-
Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj
15 vjet nga pengmarrja e autobusit, Protesta: Drejtësi për Flamur Pislin
Elbasan- Pesëmbëdhjetë vjet nga pengmarrja e autobusit me pasagjerë grekë, dhe vrasja e Flamur Pislit, rreth 30 persona mes tyre përfaqësues të shoqatës së Emigrantëve dhe familjarë të Flamur Pislit protestuan sot paradite për të kërkuar drejtësi.
Ata fillimisht u grumbulluan në qendër të Elbasanit dhe më pas u drejtuan në Krrabë në aksin Tiranë-Elbasan, në vendin ku ndodhi vrasja. Familjarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Duam drejtësi, djali ynë nuk ishte kriminel”
Ndërsa mbrëmjen e djeshme lidhja e Emigranteve Shqiptareve ne Romë protestoi në qytetin e Burrelit për të kërkuar zbardhjen e vrasjes më 28 maj 1999.

(Në foto familjarët duke bërë homazhe tek vendi ku u vra Flamur Pisli)
Në pengmarrjen e autobusit mbeti i vrarë edhe një shtetas grek i quajtur Jorgo Kulurisi.
Në këtë protrestë paqësore nuk ka munguar as babi i të ndjerit Pisli i cili gjithashtu kërkon drejtësi
“Unë që kur mu vra djali nuk kam lënë vend pa trokitur , ndërsa kam gjetur dyert e mbyllura. Por të gjithë vëllezërit e mi që investuan sot këtu dhe i falenderoj nga shpirti , se të gjithë më keni thënë jemi gati të ndihmojmë. Mirë djalin tim e vranë se i vunë emrin terrorrist, po Jorgo Kulisin pse e vranë?! Pse nuk e vrau greku?!
Në fjalën e tij kreu i kësaj shoqatës Vladimir Kosturi kërkoi që të rihapet procesi dhe të zbardhet e vërteta, pasi kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur. Në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokim të institucioneve.
Ora News
-
-
Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj
Zbardhet historia e Flamur Pislit, u dhunua seksualisht
Zbardhet historia e plotë e Flamur Pislit, emigrantit që shkaktoi pengmarrjen e autobusit, duke mbetur i vrarë disa orë më vonë.
Mediat greke kanë transmetuar fakte të reja për të riun shqiptar dhe pse ai kaloi në tronditje të thellë, deri në vendimin ekstrem që i mori jetën.
Mësohet se Pisli emigroi në Greqi duke ndjekur vëllain e tij të vogël, Edi Pisli, në një fshat të vogël jashtë Selanikut, të quajtur Kato Skolari. Ata punonin të dy atje. Flamuri qëndronte në banesën e shtetases Eleni Emanuilidou, ndërsa Edi punonte te Theodoros Organtzidis. Sipas mediave greke, Edi Pisli arriti të krijonte një lidhje me gruan e Organtzidit, të cilën pasi e lë shtatzënë, e merr dhe të dy arratisen nga fshati. Flamuri mbetet i vetëm në Kato Skolari. Këtu fillojnë dhe konfliktet e tij.
Dhuna në polici
Tre policë të zonës, Spiro Panagiotou, Dino Tsakoumi, përfshirë dhe Organtzidin, fshehin në oborrin e banesës ku punonte Pisli tri armë kallashnikovë. Pisli arrestohet dhe dërgohet në postën e transferimeve të Selanikut, ku dhunohet seksualisht dhe më pas dërgohet në burgun e Dhiavaton. Pasi lirohet, deportohet në Shqipëri, ku gjen një klimë të tensionuar, ndërkohë që e fejuara e ndan. Pisli kthehet në Greqi në mënyrë ilegale. Shkon në Kato Skolari, por Eleni Emanuilidou nuk e pranon më dhe i kërkon të largohet nga fshati. Për të marrë hak për gjithçka i kishte ndodhur pas akuzës së padrejtë, vendos të marrë peng autobusin. Pas ngjarjes qëlloi me armë drejt banesave të tre personave që e futën në kurth e më pas i drejtohet Selanikut, ku i tregon shefit të Policisë se e kishin arrestuar pa të drejtë. Denoncon dhunën në postën e transferimeve të Selanikut dhe, si dëmshpërblim, kërkon 3 kallashnikovë dhe 50 milionë dhrahmi. Kërkon gjithashtu që të përballej me policët që i ngritën kurth dhe udhëtim të sigurt drejt Shqipërisë. Pasi hyn në Shqipëri, në Elbasan policia ngre postbllok me dy maune. Rreth orës 06:30, tentohet të negociohet për dorëzim, por Pisli nuk pranon dhe policia shqiptare e vret. Pisli vritet teksa ndodhej në mesin e autobusit, ndërsa pengu Jorgo Kuluris ndodhet në këtë moment pranë shoferit. Tenton të dalë jashtë duke hapur portën e autobusit, por një polic shqiptar afrohet dhe e vret.
Ministri grek
Ka qenë një deklaratë të nesërmen e ngjarjes e ministrit grek të Rendit Publik të asaj kohe, Mihalis Hrisohoidis, ajo që zbulon premtimin e pambajtur të policisë shqiptare për të mos ndërhyrë dhe veprimet për të mbajtur sa më larg vendit të ngjarjes Policinë greke. “Përgjegjësia qëndron te Policia shqiptare, e cila vendosi të kryente operacionin, pavarësisht premtimeve të bëra Policisë greke”, nisi deklaratën e tij për mediat Hrisohoidis. Ai e përshkroi veprimin e Policisë shqiptare si “cektësi dhe indiferencë ndaj jetës njerëzore”. “Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Ambasada Greke në Tiranë i kërkoi qeverisë shqiptare të vendoste prioritet jetën njerëzore. Në orën 3:00 të mëngjesit policia shqiptare ka penguar policinë greke të vijë në vendngjarje dhe pas këtij veprimi ne kemi nuhatur se do kishte operacion”. Hrisohoidis tha për mediat greke më 30 maj 1999, se rreth orës 16:00 të 28 majit është bërë takim dypalësh në Pogradec dhe drejtori i Policisë Shqiptare është zotuar që nuk do kishte ndërhyrje. sh.d
Elbasan, familjarët: Sheshi “Gensher” të marrë emrin e Flamurit
ELBASAN – Familjarët e Flamur Pislit lënë afat shtetit 30 ditë për rinisjen e hetimeve për vrasjen e tij 15 vjet më parë nga policia. Ata kërkuan dje, gjatë protestës në qendër të qytetit të Elbasanit, që të zbardhet momenti kur u qëllua për vdekje djali i tyre, si dhe shtetasi grek. “Jorgo Kuluris nuk u vra nga Flamuri, por nga policia shqiptare. Prandaj duhet të zbardhet kjo ngjarje e rëndë”, deklaruan ata. Gjatë protestës së djeshme së zhvilluar në sheshin “Gensher”, ata kërkuan që ky shesh të marrë emrin e Flamur Pislit. Kreu i Shoqatës së emigrantëve, Vladimir Kosturi, deklaroi se Flamur Pisli është hero i emigrantëve dhe duhet të nderohet në Elbasan. “Nuk duam hakmarrje, por duam drejtësi për vrasjen e 29 majit të vitit 1999, si dhe sheshi të marrë emrin e Flamurit, si simbol i luftës kundër diskriminimit të emigrantëve”, thanë familjarët. Emri “Gensher” iu vendos sheshit kryesor në Elbasan në shenjë nderimi për ish-ministrin e Jashtëm gjerman, që vizitoi qytetin në fillim të viteve ’90.
Panorama m.s
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt