Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    TIRANË- Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj bëri me dije një vendim të fundit të qeverisë Rama, sipas të cilit çdo qytetar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës mund të punësohet në Shqipëri, pa pasur nevojë të pajiset me leje pune.

    “Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri”, tha ai.

    Sipas Veliajt, në ndryshim nga qeveria tjetër, “Ne nuk i konsiderojmë të huaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo student i Luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri”, shtoi ai.
    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    Se kuptoj ate ne fund. Pse vecohen studentet e Lugines?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    Ia marsha te keqen Qeverise se Rilindjes dhe ministrave te vete qe ua zgjidhen hallet shqiptareve ne Shqiperi, e tani po u zgjidhin hallet edhe shqiptareve ne Kosove e Presheve.

    Qeveria e Rilindjes e ka bere Shqiperine parajse ne 6 muaj! Ka hapur aq shume vende te reja pune, sa shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi nuk i mbushin dot keto vende pune. Keshtu qe na duhen ca krahe pune nga Kosova e Presheva qe te mbushin vendet e puneve te Qeverise se Rilindjes!

    Kushedi sa jane lumturuar ata shqiptaret e papune qe kalojne diten ne kafenete e Tiranes kur kane degjuar e lexuar kete lajm te ministrit tone rilindas!

    Po nuk i mbushen dot ato vendet e punes shqiptaret e Kosoves e Presheves, une them qe Qeveria e Rilindjes te sjelli ca fuqi punetore nga Kina dhe India!

    Albo

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    Po kush eshte ai shqiptar budalla nga jashte shqiperise te vije ketu per te punuar???
    Se plasi peshku ketu ne shqiperi!!
    Ne fakt kemi nevoje vetem per kllouna, duke qene se shqiperia eshte nje cirk gjigand.
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    Shpresoj qe ky vendim te jete pjese e 1 strategjie te perbashket me Kosoven,
    per bashkimin e tregut te punes dhe te ndiqet nga nje vendim i njejte nga Kosova.
    Nese keshtu atehere me duket positiv.

    Te papunet e Shqiperise te mos frikesohen sepse
    nese pune nuk ka mos kini hall se askush nuk do te vije.
    Nese pune do te krijohet, atehere mire se te vije kushdo qe ka deshire per te punuar....

  6. #6

    Për: Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    I bashkohem shqetesimit te parafolsve. Turp per qeverine qe lejon kosovaret te vijne te punojne pa leje pune. Leja e punes ishte nje sigurese qe kosovaret mos punojne dot ne Shqiperi. Biles do ishte mire qe mos lejoheshin fare te vinin ata qe jane ne moshe pune, 18-65 vjec, pasi keshtu sigurohemi edhe me shume qe nuk do na marrin punet tona.

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje pune

    Mire do te ishte qe qeveria te punsoje te papunet e shumte qe ndodhen ne Shqipri. Gjithsesi me pagat qe paguhet punonjesi ne Shqipri nuk besoj qe te vije e te punoje njeri ketu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •