Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Katastrofë Ekologjike ! Kosova ndot liqenin e Fierzës

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    E tmerrshme, gjithmone neve na del gjumi vonë, dhe atehere ne ngritemi e rebelohemi por nuk zgjatë shumë harrohet shpejtë, kalojmi në skandale tjera, ndotja e ambijentit për ne është si një aperitif, na u eshte bere ushqim pluhuri, balta dhe plehrat si zhurmat e muzikes së lartë pastaj e trumpetave te automobilve janë bërë viruse te pandashme te shqiptarit modernë, njesoj si edhe lavdatat, mburrjet se, gjoja "ishim populli me i qytetruar i botes" ..qe pra se ku na qon mendjemadhsija...te tjerë popuj mbesin te paqytetruar në Europë vetem se ne kemi qytetrim.. KJO ESHTE DEVIZA qe na e propozuan keto dy dekadat e fundit shkruesit e librave tallava"popullli me i qytetruar i europes"...sot jemi te etiketuar per së mbrapshti sikur kemi lindur me këto te zeza as pasterti munges higjene munges vetedije munges arsimimi munges kulture, munges energjie munges ujit te pijshhem vetem pluhuri, plehrat e zhurmen i kemi te pashterrshme se jane gratis...a eshte kjo një jete per njeriun normal te shekullit XXI ? ...apo më mirë te thuhet: si te vdiset e jo si te perprojmi se, pertacia ka dominua popullin shqiptar !
    Kush eshte ai qet thote se kemi qen populli me i qyteteruar ? Vlerat e nje kombi nuk ndryshojne brenda 20 viteve.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080

    Për: Katastrofë Ekologjike ! Kosova ndot liqenin e Fierzës

    Agjencia Mjedisore e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur Shqipërinë, strehën e disa nga problemeve më të mëdha të mjedisit në Ballkan. Zhvillimi i tanishëm ekonomik në Shqipëri, ka përparësi më shumë se, çështjet e mjedisit, ndërkohë që duhet të kuptojmë që ky zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm, nëse nuk parashikon hapësira për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. Megjithëse qeveria ka përmbushur shumë nga “detyrat e saj ligjore” mbi çështjet e mjedisit, problemi qëndron tek implementimi i këtyre ligjeve. Për shembull, Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2000 Konventën e Arhusit, që u jep të drejtë qytetarëve të marrin informacion për mjedisin dhe të marrin pjesë në vendim-marrje mjedisore, por kjo Konventë nuk mund të zbatohet kur Agjencitë Rajonale të Mjedisit, nuk kanë as numra telefoni fiks ku qytetarët mund të marrin për të kërkuar informacion. Aksionet e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, nuk duhet të jenë të veçuara, por pjesë e një strategjie dhe e politikave të mirëfillta profesionale.

    Problemi i ndotjes por dhe së mjedisit nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm. Përkundrazi vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shoh asnjë strategji reale të shprehur dhe të zbatuar për mbrojtjen e mjedisit, i cili në Shqipëri është mjaft i ndotur, për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes së tij. Unë mendoj se çështja e mbrojtjes së mjedisit nuk po trajtohet ashtu si duhet të trajtohet dhe nuk po zë vendin që duhet të zërë dhe realisht nuk po shoh të ketë një debat të qartë për këtë çështje. Dhe mendime të qarta për këtë çështje nga dikasteri përkatës, i cili vazhdon të mos ngrejë probleme. Ka një mungesë në sensibilizimin e opinionit në përfshirjen ne tij në mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi shqiptar është kthyer në një mjedis me shumë probleme të mëdha që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një strategji sa më të shpejtë. Mungon edhe transparenca, sepse dikasteri përkatës nuk publikon të dhëna dhe konceptet e tij.

    Sa kohë do të zgjidhet ky problem ? Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur. Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që vijnë nga makinat dhe nga industri. Në këtë pikë, shikoj se vazhdon përsëri metalurgjiku të jetë një ndotës i madh i ambientit dhe nuk shoh asnjë masë të shtetit për të detyruar kompanitë për pengimin e ndotjes që vjen nga metalurgjiku, ose nga fabrika e çimentos. Është një përgjegjësi e madhe e ministrisë që nuk po di t’i imponojë kompanitë që të sigurojë mos ndotjen e mjedisit nga gazrat.

    Së dyti nuk po tentohet të pengohet ndotja e mjedisit nga makinat. Nuk ka një politikë doganore që të favorizojë makinat reja. Duke e lidhur edhe ëme TVSH-në. Sepse taksa doganore është shumë e vogël dhe të bllokojë makinat që kanë së paku mbi shtatë vjet që kanë hyrë në Shqipëri.

    Së treti ndotja e mjedisit nga pluhurat me grimca të mëdha që vijnë nga ndërtimet pa kriter. Kompanitë që ndërtojë nuk kanë asnjë detyrim për të krijuar një punë me një ndotje sa më të vogël të mjedisit, përkundrazi baltërat dhe pluhurat janë të kudo gjendshme. Nuk ka asnjë interesim të ministrisë për detyrimin e kompanive që të zbatojnë të gjitha normat që duhet për mbojtjen e mjedisit. Punimet kryhen në kushtet e trafikut në rrugë.

    Së katërti ndotja e mjedisit vjen edhe nga mbeturinat plastike dhe nuk ka asnjë masë sensibilizuese ndaj opinionit publik.

    Së pesti ndotja vjen edhe nga materiale qe kanë mbuluar lumenjtë dhe pyjet në Shqipëri. Nuk sheh asnjë masë për t’i mbledhur dhe për krijimin e impianteve. Problem serioz është edhe problemi i erozionit të lumenjve. Ne po shkatërrojmë lumenjtë dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me mjedisin. Nuk shoh një vullnet dhe qoftë një zbatim të masave që mjedisi jonë të mos vazhdojë të shkatërrohet, ashtu siç po ndodh çdo ditë.

    wikipedia

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Për: Katastrofë Ekologjike ! Kosova ndot liqenin e Fierzës

    Kur ndertohesh HECi i Fierzes pa u mbyllur portat ,ne raste kur binte shume shi vinin mbeturina te tilla ne gryken e tunelev te shkarkimit e derdheshin ne liqenin e Vaut te Dejes .Por kur u mbyllen portat, nuk mbaj mend kush peopozoi krijimin e nje bariere te ndertuar me fuci boshe te cilat i bashkonte nje kavo celiku nga njeri breg ne tjetrin.Kjo u be per arsye qe te mos behesh bllokimi i tuneleve te turbinave nga druret e prere dhe mbeturinave te tjera urbane qe vinin me shumice nga ish Jugosllavia.Te njejten gje mundet ta bejne dhe tani sapse mbeturina vijne nga Kosova ,aty mundet te vendoset nje bariere e tille ne menyre qe keto te mos perfundojne ne liqenin e Fierzes.Kosovaret duhet ta kuptojne qe ky liqen eshte pasuri e perbashket e shqiptareve.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #34
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Katastrofë Ekologjike ! Kosova ndot liqenin e Fierzës

    ajzberg, idea jote eshte shume e mire dhe ekonomike. Pergezime

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •