Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Reuters: Shqipëria hap tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës

    Shqipëria ka në plan që të hapë tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës, përfshi një në det të hapur, për kompani të mëdha të naftës.

    Ky zhvillim vjen pasi një zbulim i rëndësishëm ka tërhequr interesin e fortë të firmave të huaja. Lajmin e bën të ditur agjencia Reuters, transmeton Tema.

    Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha për Reuters se qeveria e mëparshme i ka negociuar kontratat një për një me kompanitë e huaja të naftës, por tani ka ndryshuar strategjia pasi ka një interes më të madh nga firmat e mëdha gjatë muajve të fundit.

    http://in.reuters.com/article/2014/05/06/albania-crude-idINL6N0NS55T20140506

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Reuters: Shqipëria hap tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës

    Me cfare lekesh do e hapi tenderin? Me leket qe me merr mua dhe emigranteve tjere, 1 euro per cdo kilogram peshe qe sjell apo marr nga Shqiperia. Po te kesh valixhen 40 kilogram i bie qe dyzet euro ti japesh pa kurrefare arsye.
    Emri:  albania-tectonic-zones.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  85.2 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 07-05-2014 më 11:25
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3

    Për: Reuters: Shqipëria hap tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës

    Se kam idene se sa kushton hapja e nje tenderi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Reuters: Shqipëria hap tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Se kam idene se sa kushton hapja e nje tenderi.
    Varet nga vlera e tenderit, ambicjet dhe vendimet e qeverise...
    Qeveria Berisha p.sh. ka shpenzuar miliona dollare ne perpjekjen per privatizimin e deshtuar te Albpertrol-it.
    Qeveria e Thacit ne Kosove gjithashtu ka shpenzuar miliona per privatizimin e deshtuar te PTK-se.
    Ka edhe mjaft raste tjera me pak te njohura per publikun.

    Qeveria e keqe ( e papergjegjshme) mund te shfrytezoje tenderet e tille edhe per te pasuruar qellimisht njerez te lidhur me qeverine (dhe veten) ne kurriz te buxhetit te shtetit.
    Sepse deshtimet e projekteve te tilla dhe te ngjashme te qeverise, dores publike apo shtetit ne raste te rralla perfundojne me fajesimin dhe denimin e organeve dhe personave pergjegjes te institucioneve perkatese. Pra, ekziston potencial jashtezakonisht i madh i keqperdorimit, pa rrezikuar domosdoshmerisht burgun -dhe jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet me te zhvilluara dhe me te perparuara te botes demokratike. Dallimi eshte se shtetet e fuqishme jane shume me te afta te perballojne financiarisht dhe politikisht raste te tilla...

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Reuters: Shqipëria hap tenderin për 13 blloqe për eksplorimin e naftës

    dmth qe Edi Rama tash duhet me vesh asi t'bardha si Sheik

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •