Close
Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 228
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Ngjarja në Divjakë, Braçe: Sukses i policisë

    TIRANE- Deputeti i PS-se, Erjon Brace duke reaguar menjëherë për ngjarjen e fundit në Divjakë dhe e quan atë një sukses të policisë.

    Kapet edhe i dyti pas operacionit, transportuesi dhe i zoti i makines!!Sali Berisha po shpif serish!!Nuk ka avion te ngarkuar; Nuk ka avion te rrezuar e nuk ka avion te rrezuar nga mbipesha;Nuk ka 4 makina te ngarkuara me droge; Nuk ka herione, “miell” sic perdoruesi Berisha i thote; behet fjale per hashash; Ka prej nje muaji sherbime te perforcuara te policise se Lushnjes ne gjithe bregdetin nga Shkumbini ne Adriatik ne mbrojtje te cdo pellembe bregdet; Ka prej mengjesit sherbime te perforcuara te policise kufitare ne Divjake-Adriatik; Ka nje operacion te madh te policise kufitare dhe policise se Lushnjes menjehere pasi kane pare avionin ne ajer ne qiellin mbi Divjake, per kapjen e pilotit dhe te transportuesit te nje sasie hashashi ne nje makine te vetme tip fuoristrade; Transportuesi eshte nje i vetem dhe nuk eshte nga Divjaka por ardhes nga Durresi;
    Hetimet vijojne dhe duhet te shkojne deri ne fund!!Eshte nje sukses i plote i Policise se Shtetit”, shkruan Braçe në Facebook.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Berisha: Avioni ra nga mbingarkesa, nuk kishte operacion

    TIRANE- Ish- Kryeministri Sali Berisha shprehet se avioni i bllokur në Divjakë nuk u kap nga një operacion policie por ra nga mbingarkesa.

    “Kapet në Divjakë mushkonja e parë e miellit e Edi Ramës! Avioni nuk është ndaluar nga Policia as dhe nga ndonjë operacion antidroge, por bie nga mbingarkesa. Zoti shpëton shtëpinë e një fshatari pa i rënë avioni mbi çati. Ky është sundimi i drogës”, shprehet Berisha në FB.

    (m.a/BalkanWeb)

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Berisha: Piloti i avionit në Divjakë, ndante paratë me Ramën

    TIRANE- Në një tjetër reagim të tijin në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha jep detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në Divjakë, ku një avion italian u bllokua në rërë.

    Berisha shprehet se piloti i avionit ndante fitimet e drogës me Ramën

    “Të dashur miq, e vërteta vonon por nuk harron. Dielli me shosh nuk mbulohet. Thuhet se avioni është nisur nga Rinasi me drogëra të forta dhe në Divjakë ka marrë ngarkesën (mbingarkesën) tjetër, me të cilën u rrëzua. Piloti është person me precedentë kriminal por natyrisht me kontratë për ndarje fitimi me Ramën dhe suitën e tij. Policia ka shkuar me dy orë vonesë. Klika Rama - Meta shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Qytetarë, regjimi punisto - mafioz po damkos dinjitetin tonë dhe të Shqipërisë”, shprehet Berisha.

    Sali Berisha më herët u shpreh se avioni i bllokur në Divjakë nuk u kap nga një operacion policie por ra nga mbingarkesa.

    “Kapet në Divjakë mushkonja e parë e miellit e Edi Ramës! Avioni nuk është ndaluar nga Policia as dhe nga ndonjë operacion antidroge, por bie nga mbingarkesa. Zoti shpëton shtëpinë e një fshatari pa i rënë avioni mbi çati. Ky është sundimi i drogës”, shprehet Berisha në FB.

    (m.a/BalkanWeb)

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    PD: Avioni me drogë, provon atë që ka thënë opozita

    TIRANË- Për avionin në Divjakë kanë reaguar edhe deputetët e opozitës, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi.

    Sipas Strazimistit kjo është ‘provë e lidhjes së qeverisë me trafikantët’. “Kush e fsheh atë që pamë ka lidhje me trafikantët”, vijoi ai.

    “Prej më shumë se dy orësh nuk u lejua filmimi. Avioni me drogë provon atë që ka thënë opozita”, u shpreh

    Balkanweb

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Basha: E vërteta e trafikut të drogës doli, ra qeveria e mashtrimit

    TIRANE- Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, për të denoncuar trafikun e drogës, sic e quajti ai ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë.

    Sipas Bashës kjo ngjarje vërtetoi ekzistencën e trafikut të drogës dhe se karteli i drogës ka mbështetje politike. “Bashkë me avionin e drogës ka rënë qeveria e mashtrimit”.

    "Megjithë përpjekjet e mëdha të kartelit të drogës, Ministrit të Brendshëm, dhe shefit të tij, Edi Rama për pastrimin maksimal të skenës së krimit në Divjakë, duke penguar me dhunë, për më shumë se dy orë praninë e mediave në vendngjarje, duke larguar e fshehur me sa mundën ngarkesat dhe paratë e drogës nga vendi i ngjarjes, duke qepur shkel e shko deklarata plot kundërthënie dhe vetdiskretituese sikur avioni që ra nuk kishte të bënte me drogën e tyre dhe paratë e tyre. Së fundi, duke terrorizuar për të mbyllur sytë dhe gojën me dhjetëra dëshmitarë okularë, prapëseprapë, e vërteta e trafikut të lëndëve narkotike me avionë në territorin dhe hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë sot u plasi mbi kokë qeveritarëve, zyrtarëve dhe narkotrafikantëve të bashkuar në bandën më të rrezikshme të krimit të organizuar që Shqipëria ka njohur gjatë 23 vjetëve demokraci.

    Ngjarja e sotme në Divjakë nuk është skandali i radhës, por e jashtëzakonshme për nga përmasat dhe pasojat. Ajo na tregon se sa larg ka shkuar dhe sa shumë fuqi ka marrë karteli i drogës me suport dhe mbështetje politike qeveritare në vend.

    Por ngjarja e sotme shërben pa më të voglin dyshim për transparencën e trafikut të drogës, problemi më madhor që Partia Demokratike, opozita dhe opinioni publik kanë identifikuar e kanë vënë në qendër të vëmëndjes gjatë javëve të kaluara.

    Zullumi këputet kur trashet. Zullumi me trafikun e drogës, sipas gjithë informacioneve tona dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, ishte trashur e po trashej kaq shumë, sa që sot u këput.

    Nuk është thjesht rasti që bëri transparencën e parë të madhe, që i dha publikut shqiptar provën e parë të madhe të pushtimit me leje qeveritare edhe të

    hapësirës ajrore, pas pushtimit të hapësirës tokësore e detare, nga narkotrafikantët.

    Sot konfirmohen informacionet dhe indiciet që kanë dhënë punonjësit e ndërgjegjshëm e patriotë të shërbimeve shqiptare, shërbimet partnere dhe qytetarët e thjeshtë sa në Gjadër, Divjakë, Kardhiq e gjetkë për trafikun e drogës edhe me avionë të vegjël me dijen, lejen, pjesëmarrjen dhe symbylljen kundrejt shpërblimit të qeverisë dhe autoriteteve qeveritare.

    Sot konfirmohen shqetësimet dhe akuzat që ka ngritur PD dhe opozita në një betejë të vështirë por të pakthyeshme me papërgjegjshmërinë, shurdhërinë dhe përpjekjet e qeverisë për të shmangur me çdo çmim transparencën.

    Sot, ata që më demek janë tallur e kanë qeshur me akuzat e opozitës, janë vetëpaditur para opinionit publik si bashkëpunëtorë të hapur me narkotrafikantët.

    Sot bashkë me avionin e drogës ka rënë edhe çdo kufi mes narkotrafikantëve dhe qeverisë dhe ata kanë dalë para qytetarëve të këtij vendi por edhe para mbarë botës , si një.

    Partia Demokratike dhe opozita po e ndjekin nga afër me përgjegjësi të madhe ngjarjen e jashtëzakonshme të sotme dhe mbështesin pa asnjë rezervë, inkurajojnë fuqishëm punonjësit e ndërgjegjshëm të gjithë shërbimeve ligj-zbatuese në vend në misionin e tyre fisnik në shërbim të ligjit, sovranitetit dhe imazhit të vendit.

    Partia Demokratike ashtu sikundër çdo shqiptare dhe shqiptar kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente dhe nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë.

    Publiku shqiptar, i majtë, i djathtë, i qendrës apo pa parti, burra, gra, të rinj, të reja e të moshuar, nuk mund të pajtohen e nuk mund të pranojnë në asnjë mënyrë të qeverisen nga një grup njerëzish që ka dhënë e po jep prova të pakundërshtueshme se nuk e lufton por e punëson krimin, nuk e lufton por e mbështet trafikun e drogës, nuk është përballë, por është bërë pjesë e kartelit të drogës.

    Sot bashkë me avionin e drogës ka rënë edhe qeveria e mashtrimeve dhe dështimeve. Nuk ka rrotë apo mushkonjë ta shpëtojë nga gjykimi i drejtë i popullit", përfundon Basha.

    (m.a/BalkanWeb)

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Tahiri: Është arrestuar drejtuesi i fuoristradës, sekuestro 460 kg drogë dhe 27 mijë euro



    Tiranë- 460 kg lëndë narkotike kanabis dhe 27 mijë euro janë sekuestruar gjatë operacionit të policisë së shtetit dhe asaj të kufirit në Divjakë, në automjetin Mitsubishi me targë AA 794 EU, e cila kishte ndaluar në afërsi të avionit të bllokuar.

    Detajet i bëri me dije Ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri,në një konferencë për mediat, ku tha se është arrestuar dhe drejtuesi i mjetit Sajmir Bajrami, 38 vjeç. Ky shtetas ka jetuar në Itali dhe ka mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.

    Ministri tha se hetimet nga policia vijojnë për të përcaktuar nëse avioni dhe fuoristrada e kapur në këtë zonë janë pjesë e një tentative për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.

    Deklarata e Tahirit
    Sot në orën 14: 40 një avion i vogël ka bërë ulje në plazhin e Divjakës, ku është dëmtuar duke thyer një nga rrotat dhe helikën. Policia ka ndaluar pilotin që është shtetasi italian, Giorgio Riformatto. Nga hetimet praparake rezulton se avioni është nisur nga Rinasi në orën 13:20 me leje fluturimi numër 193 i nëshkruar nga Aviacioni Civil me destinacion Italinë.

    Nga të dhënat e deritanishme kjo është hera e parë që avion ulet në vendin tonë. Avioni është gjetur bosh, ndërkohë që pretendimi i shtetsit italian është se ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti teknik gjë që pritet të identifikohet nga hetimet.

    Paralelisht policia e shtetit dhe policia kufitare e zonës sëbashku me forcat e ndërhyrhjes së shpejtë kanë bërë rrethimin e zonës ku dhe është identifikuar një makinë Mitsubishi me targë AA 794 EU me një ngarkesë droge të llojit hashash, si dhe disa canta me lëndë narkotike në afërsi të makinës. Në vlerësimin fillestar mendohet të jenë rreth 460 kg kanabis.

    Sapo jam informuar nga policia që në këto moment është arrestuar drejtuesi i mjetit që ishte larguar në pyllin e Divjakës, që quhet Sajmir Bajrami 38 vjeç, të cilit i janë sekuestruar edhe 27 mijë euro. Ky shtetas ka jetuar në Itali dhe ka mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.

    Në vijim policia e shtetit do ju informojë më shumë dhe sigurisht nëse avioni dhe fuoristrada e kapur në këtë zonë janë pjesë e një tentative për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.

    ORA NEWS

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    EKSKLUZIVE/ Dëshmitari për Ora News: 3 persona më thanë tu tregoja vendin ku ra avioni



    Një dëshmitar në një lidhje telefonike për Ora News informoi sot se 1 orë e 30 minuta para se të binte avioni tre persona me një hartë në dorë i kishin kërkuar ti tregonin se cila ishte rruga që të merrte për të shkuar pikërisht aty ku u gjet avioni:

    “Më erdhi një makinë dhe më tregoi një hartë ku donte të dinte se ku është bregdeti. Tre persona në makinë më erdhën me hartë në dorë dhe më thanë t’i tregoja se cila është rruga për të shkuar në atë vend ku ra avioni”” tha banori për Ora News.

    Lidhja telefonike ndodhi rreth orës 18:30 pak kohë pasi u bë publik gjetja e avionit.

    ORA NEWS

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    VIDEOLAJM/ Ministri Tahiri ‘përplaset’ me derën, nuk gjen bravën



    Tiranë- Dhe pse një derë mjaft e njohur për Ministrin e Brendshëm, ku daljet e tij kanë qenë të shpeshta në imformimin e publikut mbi veprimtarinë e policisë, sot nuk ka ndodhur kështu.

    Nën presionin lidhur me ngjarjen në Divjakë dhe tentativën për tu ikur gazetarëve sapo ka mbaruar deklaratën para tyre, Ministri Tahiri për pak ka shmangur një përplasje me derën, teksa përpiqej të gjente bravën për ta tërhequr.

    Megjithatë Ministri e ka kaluar me sportivitet këtë miniincident, duke e shoqëruar me një shtrëngim gjuhe.

    ORA NEWS

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    jemi ne prag te luftes shoke…
    mushkonja nga ana e anes po sulmojne brigjet e Divjakes ne kerkim te ndonje cigareje hashash. ne ndihme u kane ardhur edhe disa mijera xixellonja te cilat po ndriçojne erresiren e pillit te Divjakes.
    shushunjat nga ana e tyre deshtuan te ulen ne pisten e Gjadrit per shkak te guraleceve dhe zhavorrit.
    milingonat e shumta qe vijne nga Lazarati po ndalohen nga postoblloqet e panumerta policore.
    kapter Rramiu urdheroi Sehir Tritolin qe nepermjet nje deklarate per shtyp, ta qetesonte popullin sepse situaten e kemi, LIKE ALWAYS, nen kontroll.
    teper enigmatike heshtja e deputetit Rilindanxhi Balla. gojet e liga thone se Taulanti eshte ne kerkim te çantave Hermes ne Madrid per motren e tij…
    thuhet gjithashtu qe 2 metrosh Braçe, gjate kesaj anomalie, ndodhej te restorant alikali duke ngrene konserva sarine dhe duke piRe biRa me kRiklla.
    presim nga momenti ne moment te prononcohet qaresi i halleve i te gjithe shqiptareve, poligloti shtangist Lir Meta. ai eshte pare me disa veteran fshatar ne Çepan te Skraparit duke recituar vjersha dhe nderuar me grusht para Portretit te Nexhmijes. mediat raportojne se prane tij ka qene nje burre i thinjur me nje shall pioneri, nje shqiptar me origjine nga Gjermania Lindore i quajtur Helmut Von Majko.
    burime konfindenciale na lajmerojne gjithashtu se eshte zhdukur nga çdo lloj orbite thuthuq Hila. (amon mer kush e rri e pret emisionin e Rudines javen tjeter - po thoshte nje zonje e moshuar - te na informonte pak me shume rreth tij).
    ministerja e mbrojtjes, Sinjorina Mrika, eshte urdheruar urgjentisht te bleje letra higjenike ngjyre pink, sepse kapter Rramiut e gjithe kjo situate e pakendshme, i ka shkaktuar nje si tip diarreje mu ne miter…

    PS: Ju lutemi sa me pak share informacioneve te fundit, se i degjojne ata te Brukselit dhe do na lene prape pa status ne qershor!!!
    .... ............
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Divjakë, ndalohet avioni me drogë

    Foto ekskluzive ne http://www.albpress.org/2014/04/18/d...-sociale-foto/

    Cfare uljeje e avionit, ne fushe dhe duke kapercyer edhe rrugen e makines terthorazi

    Emri:  images.jpg

Shikime: 462

Madhësia:  10.6 KB

Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •