-
i/e regjistruar
Kaos....
Mbase eshte vrazhdesi,ashpersi e trasheguar ne shekuj,mbase mosfunksionimi i strukturave shteterore ose mbi te gjitha nje varferi e tejskajshme...Si do qe te jete asgje nuk justifikon situaten ne Shqiperine tone,ku krimet makaber jane bere tashme nje fenomen i perditshem,sidomos ato brenda familjes.
Pa dashur aspak te justifikoj sjelljen,menyren e jeteses tone si popull,besoj se kemi te trasheguar ne genet tona nje gjaknxehtesi veteshkaterruese.Dikur nje forme e rendomte vetembrojtjeje si nje individ i nje shteti te paralizuar sidomos kur behet fjale per te drejten e tij.Duke qene se situata vazhdon ende e tille ku gjithcka leviz ne drejtim te parase (te cilen e zoterojn nje pakice e vogel ne vendin tone),pjesa tjeter ''derrmuese'' e varfer,e lodhur,e zhgenjyer mbi te gjitha e shtypur arrin ne krim.Jetes kur 2-3 vakte minimale jane luks,quhet mbijetes te dashur miq!
Varferia con ne nje mosformim,mungese informacioni dhe perceptimi te gjerave minimale.Te gjitha keto cojne ne krim,krimi ne shkaterrim,shkaterrimi ne degradim.
Eshte cfare po ndodh me vendin,popullin tone nje degradim total,mbi te gjitha vlerash dhe ''ndjeshmerie''...
Perfundimish ajo qe ste vret nuk te benka me te forte, te ben te vrasesh...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt