Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Kryeministri nuk ka te drejte te marre persiper identitetin qe nuk i takon,..ne rradhe te pare t`i ktheje ikonat Kishes Orthodhokse dhe sa me shpejt bile..
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Goditje e rëndësishme kundër vjedhjes dhe trafikimit të objekteve të shenjta të kishave orthodhokse

    Përmes një njoftimi Ministria e Brendshme njoftoi se strukturat e luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, falë një pune hetimore dhe të mirëorganizuar bënë të mundur finalizimin e operacionit “Ikona”, në kuadër të të cilit u gjendën dhe u sekuestruan një sërë ikonash dhe pikturash të vjedhura.
    Për këtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Arben Rrahman Spaho, 40 vjeç, lindur në Debrovë, Pogradec, dhe banues në Kamzë të Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gjergji Vani Thimo, 43 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe falsifikimin të dokumenteve zyrtare.
    Nga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë të arrestuarit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme, 6 ikonostase, të cilat dyshohet që janë vjedhur me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE. 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të shkëputura gjatë grabitjeve në Voskopojë , ungjij me kapakë metalikë për shërbesat kishtare etj.
    Pas aksionit te Policisë se Shtetit, veprat u çuan në Galerinë e Arteve në Tiranë, ku iu paraqitën mediave. Dorëzimi u bë në prani te Kryeministrit Rama, ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministres së Kultures, Mirela Kumbaro. Kryeministri Rama e ka quajtur këtë një ndër aksionet antitrafik më të mëdha, por dhe një betejë që sapo ka nisur.
    Duhen falënderuar organet e rendit dhe gjithë ata që bënë të mundur ndalimin e trafikut të turpshëm të objekteve të shenjta të grabitura nga kishat, të cilat kanë vlera të paçmuara shpirtërore për kulturën dhe identitetin kombëtar. Më në fund është hedhur një hap i rëndësishëm për të ndaluar vjedhjet e vazhdueshme dhe të padënuara dhe trafikimin e tyre, me shpresën dhe besim që ky do jetë vetëm hapi i parë në këtë drejtim.
    Tashmë, pas identifikimit dhe restaurimit, këto vepra të jashtëzakonshme të besimit dhe kulturës sonë duhet të kthehen aty ku u grabitën, në kishat orthodhokse, për t’i shërbyer adhurimit të besimtarëve dhe si dëshmi për të gjithë ata që duan të njihen me vlerë mbarëevropiane që populli ynë ka krijuar në shekuj.

    KOASH

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Veprat e grabitura, nga ikonat e kishave te mesharët

    Përkohësisht në Galeri objektet e sekuestruara.

    Shkreli: Ka edhe objekte muzeale, shumë të shek. XV-XVI. Sot përfundon identifikimi.

    Pjesë ikonostasesh, ikona të përmasave të mëdha e të vogla, mesharë e objekte të tjera me funksion fetar, u përzien bashkë dje në hollin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
    Shenjtorë të ngrysur, me fytyra të rrjepura nga koha apo nga keqbërësit, Shën Mëria, Krishti, Gjon Pagëzori, Shën Gjergji, dolën nga valixhe udhëtarësh, ashtu si gjendeshin të fshehura… Është vetëm një pjesë e 1077 objekteve të sekuestruara gjatë operacionit policor “Ikona”, që u transferuan dje për t’u ruajtur përkohësisht në Galerinë e Arteve. U transportuan me makina policie e, teksa kalonin dorë më dorë, që të strehoheshin në ambientet e Galerisë, ngjallnin jo pak habi e kuriozitet te njerëzit që u ndodhën përreth. Nga njëra anë ishte bukuria që të godiste dhe, nga ana tjetër, fakti që të gjitha ato ishin të grabitura dhe ende nuk dihet se nga ç’kisha e manastire janë shkulur.

    Pikërisht procesit të verifikimit dhe identifikimit po i nënshtrohen këto objekte në ambientet e Galerisë dhe, sipas Ministrisë së Kulturës, pritet që të përfundojë sot.
    “Janë ngritur dy grupe pune të përbërë nga Ministra e Brendshme dhe Ministria e Kulturës, me ekspertët përkatës të trashëgimisë kulturore, të cilët, veç identifikimit, fotografimit, kartelizimit paraprak të këtyre veprave të artit, do t’i krahasojnë me kartelat që disponon Qendra Kombëtare e Inventarizimit, për të parë se cilat nga këto vepra janë të denoncuara si të vjedhura. Nëse bëhet ky ballafaqim, problemi është i thjeshtë dhe një pjesë e tyre me siguri që ekziston, ndërsa për pjesën tjetër, nisur nga karakteristikat artistike që kanë, por edhe nga tipologjia, do të gjenden se nga janë shkulur e nga janë vjedhur, për të vendosur më pas nëse do të shkojnë në vendet e origjinës apo do të ekspozohen”, thotë Artan Shkreli, i cili së bashku me Artan Lamen, anëtarë të Forumit për Trashëgimisë Kulturore, kanë ndjekur gjithë procesin e transportimit të objekteve në GKA. Edhe pse tepër herët për të folur për origjinën apo autorët e veprave, Shkreli thotë se me një vëzhgim të shpejtë identifikohen objekte që u përkasin muzeve shqiptarë. “Kemi edhe objekte të muzeve. Mua më zuri syri dy objekte të muzeut Bratko të Korçës, që është art oriental, që do të thotë se kanë filluar të grabiten muzetë aktualë, përveç veprave që i përkasin shek. XV-XVI, të një rëndësie shumë të madhe artistike që lidhen me identitetin tonë kombëtar”, shton ai. Paraprakisht mendohet t’u përkasin periudhave bizantine dhe mesjetare. Edhe pse në fazën fillestare të verifikimit, sipas tij mes objekteve gjenden “copa ikonostasesh nga disa objekte kulti, ikona të dimensioneve të ndryshme, por edhe ikona shtëpiake, si dhe ikona me përmasa gjigante, dy metra të larta, ka dyer ikonostasesh që janë pjesët më të vyera të këtyre objekteve dhe vlera e tyre në treg është shumë e lartë, ka libra me paleografi me funksion liturgjik, me kapakë të argjendtë ose të praruar dhe, përveç këtyre, ka edhe disa artefakte të tjera artistike, që nuk kanë të bëjnë me funksione religjioze, por që kanë vlera kulturore”.

    Panorama

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...e-te-mesharet/

  4. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    BBC i bën jehonë lajmit të trafikimit të veprave të artit

    LONDER-Ngjarja e trafikimit të veprave të artit shqiptar ka tërhequr edhe vëmendjen e agjencisë prestigjoze informative BBC. Sipas saj, policia e Shqipërisë ka shkatërruar një unazë të trafikimit të veprave të artit, e cila kërkonte të shiste jashtë vendit qindra vepra.

    BBC raporton se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se mbi 1 mijë veprat e konfiskuara mund të përbënin një museum të tërë.

    Midis këtyre veprave ishin piktura, ikona, murale, me një vlerë prej qindra mijëra dollarësh, për të cilat mendohet se janë marrë nga kishat dhe qendrat kulturore në pjesën juglindore të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

    Kryeministri tha se ky është një ndër operacionet më të mëdha kudër trafikimit të artit. BBC shkruan më tej se ekspertët thonë se Kishave Ortodoske të Shqipërisë iu janë plackitur shpesh herë punime që prej rënies së komunizmit dhe që trafikimi i veprave të artit është mjaft i përhapur në Shqipëri.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: BBC i bën jehonë lajmit të trafikimit të veprave të artit

    me pelqen ideja e edi rames per hapjen e nje muzeu ikonollogjik ne tirane.
    keshtu do kene shancin te huajt te njihen me keto vepra, sepse po ti kthehen kishes ato do prezantohen si vepra te autoreve grek dhe sllav. ilia mos te vije keq. por shqiptaret e jugut jane ortodokse dhe nuk e kane shume qejf greqine.

  6. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: BBC i bën jehonë lajmit të trafikimit të veprave të artit

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    me pelqen ideja e edi rames per hapjen e nje muzeu ikonollogjik ne tirane.
    keshtu do kene shancin te huajt te njihen me keto vepra, sepse po ti kthehen kishes ato do prezantohen si vepra te autoreve grek dhe sllav. ilia mos te vije keq. por shqiptaret e jugut jane ortodokse dhe nuk e kane shume qejf greqine.
    Kur paska dale kjo ide e Rames per muze ikonollogjik, s`e kam degjuar ndonjehere, por nese do te ndodhte kjo me keto ikona, atehere Rama nuk do kish ndryshim nga "koleksionistet"

    1. Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t'i kthehen në pronësi Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore.
    pjese nga marreveshja e ratifikuar ne kuvend,...ketu bejne pjese edhe sendet e SHENJTA...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 10-10-2013 më 09:32
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    10 Tetor 2013 - 18:46 | LAJME


    Aksioni për veprat e artit, vajza e Thimos: Babai, engjëlli mbrojtës i ikonave

    Aksioni për veprat e artit, vajza e Thimos: Babai, engjëlli mbrojtës i ikonaveTIRANE - Familjarët e koleksionistit Gjergji Thimo reagojnë në lidhje me arrestimin e tij, nën akuzën e trafikimit të veprave të Artit. Vajza e tij, Evangjelia Thimo ka hedhur poshtë akuzat ndaj të atit, duke theksuar se qëllimi i tij ka qenë mbrojtja dhe jo trafikimi i ikonave.

    “Qëllimi i babait tim Gjergji Thimo nuk ka qene trafikimi i ikonave, përkundrazi ai është munduar ti mbrojë këto vepra për shumë vite me radhë. Duhet theksuar që ai ka qenë transparent hap pas hapi dhe asgjë s’ka qenë e fshehur nga ana e tij! Ekzistojnë shumë intervista dhe emisione ku ka qenë pjesëmarrës dhe e vetmja gjë që ka kërkuar ka qenë ngritja e një muzeu, pikërisht për mbrojtjen e këtyre objekteve. Si mund te akuzohet dhe të përdhoset emri i babit tim duke e quajtur trafikant kur më përpara është quajtur nga mediat Gjergji Thimo, engjëlli mbrojtës i ikonave!!”- shprehet vajza e tij.

    Gjergji Thimo, njëri nga dy të arrestuarit e aksionit kundër trafikut të veprave të artit, prej vitesh punonte si koleksionist dhe një pjesë e veprave që mbante janë “legalizuar” me dokumente si të rregullta, duke e njohur atë si mbajtës e pronar të tyre.

    Pjesa më e madhe e veprave të artit të sekuestruara nga Policia e Shtetit janë gjetur pikërisht në banesën e koleksionistit Gjergj Thimo. Rreth 1077 objekte, si afreske, ikona kishtare, murale e piktura bronzi, që i përkasin periudhës së mesjetës, janë gjetur nga policia në dy ambiente që i përkasin koleksionistit Gjergj Thimo, në zonën e “Ali Demit” dhe në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

    (er.nu/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ve-153123.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Koleksionistë apo trafikantë? Thesari prej 1077 veprash shkon në Galeri

    Dashamir Biçaku

    Kryeministri Edi Rama dhe dy ministra të kabinetit të tij u shfaqën dje përballëthesari një thesari të vërtetë ikonash, pikturash murale dhe antikuarësh të çmuar, të cilat iu dorëzuan Galerisë Kombëtare pas sekuestrimit gjatë operacionit policor. Përkrah ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe asaj të Kulturës, Mirela Kumbaro, Rama tha se trashëgimia kulturore në Shqipëri është në gjendje alarmante. “Fakti që një thesar i këtyre përmasave, i barabartë me një muze, deri mbrëmë ishte në duart e keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesareve të tjera, që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë, flet vetë për gjendjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme të sigurisë në vend, jo vetëm për jetën e njerëzve, por për këtë pasuri të paçmuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë”, – tha Rama në fjalën e tij. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit tha se 1077 objektet me vlerë janë gjetur në shtëpitë e Arben Spahos dhe Gjergji Thimos, të cilët kanë përfunduar në pranga gjatë operacionit të koduar “Ikona”. “Thesari” prej 223 ikonash, 4 pikturash murale, 522 pikturash bronzi dhe 322 objektesh të periudhës mesjetare janë sekuestruar në Kamëz, ku banonte Spaho dhe në një apartament në rrugën “Don Bosko”, i marrë me qira nga Gjergji Thimo. Por kush janë të arrestuarit, në shtëpitë e të cilëve u gjetën ikona me vlerë të pallogaritshme? “Baza sekrete” e të arrestuarit Gjergji Thimo ishte një studio ku hynin e dilnin gazetarë, për të përcjellë në media shqetësimin e tij për ngritjen e një muzeu të ikonografisë shqiptare. Në një intervistë të dhënë për MAPO-n në mars të vitit 2012, Gjergji Thimo fliste me krenari për koleksionin e tij, ku kishte vepra të Onufrit, Kostandin Shpatarakut apo vëllezërve Zografi, për të cilat thoshte se i kishte shpëtuar nga duart e trafikantëve. “Që prej viti 1996 po luftoj për të ngritur të parin muze të ikonografisë shqiptare, me qëllim ekspozimin por dhe ruajtjen e këtyre vlerave”, – pohonte në atë intervistë Gjergji Thimo, që në 100-vjetorin e Pavarësisë kërkoi ndihmën e dhjetëra intelektualëve për të realizuar këtë projekt. 43-vjeçari korçar Thimo pretendonte se të gjitha objektet ishin të regjistruara në Qendrën e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, dokumente të cilat MAPO i fotografoi, ndërsa vetë ai pretendoi se kishte shkuar në zyrat e pushtetarëve vendorë e deri tek ish-kryeministri Nano, por askush nuk e ndihmoi në këtë projekt. Gjergji Thimo mohoi gjatë dëshmisë në polici se ishte pjesë e trafikut të veprave të artit, por hetuesit pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme për ta vënë atë nën akuzë. I arrestuari i dytë, Arben Spaho, në shtëpinë e së cilit u gjet pjesa më e madhe e thesarit, ka përfunduar shpesh në dyert e policisë për vjedhje. Vetëm në fillim të këtij viti ai ra në prangat e policisë së Elbasanit për bastisjen e një lokali, prej nga u largua me 4 televizorë plazma. Policia tha dje se kishte bllokuar edhe një mobilieri, ku ikonat e rralla paketoheshin mes mobiliesh dhe niseshin në drejtim të Italisë apo vendeve të tjera të BE-së. Megjithatë, pritet që policia dhe më pas Prokuroria e Tiranës të gjejnë provat për të ndarë dilemën nëse Gjergji Thimo është koleksionist që ka shpëtuar ikona, apo një trafikant i tyre.

    223

    Ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej të cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni).

    6

    Ikona, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.

    4

    Piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.

    522

    Piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.

    322

    Objekte të ndryshme, të cilat i përkasin periudhës mesjetare.

    http://mapo.al/2013/10/10/koleksioni...kon-ne-galeri/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Thesari me 1077 vepra ekspozohet te Galeria, koleksionisti në pranga i shkruante “Luvrit”

    198 tweet
    Argument, Flash e Enjte, 10 Tetor, 2013 | 09:14 am

    Tiranë, 43-vjeçari i dënuar më parë për falsifikim: Do t’i restauroja.

    “Trafikanti” i shkruante Muzeut të Luvrit në Paris.

    “Thesari” në banesat e koleksionistit Gjergji Thimo.

    Gjergji Thimo, njëri nga dy të arrestuarit e aksionit kundër trafikut të veprave të artit, është personazh mjaft i njohur në Tiranë.
    Ai prej vitesh punonte si koleksionist dhe një pjesë e veprave që mbante janë “legalizuar” me dokumente si të rregullta, duke e njohur atë si mbajtës e pronar të tyre. Pjesa më e madhe e veprave të artit të sekuestruara nga Policia e Shtetit janë gjetur pikërisht në

    Gjergji Thimo
    banesën e koleksionistit Gjergj Thimo. Rreth 1077 objekte, si afreske, ikona kishtare, murale e piktura bronzi, që i përkasin periudhës së mesjetës, janë gjetur nga policia në dy ambiente që i përkasin koleksionistit Gjergj Thimo, në zonën e “Ali Demit” dhe në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Ai këto apartamente i kishte përshtatur në formën e ekspozitës dhe galerisë. Koleksionisti 43-vjeçar nga Korça, Gjergji Thimo, jetonte në Tiranë, ku kishte edhe një biznes privat, lokal, në zonën e “Don Boskos”. Ai është arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Gjatë deklarimeve pas arrestimit ai nuk ka pranuar përfshirjen në vjedhje e trafikim të veprave të artit. Ai ka këmbëngulur që objektet e gjetura në shtëpinë e tij i ka blerë dhe i koleksionon prej vitesh, dhe qëllimi i tij është restaurimi i tyre. Ai ka pretenduar se ka pasur letërkëmbim me Muzeun e Luvrit në Francë, ku do t’i dërgonte për restaurim disa objekte. “Veprat janë të shoqëruara me dokumentet përkatëse”, ka thënë Thimo në polici.
    PlayPrev|Next1 of 18
    1
    123456789101112131415161718

    OPERACIONI
    Policia e Shtetit tha dje zyrtarisht se gjatë një aksioni të koduar “Ikona”, ka bërë të mundur zbulimin e një thesari me qindra vepra arti të vjedhura në Shqipëri e Maqedoni, që dyshohej se do trafikoheshin në vendet e BE-së. Në pranga kanë përfunduar koleksionisti 43-vjeçar Gjergj Thimo dhe Arben Spaho, 40 vjeç, i dënuar disa herë për vjedhje. Katër të tjerë janë shpallur në kërkim e gjithashtu po hetohet për bashkëpunëtorë të tjerë jashtë Shqipërisë. Ky rast hetohej prej vitesh nga oficerët e Krimit të Organizuar. Vjedhja e më pas trafikimi i veprave të artit u zbulua nga tentativat e Gjergj Thimos për t’i transportuar ato jashtë vendit, drejt Bashkimit Europian, me justifikimin se do t’i restauronte. Kjo bëri që qindra murale, ikona dhe objekte të tjera kishtare me vlerë miliona dollarë të sekuestroheshin me dhjetëra furgonë policie e më pas të ekspozoheshin si një thesar i kthyer në Galerinë e Arteve.

    Gjurmimi i trafikut
    Kohë më parë Policia shqiptare ka rënë në gjurmët e trafikut dhe vjedhjes së ikonave të shtrenjta. Agjentët e Policisë kanë marrë informacion për rrjetin që mblidhte ikona jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni dhe zona të tjera, duke i grumbulluar në Tiranë. Mësohet se në kryeqytet bëhej një klasifikim dhe vlerësim i objekteve, të cilat më pas, me një çmim të caktuar, hidheshin në tregun e trafikimit brenda ose jashtë vendit.

    Falsifikimet
    Policia e shtetit ka thënë dje se Gjergj Thimo, njëri nga dy të ndaluarit e aksionit kundër trafikut të veprave të artit, ka pasur precedentë penalë të mëparshëm. Sipas Policisë, mësohet se koleksionisti ka qenë i dënuar për falsifikim dokumentesh. Pas aksionit të gjerë për bllokimin e sendeve të çmuara mësohet se policia ka nisur hetimet pasi ka dyshime se Thimo me anë të falsifikimeve i nxirrte objektet jashtë vendit. Burimet e policisë kanë thënë se 43-vjeçari ka qenë personi kryesor i ndjekur nga hetuesit me qëllim zbardhjen e aktivitetit të grupit kriminal që vepronte në mbledhjen e veprave të artit dhe trafikimin e tyre jashtë Shqipërisë.

    Rama: Siguria në vend, alarmante
    Për Kryeministrin Edi Rama, beteja kundër trafikut dhe ruajtjes së trashëgimisë sapo ka filluar. “Fakti që një thesar i këtyre përmasave, i barabartë me një muze, deri mbrëmë ishte në duart e keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesareve të tjera, që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë, flet vetë për gjendjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme të sigurisë në vend, jo vetëm për jetën e njerëzve, jo vetëm për pronën e qytetarëve, as dhe vetëm për pronën publike si territor, por për këtë pasuri të paçmuar, që nuk zëvendësohet dot me asgjë”, tha Rama dje në Galerinë Kombëtare të Arteve.

    Tahiri: Policia kreu një aksion spektakolar
    TIRANE – Veprat artit që të sekuestruara gjatë natës së të martës nga Policia u ekspozuan dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Të pranishëm në ekspozitën e organizuar posaçërisht për rikthimin e thesarit të vjedhur që do të trafikohej jashtë Shqipërisë ishin: Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës së tij, ministri Saimir Tahiri falënderoi të gjithë oficerët e specialistët e Policisë së Shtetit që bënë të mundur sekuestrimin e qindra veprave të vjedhura, gjatë një aksioni që ai e quajti spektakolar. “Puna flet vetë dhe fjalët e mia janë shumë të varfra përballë kësaj pasurie, por doja shumë sinqerisht para jush, zoti Kryeministër, para jush të ftuar, që të falënderoja edhe një herë të gjithë oficerët, të gjithë specialistët e Policisë së Shtetit që kanë kryer këtë aksion spektakolar”, deklaroi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Kumbaro: Rezultati i parë i 100-ditëshit
    Një nga rezultatet e para të 100-ditëshit të qeverisë “Rama” e ka quajtur sekuestrimin e 1077 veprave të artit, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Ky është një nga operacionet e para të 100-ditëshit tonë për të ndërtuar ura bashkëpunimi të sektorit të trashëgimisë kulturore dhe për të zhvilluar luftën kundër trafikut të trashëgimisë kulturore. Janë një sërë veprash të tjera që vazhdojnë të jenë të rrezikuara dhe Ministria e Kulturës ka nisur një fushatë sensibilizimi në sitin ‘shpetothesarin.com’, për të ftuar të gjithë qytetarët që të sinjalizojnë”, tha ajo.

    “Koleksionistët ushqejnë trafikun”
    “Një pjesë e madhe e koleksionistëve në Shqipëri ushqejnë trafikun dhe shërbejnë si drenazhe për të thithur vepra të trashëgimisë kulturore. Koleksionistët duhet urgjentisht të regjistrojnë të gjitha veprat e artit dhe të trashëgimisë kulturore që mbajnë në shtëpitë e studiot e tyre, sepse në rastet e sekuestrove, në rast se janë të paregjistruara, ato nuk kthehen më”, u shpreh dje arkitekti Artan Shkreli.

    Sot identifikimi
    Verifikimi dhe identifikimi i plotë i objekteve të artit të sekuestruara pritet të përfundojë ditën e sotshme. Sipas Ministrisë së Kulturës, grupi i punës, i përbërë nga specialistë të Ministrisë së Brendshme dhe të trashëgimisë, pranë Ministrisë së Kulturës, po bëjnë verifikimin, fotografimin dhe ballafaqimin me listën e monumenteve të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit, në radhën e objekteve të grabitura.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...ruante-luvrit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Sekuestrohet thesari i veprave të artit

    Veprat e grabitura, nga ikonat e kishave te mesharët

    1 tweet
    Kulture e Enjte, 10 Tetor, 2013 | 09:50 am
    Përkohësisht në Galeri objektet e sekuestruara.

    Shkreli: Ka edhe objekte muzeale, shumë të shek. XV-XVI. Sot përfundon identifikimi.

    Pjesë ikonostasesh, ikona të përmasave të mëdha e të vogla, mesharë e objekte të tjera me funksion fetar, u përzien bashkë dje në hollin e Galerisë Kombëtare të Arteve.
    Shenjtorë të ngrysur, me fytyra të rrjepura nga koha apo nga keqbërësit, Shën Mëria, Krishti, Gjon Pagëzori, Shën Gjergji, dolën nga valixhe udhëtarësh, ashtu si gjendeshin të fshehura… Është vetëm një pjesë e 1077 objekteve të sekuestruara gjatë operacionit policor “Ikona”, që u transferuan dje për t’u ruajtur përkohësisht në Galerinë e Arteve. U transportuan me makina policie e, teksa kalonin dorë më dorë, që të strehoheshin në ambientet e Galerisë, ngjallnin jo pak habi e kuriozitet te njerëzit që u ndodhën përreth. Nga njëra anë ishte bukuria që të godiste dhe, nga ana tjetër, fakti që të gjitha ato ishin të grabitura dhe ende nuk dihet se nga ç’kisha e manastire janë shkulur.

    ARTAN SHKRELI DUKE NDIHMUAR PER SHKARKIMIN E VEPRAVE
    Pikërisht procesit të verifikimit dhe identifikimit po i nënshtrohen këto objekte në ambientet e Galerisë dhe, sipas Ministrisë së Kulturës, pritet që të përfundojë sot.
    “Janë ngritur dy grupe pune të përbërë nga Ministra e Brendshme dhe Ministria e Kulturës, me ekspertët përkatës të trashëgimisë kulturore, të cilët, veç identifikimit, fotografimit, kartelizimit paraprak të këtyre veprave të artit, do t’i krahasojnë me kartelat që disponon Qendra Kombëtare e Inventarizimit, për të parë se cilat nga këto vepra janë të denoncuara si të vjedhura. Nëse bëhet ky ballafaqim, problemi është i thjeshtë dhe një pjesë e tyre me siguri që ekziston, ndërsa për pjesën tjetër, nisur nga karakteristikat artistike që kanë, por edhe nga tipologjia, do të gjenden se nga janë shkulur e nga janë vjedhur, për të vendosur më pas nëse do të shkojnë në vendet e origjinës apo do të ekspozohen”, thotë Artan Shkreli, i cili së bashku me Artan Lamen, anëtarë të Forumit për Trashëgimisë Kulturore, kanë ndjekur gjithë procesin e transportimit të objekteve në GKA. Edhe pse tepër herët për të folur për origjinën apo autorët e veprave, Shkreli thotë se me një vëzhgim të shpejtë identifikohen objekte që u përkasin muzeve shqiptarë. “Kemi edhe objekte të muzeve. Mua më zuri syri dy objekte të muzeut Bratko të Korçës, që është art oriental, që do të thotë se kanë filluar të grabiten muzetë aktualë, përveç veprave që i përkasin shek. XV-XVI, të një rëndësie shumë të madhe artistike që lidhen me identitetin tonë kombëtar”, shton ai. Paraprakisht mendohet t’u përkasin periudhave bizantine dhe mesjetare. Edhe pse në fazën fillestare të verifikimit, sipas tij mes objekteve gjenden “copa ikonostasesh nga disa objekte kulti, ikona të dimensioneve të ndryshme, por edhe ikona shtëpiake, si dhe ikona me përmasa gjigante, dy metra të larta, ka dyer ikonostasesh që janë pjesët më të vyera të këtyre objekteve dhe vlera e tyre në treg është shumë e lartë, ka libra me paleografi me funksion liturgjik, me kapakë të argjendtë ose të praruar dhe, përveç këtyre, ka edhe disa artefakte të tjera artistike, që nuk kanë të bëjnë me funksione religjioze, por që kanë vlera kulturore”.

    http://www.panorama.com.al/2013/10/1...e-te-mesharet/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •