E thotė Haki Abazi: PDK humb. VV e LDK rriten. AKR te shpija, Nisma befasi. AAK, super fushatė!
Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” pėr Ballkanin Perėndimor, Haki Abazi nė njė bisedė pėr Gazetėn Blic ka thėnė se PDK-ja do t’i humbė kėto zgjedhje. Sipas tij, Qeveria e ardhshme e Kosovės do tė jetė pa PDK-nė, e cila sipas tij do tė shkoj nė opozitė.
Sipas Abazit, rritje nė kėto zgjedhje do tė kenė LDK-ja dhe Vetėvendosje, derisa thotė se befasia e zgjedhjeve do tė jetė Nisma pėr Kosovėn. Ai thotė Aleanca Kosova e Re nuk do ta kaloj pragun.
Sipas tij, partia e Pacolli mė tepėr ėshtė parti private dhe e interesave. Ai thotė se deri mė tani AAK-ja ėshtė ajo qė e ka fushatėn mė tė mirė dhe mė konkrete nga tė gjitha partitė tjera.
Zgjedhjet referendum pėr Kosovėn
“Zgjedhjet nė Kosovė janė referendum pėr drejtėsi apo thellim i imazhit tė keq, ky ėshtė njė udhėkryq i madh”, ka thėnė Abazi.
Ai ka thėnė se janė disa faktorė tė patejkalueshėm nė paraanalizėn e fushatės.
Abazi i ka quajtur kėto zgjedhje si tė zorit dhe jo tė radhės. “Ėshtė hera e dytė qė PDK nuk po arrin tė pėrfundojė mandatin”, tha ai.
“Zgjedhjet po mbahen pas kalimit tė Ligjit pėr amnisti, pa ligjin pėr FSK, pas vendimit pėr Gjykatė Speciale, vetėm pėr Kosovėn, pa liberalizim tė vizave, me njė draft MSA gjysmake tė pa ratifikuar nga anėtarėt e BE-sė, pa njohje tė reja, dhe pas marrėveshjeve tė pazbatuara tė arritur ndėrmjet Thaēit dhe Beogradit, duke degraduar nga njė shtet qė ka shpallur pavarėsinė nė nivelin e negociatave qė dikur kishte tentuar qė t’i zhvillonte organizata Shen Egidio”, ka theksuar ndėr tė tjera Abazi.
Negociatat me Serbinė me atė Kushtetutė, na kthyen prapa
Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” thotė se formulimi Beograd- Prishtinė dhe fillimi i negociatave tė Serbisė me EU me Kushtetutė ku pėrfshihet Kosova si pjesė integrale ėshtė dėshtim dhe kthim mbrapa nė histori, sidomos pas opinionit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Ai shton se nga ky proces krejtėsisht jokushtetues dhe joshtetformues, Kosova pėrballet jo vetėm me institucione tė kapura dhe jofunksionale por edhe me njė ekonomi tė degraduar dhe me mė pak kontroll ndaj resurseve tė veta.
Nė anėn tjetėr, sipas tij, zgjedhjet e javės sė kaluar pėr Parlamentin Evropian dhe fitorja e euroskeptikėve ka rritur edhe mė shumė pengesat pėr integrim dhe po vėshtirėson edhe mė shumė arritjen e konsensusit evropian pėr integrime dhe angazhim tė pėrbashkėt.
“Dmth degradimi i shtetit ka bėrė qė tė humbet shansi dhe koha e volitshme pėr progres tė agjendės zhvillimore evropiane. Nė kėto zgjedhje po hyjmė me humbėsin e qartė pėr gabimet dhe dėshtimet e bėra edhe ne planin e brendshėm dhe atė tė jashtėm”, tha Abazi.
PDK po bėnė fushatė tė gėrditshme
PDK siē thotė ai ėshtė bartėse e pėrgjegjėsisė, sepse ka qeverisur bashkė me AKR-nė dhe kanė shkatėrruar premisat e konsensusit nacional pėr interesa strategjike.
“Kjo sė bashku me dėshtimet e tė dy mandateve tė papėrfunduara, premtimet e pambajtura e bėjnė planin e PDK-sė zhurmė neveritėse dhe luksin e propaganda nė televizione dhe kamioneta me ekrane digjitale, njė fushatė qė tė bėnė tė gėrditėsh kur ke valė tė varfėrisė ekstreme, ikje dhe tentim pėr tė migruar nė Evropė dhe njė sistem destimulues pėr investime. Natyrisht qė sa mė shumė qė PDK bėnė propagandė nga niveli i luksit, popullata e varfėr do i mbyll sytė dhe veshėt pėr tė mos parė dhe dėgjuar refrenet e shtatė viteve tė fundit”, ka thėnė Abazi.
Nisma do tė jetė sensacioni i zgjedhjeve
Ai ka vlerėsuar qė sensacion do tė jetė NISMA. “NISMA do tė jetė sensacion. Jo pėr pėrqindjen e lartė, por pėr mobilizimin e madh qė kryesisht janė votues tė PDK-sė”, ka thėnė ai.
Abazi ka paralajmėruar se Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi do tė jetė sfidė e madhe edhe pse e heshtur tani, ajo prezanton njė trup elektoral tė radhitur dhe qė pėrfundimisht shfrytėzon rastin pėr krijimin e njė Republika Srpska tė decentralizuar.
LDK VV nė garė tė ngushtė si nė Prishtinė!
Haki Abazi ka thėnė se LDK dhe VV janė nė rritje tė baraspeshuar dhe nė anėn tjetėr nė disproporcion sa i pėrket formės. Sipas tij, votuesit e LDK-sė po zgjohen duke i dalė nė pėrkrahje organizimit tė LDK, por jo edhe si lidership. Ndėrsa votuesit e VV-sė, siē thotė ai kryesisht janė tė pėrqendruar te lidershipi i Albin Kurtit, pėr shkak tė besimit tė madh dhe konsistencės nė qėndrime dhe parime. Mendoj qė do tė jete njė gare e ngushtė ndėrmjet LDK-sė dhe VV-sė, njėjte sikur nė rastin e Prishtinės.
AAK po e bėnė fushatė konkrete
Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers”, Haki Abazi thotė se AAK edhe pse e hendikepuar nga pozicionimi i liderit pėr t’u angazhuar si kryeministėr pas kthimit nga Haga, si duket ka marrė mėsimin nga zgjedhjet lokale dhe po bėnė fushatė tė fokusuar me qėndrime tė qarta dhe premtime konkrete. “Sigurisht qė nė njė moment do tė kėrkohet e gjithė formula e rritjeve dhe burimi i fondeve pėr rritjet e premtuara. Por AAK mund tė jetė befasi si nė kohen kur ka qenė element i domosdoshėm pėr krijimin e qeverisė”, tha ai. /Gazeta Blic
http://botasot.info/zgjedhjet-2014/3...super-fushate/
Krijoni Kontakt