Evolucioni i shpirtit
Nabil Haroun
Evolucioni i njerėzimit jo vetėm qė mund tė arrihet, por ėshtė qėllimi parėsor i besimit dhe praktikimit tė Islamit. Nėse vėrejmė mėnyrėn se si Islami e ngre dhe lartėson njeriun, duke e afruar gjithmonė e mė afėr Krijuesit, do tė shohim se ajo ėshtė reale, gjithėpėrfshirėse, e arsyeshme dhe e drejtpėrdrejtė.
Njeriu, pėrveē njė mrekullie, ėshtė pjesė tepėr e ndėrlikuar e krijimit Hyjnor. I tepėrt pėr t’u pėrmendur kėtu, ėshtė fakti se vetėm Krijuesi ėshtė Ai, qė di me pėrpikėri imtėsitė e shpirtit njerėzor dhe mėnyrėn se si ta ngrejė atė lart e mė lart. Mesazhet hyjnore sillen si manualė tė kėtij Krijimi. Manualė tė tillė janė tepėr tė rėndėsishėm pėr tė kuptuar dhe ecur nė rrugėn e lartėsimit njerėzor.
Megjithatė, ky zhvillim kufizohet nga vetė natyra njerėzore- njė gėrshetim sublim i intelektuales dhe shpirtėrores bashkė me thelbin material, dobėsitė dhe dėshirat e mishta. Historia dhe jeta njerėzore kanė qenė gjithmonė nė pėrpjekje tė vazhdueshme mes kėtyre motiveve ngritės dhe rrėnues. Njeriu nuk mund ta arrijė transformimin e tij tė brendshėm, i pavarur nga mjedisi shoqėror, qė nė kthim ėshtė rezultat i pėrpjekjes individuale drejt pėrsosjes shpirtėrore.
Forca dhe efektshmėria e Islamit burojnė nga pėrballimi i kėtyre tė vėrtetave bazė. Vetėm udhėzimi hyjnor mund tė qėllojė baraspeshėn e duhur, mes sė mishtės dhe shpirtėrores, mes individit dhe shoqėrisė. Misioni i tij i mesėm e mbron njerėzimin nga theksimet dhe rėniet e shpirtit siē ndodh me Budizmin, Jogėn e monoasketizmin e krishterė apo me ideologjitė materialiste nė pėrgjithėsi si ekzistencializmi e frojdizmi, ku njeriu ėshtė dhėnė krejtėsisht pas dėshirave trupore. Po ashtu, Islami ndalon dhe shmang mbitheksimin e rolit tė reformės individuale nė kurriz tė reformės shoqėrore e botėrore, si nė rastin e krishterimit, si dhe refuzon tė gjitha sistemet totalitare si marksizmi.
Islami ėshtė njė manual jetėsor gjithėpėrfshirės, qė lidh aspektet thelbėsore tė besimit, adhurimit, moralit dhe ligjit, pėr tė ofruar mjetet mė tė shumta dhe mė dobishme pėr tė njohur Zotin dhe dashur Atė, pėr tė pastruar shpirtin dhe pėrmirėsuar sjelljen njerėzore, pėr tė ndėrtuar brenda vetes njė ndjenjė tė pėrbashkėt dashurie, pėrkushtimi dhe solidariteti.
Shpirti dhe adhurimi
Leximi, kėndimi dhe meditimi mbi Kuranin, krijon njė vizion tė qartė tek myslimanėt dhe shton dashurinė ndaj Zotit dhe gjithė krijimit. Ai ėshtė ēelėsi i njė morali tė lartė. Kurani ėshtė i paimitueshėm nė kuptim, strukturė, retorikė, rrimė dhe motive si pėr intelektualėt ashtu dhe pėr jo intelektualėt. Kėndimi i Kuranit, tė drejtuarit nga Zoti me frazeologjinė e tij tė mrekullueshme si dhe lutje tė tjera tė mėsuara nga profeti i Islamit (a.s), janė pasuri e patundshme nė komunikimin e drejtpėrdrejtė me Zotin.
Namazi fillon me pastrimin fizik duke larė fytyrėn, krahėt, kėmbėt dhe duke fshirė kokėn. Ky pastrim fizik e rifreskon trupin dhe mendjen , pėr t’u pėrqendruar sa mė shumė nė atė takim madhėshtor qė do pasojė. Namazet e detyruara falen pesė herė nė ditė, nė afate tė ndryshme kohore, por pėrkrah tyre ka dhe namaze tė tjerė, falja e tė cilėve ėshtė shumė e pėlqyeshme, veēanėrisht nė pjesėn e tretė tė natės. Gjatė namazit- drejt njė pike tė vetme qė shoqėrohet pastaj me pėrkulje dhe gjunjėzim- e gjithė qenia- pėrfshirė kėtu gjuhėn, veshėt, intelektin dhe gjymtyrėt- ėshtė e pėrqendruar dhe pėrkushtuar drejt madhėshtisė Hyjnore. Myslimanėt anė e kėnd globit, qėndrojnė afėr njėri-tjetrit nė namaz, nė rreshta tė drejtė drejt njė pike tė pėrbashkėt, qė ėshtė Meka, gjeografikisht e pozicionuar nė qendėr tė pjesėve tokėsore kontinentale. Kjo ndėrton nė shpirtra ndjenjėn e barazisė, solidaritetit dhe dashurisė pėr njėri-tjetrin, pavarėsisht nga pozita shoqėrore, raca, ngjyra dhe gjuha. Kėsisoj, namazi i myslimanit ėshtė njė formulė e pashoqe meditimi, pėrkushtimi shpirtėror, ngritjeje morale dhe ushtrimi fizik, tė kombinuara tė gjitha sė bashku.
Nė arabisht, fjala zekat apo lėmosha e detyruar, fjalė pėr fjalė nėnkupton pastrimin e parave tė zotėruesit, si dhe pastrimin e zemrės sė tij nga lakmia dhe egoizmi, tė zėvendėsuara nga kėnaqėsia, falėnderimi, dashuria dhe vullneti pėr tė sakrifikuar pėr tė tjerėt. Ngjashmėrisht, zemra nė nevojė e marrėsit kėnaqet tej mase dhe mbushet gjithė urime e bekime pėr tė pasurin, nė vend tė njė urrejtje klasore dhe zilie tė ligė.
Pėrgjatė gjithė muajit hėnor tė Ramazanit, myslimanėt ndalohen nga tė ngrėnit, tė pirėt dhe marrėdhėniet seksuale qė nga agimi deri nė perėndim. Gjithashtu ka edhe disa ditė tė caktuara (apo ēfarėdolloj dite) nė tė cilat ėshtė e pėlqyeshme tė agjėrohet. Agjėrimi ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr tė ushtruar durimin, vetėkontrollin, pėrkushtimin ndaj Zotit, tė mesmen, qėndresėn fizike dhe morale, krijimin e ndjenjave jo egoiste, vėllazėrinė dhe unitetin shoqėror.
Shtylla e pestė e Islamit, haxhi, apo pelegrinazhi, po ashtu ėshtė njė mundėsi e shkėlqyer pėr lartėsimin shpirtėror. Ajo vorbull e madhe njerėzish ku tė gjithė mblidhen bashkėrisht, veshur me rroba tė thjeshta, ėshtė shenjė qė shpreh njėzėri madhėshtinė dhe lavdinė e Zotit, si dhe njė pėrkujtues i tubimit sublim nė botėn tjetėr i tė gjithė brezave, nga i pari deri tek i fundit.
Shpirti dhe ligji Islam
Sistemi moral islam hyn nė imtėsitė mė tė vogla tė psikologjisė njerėzore. Nė Islam, ato nuk janė thjeshtė komanda “bėje dhe mos e bėj”, por njė udhėzim i gjerė pėr ngritjen morale, i pasuruar me mrekulli gjuhėsore (pėrmendim kėtu Kuranin), i lidhur dhe i gėrshetuar me faktet dhe logjikėn e besimit, e pasur nė shembuj e krahasime figurative, dhe i mbrojtur nga njė strukturė mbrojtėse e ligjit shoqėror, qė bllokon tė gjitha mėnyrat e rrėnimit tė moralit njerėzor.
Ngjashmėrisht, doktrinat ligjore islame nuk janė thjeshtė rregulla monolitike, por aspekt i njė sistemi gjithėpėrfshirės, elementėt e tė cilit janė: besimi se ne jetojmė nė mbretėrinė e Zotit, i Cili kujdeset pėr ne, na udhėzon dhe na mbikėqyr, pėr tė na mbrojtur nga tė kėqijat morale dhe fizike; dhe njė shoqėri shumė e lidhur e bazuar nė dashuri, parapėlqim, solidaritet dhe pėrkujdesje tė ndėrsjellėt.
Nė njė shoqėri tė tillė, pėr krimin nuk ka asnjė lloj justifikimi. Mėkatarėt nuk dėnohen pėr t’u hakmarrė ndaj tyre, por pėr tė frenuar individin dhe mbrojtur mbarė shoqėrinė.
Megjithatė, mbi njeriun nuk mund tė zbatohet asnjė lloj dėnimi, po qe se ekziston qoftė dhe njė grimcė mundėsi pafajėsie. “Dyshimi e largon dėnimin” Po ashtu dėnimet duhet tė pezullohen, nėse ka ndonjė justifikim nxitės nga shoqėria a individi; pėr shembull, vjedhja falet nė rast tė varfėrisė sė skajshme dhe pėrhapjes sė zisė. Shumė dinakėri falen, nė sajė tė pendimit dhe pasimit me vepra tė mira, si dhėnia e lėmoshės, agjėrimi etj. Dyert e pendimit janė gjithmonė tė hapura, pa nevojėn e ndonjė ndėrmjetėsuesi, apo autoriteti tė ngjashėm kishtar. Nė Islam nuk ekziston njė gjė e tillė. Nė Kuran thuhet: “E kur robėrit e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua”. 2:186
Zoti i fal tė gjitha mėkatet pėrveē mohimit dhe tė shoqėruarit dikė tjetėr nė adhurim dhe Ai e pranon pendimin e gjithsecilit. Et-Teuuab (Falėsi) ėshtė njė ndėr cilėsitė mė tė spikatura tė Zotit qė pėrmendet shpesh nė Kuran. Pra kjo cilėsi ėshtė pėrmendur nė shumė ajete dhe kapituj tė Kuranit. Allahu thotė nė Kuran: “Thuaj, o robėrit e Mi tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet , Allahu i falė tė gjitha mėkatet. Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!” 39:53
Shpirti dhe mendja
Nė Islam, besimi mbėshtetet nė intelekt, qė dėshmon se Kurani ėshtė mesazhi i drejtpėrdrejt i Zotit. Rrjedhimisht, besimit dhe praktikės nuk u nevojitet njė ndėrmjetėsues (kisha, kleri apo shenjtorėt), kėshtu qė ndjekja e praktikės myslimane ėshtė e vetmja rrugė autentike pėr lartėsimin e vetes dhe lidhjes sė drejtpėrdrejtė me Zotin. Ndryshe nga krishterimi, budizmi dhe shumė grupe tė tjera mistike, besimi dhe praktika nė Islam, nuk bazohen nė predikime rapsodike, dogma klerikėsh, seanca meditimi me ilustrime, lėvizje ritmike trupore, shprehje tė vazhdueshme qė arrijnė kulmin nė ekstazė, apo pėrfytyrime dhe tinguj tė imagjinuar.
Historia islame ėshtė dėshmitare pėr njė sėrė brezash individėsh dhe komunitetesh, qė kanė qenė shembull i gjallė. Ata ishin breza, qė shpirtėroren e ngritėn nė shkallėt mė tė larta nėpėrmjet pėrkushtimit, devotshmėrisė, dashurisė dhe nėnshtrimin e plotė ndaj Zotit, duke dėshmuar herė pas here, se evolucioni i shpirtit njerėzor jo vetėm qė mund tė arrihet, por ėshtė njė rrjedhė e natyrshme pėr njeriun.
ARDHMERIAONLINE/COM
Krijoni Kontakt