Vatikani largon priftërinjt e dyshuar për abuzime
Vatikani ka vendosur të largoj nga detyra priftërinjtë e dënuar për abuzim seksual të fëmijëve gjatë dekadës së fundit. 848 priftërinj u dënuan dhe 2572 të tjerëve u janë dhënë dënime më të lehta.
Kryepeshkopi Silvano Tomasi, ambasador i Vatikanit në OKB në Gjenevë, zbuloi shifrat për herë të parë, dhe tha se 3.400 incidente të abuzimit janë regjistruar që nga viti 2004. 401 prej tyre janë raportuar në vitin 2013.
Në shkurt, Komisioni i Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve i kërkoi Selisë së Shenjtë për të siguruar largimin e menjëhershëm të të gjithë priftërinjve të dyshuar për abuzim të fëmijëve dhe krime të tjera kundër fëmijëve.
Tomas tha se priftërinjtë që ishin gjetur fajtor për abuzime me minorenët janë vendosur në pozita ku nuk do të kenë asnjë kontakt me fëmijët.
Vatikani i tha komisionit të OKB-së se Kisha katolike ka nevojë për "shtëpi të pastër" dhe për të riparuar dëmin e bërë nga priftërinjtë që kanë kryer keqpërdorimin e fëmijëve.
Komiteti i OKB-së do të nxjerrë vërejtjet e saj përfundimtare për 23 maj. /mesazhi/
Krijoni Kontakt