Kadriu: Do tė sjellė ndryshime substanciale, jo Make Up
GazetaExpress E mėrkurė, 14 Maj 2014 11:25
Kryeredaktorja e gazetės Kosova Sot, Margarita Kadriu, i ėshtė bashkuar sot Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK).
E kėtė e bėri tė ditur kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, nė njė konferencė pėr media, ku pohoi se Kadriu ėshtė vlerė intelektuale dhe se po i bashkohet partisė sė tij, pėr tė dhėnė pėrvojėn e suksesit tė saj. Ndėrsa Kadriu ka thėnė se nė politik do tė sjellė ndryshime substanciale, jo Make Up.
Margarita, ėshtė njė vlerė intelektuale, qė i bashkohet PDK-sė dhe politikės shtetėrore tė vendit, jo pėr ti marrė, por pėr ti dhėnė asaj pėrvojėn e suksesit tė saj. Zonja Kadriu i bashkohet misionit tė ri fitues, misionit pėr zhvillim ekonomik dhe punėsim. Zonja Kadriu do ta ketė hapėsirėn e mjaftueshme edhe si nėnkryetare e PDK-sė, ashtu dhe nė ekipin e ardhshėm qeverisės, nė funksion tė zhvillimit ekonomik dhe krijimit tė vendeve tė reja tė punės , pohoi Thaēi.
Ndėrsa theksoi se prurjet nė PDK, janė substanciale dhe jo riciklime, ashtu siē po ndodh me partitė tjera.
Ard hjet dhe prurjet nė PDK, nga shoqėria civile nga komuniteti i biznesit i medieve dhe partive tjera politike, janė realisht prurje tė pastra tė forcimit tė PDK-sė dhe nuk janė riciklime, sikur qė po ndodh nė subjekte tjera qė edhe kanė librezėn dhe dalin nė konferencat pėr shtyp. Kėshtu qė ardhjet tona dhe prurjet janė prurje substanciale nga bota civile akademike, e biznesit dhe mediale, tha ai.
Ndėrkaq, Margarita Kadriu, e cila sa po iu bashkua PDK-sė tha se pas afro 17 vitesh punė intensive nė ndėrmarrėsi dhe nė boten e medias, ka vendosur qė nga sot tė bėhet pjesė e politikės, me tė vetmin qėllim, pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike nė vend. Ndėrsa thotė se qytetarėt e kėtij vendi tash e 15 vite, e vuajnė mungesėn e politikanėve dhe politikave tė mirėfillta, nė interes dhe dobi tė tyre. Ajo iu falėnderua kreut tė PDK-sė, pėr hapėsirėn e dhėnė si nėnkryetare tė partisė, duke premtuar qė do ta jap maksi mumin, pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė vend.
Do tė sjellė njė ndryshim jo Make Up, po ndryshim pėrmbajtjesor, qė gjerė mė tani nė njėfarė mėnyre i ka munguar politikės kosovare 15 vitet e fundit. Pėrfundimisht dua tė kthej besimin, dua tė kthej buzėqeshjen nė fytyrat e qytetarėve kosovarė, duke punuar dhe duke u fokusuar 100 pėr qind nė zhvillimin ekonomik, nė hapjen e vendeve tė punės dhe mirėqenien e tyre. Fokusi im kryesor, do tė jetė zhvillimi ekonomik, siguria dhe sundimi i ligjit. Aty do tė fokusoj tėrė eksperiencėn time 17 vjeēare qė e kam bėrė dhe konsideroj se pėrfundimisht politika kosovare do tė ndėrrojė fytyrė. Arsye pse unė iu kam bashkėngjit politikės dhe kam hyrė nė PDK, ėshtė qė tė ofroj njė model tė ri tė politikanit, gjegjėsisht politikanes, e cila mendon me kokėn e vet dhe nuk ėshtė sipas disa skeptikėve, vegėl apo instrument, dorė e zgjatur e liderėve partiak, tha ajo.
Ndėrsa tha se ka zgjedhur PDK-nė pėr tu kyēur nė politik, pėr shkak tė programit qė ka kjo parti, fokusin nė zhvillimin ekonomik dhe hapėsirėn e dhėnė pėr ndryshime.
Kadriu ndėr tė tjera theksoi se pas kyējes nė politikė, nuk do tė jetė mė pjesė e stafit tė gazetės Kosova Sot, duke pohuar se po sakrifikon karrierėn e saj nė biznesin privat, vetėm e vetėm, pėr tė kontribuar nė zhvillimin ekonomik tė vendit dhe pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve.
Krijoni Kontakt