Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Fier: Shefi i Antidrogës shiti të dhëna sekrete në Itali

    U shpall “hero” nga Tahiri, vihet në pranga efektivi i antidrogës

    FIER- Në 10 tetor të vitit të kaluar u shpall “Heroi i ditës” nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi shpëtoi nga rrëmbimi një vajzë të mitur në qytetin e Fierit, por një ditë më parë i janë vënë prangat. Kjo ka ndodhur me efektivin e sektorit të antidrogës në policinë e Fierit, Bledar Naçi.

    Arrestimi është bërë nga Shërbimi i kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Në pranga bashkë me të ka rënë shefi i sektorit të luftës kundër narkotikëve në këtë polici, Dritan Zagani si dhe nënspecialistët e tjerë Bernard Fejza dhe Gramoz Fasko. Kreu i sektorit të antidrogës akuzohet për shpërdorim detyre, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal për trafikim lëndësh narkotike, kurse tre efektivët akuzohen për korrupsion pasiv. Dritan Zagani i zhvillonte operacionet pa njoftuar eprorët, dhe i dekonspironte ato.

    Kurse tre efektivët mes të cilëve dhe Bledar Naçi, i kanë marrë shtetasit M.F. një shumë lekësh. Efektivi Bledar Naçi u bë i njohur për veprimin e tij, kur më 10 tetor të vitit 2013, parandaloi rrëmbimin e një të miture 7 vjeç, nga një 22-vjeçar. Gjesti i tij u konsiderua nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, si shembull për Policinë e Shtetit.

    "Fatmirësisht, një tragjedi u parandalua falë Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit. Djem si ti i bëjnë nder Policisë dhe na japin shpresën se ky vend mund të bëhet vendi, ku mbizotëron paqja, forca e ligjit dhe drejtësia. Krenar për ty dhe djemtë si ti në Policinë e Shtetit!", shkruajti asokohe ministri Tahiri në "Facebook".

    (e.m/News24/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Fier: Ministri Tahiri e shpall “hero” dhe përfundon në pranga efektivi i antidro

    ca shkrimit vari *****
    lum per shkollat qe kemi
    po te isha une ne shqiperi dhe une besoj do merrja nje shkolle

    shume e drejte qe te quhej hero per ate qe beri para tre vitesh duke shpetuar jeten e nje vajze dhe shume ok nga shteti qe dhe persona te ashtequajtur me pozite vihen para ligjit kur e shkelin ate .
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3

    Për: Fier: Ministri Tahiri e shpall “hero” dhe përfundon në pranga efektivi i antidro

    Duhet ti kishin ven prangat qe kur shpetoi vajzen e mitur.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fier: Ministri Tahiri e shpall “hero” dhe përfundon në pranga efektivi i antidro

    Shefi i Antidrogës shiti të dhëna sekrete në Itali

    Të dhënat e marra nga rrjeti i informatorëve të antidrogës së Policisë së Fierit i janë raportuar në detaje një shtetasi italian nga Dritan Zagani, 42 vjeç, deri pak ditë më parë shef sektori në Policinë e Fierit.
    Zyrtari i policisë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas hetimeve mëse 6-mujore që janë zhvilluar ndaj tij. Ende nuk është e qartë arsyeja e qarkullimit të këtyre informacioneve, ndërsa burimet nga hetimi thonë se veprimet e ish-shefit të antidrogës në Policinë e Fierit përbëjnë shkelje të ligjit të policisë dhe kanë dëmtuar disa hetime dhe aksione kundër trafiqeve të cilat ishin në ndjekje prej muajsh. I tillë është rasti i 13 janarit 2014, kur pa koordinim me prokurorinë dhe eprorët e vet, Dritan Zagani organizoi kapjen në Levan të një ngarkese me 110 kilogramë drogë, e cila po ndiqej prej muajsh nga strukturat e hetimit që synonin kapjen e pritësit të lëndës narkotike. Organi i akuzës pretendon se raportimet e zyrtarit të policisë te shtetasi italian kanë qenë të detajuara dhe të shpeshta. Komunikimet mësohet se janë dokumentuar me anë të përgjimeve telefonike voluminoze të kryera me urdhër të gjykatës. Sipas Prokurorisë, në të paktën dy raste është provuar se shtetasi italian i ka dërguar shuma parash zyrtarit të policisë në këmbim të informacioneve sekrete që merrte nga Dritan Zagani. Ky i fundit i ka tërhequr paratë në dy pika transfertash në Vlorë.

    Hetimet nisën në Vlorë
    Një procedim penal i nisur pas dyshimeve për korrupsion nga një punonjës i Bashkisë Vlorë, ka qenë origjina e hetimit që zbuloi grupin e trafikut të drogës nga Lazarati drejt Italisë, por edhe implikimin e zyrtarit të Policisë së Fierit. Rastësisht, gjatë përgjimit të zyrtarit të Bashkisë, hetuesit kanë pikasur bisedën e shtetasit Jorgo Naçi, i njohur si Emiljano Brahimaj. Ndjekja e mëpasshme e aktivitetit të këtij personi i çoi hetuesit te trafiku i drogës, pasi u mësua se i dyshuari ishte duke organizuar nisjen e një gomoneje me drogë Lazarati nga Vlora në drejtim të Italisë. Sipas hetimeve, dy vëllezërit Emiljano Brahimaj dhe Niko Brahimaj, nga Vlora, të dy të arrestuar, porositën në Lazarat rreth 1200 kg hashash dhe organizuan transportimin e saj për në bregdetin e Vlorës. Ata përdorën ndihmën e të arrestuarve Saimir Shoshi, Agur Malaj, Edison Latifi, Ismail Ruçi dhe Ermal Daja, dhe në datën 23 dhjetor 2013, ngarkesa me drogë mbërriti në Vlorë. Policia ndërhyri në kohën kur mendohej se droga do të vendosej në gomone në zonën e hidrovorit, por trafikantët kishin arritur të largohen. Forcat e rendit ndërhynë dhe bllokuan 910 kg hashash, dy makinat që kishin transportuar drogën dhe gomonen që po përgatitej për nisjen drejt Italisë. Të njëjtët persona, vëllezërit Brahimaj, kanë tentuar të trafikojnë edhe 110 kg hashash në janar 2014, ku është ndaluar dhe arrestuar shoferi i makinës ku ishte futur lënda narkotike. I njëjti grup trafiku akuzohet se ka futur në Shqipëri 35 klandestinë kurdë nga Greqia me destinacion vendet perëndimore, por personat e huaj janë kapur në Vlorë.

    tr. so

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fier: Shefi i Antidrogës shiti të dhëna sekrete në Itali

    Ish-shefi i Antidrogës Fier largohet jashtë vendit, ishte në ‘arrest shtëpie’

    Ish­ Shefi i Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, i arrestuar afro një vit e gjysmë më parë, është larguar jashtë vendit dhe nuk ndodhet në arrest shtëpie, siç ishte caktuar masa ndaj tij.

    Emri:  dritan-zagani.jpg

Shikime: 271

Madhësia:  126.4 KB

    Sot, në gjykatën e Fierit, është zhvilluar seanca e parë ndaj Zaganit, që pas kalimit ndaj saj të kompetencave nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Ish Shefi i Antidrogës, akuzohet për “shpërdorim detyre”, teksa sot ai nuk ka qenë i pranishëm në sallë. Gjykata ka konstatuar se ai nuk ka qenë as në banesë, sipas masës “arrest shtëpie”, dhënë më 15 nëntor të vitit 2014 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

    Policia e Shtetit është vënë në kërkim të 43­-vjeçarit. Por mësohet se ish­-shefi i Antidrogës së Fierit është larguar jashtë vendit dhe ka kërkuar edhe strehim politik.

    Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi sot ta vijojë gjykimin ndaj Zaganit në mungesë.

    Ai u prangos pas dyshimeve se kishte shpërdoruar detyrën duke mos raportuar tek eprorët e tij, dijenitë që kishe mbi një rast trafiku lëndësh narkotike.

    Në janar 2014 Zagani ka organizuar një operacion “rutinë” antidrogë në aksin Fier-Vlorë, të pakoordinuar me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda ku u bllokuan 100 kg kanabis sativa. Sipas prokurorisë, kjo ndikoi negativisht në një operacion tjetër që po zhvillohej lidhur me këtë ngarkesë, për të cilën pritej destinacioni final të kësaj lënde narkotike.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •