Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngjarjes

    Emri:  didi-komisioni-300x138.png

Shikime: 1182

Madhësia:  75.7 KB

    UPDATE- Komisioni Hetimor per levizjet ne policine e Shtetit eshte zhvilluar sot pranine e deputeteve te shumices.

    Opozita ka paraqitur nje video në të cilën sipas saj tregohet vrasja e një pengu, pasagjer grek, Jorgo Kuluri, gjatë një rasti rrëmbimi të një autobusi nga një shqiptar. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi, nga një shqiptar, Flamur Pisli, me pasagjer brenda ndodhi më 28 prill të vitit 1999.

    Noka: Pas ngjarjes fshihet Didi, te hetohet
    Deputeti i PD-se, Flamur Noka qe beri komentet per videon tha se pas kesaj ngjarjeje fshihet Artan Didi.

    “Didi drejtonte operacionin, per cfare duhet te vritej nje qytetar i pafajshem pasi eshte neutralizuar pengmarresi. Kete material ne e disponojme nga mediat greke dhe ne do t’ia veme ne dispozicion te prokurorise. Drejtori i Policise se Shtetit eshte fshehur pas nje ngjarje kriminale, duke vrare nje qytetar te pafajshem. Ndaj kërkojmë të hetohet kjo ngjarje”- tha ai.

    Ristani
    “Autobusi i marre peng, ndalon. Eshte dukshem e kuptueshme qe kemi te bejme me ekzekutimin e nje qytetari te pafajshem, do e shihni se personi i dyshuar per pengmarres eshte vrare ne mes te autobusit me snajper, nderkohe qe kryehet veprimi tjeter qe juve e pate”- tha Ristani.

    Largimet dhe ripranimet
    Kreu i Komisionit, deputeti i PD-se, Ristani ka nisur mbledhjen me prezantimin e nje liste personash te shkarkuar nga policia per lidhje me elemente kriminale, per trafiqe apo korrupsion dhe te ripranuar serish ne policine e Shtetit.

    Balla

    Deputeti i PS-se, Taulant Balla, nenkryetar i Komisionit Hetimor per levizjet ne policine e shtetit ka deklaruar se deputetet e pakices nuk e kane gati raportin, qe duhet ta prezantonin sot.

    Sipas tij, kreu i komisionit, Ristani ka kerkuar qe ne kete mbledhje te nisin me shqyrtimin e provave te reja, qe per shumicen eshte e papranueshme.

    “Në seancën e fundit të komisionit hetimor për policinë për periudhën 30 shtator- 31 janar ka pasur kemi rënë dakord që sot nga ana e kryetarit të komisionit, sipas ligjit të bëhet prezantimi i raportit përfundimtar të komisionit, u informuam nga kryetari që ai nuk ka gati raportin e pakicës në komisionin hetimor dhe meqë nuk e ka gati raportin, s’kanë arritur përfundim dhe duket se kërkesa e tyre ka dështuar, kërkojnë që sot komisioni të rifillojë hetimin, deri më sot nuk ka gjetur fakt të ri, ne deputete e shumicës në komision, në reshke të ligjit, kushtetutës, erdhëm me draftin tonë për raportin përfundimtar, që sigurisht do tua bëjmë me dije sepse i kërkuam atij të marrë kohë deri të hënën për të bërë gati raportin”- tha Balla.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    SHKELJET LIGJORE DHE LIDHJET E TYRE KRIMINALE PER DISA DREJTUES TE LARTE TE RIPRANUAR NE POLICI PAS SHTATORIT 2013

    Mbi bazen e materialit te dates 22.04.2005 me nr. 1215 protokolli, me objekt pergjithesim “Mbi shkeljet e akteve ligjore dhe normative nga disa punonjes policie si dhe masat administrative ndershkuese te marra ndaj tyre”.

    Ish Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibro, me ane te ketij pergjithsimi ka shprehur shqetesimin e tij si drejtuesi me i larte i policise se shtetit per disa nga punonjesit e policise te rangut te larte te cilet sot jane rikthyer serish ne drejtimin e policise se shtetit.

    Ne kete material shprehet shqetesimi per “perseritjen e vazhdueshme te shkeljeve dhe abuzimeve me detyren, per drejtues e punonjes te tjere te policise se shtetit” ata nuk jane ndeshkuar sipas ligjit por thjeshte jane mjaftuar me levizjet dhe transferimet e tyre paralele ose ne ngritje ne detyre.

    Vazhdimi i tyre per nje kohe te gjate ne funksione drejtuese te policise, kishte demtuar rende punen e policise, prestigjin e saj ne komunitet, si dhe uljen ndjeshme te preformances dhe besimit ne publik te policise se shtetit.

    Ish drejtuesit (Ministri dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise) punen e ketyre punonjesve te policise ne funksione drejtuese e percaktonin me termat te tille si “ Semundje e Rende” dhe “Vdekje prurese” per policine e shtetit per aq sa keta punonjes policie kishin patur funksione drejtuese ne policine e shtetit.

    Duke reflektuar mbi keto shqetesime te ish Ministrit te Brendshem dhe ish Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, ne lidhje me konstatimet e bera per shkelje te renda te ligjit, akteve normative, abuzimeve me detyren dhe implikimit te tyre ne veprimtari kriminale, per periudhen kohore 2003-qershor 2005 si dhe informacionet e percjella nepermjet foltores se parlamentit, mediave dhe rrugeve te tjera te informimit disa depudet te opozites ne menyre te vazhdueshme kane shprehur shqetesimin e tyre per rikthimin ne poste drejtuese te policise te disa drejtuesve te perjashtuar nga policia e shtetit per veprime te kundaligjshme dhe abuzime me detyren.

    Dhe konkretisht disa prej tyre gjenden edhe ne materialin qe ju vu ne dispozicion Komisionit Hetimor, por dhe disa materialeve te tjera qe tashme i disponon ky komision.
    Me poshte po ju bejme nje rezume te shkurter te ketyre :

    1. Xhevahir Karaj, grada “Drejtues i parë”, i ripranuar me date, 23.10.2013 me detyre, Drejtor i Burimeve Njerëzore në DPP, perjashtuar ne vitin 1993 dhe hera e dyte ne vitin 2004.

    ➢ Ne vitin 2003 ka qene ne detyren e Drejtorit te Policise Shkoder, gjate kontrollit te ushtruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, jane konstatuar disa shkelje ligjore gjate ushtrimit te detyres se tij si drejtor policie sic jane; - komandimet dhe pezullimet ne kundershtim me kriteret ligjore te disa punonjesve te policise.

    ➢ Gjate kryerjes se detyres si Kryekontrollor i PKKufitar Rinas, konstatohen mangesi te shumta ne evidentimin dhe rregjistrimin e personave dhe pasaportave te fallsifikuara dhe bllokuara, shkelje per te cilen eshte ndershkuar me mase disiplinore “Verejtje” dhe transferim nga kjo detyre si person i papershtatshem per kete detyre me urdher te Ministrit te Brendshem.

    ➢ Ne vitin 2001 me kerkese te tij largohet nga detyra per te kandituar si deputet i PS.

    ➢ Ne dhjetor 2003, ishte me detyre Drejtor i Policise Qarkut Vlore gjate kontrollit te ushtruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, jane konstatuar disa shkelje ligjore gjate ushtrimit te detyres se tij si drejtor policie sic jane; - komandimet dhe pezullimet ne kundershtim me kriteret ligjore te disa punonjesve te policise. Per keto mangesi te konstatuara ju dha masa disiplinore e “Verejtjes me Paralajmerim per perjashtim nga policia e shtetit”.

    ➢ Ne vitin 2004 gjate ushtrimit te detyres se Drejtorit te Policise Shkoder, ka propozuar per emrime ne detyre te personave te perjashtuar nga policia e shtetit me motivacione “te perfshire ne trafiqe te paligjshme, korrupsion dhe skafiste te perfshire ne ngjarjen tragjike te dates, 9 janar 2004”, propozime keto te bera nga njohjet dhe lidhjet e tij me kete kadegori te punojesve te perjashtuar nga policia e shtetit.

    Duke u nisur nga kjo mori shkeljesh dhe abuzimesh te perseritura nga ana e ketij drejtuesi te policise se shtetit, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit i ka propozuar Ministrit te Brendshem perjashtimin e ketij punonjesi policie, dhe si rrjedhoje me Urdher nr.39 date, 14.01.2004 Ministri Brendshem ka urdheruar “Perjashtimin nga Policia e Shtetit” Komisar Xhevahir Karaj, me motivacionin “ per shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise”.


    2. Sokol Çelaj, grada “Drejtues” ripranuar me daten 19.11.2013, me detyre Drejtor Rajonal i Kufirit dhe Migracionit Vlorë, perjashtuar ne ne vitin 2002.
    ➢ Sipas informacioneve te shumta qe disponohen nga SHKB, ne vitin 1999-2001 ka qene ne detyren e Drejtor i Policise Korçe, sipas te cilit Sokol Çela ka qene eksponent I lidhur me personat e sekeduar per trafik droge dhe konkretisht me Kola Mihallari aktualisht i denuar per trafik droge ne shtetin Grek, Nesti Oil trafik droge dhe kondrabande nafte i denuar per trafik droge ne shtetin Grek, Kosta Gjata (fruti) kontrabandist I cigarave.
    Nepermjet shefit te antitrafiqeve Sadi Ceka organizonin dhe drejtonin trafikun e qenjeve njerzore drejt shtetit Grek. Kete gje e realizonin me ane te punonjesit te pasaportave Nustret Belliu, I cili I pajiste me pasaporta per tu trafikuar me pas ne shtetin Grek ku shumica prej tyre ishin shtetase Moldave.
    Ky punonjes policie sebashku me ish shefin e Krimeve Butrint Roshi ju merrnin ryshfet tre Bingove te cilat ushtronin aktivitet ne qytetin e Korçes.

    3. Neritan Nallbati, ripranuar me date, 09.10.2013, grada “Drejtues”, Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, perjashtuar ne vitin 2003.

    ➢ Drejtori e SHKB ne relacionin 1367 date, 20.11.2003 relaton se z. Neritan Nallbati, ne vitin 1996 ka marre pjese ne kqyrjen dhe kontrollin e baneses se nje shtetasi ne Tirane. Per kete rast ne senace gjyqesore ky punonjes policie ka deshmuar se nuk ka qene pjesmarres ne kete kontroll banese, dhe ka justifikuar veprimin e tij pasi behej fjale per nje banese ne te cilen jane administruar prova qe lidhen me aktivtetin criminal te grupit “Hakmarrja per Drejtesi”dhe sipas tij firmen ne aktet procedural te kontrollit e ka hedhur ne mirebesim. Veprim I cili pervecse se eshte I kundraligjshem dhe perben veper penale bije ndesh me ligjin e policise dhe kodin etik te policise, duke bere deshmi te rreme me ane te se ciles ju ka krijuar mundesite per te interpertuar veprimet jo ligjore ne marrjen dhe administrimin e provave.

    ➢ Ne vitin 2003, ishte me detyre Drejtor i Policise Qarkut Vlore gjate kontrollit te ushtruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, jane konstatuar disa shkelje ligjore gjate ushtrimit te detyres se tij si drejtor policie sic jane; - komandimet dhe pezullimet ne kundershtim me kriteret ligjore te disa punonjesve te policise te cilet kane qene te perfshire ne aktivitete kriminale dhe persona me precedent kriminal. Per keto mangesi te konstatuara ju dha masa disiplinore e “Verejtjes me Paralajmerim per perjashtim nga policia e shtetit”.
    Po ashtu gjate kontrollit te ushtruar nga Drejtoria e Kontrollit Financiar e ka bere pergjegjes duke e gjobitur dhe detyruar te zhdemtoj shtetin ne masen 140 mije leke te reja.


    4. Perlat Çullhaj, grada “Kryekomisar”, Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës, perjashtuar ne vitin 2010.

    ➢ Me daten 12.02.2010 SHKB Qarkut Gjirokaster, ky punonjes policie me detyre Shefi sektorit Kubder Krimit Organizuar, eshte refuar ne prokurorine e Rrethit Gjyqesor gjirokaster si person i dyshuar per veprat penale te Shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 iK.Penal dhe dhe “Veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes” neni 301 dhe 25 I k.Penal. Ky rast ben fjale per fiksimin e proves materiale, lende narkotike te sekuestruara te dates, 10.10.2006 ne Gjirokaster.
    Ky punonjes policie sic kane deshmuar edhe punonjesit e tjere te policise present ne operacion dhe konkretisht, Sazan Tola me detyre Shefi Seksionit Kunder Droges, Specialisti Klodjan Elmazi, Ermal Hajdini, ka shperdoruar detyren duke asgjesuar proven material qe lidh autorin me krimin si dhe duke penguar zbulimin e se vertetes.
    Duke pare aktivitetin dhe dyshimet e arsyeshme e te bazuara, Drejtori I pergjithshem e Ka transferuar ne DPQ Vlore dhe menjehere pas saj e ka perjashtuar nga policia e shtetit ne vitin 2010.

    ➢ Po kete vit Prokuroria e Krimeve te Renda Tirane, ka rregjistraur procedimin penal ne ngarkim te ketij ish punonjesi policie per veprat penale te “trafikimit te Qenieve Njerzore” dhe “pastrim te Protukteve te Vepres Penale”.
    Po ashtu per kete punonjes policie SHKB e Qarkut Gjirokaster dhe Drejtoria e SHKB kane informacion te bollshem dhe te detajuar ne lidhje me aktivitetin e tij criminal te trafikut te drogave ne drejtim te Greqise si dhe per lidhjet e tij me grupet kriminale te cilat e shtrijne aktivitetin e tyre ne gjatesine kufitare te gjelber me shtetin Grek.

    ➢ Ne detyren aktuale te tij ate te Drejtorit Policie Durres, qe nga caktimi I tij ne kete detyre si rezultat I ketyre lidhjeve kriminale jane rritur ndjeshem sasirat e medha te drogave te sekuestruara nga autoritet ligjzbatuese italjane dhe greke.

    5. Gjovalin Lokaj, ripranuar ne 01.11.2013 me detyre Drejtor ne Drejtorine e Rendit Publik ne DPP Shtetit.
    ➢ Me urdher te Ministrit te Rendit Publik nr. 1877 date. 27.08.2003 shkarkohet nga detyra e Drejtorit Policise Qarkut Lezhe, me motivacionin ”Per mungese te pergjegjesie e korrektesie ne kryerjen e detyrave, mungese efektiviteti ne gotitjen e veprimatrise kriminale e mos respektimin e kritetreve ligjore ne pranimin e punonjesve te policise ne strukturat vartese”.
    ➢ Me date 14.04.2004 perjashtohet me motivacion “Per shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise”.

    ➢ Ne vitin 2003, ishte me detyre Drejtor i Policise Qarkut Lezhe gjate kontrollit te ushtruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, jane konstatuar disa shkelje ligjore gjate ushtrimit te detyres se tij si drejtor policie sic jane; - komandimet dhe pezullimet ne kundershtim me kriteret ligjore te disa punonjesve te policise si dhe pranime ne polici te punonjesve me lidhje te forta kriminale ( sic ishte rasti I te shumekerkuarit Agim Pepa I akuzuar per vrasjen e Komisarit Gani Malushi ne Durres) .

    Ne materialet qe dispononte SHKB per kete punonjes policie dhe te cilat I jane derguar Ministrit te Brendshem per periudhen qe ka qene Drejtori I Policise Qarkut Lezhe, thuhet se ne zonen e “bregut te Mates”, jane evitentuar nje ser ngjarjesh e krimesh te renda, si vrasje, vjedhje, vendosje gjobash, grabitje, rrembim I vajzave etj. Dhe gjate kesaj kohe ky Drejtor nuk ka drejtuar policine por ka mbajtur lidhje te njeanshme me eksponent te ketyre ngjarjeve (vellezrit Biba, te njohur per aktivitetin e tyre criminal sa ne ate periudhe thuhej se keta ishin drejtuesit real te Komisariatit te Policise Lezhe) duke I perkrahur dhe favorizuar ne aktivitetin e tyre criminal. (Referuar materialit pergjithsues te dates 22.04.2005 me nr. 1215 protokolli, me objekt pergjithesim “Mbi shkeljet e akteve ligjore dhe normative nga disa punonjes policie si dhe masat administrative ndershkuese te marra ndaj tyre”).

    6. Marsel Dulaj, ripranuar ne vitin 24.12.2013, grada “Nënkomisar”, Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin nr. 1 Tiranë/specialist në seksionin për krimet ndaj jetës në DP Tiranë, perjashtuar ne vitin 2012.
    ➢ SHKB, me informacionin nr.85 date, 21.11.2012 I cili ben fjale per procedimin penal nr.580 date 24.10.2012 te Prok rreth Gjyq Gjirokaster, ne ngarkim te ketij punonjesi policie me detyre Shefi I seksionit Kunder Krimit Ekonomiko – Financiar ne DPQ Gjirokaster, per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 I Kodit Penal. Ky procedim penal ishte rregjistrruar pas kallzimit te bere nga shtetasi me inicialet EB, ku denoncohet ky punonjes policie si dhe disa punonjes te policise qarkut Gjirokaster, per lirimin dhe mosarrestimin e mosreferimin e vepres penale ne prokurori per kondrabande ilaçesh, te bashkeshortit te saj, shtetasin me iniciale FB. Rast per te cilin ky punonjes policie ka kerkuar dhe marre kallzuesit Shumen prej 10.000 eurove.

    7. Ervin Dervishi, ripranuar me 01.12.2013, grada “Nënkomisar”, Shef Seksioni dhe Specialist në seksionin e menaxhimit të trafikut urban në Komisariatin Rrugor të Tiranës, perjashtuar ne vitin 2010.

    ➢ SHKB, me shkresen nr 130 date 23.03.2010 te Drejtorit SHKB Tirane, se ndaj N/komisar Ervin Dervishi Prokuroria e rrethit Gjyqesor Tirane, ka rregjistruar Procedimin Penal nr.3344 per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 I Kodit Penal. Konkretisht per periudhen janar – 2009 e ne vazhdim ky punonjes policie ka vendosur 128 masa administrative per shkelje te ndryshme si dhe nga deklarimet e te ndershkuarave me masa administrative – gjobe, nga ky punonjes rezulton se ata I kishin paguar per cdo rast ne dore si ryshfet Shumen nga 5000 leke te reja per sejcilin rast.
    Me shkresen nr.757/1 date, 6.04.2010 ju kerkua nga Komisioni Apelimit te Punonjesve te Policise I cili po shqyrtonte kete rast, informacion me I kual;ifikuar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, mbi veprimet abusive te ketij punonjesi policie dhe gjendjen e ketij procedimi. Me kthim pergjigjen nr. 2594/2 date, 20.04.2010 Prokuroria e Rrethit gjyqesor Tirane e ka informuar Kom e Apelimit se ne perfundim te hetimeve te kryera per punonjesin e policise eshte vendosur dergimi i ceshtjes per gjykim per vepren penale te shperdorimit te detyres. Mbi bazen e ketij materiali dhe ne perputhje me ligjin e policise se shtetit u be perjshtimi I tij nga policia e shtetit.

    8. Flamur Mbrakulla, eshte ripranuar me 01.11.2013, grada “Nënkomisar”, Shef seksioni dhe specialist i policisë rrugore në Komisariatin Korcë, perjashtuar ne vitin 2001.

    ➢ Ky ish punojes policie eshte perjashtuar nga policia e shtetit per thyerje te rend ate disciplines, Veprime te dhunshme , keqsjellje me publikun si dhe ne disa raste I dyshuar per mitmarrje gjate ushtrimit te detyres se tij. Eshte riparnuar ne kundershtim me ligjin e policise se shtetit nga te perjashtuarit me motivacione te papranueshme me etiken e punonjesit te policise, ligjit te policise se shtetit dhe kodit penal te RSH si dhe pa nje vendim gjykate per pafajsine e tij.

    9. Rrustem Mazreku, eshte ripranuar me 19.11.2013, me Graden N/Komisar , Shefi Kom.Pol.Has DPQ Kukes, perjashtuar ne vitin 2002.

    ➢ Mbi bazen e materialit nr. 824 Regj, date. 11.06.2002 te Drejtorise se Kontrollit te Brendshem ky punonjes policie ka kryer vepren penale te “Fallsifikimit/ perdorimit te dokumentave shkollor te fallsifikuar” parashikuar nga neni 187 I K.penal. Konkretisht ne Diplomen me nr.4268 date, 26.09.1996 nr. Regj.1247 Komisioni Shtetror UBT I ka dhene titullin “Ekonomist i Larte Agrar”. Rektori i UBT me shkresen nr.688 date, 27.05.2002 sqaron se Diploma me nr. 4268 date, 26.09.1996 nr. Regj.1247 Komisioni Shtetror UBT nuk ekziston ne Regjistrat e departamentave Ekonomik te Bujqesise. Dhe mbi kete baze ky punonjes policie eshte perjashtuar nga policia e shtetit.

    10. Ilirjan Rokaj, ripranuar 19.11.2013, I jepet grada “Komisar”, Shef i seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin Vlorë, perjashtuar ne vitin 2004.

    ➢ Gjate kryerjes se detyres te Shefit te zyres se Policise rrugore Vlore jane konstatuar keto praktika disiplinore ndaj ketij punonjesi policie:
    Me date 5.5.1998 ndershkohet me mase disiplinore “Verejtje me parlajmerim” per largim nga vendi sherbimit.
    Me date 25.9.2000 ndershkohet me mase disiplinore “Verejtje me parlajmerim” pasi me date 19.9.2000 dyshohej per bllokim dhe me pas lirimin e nje mjeti duke perfituar shuma parash ne formen e mitmarrjes.
    Me date 19.5.2002 me urdher te Drejtorit te Policise pezullohet nga detyra me motivacion “komunikim jo I rregullt me kodine e etikes dhe me pas I eshte dhene masa displinore “Verejtje”
    Me date 19.11.2003 mase displinore “verejtje me paralajmerim” me motivacionin moskorrektesi ne kryerjen e detyres dhe sjllje abusive dhe konkretisht ne disa raste bllokimi te automjeteve te qytetareve ne kundershtim me praktikat per qellime perfitimi.
    Me gjithe keto shkelje dhe masa disiplinore riktheht ne te njejtin vend pune dhe pa vendim gjyqesor.


    11. Agron Mema, ripranuar me date 11.11.2013, grada “Kryekomisar”, Specialist në sektorin e sigurisë rrugore në DPP, urdherat e perjashtimit 1994 dhe 2006.
    Nuk ka ardhur informacioni I kerkuar nga Komisioni Hetimor.
    Me vendimin nr. 31, datë 12.10.1995 është dënuar për mitmarrje.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    Publikohet VIDEO e vrasjes së Plisit, Noka: Të hetohet Artan Didi, drejtoi operacionin ku u vra një peng i pafajshëm



    Video të cilës i referohet opozita në komision, është publikuar që pas ditëve të ngjarjes nga mediat greke, ndërsa është ripublikura nga faqja opozita.com sëfundmi, dhe u be publike sot ne komision. Ristani tregon disa momente të operacionit të policisë shqiptare gjatë pengmarrjes së 1999 nga kronika e mediave greke. Pamjet në video janë marrë nga Balkanweb. Më poshtë kronika e një media greke që shfaq të njëtat pamje. Pamjet janë publikuar prej kohësh në mediat në Greqi, por nuk behet e qarte nese keto jane realizuar nga policia shqiptare qe drejtoi operacionin apo vete mediat. Opozita pretendon se keto pmaje nuk kane qene ne dispozicion te hetimit qe u be me 199 kur ndodhi edhe ngjarja, edhe pse video eshte pjese e nje edicioni lajmesh te atyre diteve ne Televizionin Publik Grek NET.

    Komisioni Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në polici mbylli punimet pasi deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga salla pas publikimit 235të një videos së vrasjes së Flamur Plisit dhe një pengu në autobusin që u rrëmbye në Greqi. Kreu i këtij Komisioni, Arben Ristani, bëri me dije se seanca e radhës do të jetë ditën e premte. Një ndër deputetët që u largua nga mbledhja ishte dhe Taulant Balla, i cili theksoi se është qesharake që Partia Demokratike kërkoi Komision Hetimor. “Ramë dakord që sot të bëhej prezantimi i raportit. Mazhoranca në Komision është në respekt të kushtetutës.”- ka thënë për mediat Balla. Sipas tij, mazhoranca në Komision u pajis me variant të një drafti. Por kreu i Komisionit, Arben Ristani gjatë fjalës së tij, tha se ka ende kohë për të marrë një vendim në lidhje me hetimet në këtë komision dhe se po mblidhen të dhëna të tjera. Në Komisionin Hetimor u transmetua një video, në të cilën tregohej vrasja e një pengu, gjatë një rasti rrëmbimi të një autobusi nga një shqiptar. Në video shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat qëlluan, Flamur Pislin dhe një person që në këtë rast ishte thjesht një peng. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi, nga një shqiptar, me pasagjer brenda ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristani, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë sot, Artan Didi. Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka, theksoi se Artan Didi fshihet pas një krimi të rendë, pasi ka qenë pjesë e një operacioni ku u vra një peng, i pafajshëm. “Didi drejtonte operacionin, dhe ka bërë shkelje të hapur të ligjit. Ndaj kërkojmë të hetohet kjo ngjarje”- ka thënë gjatë fjalës së tij Noka.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    Edhe video tjeter e artikullit me lart:


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    8 vjet ne pozit pse nuk hetuat zotrinj te nderuar
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xhori për postimin:

    goldian (07-05-2014)

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    Babai i pengmarrësit: Didi më ka borxh gjakun e djalit, i çoj fjalë sipas Kanunit- VIDEO


    TIRANE – Publikimi i një videoje në komisionin hetimor për lëvizjet në polici, që sipas opozitës dëshmon se drejtori i policisë Artan Didi ka udhëhequr aksionin e pengmarrjes së autobusit grek, ka sjellë edhe reagimin e babait të të riut shqiptar që mori peng autobusin 15 vjet më parë. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Krrabë në 28 prill të vitit 1999, ku u vra pengmarrësi Flamur Pisli dhe një pasagjer i autobusit.

    Sipas anëtarëve të djathtë të komisionit, pengmarrësi i autobusit, Flamur Pisli, u neutralizua me snajper, ndërsa Artan Didi ka qëlluar mbi një të pafajshëm ndërsa zbriste nga automjeti.

    Babai i pengmarrësit të autobusit, Nuredin Pisli, në një reagim në “News24” shprehet se në bazë të ligjeve të Kanunit do t’i çojë fjalë kreut të policisë, Artan Didi.

    “Unë sipas Kanunit, tani detyrohem që t’i çoj fjalë Artan Didit që më ka gjakun e djalit borxh. Më ka jetën e djalit tim, por më ka dhe të grekut borxh. Se më janë vrarë dy djem atje, edhe ai greku që u vra është djali im. Greku si vrau, ky i vrau dy djemtë aty. Tani do t’i çoj fjalë Artan Didit ta bëjmë ballë për ballë që më ke dy gjaqe borxh, edhe të grekut, edhe të djalit tim.”-shprehet Nuredin Pisli.

    Babai i pengmarrësit pranon se i biri gaboi kur mori peng autobusin me pasagjerë, por sipas tij, policia shqiptare nuk kishte pse ta vriste.

    “Kam 15 vjet që merrem me drejtësinë, deri tani më ka mashtruar. Kanuni është që burri që është burrë del përballë, të vrava se më pate borxh. Tani Tan Didi, meqë paska vrarë djalin tim dhe grekun, mikun në shtëpi, kërkoj gjak. Grekët paskan pas karamele s’paskan pas armë. Kanuni ka mbyllu brenda, në mos hajde në shtëpi të merremi vesh.”- deklaron Nuredin Pisli.

    Balkanweb

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    bravo pd qe hap telashe njerezve
    popull shkerdhat
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    Une e kuptoj shume mire hallin e PD te ciles nuk I pritet barku per Flamur Pisli dhe as per Jorgo Kulurin por me thene te drejten vrasja e te dyve mund te ishte shmangur por keshtu ndodh kur aksioni drejtohet prej injerezish te paafte. Ai djali grek eshte vrare komplet per shkak te injornces dhe xhahil-llekut te hajvaneve tone. Mire thote Nuredin Pisli se ne kete rast djali e tij e solli Jorgo Kulurin deri ne Kerrabe dhe atij I mbetet njolla e zeze, po te isha ne vendin e tij mua do me rendonte njelloj si per djalin tim vrasja e atij te riut grek. Ku eshte faji Jorgo Kullurit qe ka rene peng e veprimeve te deshperuara te dikujt te keqtrajtuar nga policia helene, Flamurit, I cili ska pasur asnje qellim per te vrare dhe peng I policise shqiptare te drejtuar nga njerez te paafte.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    Pra ky malesori po e kerrcenon Didin live ne tv? Lejohet kjo gje? Nuk ka problem?
    Flamuri eshte viktime si shume nga viktimat e tranzicionit por me duket absurde te dale i ati ne tv e te thote me ka 2 jete borxh..
    Absurde edhe fakti qe u zgjua tani PD per te kerkuar drejtese..po ik ere pirdhu!
    Cdo gje eshte relative...

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: PD publikon videon e vrasjes së pasagjerit dhe Pislit në ’99, Noka: Didi pas ngj

    PDja me sa duket nuk ka ku te kapet dhe po kerkon lajme te bej sensacion.Vertete kaq budallenj na kujtojne keta politikanet apo mos ndoshta vertete kaq budallenj jemi? Per nje gje jam i sigurte ,ai Flamuri qenka vertete k. kandari.Po flet sikur i beson ato qe thote dhe nese i beson vertete ato qe thote atehere eshte me shume se k.kandari por rr.k.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •