Rrjepja e lëkurës së fytyrës trendi më i ri i bukurisë
5 Maj 2014 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip
Sa larg do të shkonit për të pasur një fytyrë të rinuar?
Rrjepja e lëkurës tingëllon si një mënyrë brutale për të zbukuruar veten, por përpara metodave me lazer, ekzistonin disa klinika kozmetike që e aplikonin këtë mënyrë. Tani ky fenomen po rikthehet.
Procedura konsiston në aplikimin e një locioni acidi në fytyrë, të cilin teksa lëkura e thith, një shtresë e saj rripet duke i dhënë mundësinë shfaqjes së një shtrese më të re lëkure. Me sa duket është mënyra më e thjeshtë për të një rregullim të shpejtë dhe pa operacion. Megjithatë rrjepja e lëkurës nuk është pa efekte anësore.
Procesi jo vetëm që është i dhimbshëm dhe shkakton irritim në fytyrë, por në duart e gabuara mund të lërë shenja të pashlyeshme. Gjithashtu lidhet edhe me rrezikun nga prekja e atakut në zemër.
article-2619510-1D8AA2BF00000578-876_634x465
5 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...i-ri-bukurise/
Krijoni Kontakt