Bėje ndryshimin me votėn tėnde: Mos rri i fjetur, voto
Naile Alaj
Po tė bėsh njė udhėtim me autobus, tren apo veturė, sheh imazhe tė pakėndshme. Shtėpi tė dėmtuara e fytyra njerėzish tė ngrysura qė bien nė sy gjithandej. Brenda atyre shtėpive ka familje qė mezi mbyllin ditėn, sepse nuk kanė se ēka tė shtrojnė nė sofėr. Shumė njerėz vdesin pa pasur mundėsi tė marrin trajtimin e duhur nėpėr spitalet tona tė mbushura me nepotizėm dhe mjekė tė paaftė. Shumė nga tė sėmurėt, tė nxitur nga halli mėsyjnė Shqipėrinė, Maqedoninė, e ndonjėri edhe Serbinė pėr tė kėrkuar shėrim. Jo tė gjithė i kanė kėto mundėsi pėr tė marrė kėto rrugėtime. Disa futen nė borxhe e disa nė kredi, vetėm e vetėm pėr tė gjetur mundėsi qė tė shėrojnė familjarėt e tyre.
Po arsimi nė ēfarė gjendje ėshtė?
Studentėt marrin diploma qė prodhojnė sot universitetet tona, publike e private, pa mundur tė konkurrojnė nė tregun e punės, vendor, rajonal apo mė gjerė. Shkollat e mesme profesionale nuk pėrgatisin kuadro pėr t’i punėsuar, sapo mbarojnė shkollimin.
Po ekonomia nė ēfarė gjendje ėshtė?
S’ka se si tė jetė mė keq. Shumė biznese mezi mbijetojnė pėr shkak tė haraēit qė u kėrkohet nga parapolitika dhe shumė tė tilla dorėzohen qė nė nismė pa mundur tė pėrballen me krimin qė nuk pengohet por lihet dorėlirė tė veprojė.
Politika e ka katandisur edhe mė keq sistemin e drejtėsisė pėr shkak tė interferimeve qė nuk e lė tė ngre kryet. Sistemi gjyqėsor e prokurorial ėshtė i zaptuar nga njerėzit e politikės, tė cilėt vendosin se kush tė bėhet prokuror apo gjyqtar. Kur vendosen nė ato vende, ata i kryejnė shėrbime politikės qė i ka dėrguar.
Nė gjithė raportet e progresit tė Komisionit Evropian, pikė e zezė gjithmonė mbetėt gjyqėsori e Prokuroria. Kur sistemi i drejtėsisė nuk funksionon, qytetarėt nuk mund tė marrin drejtėsinė qė meritojnė e as bizneset qė sorollaten kot nėpėr korridore tė gjykatave duke pritur qė tė trajtohen lėndėt e tyre. Vaj halli pėr qytetarin nėse e do nevoja qė ai tė kėrkojė drejtėsi.
A ėshtė kjo Kosova tė cilėn e dėshirojnė qytetarėt dhe e meritojnė atė?
Pėrgjigja ėshtė njė JO e madhe. Kjo Kosovė e zhytur nė krim e kriminalitet nuk ėshtė ajo qė ka qenė aspiratė e qytetarėve tė saj. Kosovari sot ndjehet i pa dinjitet. Gjithė popujt fqinj lėvizin lirshėm nėpėr Evropė, pa pasur nevojė tė marrin njė vizė, kurse kosovarėt edhe mė tutje presin para ambasadave me orė tė tėra pėr tė marrė njė vizė pėr tė takuar familjarėt e tyre. Ata qė arrijnė tė marrin vizat, janė vetėm njė numėr simbolik i tyre. Tė tjerėt harxhojnė shumė tė mėdha nė nxjerrjen e dokumenteve dhe kthehen duarthatė.
Ka ardhur koha qė t’i thuhet mjaft kėsaj gjendjeje. Kėshtu mė nuk shkon. Ndryshimet janė tė mundshme. Ato burojnė nga votuesit, tė cilėt, disa nuk e shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar, por rrinė e nuk bėjnė zė. Me heshtje nuk ndryshohet gjendja. Politikanėt mund t’i kenė zhgėnjyer, por ata nuk janė tė gjithė njėsoj. Nuk janė tė njėjtė si ata qė u bėn milionerė brenda dite, e nuk patėn as njė kacidhe si ata qė kur u jepet rasti, punojnė pėr mirėqenien e qytetarit.
Ata votues qė tė zhgėnjyer rrinė e bėjnė sehir, nuk bėjnė gjė vetėm se ua zgjasin jetėn nė pushtet pushtetarėve tė pangopshėm. Ndryshimi nis nga qytetarėt. Ata mund tė sjellin me votėn e tyre nė karriget e Parlamentit ata apo ato qė do t’i pėrfaqėsojnė denjėsisht. Njė Parlament si ky qė shkoi nuk e do askush mė.
Gjėra tė mėdha na presin pėrpara. Nga ekonomia te shėndetėsia; nga jeta sociale te arsimi gjithēka duhet ndryshuar. Reforma tė mėdha kėrkohen, jo vetėm pėr tė pėrmirėsuar raportet ndėrkombėtare qė tregojnė realitetin, por pėr tė rritur mirėqenien e qytetarėve, qė janė lėnė nė harresė nga ky pushtet qė po ikėn.
Prandaj, i dashur votues, dil me 8 qershor e voto, mor rri i fjetur. Njė votė e juaja ka domethėnie tė madhe dhe mund ta bėjė ndryshimin e madh. Si nėnė qė sot ka nipa e mbesa, kėrkoj mė tė mirėn pėr fėmijėt, nipėrit e stėrnipėrit tanė. Ka ardhur koha qė ata qė nuk punuan tė dalin nė pension pėr tė mirėn e qytetarėve.
http://www.telegrafi.com/?id=26&a=6810
Krijoni Kontakt