Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    Lucia Annibali, avoktja italiane e shperfytyruar me acid prej ish te fejuarit saj Luca Varanit, i cili per te kryer kete gjest kundra avokates dergoi dy te rinj shqiptare Rubin Tabani dhe Altistin Precetaj. Dy dite pasi ishte ndare prej te fejuarit te saj, nderkohe qe po dilte prej shtepise per te shkuar ne pune sulmohet nga dy shqiptaret te cilet i hedhin nje sasi te konsiderueshme acidi ne fytyre dhe duar.

    Perfundon me nje duartrokitje te fuqishme procesi gjyqesor per Lucian dhe me nje " turp te keni" per palen mbrojtese te akuzuarit Luca Varani, ish te fejuarit saj, ne te cilin ky i fundit denohet me masen e arrestit 20 vite burg dhe dy ekzekutoret shqiptare te krimit me 14 vite heqje lirie.

    Sot pas nje viti, avokatja ben apel te gjitha grave te cilat jane pre e dhunes dhe keqtrajtimit ne familje.

    Falenderoj fytyren time, eshte fryt i veshtiresise dhe kembenguljes. Dhuna nuk varet nga ju, te cilat dashuroni njeriun e gabuar por nga ai. Dhuna nuk varet nga ju qe i besoni ndjenjat e sinqerta ne doren e njeriut te gabuar.

    " Une jam Lucia" ka qene njeri nga sloganet e grave te cilat gjate procesit nuk nguruan te mbeshtesin dhe japin kurajo avokates. Por te jesh Lucia nuk eshte aq e lehte shprehet Serena Dandini gazetarja italiane qe e ka intervistuar.
    Pasi lexova librin e Lucias " Io Ci Sono" atehere kuptova me se miri se sa guxim dhe vendosmeri duhet qe te jesh si ajo. E them sinqerisht vijon Serena, une nuk do te isha ne gjendje te perballoja vuajtjet e tmerrshme te saj. Nuk e kam fjalen vetem per dhimbjet e paimagjinueshme qe shkakton acidi dhe peripecite e trasplanteve te njepasnjeshme por me shume dhimbjen psikologjike kur dikush te cilit i ke falur zemren dhe endrrat, ndjenjat me te sinqerta dhe me te cmuara, te lendon dhe madje ngren doren e krimit kundra teje.

    Takimi me Lucian eshte aq miqesor sa te krijon pershtypjesn sikur ke me shume se njezet vite qe njihesh. Pas nje bisede te shkurter dhe shume te ngrohte nxiton te tregoje doren e saj, qe tashme fale estetisteve te mrekullueshem te spitalit te Parmas ka filluar te kthehet ne normalitet, ne fytyren e saj gjithashtu rrezaton buzeqeshja tere miresi, fale punes se palodhur te mjekeve kirurge te cilet kane punuar me zell dhe pasion per rikthimin dhe rehabilitimin e Lucias. Ata jane per mua si pjestaret e familjes, keshtu shprehet Lucia ne shenje falenderimi dhe mirenjohje per mjeket.

    Shpesh thua qe pas asaj qe ndodhi, e don me shume pamjen tende, madje edhe me shume se kur ishte perfekte, i drejtohet gazetarja

    Po eshte e vertete, sot kjo eshte pamja ime, eshte pjese e imja, pjese e dhimbjes time, e falenderoj dhe e dua. Kam sakrifikuar ne te gjitha hapat per permiresimin e saj dhe sot me shume se kurre ndjehem e bukur fale dinjitetit njerezor dhe nderit. Per mua nuk eshte humbje kjo qe ai me beri, humbja eshte e atij, Sot une ndjehem e rilindur, me e forte se kurre.

    Cfare pershtypje te ben kur shikon veten ne kopertinat e revistave, ne faqet e para te gazetave perkrah me Presidentin e Republikes...cfare eshte kjo Lucia e re?

    Kjo pjese e imja ne fakt ekzistonte edhe me pare, por nuk mund te dilte ne pah, nuk mundej te afirmohej. Kjo lindi fale dhimbjes dhe ndergjegjesimit. Me kujtohet vetja shume vite me pare e mbeshtetur ne parmaket e ballkonit te shtepise ne Pesaro, dhe mendoja, kur do filloje me te vertete jeta ime? Nuk ka mundesi te jete gjithcka vetem kaq.

    Ishe e implikuar ashtu sic te pelqen ta quash ne nje histori jo dashurie...cfare do te thote histori jo dashurie?

    Eshte nje histori e cila te shkaterron, te ben te besosh qe nuk je e mjaftueshme dhe ne lartesine e duhur. Une dhe ai te mbyllur ne shtepi, gjithcka per mua, te tera dimensionet ishin ai, madje edhe fizikisht dukej sikur me kishte marre gjithcka te qenies time.

    Por ti perfundimisht arrite qe te lirohesh nga ai..nga " njeriu vampir" sic e quan ne librin tend

    Njeriu vampir eshte ai qe te privon dhe thith energjine e jetes, bukurine e saj dhe deshiren per te jetuar. Une arrita te beja ate qe ishte e duhur, te shkeputesha prej tij dhe me pas ndodhi kjo qe ndodhi (prek fytyren e saj te djegur)


    Jane te shumta grate te cilat mbeten viktima te raporteve te tilla

    Po, keshtu eshte. E gjitha nis si arsye dhe nevoje qe cdokush ndjen per te mbushur zbraztesine ne vetvete dhe pastaj vijon me pelqimin e disa subjekteve derisa arrin ne konkluzionin qe gjendesh ne nje situate te gabuar nga e cila nuk eshte e lehte te dalesh fale varesise psikologjike dhe fizike. Aq sa ne te shumten e rasteve viktima ben pyetjen " si ka mundesi qe t'i bej vetes time nje gje te tille? Te pranoj ne heshtje dhunen dhe shkaterrimin"

    Nje apel per te gjitha femrat e dhunuara, me guxim dhe vendosmeri t'i thone jo dhunes dhe neperkembjes.

    Nese ndjeheni te dhunuara kontaktoni falas, policine e shtetit shqiptar ne numrin 129

    Pershtatur sipas artikullit te Corriere Della Sera . . .

    1-Lucia Annibale

    Emri:  Lucia 1.jpg

Shikime: 2712

Madhėsia:  20.6 KB

    2-Lucca Varani, ish i fejuari i saj

    Emri:  luca varani.jpg

Shikime: 2397

Madhėsia:  18.0 KB
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Meriamun : 09-05-2014 mė 05:16
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    Dy te rinjt shqiptare te cilet hodhen acid dhe shperfytyruan avokaten 35 vjecare Lucia Annibali, per llogari te ish fejuarit te saj, fale pageses se bere nga ky i fundit.

    Me poshte jepet nje pamje e shqiptareve e kapur nga kamerat e nje dyqani ne rrugicen ku ndodhet shtepia e Avokates.

    Emri:  alisti.jpg

Shikime: 505

Madhėsia:  34.8 KB
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    Gjynah , tmerr per nje femer te shperfytyrohet ne nje menyre te tille.

    Te jem gjyqtar te njejten gje i bej dhe ketyre dy plehrave shqiptare bashke me ish te fejuarin italian. Acid ne fytyre dhe i le te lire me pas.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    Vetem njerezit e lige e bejne kete gje !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  5. #5
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Pėr: Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    Sa njerez te trashe .Po pse more me zorr do mbash te fejuaren ?Me cte drejte i hedh acid?
    Aty te kalben ne burg plehrat.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    ca njerezish legena jena e mandej ankohena se si na trajtojne neper bote
    pak e kena se ca duhet me na ba
    per asnje lloj shifret sdo e kisha ba nje gja te tille nje personi qe sme ka ba asigja

    ishalla do dijne mu hakmarr edhe avokatja e mandej mos harrojme ketu ne Forum ti bajme " heronj" PATRIOTET TANE

    plehat e *****
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2013
    Postime
    28

    Pėr: Lucia Annibali, avokatja italiane e shperfytyruar me acid nga dy shqiptare.

    Mire ai italjani qe e paska humbur llogjiken ose ska pas hic , po keta dy Ago-t shqipetare ku i conte mushka , apo kane mare ndonje kacidhe injorantet. Gjynaf goca per kete qe i ka ndodh
    “Without music, life would be a mistake.”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •