Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Esmeralda Thimio: Burri im nuk eshte trafikant ikonash por koleksionist i njohur

    Tiranë, policia sekuestron bazilika të vjedhura, kapet banda

    Tiranë, policia sekuestron bazilika të vjedhura, kapet bandaTIRANË - Një thesar veprash arti të vjedhura janë sekuestruar mbrëmjen e sotme nga grupi antitrafik i policisë së Tiranës.
    Operacioni i pazakontë vuri në pranga dhe bandën e trafikantëve që posedonin thesarin.

    Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për bazilika, ndërsa baza e veprave ka qenë tek zona e ‘Don Boskos’, në kryeqytet. Veprat e artit të vjedhura shiteshin jashtë vendit tek koleksionistë të huaj.

    News24 ka zbardhur edhe emrat e dy personave të cilët dyshohen si autorë të veprave të vjedhura. Bëhet fjalë për Arben Spahon, 39 vjeç nga Pogradeci, banues në Tiranë, si dhe Gjergji Vani Thimo, 52 vjeç lindur në Korçë, banues në Tiranë.

    Në banesën e Thimos, koleksionist që prej vitit 1990, u gjetën mbi 100 ikona dhe vepra arti të vjedhura.

    I arrestuari tjetër, Arben Spaho është arrestuar disa herë nga policia në vite të ndryshme për vjedhje, kryesisht të veprave të artit. Spaho është arrestuar në vitin 2008-të dhe 2010-të gjithashtu edhe në vitin 2013. Në 2010-ën Spaho ka vjedhur edhe kishën e ‘Shën Mërisë’ në fshatin Voskopojë të Korçës.

    Veprat e sekuestruara janë dërguar në komisariatin numër 1 dhe të mërkurën do të dërgohen për ekzaminim në Policinë e Tiranës.
    (d.b/a.k/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...da-152795.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Gjatë orëve të mbrëmjes, në Tiranë është zhvilluar një operacion antitrafik, që zyrtarët e policisë e cilësojnë të pazakonshëm.

    Burimet tregojnë se është kapur një thesar i vërtetë i veprave të vjedhura të artit. Një numër i madh ikonash dhe veprash murale mbaheshin në 3 banesa, në Kamëz, Bathore dhe Tiranë.

    Operacioni u finalizua pas një pune të sektorit antitrafik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Njoftohet arrestimi i dy personave në lidhje me ngjarjen, ndërsa vlera e veprave të artit llogaritet në disa qindra mijëra euro.

    Policia thotë se ka goditur kështu një rrjet të trafikut ndërkombëtar të grabitjes dhe shitjes së veprave të artit, ndërsa vijon hetimet për implikimin e të tjerë personave.

    Menjëherë pasi u informua për këtë operacion, kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për t’u njohur me detajet. Në takim ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj.

    Kryeministri përgëzoi të gjithë efektivët e policisë të përfshira në hetimin dhe finalizimin e këtij operacioni, ndërkohë që më shumë detaje do të mësohen në orët në vijim, ndërsa paraditen e së mërkurës policia do të dalë me një deklaratë zyrtare. / Top Channel

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Po N Ceka ish i perfshire ne vjedhjen e ikonave?
    Sigurisht ua la kopilin ne xhep atyre qe kapen,sepse kryebanditi ai eshte!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit



    Janë dashur disa furgonë policie për të transportuar, nga bazat e trafikantëve për në Galerinë e Arteve, veprat e artit të vjedhura ndër vite.

    Pas këtij triumfi të Policisë, kundër këtij trafiku rrënues për trashëgiminë kulturore, Kryeministri Edi Rama deklaroi se beteja ndaj krimit ka nisur. Por sërish ai mendon se trashëgimia është në rrezik, për të cilën e gjithë Qeveria do të angazhohet për ta mbrojtur me çdo kusht.

    "Fakti, që një thesar i këtyre përmasave i barabartë me një muze, deri mbrëmë ishte në duart e keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesarëve të tjera, që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë, flet vetë për gjendjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme të sigurisë në vend, jo vetëm për jetët e njerëzve, jo vetëm për pronën e qytetarëve, as vetëm për pronën publike si territor, por për këtë pasuri të paçmuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë", u shpreh Rama.

    Kryeministri falenderoi te gjithe policet qe moren pjese ne aksionin me te madh, ndonjehere te zhvilluar ne Shqiperi ne kete fushe, por vleresoi nje detaj ne kete lufte, ate te pages se vogel te policit kundrejt miliona eurove te veprave te artit. Rama tha se policet i kane bere nje sherbim te madh Atdheut.

    "Pavarësisht se marrin një rrogë shumë modeste, pavarësisht se punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, pavarësisht se asnjëherë deri më sot nuk janë respektuar sa duhet për sakrificat dhe për punën e tyre, nuk janë tunduar përpara këtyre vlerave marramendëse monetare dhe materiale, por i kanë shërbyer Atdheut të tyre, i kanë shërbyer shtetit të tyre, i kanë shërbyer misionit të tyre. Ata janë një shembull për të gjithë ne, janë një shembull për se si duhet të funksionojë policia e këtij shteti", tha Rama.

    "Puna flet vetë dhe fjalët e mia janë shumë të varfra përballë kësaj pasurie, por doja shumë sinqerisht para jush zoti Kryeministër, para jush të ftuar që të falenderoja edhe njëherë të gjithë oficerët, të gjithë specialistët e Policisë së Shtetit që kanë kryer këtë aksion spektakolar", tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

    Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro tha se ruajtja e trashegimise kulturore nuk eshte vetem detyre e policise.

    "Këto vlera të jashtëzakonshme, shumë të rrezikuara dhe sikurse ka dhe shumë të tjera të rrezikuara, për të cilat kemi kohë që flasim, ndodhen pikërisht në insitucionin publik të kulturës. Pikërisht për këtë Ministria e Kulturës ka nisur një fushatë sensibilizimi, në site-n 'shpetothesarin.com', me të gjithë qytetarët për të marrë sinjale. Kjo nuk është vetëm detyrë e policisë, është padyshim e të gjithëve ne, sepse kultura na përket të gjithëve ne", u shpreh Kumbaro.

    Aksioni per kapjen e Arben Spahos nga Pogradeci dhe Gjergji Thimos nga Korça, u organizua nga policia e Tiranes te marten ne mbremje, ku u sekuestruan ne kater apartamente dhjetra murale dhe ikona me vlere miliona dollaresh.

    / Top Channel

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Z. Rama duhet ta dije mire se “thesari” qe sapo ka zbuluar eshte ne rradhe te pare prone e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, pastaj eshte edhe trashegimi kulturore kombetare, trashegimi qe pushtetaret duhet t`ja kishin kthyer Kishes 4 vjet e ca me pare, me nenshkrimin e marreveshjes shtet-KOASH. Ndersa Rama lavderon veten per zbulimin e bere, do te jete me mire t`i ktheje KOASH-i Kishen e se Tereshenjtes ne Permet e cila u zaptua pikerisht prej pushtetareve te “ligjshem” dhe u perdhos.
    Zotit Rama nuk i ka bere pershtypje se si perdhoseshin ikonat nga kontraktuesit e forces dhe permbaruesit private dhe hidheshin ne kamionin e plehrave te Bashkise se tij. Kjo thjesht sepse kerkon te mburret para votuesve me thesarin te cilin e kane pasur vete detyre per ta ruajtur si “klase politike” ,.., ky k/m qe kerkon "identitetin" e shqiptareve, ne rradhe te pare te sensibilizohet per skandalin e Permetit, per perdhosjen e te SHENJTAVE, hedhjen e kambanores me Kryqin, heqjen e kryqit ballor, Shkrimit te Shenjte, kupes se Kungates, ikonave,dhe sendeve te tjera te shenjta,..per rrahjen e prifterinjve, thyerjen e dhembeve, mos ndjeljen nga drejtesia, fyerjet me fjalet: "Kelysh i Janullatosit",rrahjet deri per spital te besimtareve.
    Ndjeshmeria e madhe e Rames duhet te jete ne rradhe te pare ndaj pronarit te ketyre ikonave te gjetura dhe jo te beje te paditurin per kete ceshtje. Dhe kur permend "identitetin" duhet ta kuptoje mire se identiteti shqiptar eshte ai "ORTHODHOKS"
    Z. Rama te kerkoje falje per cfare ndodhi ne Permet dhe te ktheje URGJENT, gjithcka eshte pushtuar dhe perdhosur, si dhe te gjithe pasurite e Kishes Orthodhokse, duke filluar nga keto ikona te sekuestruara, dhe te gjithe "monumentet e kultures".
    Duaje te afermin tend si veten

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    Albo (09-10-2013)

  7. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë, policia sekuestron bazilika të vjedhura, kapet banda

    Z. Rama duhet ta dije mire se “thesari” qe sapo ka zbuluar eshte ne rradhe te pare prone e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, pastaj eshte edhe trashegimi kulturore kombetare, trashegimi qe pushtetaret duhet t`ja kishin kthyer Kishes 4 vjet e ca me pare, me nenshkrimin e marreveshjes shtet-KOASH. Ndersa Rama lavderon veten per zbulimin e bere, do te jete me mire t`i ktheje KOASH-i Kishen e se Tereshenjtes ne Permet e cila u zaptua pikerisht prej pushtetareve te “ligjshem” dhe u perdhos.
    Zotit Rama nuk i ka bere pershtypje se si perdhoseshin ikonat nga kontraktuesit e forces dhe permbaruesit private dhe hidheshin ne kamionin e plehrave te Bashkise se tij. Kjo thjesht sepse kerkon te mburret para votuesve me thesarin te cilin e kane pasur vete detyre per ta ruajtur si “klase politike” ,.., ky k/m qe kerkon "identitetin" e shqiptareve, ne rradhe te pare te sensibilizohet per skandalin e Permetit, per perdhosjen e te SHENJTAVE, hedhjen e kambanores me Kryqin, heqjen e kryqit ballor, Shkrimit te Shenjte, kupes se Kungates, ikonave,dhe sendeve te tjera te shenjta,..per rrahjen e prifterinjve, thyerjen e dhembeve, mos ndjeljen nga drejtesia, fyerjet me fjalet: "Kelysh i Janullatosit",rrahjet deri per spital te besimtareve.
    Ndjeshmeria e madhe e Rames duhet te jete ne rradhe te pare ndaj pronarit te ketyre ikonave te gjetura dhe jo te beje te paditurin per kete ceshtje. Dhe kur permend "identitetin" duhet ta kuptoje mire se identiteti shqiptar eshte ai "ORTHODHOKS"
    Z. Rama te kerkoje falje per cfare ndodhi ne Permet dhe te ktheje URGJENT, gjithcka eshte pushtuar dhe perdhosur, si dhe te gjithe pasurite e Kishes Orthodhokse, duke filluar nga keto ikona te sekuestruara, dhe te gjithe "monumentet e kultures".
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #7

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    ka ndonje vendim te ri per Permetin apo vazhdon te mebetet ne fuqi ai vendimi i fundit qe i jep pronesine bashkise?

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Arti kishtar i vjedhur nga kishat orthodhokse dhe qe i perket KOASH dhe komunitetit orthodhoks shqiptar, shkembeu duart. Kaloi nga duart e hajduteve ordinere, ne duart e hajdutit shtet.

    Kthejini pronen Kishes Orthodhokse dhe komunitetit orthodhoks shqiptar se asnje me mire se Kisha e vete besimtaret nuk mund te ruaje kete pasuri.

    Albo

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Pikëpyetje për “Trafikun e Ikonave”, i arrestuari e kishte bërë publike në media zotërimet

    Në një intervistë të botuar në mars të i arrestuari i djeshëm për trafik ikonash nuk duket se kishte gjë për të fshehur. Ai madje kishte grumbulluar Foto0280njësërë firmash për të hapur një muze privat të ikonave të cilat i pretendon si koleksionist dhe ankohet se nuk kishte ku dhe si ti ruante dhe ishte detyruar ti mbante në shtëpi. Gjergji Thimo paraqiti po ashtu (bashkangjitur) edhje një listë të dokumenteve që ai kishte për ikonat që zotëronte. Pyetjet menjëherë pas arrestimit të tij është se përse u zbulua vetëm këto ditë, ndërsa ai vetë i kishte bërë publike edhe më herët zotërimet.

    Foto te ikonave qe Gjergji Thimo zoteronte, bere ne vitin 2012

    http://mapo.al/2013/10/09/80917/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    100 intelektualë kërkojnë ngritjen e Muzeut të Ikonografisë

    Aida Tuci

    Në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Don Bosko” qëndrojnë bashkë në një shtëpi me qira mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, vëllezërit Zografi, Çetirët, e shumë autorë anonimë. Ata janë vendosur njëri mbi tjetrin në një dhomë të vogël jo më shumë se 5×6 metra katrorë. Prej disa viteve 150 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo qëndrojnë në këto kushte, në pritje të ngritjes së të parit Muze privat të ikonografisë shqiptare. Një muze që në letra është krijuar qysh në vitin 1996, por që kurrë nuk u bë realitet. Muzeologu dhe koleksionisti Gjergji Thimo është dashur të kalojë shumë vështirësi në jetë për të mbrojtur këto 150 ikona, vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë. I shpëtoi një tentative për vjedhje në vitin 1997, por nuk arriti të shpëtonte nga flakët shtëpinë e tij në Korçë, ku mbante gjithë koleksionin e tij të krijuar mbi bazën e një trashëgimie familjare dhe pasuruar vit pas viti prej tij. U detyrua të zhvendosej bashkë me koleksionin në Tiranë, ku prej vitesh jeton në shtëpi me qira bashkë me koleksionin e tij, që e ka shpërndarë në çdo cep të shtëpisë. “Nuk kam ku t’i mbaj. Është një koleksion me vlera të mëdha dhe që do kujdes. Që prej viti 1996 po luftoj për të ngritur të parin Muze të ikonografisë shqiptare, me qëllim ekspozimin por dhe ruajtjen e këtyre vlerave të ikonografisë shqiptare”- thotë Gjergji Thimo. Ai ka ndërmarrë një iniciativë që mendon se do të mund të zgjojë ndërgjegjen e shtetit, duke kërkuar ndihmën e 100 intelektualëve shqiptarë: shkrimtarë, historianë, muzeologë, akademikë etj., që të mbështesin këtë iniciativë të tij. Thotë se ia ka dalë deri tani dhe ka siguruar rekomandimet dhe firmat e 100 intelektualëve, që do t’i bëjë pjesë të dosjes që shumë shpejt do të jetë në dorën e Kryeministrit të vendit. “Mendoj se tani është momenti më i mirë për të ngritur një muze të tillë. Jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe këto vepra janë pjesë e identitetit tonë kombëtar”- thotë koleksionisti. Në intervistën e tij për MAPO-n Gjergji Thimo tregon sesi tentuan t’ia vjedhin koleksionin në vitin 1997, që pasoi me djegien e shtëpisë dhe ndërhyrjen e qarqeve greke për t’ia ndryshuar emrin projektit të tij nga Muzeu i Ikonografisë Shqiptare në Muzeu i Ikonografisë së Vorio-Epirit.

    Si lindi ideja për ngritjen e këtij muzeu?

    Muzeu është krijuar që në vitin 1996, me mbështetjen e ish-ministrit të Kulturës, Teodor Laço, me një vendim të veçantë të qeverisë shqiptare të asaj kohe. Në aspektin ligjor, ky muze figuron i regjistruar si në gjykatë edhe në Ministrinë e Kulturës që në vitin 1996. Dhe që nga ky vit e deri më sot përpjekjet e mia kanë qemë maksimale për ta konkretizuar projektin e këtij muzeu. Ka qenë dashamirësia e ish-ministrit Teodor Laço, që u bë e mundur njohja në aspektin legjislativ të këtij muzeu. Gjithashtu një dashamirësi shumë e madhe e Dashnor Kokonozit, që është një ndër krijuesit e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK). Dhe sidomos iniciativë e shkrimtarit Ismail Kadare, që në një vizitë të asaj kohe në Korçë vlerësoi koleksionin tim privat dhe u bë mbështetës i këtij projekti. Ishte pikërisht mbështetja e disa prej intelektualëve shqiptarë, që në ato vite vuri në lëvizje pushtetin lokal në Korçë, që fillimisht më premtoi një vend për ngritjen e këtij muzeu. Por ndërhyri kisha greke dhe projekti nuk u realizua. Në vendin që më premtuan për ngritjen e këtij muzeu, çuditërisht Bashkia e Korçës ngriti themelet e Muzeut të Artit Mesjetar, një muze që do të shpërngulej nga kisha dhe do të vendosej atje. Por kjo ishte thjesht për të eliminuar projektin tim, sepse dhe sot e kësaj dite ai muze nuk është ngritur dhe kanë mbetur vetëm themelet si relikte në mes të qytetit. Të gjitha këto ndërhyrje erdhën nga konsullata greke në Korçë, prej të cilëve unë fillimisht kërkova dhe mbështetje, duke qenë se bëhej fjalë për art bizantin, si një kulturë shqiptare, ballkanase dhe europiane. Por me të dorëzuar dosjen në ambasadën greke, ata më vunë kushte për mbështetjen e tyre.

    Çfarë kushtesh ju vunë?

    Në regjistrimin në MTKRS-së, që i përket vitit 1996, muzeu është emërtuar Muzeu i Artit dhe Kulturës Shqiptare. Ata më kërkuan në shkëmbim të mbështetjes financiare që emri të ndryshohej në Muzeu i Ikonografisë së Vorio-Epirit. Unë nuk pranova, kështu që kjo u bë pengesë. Por vështirësitë e mëdha erdhën më pas.

    Pse, çfarë ndodhi më pas?

    Në vitin 1997 shtëpinë time në Korçë e sulmuan për ta vjedhur. Ka qenë ndërhyrja e policisë që shmangu vjedhjen e koleksionit. Vetë drejtori i policisë së asaj kohe më dha dy automatikë për të mbrojtur shtëpinë dhe veprat që unë mbaja aty. Në atë periudhë më dogjën edhe shtëpinë në Korçë, në një kohë ku qarkullonin shumë banda të Vorio-Epirit. Bëra dhe denoncim në ShIK. Kam kaluar peripeci deri dhe kërcënime për jetën.


    Këto objekte janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore?

    Të gjitha objektet janë të regjistruara në Qendrën e Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe janë rreth 150 vepra ikona, piktura etj., që sot mbahen në kushte shtëpie. Pasi mbarova gjithë dokumentacionin e kartelizimit të këtyre veprave iu drejtova edhe Këshillit të Ministrave, që në atë kohë kishte kryeministër Fatos Nanon dhe i prezantova dosjen e plotë të këtij projekti, por as sot e kësaj dite nuk kam marrë një përgjigje. Gjatë këtyre viteve kam çelur shumë ekspozita. Në vitin 1999 në Muzeun Historik Kombëtar u çel e para ekspozitë e ikonografisë shqiptare, ku vlerësimet qenë maksimale.

    Jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe ju kërkoni që në këtë 100-vjetor Muzeu i parë privat i Ikonografisë shqiptare të konkretizohet

    Në gjithë këto vite përpjekje nga ana ime zhgënjimet kanë qenë të shumta nga ana e institucioneve kulturore, por mendoj se tani është momenti që këto institucione të ndërgjegjësohen për këto vlera të trashëgimisë sonë. Në këtë iniciativë timen kam marrë mbështetjen e 100 intelektualëve shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e këtij projekti me rekomandimet e tyre. Mund të përmend këtu ish-ministrin dhe deputetin e Parlamentit Shqiptar, zotin Teodor Laço, i cili i është drejtuar organeve më të larta të shtetit shqiptar me një letër rekomandim. Po ashtu shkrimtari Ismail Kadare më ka dhënë mbështetjen e tij për ngritjen e këtij muzeu, ashtu si Prof. Dr. Ferid Hudhri, Prof. Dr. Beqir Meta, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi etj. etj., se lista është shumë e gjatë. Nuk janë vetëm intelektualët e Tiranës, por dhe nga ata në rrethe kam gjetur përkrahje dhe mbështete në këtë iniciativë si dhe nga institucione të ndryshme kulturore, si Muzeu “Onufri” në Berat, Muzeu i Korçës etj. Ngritja e Muzeut Privat Ikonografik me vepra të mjeshtërve të mëdhenj të ikonografisë, si Onufri, David Selenicasi, Kostandin Shpataraku etj. mbart vlera jo vetëm për veprën e që lanë pas këta mjeshtër, por dhe për faktin që një koleksionist privat mbron këto vlera të trashëgimisë sonë. Aktualisht dosja është duke përfunduar dhe shumë shpejt ajo do t’i dërgohet Kryeministrit të vendit.

    Po çfarë mbështetjeje konkrete kërkoni ju nga shteti?

    Unë kërkoj vetëm që shteti të më sigurojë 300 metra katrorë dhe të ma japë me qira. Nuk kërkoj që shteti të ma falë, por të ma japë me qira. Unë kam në pronësi rreth 1 shekull trashëgimi vepra ikonografike të kulturës shqiptare dhe mendoj se shteti duhet të më krijojë mundësinë që të hap një muze të Ikonografisë shqiptare. 100 vjet shtet janë identiteti ynë kombëtar dhe këto vepra janë pjesë e identitetit tonë kombëtar, që duhet të ekspozohen. Unë dhe mund t’i shisja këto vepra, që kushtojnë vërtet shumë, por unë jam koleksionist dhe më dhemb ta prish këtë koleksion që është ngritur nga një punë disavjeçare brez pas brezi nga familja ime. Këto vepra nuk janë të miat, janë të Shqipërisë, që do të trashëgohen brez pas brezi. Muzetë më të fuqishëm në botë janë ato private. Po të shikosh koleksionet më të famshme që janë ekspozuar në Luvër apo dhe në Itali, u përkasin koleksionistëve privatë dhe janë këta që i japin vlera kombit dhe jo ata që bëjnë kontrabandë me vlerat e kombit.

    Po ju, si e keni krijuar koleksionin tuaj?

    Ndoshta duket e pabesueshme, por unë kam filluar të koleksionoj këto vepra që në kohën e diktaturës. Familja ime i përket ortodoksisë shqiptare dhe në shtëpinë tonë në atë kohë ruheshin ikona të cilat m’u trashëguan. Sigurisht që i mbanim fshehurazi. Gjyshja ime ka qenë dhaskalicë në shkollën shqiptaro-greke, ndërsa gjyshi im ka qenë teolog. Në atë kohë ikonat i mbanim të fshehura në shtëpinë tonë private. Kishim disa musëndra (dollapë të futur në mur), ku mblidhnim të tilla, gjërat me vlerë dhe i ruanim. Edhe babai im ka mbaruar teologjikën në shkollën greke dhe kur janë hapur kishat në Shqipëri ishte themeluesi i parë i Kishës në Korçë, por me një qëllim të ndryshëm nga ajo e Janullatosit që erdhi më vonë. Ai ka qenë kryetar i Kishës Ortodokse “Fan Noli”. Ishte i pari që licencoi dhe shoqatën ‘Fan Noli’. Duke qenë teolog, ai i njihte vlerat e këtyre ikonave dhe i ka ruajtur duke m’i trashëguar mua, ashtu si unë do t’ua trashëgoj fëmijëve të mi.

    I gjithë ky koleksion është i trashëguar apo dhe e keni pasuruar ndër vite?

    Një pjesë është trashëguar, ndërsa pjesën tjetër e kam blerë në ato vite që ikonat shiteshin në Greqi për një vizë. Unë isha biznesmen dhe arrita të siguroja një fond të konsiderueshëm që në fillim të viteve ’90, fond që shkoi i gjithi për të pasuruar më tej koleksionin tim, përveç asaj që kisha trashëguar nga babai. Gjyshërit e mi kanë jetuar dhe punuar në Amerikë. Nëna ime ka pasur një qostek të gjithin prej floriri me monedhat e Zogut. Ajo, duke parë pasionin tim si koleksionist, m’i dha ato monedha që i shita në atë kohë dhe me paratë që sigurova kam blerë shumë vepra në atë kohë. Sidomos në zonën e jugut të Shqipërisë. Zonë ku grekët ua blinin këto ikona shqiptarëve që në këmbim kërkonin vetëm një vizë. Unë shpesh e kam ngritur zërin për këto vjedhje që janë bërë atëherë e vazhdojnë të bëhen edhe tani.

    Cilës periudhë i përket koleksioni juaj?

    Në koleksionin tim ka ikona, piktura dhe piktura në beze, që i përkasin shekullit XII deri në shekullin XVII. Ikonat kanë autorë kolosët e ikonografisë shqiptare, si David Selenica, Onufri, Kostandin Shpataraku, që janë shkolla e ikonografisë shqiptare, plejada më e mirë që ka pasur jo vetëm Shqipëria, por gjithë Europa Juglindore e shek. XVII-XVIII. Dhe kjo ka qenë periudha që Shqipëria ka qenë shumë produktive dhe është fat i madh që unë i kam veprat e këtyre ikonografëve të shquar, vlera që kërkoj t’i ekspozoj që t’i shohin të gjithë. Pikërisht këtë periudhë, shek XVII dhe XVIII, vodhi dhe Greqia, sepse ka qenë periudha më deficitare e historisë së saj. Në fund të fundit, një komb e ndërton historinë mbi objekte që flasin dhe këtu në këtë shtëpi me qira në rrugën “Don Bosko” flet një Onufër, një Shpatarak dhe një David Selenica, që nesër pasnesër nuk është çudi që të na dalin që janë grekë në historinë e fqinjëve. Unë i kam veprat e tyre si një dëshmi që përfaqësojnë shkollën e ikonografisë shqiptare dhe për t’i bërë të njohura këto vepra unë kërkoj vetëm 300 metra katror- me qira për t’i ekspozuar.

    http://mapo.al/2012/03/30/100-intele...-ikonografise/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •