-
i/e regjistruar
Sfungjeret dhe celenteratet
Sfungjeret nuk kane inde. Trupi i tyre ka forma te ndryshme dhe eshte i pajisur me nje zgaver dhe me dy shtresa qelizash. Kane aftesi per tu riperterire.
Celenteratet jane kafshe me simetri rrezore. Trupin e kane me nje zgaver tretese , me nje dalje te vetme, e cila luan rolin e gojes dhe te nxjerrjes se mbeturinave.
Sfungjeret ose poriferet
Sfungjeret jane kafshe shumeqelizore shume te tjeshta , ku qelizat e tyre nuk organizohen ne inde. Ata jetojne ne koloni , te kapur ne shkembinjte e ujerave te thella detare dhe ne ujera te embla. Sfungjeret kane forma te ndryshme te trupit, i cili ngjan si nje thes me shume vrima, te quajtura pore (per kete arsye kane marre edhe emrin porifera). Trupi i tyre eshte josimetrik dhe perbehet nga nje zgaver, e cila komunikon me mjedisin e jashtem permes nje vrime te madhe ne pjesen e siperme, te quajtur oskulim dhe numrin te madh te poreve. Trupi i tyre perbehet nga shtresa e jashtme , e cila sherben si veshje dhe ajo e brendshme, e formuar nga qeliza me jake dhe me kamxhik. Keto qeliza lekunden duke krijuar rryma uji, si dhe kapin e tretin grimcat ushqyese, qe hyjne permes poreve ne trup bashke me ujin.
Nen shtresen e jashtme ndodhet nje lende si xhelatine. Ketu ka disa qeliza ameboide, qe kane per funksion transportimin e pjesezave ushqimore. Sfungjeret riprodhohen me menyre seksuale dhe joseksuale. Ata jane hermafrodite, pra prodhojne si veze, ashtu edhe spermatozoide. Qelizat mashkullore dalin nga trupi i sfungjerit dhe nepermjet ujit hyjne ne poret e sfungjereve te tjere, ku bashkohen me vezet per pllenim.
Riprodhimi joseksual realizohet nepermjet bulezimit , sepse sfungjeret kane aftesi te madhe riperteritese. Kjo ndodh kur nga trupi i sfungjerit shkeputen pjese te vogla, te cilat me pas zhvillohen nepermjet vetise qe kane per tu riperterire dhe japin sfungjere te rinj.
Celenteratet ose knidaret
Ne kete tip bejne pjese kafshe kryesisht detare, por nje pjese e vogel e tyre jetojne edhe ne ujera te embla. Trupi i tyre eshte ne forme qeseje, i quajtur celenterom (nga ku merr edhe emrin), me nje hapje qendrore, te rrethuar me tentakula (zgjatime lekurore, ne trajte fijesh). Keto fije sherbejne per te kapur kafshe te vogla me te vilat ushqehen. Gjithashtu njihen dhe me emrin knidar , per arsye te ekzistences ne shtresen e jashtme te disa qelizave djegese, qe quhen knidoblaste.Keto qeliza luajne rol mbrojtes per kafshen. Kujtoni djegien qe mund te keni provuar nga kandili i detit.
Ne dallim nga sfungjeret, celenteratet kane inde te verteta si dhe qeliza nervore, te lidhura ndermjet tyre ne trajten e rrjetes qe shtrihet ne te gjithe trupin. Celenteratet kane simetri rrezore. Ne kete tip bejne pjese disa nga kafshet me te bukura te rruzullit, si: korale e mrekullueshme , anemonet e detit , meduzat e tejdukshme (kandili i detit) dhe hidrat.
Celenteratet kane nje organizim te tipit polip (forma e ngulur) te tipit meduze (forme e lire).Ata e kane trupin te formuar nga dy shtresa, mes te cilave ndodhet nje shtrese xhelatinoze. Riprodhohen me rruge seksuale duke kaluar ne menyre alternative nga tipi meduze ne tipin polip dhe me rruge joseksuale duke kaluar nga tipi polip ne ate meduze.
BURIMI ( http://euralb.altervista.org/sfungje...-celenteratet/ )
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt