por le ti referohemi pak fakteve dhe realitetit që shohim.
    Një demonstratë e improvizuar me shoferë 8+1, me ish drejtues midis të cilëve edhe ish drejtori i forcave speciale të qeverisë që sot është në opozitë, me përfaqësues nga Lazarati tregon se kjo demonstratë nuk qënka kundër drogës dhe kësaj të keqeje që ka përfshirë jo vetëm këtë fshat me një emër që nuk e meriton, por pak nga pak gjithë Shqipërinë.
    Nuk është kundër Drogës por është pro saj, nuk është kundër baronëve të drogës por kundër atyre që po japin dhjetra kg drogë çdo ditë, nuk qënka kundër drogës por qënka kundër Kryeministrit që po lufton drogën; nuk qënka kundër drogës, jo, se në të po marrin pjesë persona që mbajnë përgjegjësi për mbjelljen e saj dhe persona që mbajnë përgjegjësi për luftën kundër drogës.
    Atëhere përse kjo zhurmë e madhe nga opozita? Nëse opozita do të Ishte e Interesuar të luftonte kundër kësaj dukurie përse nuk e bëri këto 8 vjet dhe përse nuk bashkëpunon me qeverinë e maxhorancës që ti japin fund njëherë ë mirë kësaj të keqeje që ka zënë për fyti Shqipërinë?
    Shumë përse për të thënë një të vërtetë të thjeshtë e cila lëndon shumë njerëz dhe ofendon Inteligjencën e popullit shqiptar duke e kthyer Parlamentin shqiptar në një tragji-komedi në të cilën fajtorët fajësojnë të pafajshmit. Dhe ka një të vërtetë në këtë mes. Opozita jo vetëm që duhet të ngrinte zërin ndaj një padrejtësie apo kërkimi llogarie, por Opozita po uluret, Opozita po çirrret, opozita po akuzon njëlloj si një i sëmurë psikik paranojak ja hedh tjetrit fajin për fajet që i ka në kurriz vetë.
    Si ka mundësi që për 8 vjet media dhe populli nuk dëgjoi gjë për drogë përveç se për raste sporadike, kurse menjëherë sapo doli në opozitë, ajo akuzon maxhorancën madje parashikon dhe paralajmëron se droga trafikohet me aviona, dhe madja madje droga do të trafikohet edhe me nëndetëse? Mjeti më i mirë për tu mbrojtur është sulmi dhe opozitarët e njohin mirë këtë taktikë anti-shtet.
    Maxhoranca është përpara një sfide të madhe për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë, dhe nëse vonon, efekti boomerang është fare afër kokës së saj. Prandaj duhet gjakftohtësi për të gjetur të vërtetën dhe fajtorin apo fajtorët.
    Rëndësi ka që Shqipëria të fitojë, që Shqipërija të fitojë statusin e kandidatit, që opozita të mos pengojë këtë rast sepse, çdo vonesë do të jetë në dëm të popullit dhe jot ë politikanëve. Njihet dhe është fare e qartë imitimi që bëjnë disa politikanë të cilët vërtisin fatet e Shqipërië në duart e tyre, - njihet pëhura e Penelopës që që qepej ditën dhe shqepej natën.
    Këtë po bën dikush apo disa në Shqipëri që prej 24 vites duke e vonuar dhe duke i krijuar telashe popullit që kërkon punë, qetësi, drejtësi, luftë kundër korrupsionit, dhe luftë kundër drogës.
    Përse politikanët e Opozitës po pengojnë dhe krijojnë vështirësi që do të lënë pasoja të pa riparueshme për Shqipërinë dhe shqipëtarët nëse nuk integrohemi në BE?
    A ja vlen kjo demonstratë për të mirën e Shqipërisë, apo vlen për të mirën e dikujt që prodhon e trafikon drogë?

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan pirro10 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    PINK (15-05-2014),WesternBlot (15-05-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Italia e Greqia nuk sekuestronin 9 ton droge shqiptare brenda 4 muajve te pare te nje viti.
    Ne vitet e qeverisjes PD edhe Italia edhe Greqia sekuestronin mjaft droge qe prodhohej/trafikohej nga AL. Lazarati po aty ishte dhe ne regjim te plote pune :-) biles punonin edhe jashte orarit.
    Si zakonisht, kujtohemi vec cka ndodh ditet e fundit, dhe nuk i japim shume peshe cfare ndodhte 2-3 vjet me para.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, skafet dhe mjetet e shpejta te lundrimit ishin te ndaluara me ligj qe te leviznin ne ujrat shqiptare.
    Kjo ishte nje nga ato vendimet donkishoteste te qeverise se asaj kohe. Sigurisht, kjo per mendimin tim.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit kish Polici Rrugore.
    I mbaj mend mire ende tarifat rutine te policise rrugore nen zerin "Nje kafe per shefin". Historia fillonte nga porti e te ndiqte kudo neper rruget shqiptare.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, degjoje kryeministrin e vendit qe te fliste per rendesine e luftes kunder trafikut e droges.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, Policia e Shtetit sekuestroi aq shume droge, sa trafikantet shqiptare te droges u bene te gjithe socialiste e miq te ngushte te Edi Rames.
    Ne vitet qe PD ishte ne pushtet, vendin nuk e drejtonte njeriu qe sherbimi sekret francez e damkosi si "Zoti 10%" e "strumbullari i gjithe klaneve mafioze te vendit".
    Keto jane konsideracione personale te nje tifozi, me teper sesa fakte.
    Ajo qe duhet thene eshte se krimi e ka mberthyer Shqiperine fort, qe ne vitet e para te demokracise dhe asnjere nuk i eshte ndare.
    Per te mund ta luftuar ate, ne ate pike qe ka arritur, duhet bashkepunim ndermjet posites dhe opozites dhe ngritja ne prioresi e ketij problemi dhe kjo do te ishte vec fillimi i nje rruge shume te gjate...
    Por kjo eshte dicka qe askush nuk e praktikon nga asnjera pale....
    Keto thirrjet e diteve te fundit nga opozita, me teper sesa merakosje per hallet e vendit, me duken thirrje nga merakosja per pushtet.
    Une nuk mendoj se per momentin po te ishte PD ne pushtet, atehere trafiku i droges do te zhdukej, krimi do te reduktohej, aksidente rrugore nuk do te ndodhnin ...
    thjesht nuk para i besoj perallave me mbret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shaboni : 15-05-2014 më 10:43

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Citim Postuar më parë nga Shaboni Lexo Postimin
    Ne vitet e qeverisjes PD edhe Italia edhe Greqia sekuestronin mjaft droge qe prodhohej/trafikohej nga AL. Lazarati po aty ishte dhe ne regjim te plote pune :-) biles punonin edhe jashte orarit.
    Si zakonisht, kujtohemi vec cka ndodh ditet e fundit, dhe nuk i japim shume peshe cfare ndodhte 2-3 vjet me para.


    Kjo ishte nje nga ato vendimet donkishoteste te qeverise se asaj kohe. Sigurisht, kjo per mendimin tim.


    I mbaj mend mire ende tarifat rutine te policise rrugore nen zerin "Nje kafe per shefin". Historia fillonte nga porti e te ndiqte kudo neper rruget shqiptare.


    Keto jane konsideracione personale te nje tifozi, me teper sesa fakte.
    Ajo qe duhet thene eshte se krimi e ka mberthyer Shqiperine fort, qe ne vitet e para te demokracise dhe asnjere nuk i eshte ndare.
    Per te mund ta luftuar ate, ne ate pike qe ka arritur, duhet bashkepunim ndermjet posites dhe opozites dhe ngritja ne prioresi e ketij problemi dhe kjo do te ishte vec fillimi i nje rruge shume te gjate...
    Por kjo eshte dicka qe askush nuk e praktikon nga asnjera pale....
    Keto thirrjet e diteve te fundit nga opozita, me teper sesa merakosje per hallet e vendit, me duken thirrje nga merakosja per pushtet.
    Une nuk mendoj se per momentin po te ishte PD ne pushtet, atehere trafiku i droges do te zhdukej, krimi do te reduktohej, aksidente rrugore nuk do te ndodhnin ...
    thjesht nuk para i besoj perallave me mbret.
    Shabon, politika mbaron aty ku numrat fillojne. Me llafe mund te besh debate te kote sa te duash. Numrat e faktet flasin vete.

    9 ton droge eshte kapur nga Italia dhe Greqia vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti, kohe qe socialistet erdhen ne pushtet.

    Dhe kjo pa llogaritur kapjet e vete policise shqiptare, qe ka kapur shume here me pak se 9 ton, fale agjenteve italiane e greke te antidroges qe i gjen ne hotel Rogner dhe ne Gjirokaster. Aksioni i kapjes se 1 ton droge nga Lazarati ne Gjirokaster, ku shoferi ishte nje Polic e mik i mirenjohur i ministrit te rendit Tahiri, eshte FAKT.

    Askush nuk po thote qe trafiku i droges filloi me pushtetin e socialisteve. Por ajo qe po themi, ajo qe eshte e dukshme per cdo njeri me sy ne balle e dy fara mend ne koke, eshte qe pas ardhjes ne pushtet te socialisteve, trafiku i droges nga Shqiperia ka pesuar nje BOOM te madh. Kete nuk ta thote Albo ne forum, kete ta thone italianet e greket qe po raportojne kapje rekord droge perdite.

    Dy jane mundesite:

    1. Ose Qeveria e Rilindjes e organizon dhe eshte implikuar vete ne keto trafiqe duke e vene shtetin nen sherbimin e miqve te saj trafikante droge (Kthimi i Shqiperise ne Narko-shtet)

    2. Ose Qeveria e Rilindjes eshte e paafte ose i mungon vullneti per te luftuar trafikun e trafikantet.

    Shqiptaret naive qe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh para ketij realiteti, si pa dashur kthehen ne bashkepuntore ne krim e trafik. Nese ju e toleroni kete situate te vazhdoje, Shqiperia nuk do te hyje ne BE, por do te kthehet ne geton me te madhe te zezakeve te Evropes, si ato getot e Amerikes, ku tregtia e vetme qe behet eshte ajo e droges. Dhe ashtu si shoqeria amerikane i izolon getot nga pjesa tjeter e shoqerise e thote "vrini veten se nuk me behet vone per ju", ashtu edhe BE do te reagoje ndaj Shqiperise. Nuk ka vend ne BE dhe ne Evrope per nje Kolumbi ne zemer te Evropes.

    Nese shqiptaret nuk protestojne dhe nuk e ngrejne zerin e tyre, trafikantet do te vazhdojne te minojne e kthejne Shqiperine ne Kolumbi perdite e me teper. Dhe kjo nuk e ka emrin "politike", kjo qendron mbi politiken pasi eshte nje interes kombetar i gjithe shqiptareve:

    - Do te punojme te ndertojme nje shtet demokratik qe punon per qytetarin e lire, apo do te ndertojme nje narko-shtet ku trafikantet shtien ne dore cdo qelize te shtetit e ekonomise shqiptare, dhe ne qytetaret kthehemi ne skllever te tyre?

    Zgjidhni e merrni.
    Albo

  11. #10

    Për: PD: Qeveria e implikuar në trafikun e drogës, protesta deri ne dorëheqjen e Ramë

    Cfare do te thote qe 9 ton droge eshte kapur nga Italia dhe Greqia vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti? Eshte shume apo eshte pak?

    Mua me duket pak se kam idene qe kane qene me dhjetra ton ne vitet e meparshme. Pra shifrat flasin per nje arritjete qeverise se re qe ka ulur numrin e droges se trafikuar nga Shqiperia.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •