
Postuar më parë nga
Albo
Ben mire qe pyet, se duke pyetur meson. Ndryshe nga ai me lart qe u veteshpall shenjtor, ti te pakten pyet se ke deshire te mesosh.
1. Ardhja e Jisu Krishtit, Birit te Vete Perendise mbi toke, Zotit Vete mbi toke, ishte e nevojshme, pasi nese Zoti do te kish lene ne fuqi LIGJIN qe i dha Moisiut ne mal, ate LIGJ qe judenjte ndjekin edhe sot e kesaj dite, asnje njeri i drejte i gjalle apo i vdekur, qe nga koha e Eves e Adamit e deri para ardhjes se Krishtit, nuk do te njihte shpetim. Te gjithe do te ishin te destinuar per tu dergjur ne ferr, larg Perendise se dashur. Dhe e di se cila ishte arsyeja? Sepse te gjithe keta njerez, sado te drejte, sado te perulur, te gjithe ishin mekatare para LIGJIT! Pra ate LIGJ qe Zoti ua dha per ti ndihmuar qe te mos binin ne mekat e te ecnin ne rrugen e drejte, ky LIGJ do ti ndeshkonte si mekatare kur ta gjenin veten para Fronit te Krishtit. Dhe sic kane judenjte LIGJIN e tyre ashtu kini edhe ju muslimanet LIGJIN tuaj. Forma mund te ndryshoje por permbajtja eshte e njejte: ne mendjet tuaja, ju besoni se duke ndjekur LIGJIN me perpikmeri, do te arrini te shpetoni shpirtrat tuaj. Problemi me kete eshte i dyfishte: a) asnje njeri nuk eshte i pamekat ne kete bote pervec Jisu Krishtit b) vete ky afrim ndaj Zotit eshte herezi pasi ajo qe po beni eshte pretendoni se do te fitoni jeten e ameshuar me "forcat apo punerat tuaja". Ja po te agjeroj ca me shume, ja po te lutem ca me shume, mbase Zoti me meshiron dhe me shpeton!
2. Mekati hyri ne historine e njerezimit ku njeriu me vullnetin e tij te lire zgjodhi te injoroje Fjalen e Zotit. Kete bene Eva e Adami kur hengren frutin e Pemes se Diturise ne Kopshtin e Edenit, kete ben edhe ti edhe une kur bejme dicka qe eshte ne kundershtim me ate qe ne besojme. Dhe mekatet i bejme me dije, edhe me pavetedije. Ka plot mekate qe une i di qe i kam bere, ka edhe plot mekate te tjera qe une nuk di ti kem bere, pasi nuk kam qene i vetedijshem per to. Por ne syte e Ligjit, ne syte e Perendise, keto jane mekatet e mia. Cfare ndodhi kur njeriu nuk degjoi ate qe Perendia i tha por beri te kunderten? Nje hendek i madh u krijua mes Zotit dhe krijeses se Tij. Njeriu u perzu nga kopshti i Edenit ku jetonte bashke me Zotin e Tij. Njeriu u nda nga krijuesi i tij. Ta them kete, qe te kuptosh, qe mekati e largon njeriun nga Perendia. Dhe nese dikush pyet sot se ku eshte Zoti qe ta shoh e ta prek apo te ndjej flladine eres se tij kur kalon prane meje? Pergjigjia eshte e thjeshte: Zotin nuk e shohim dot pasi ne si njerez mekatuam, dhe zgjodhem me ate vullnetin tone te lire qe ti zure ne goje me lart, qe te jetojme te ndare nga Zoti. Ne si njerez e beme kete gje, jo Zoti.
3. Kur Krishti, Fjala e Zotit mori mish dhe hyri ne historine e njerezimit, Ai nuk na la trashegimi libra. Shume mire mund te kish thene: Ju kam sjelle nje Liber te Shenjte nga qielli qe e ka shkrajtur vete Zoti me doren e Tij. Lexojeni dhe bejuni sic u meson Ai dhe do te shpetoni. Jo! Ai na la trashegimi dy gjera qe jane shume te lidhura me njera tjetren:
- Apostujt e Tij te cilet Ai vete i thirri qe ta ndiqnin pas e te cilet deshmuan me veshet, syte e tyre gjithcka qe Krishti beri apo tha si para vdekjes e pas ngjalljes se Tij.
- Frymen e Shenjte! - Ai u premtoi apostujve te Tij qe do t'iu dergonte "Ngushelluesin" i cili do ti udhezonte ne gjithcka, dhe ky ishte Shpirti i Shenjte, Fryma e Shenjte qe zbriti nga Qielli mbi kokat e apostujve te Krishtit 10 dite pas Ngjitjes se Krishtit ne Qiell.
Misioni qe Krishti u dha Apostujve te Tij ishte: Shkoni e ndani me gjithe popujt e botes kete qe pate e deshmuat nga Une! Fryma e Shenjte do te jete me ju kudo dhe do t'iu udhezoje ne gjithcka!
Cfare bene keta Apostuj te Krishtit pas Ngjitjes se Krishtit ne Qiell?
Shkuan dhe predikuan Ungjillin (Lajmin e Mire) me gjithe popujt e Perandorise Romake te kohes. Dhe kudo ku shkuan, ndoqen udhezimet e Krishtit dhe Shpirtit te Shenjte, dhe ngriten Kishen. Kisha e Shenjte Katolike dhe Apostolike eshte ai Tempulli i Ri i Jeruzalemit, te cilin Krishti tha do ta rrezoj e ringre te treten dite. Edhe 2000 vjet me pas, judenjte nuk kane nje Tempull te tyre ne Jeruzalem e as nuk kane per te patur ndonjehere, pasi Tempulli i Popullit te Izraelit e mbare botes, eshte Kisha e Shenjte Katolike dhe Apostolike, qe bota e njeh si Kishe Orthodhokse.
Kisha Orthodhokse eshte e shenjte pasi eshte Trupi i Krishtit dhe streha e Shpirtit te Shenjte. Krishti dhe Shpirti i Shenjte e bejne ate te shenjte. Dhe nga kjo Kishe ka dale edhe ai libri me emrin Bibel qe njerezit e ketij brezi e lexojne me aq endje sot ne duart e tyre sot. Kjo Kishe i ka deshmuar Ungjillin gjithe brezave te njerezimit qe nga koha e Krishtit e deri me sot e perjetesi. Te njejtin Ungjill, te njejten deshmi, te pacenuar e te pa njollosur nga interpretimet e herezite njerezore.
Vete Krishti ka thene qe asnjehere i keqi nuk do te triumfoje dot mbi Kishen! Dhe toka e qielli do te prishen nje dite, por Kisha e tij do te mbijetoje ne kete bote e ne ate boten qe po vjen! Ajo eshte Arka jone e Shpetimit! Dhe ne Kishe besimtari orthodhoks rrefen mekatet e tija, merr faljen e Perendise, ushqen shpirtin e tij me dhuratat e mistershme te Zotit: Trupin e Gjakun e Krishtit!
Si the ti me lart: ne muslimanet mundohemi fort qe te mos biem ne mekat duke ndjekur ligjin ne menyre strikte apo duke i kerkuar me fjale Zotit te na meshiroje. Ne te krishteret, sado te drejte qe te jemi, sado qe mundohemi te bejme nje jete te denje ne syte e Perendise, perseri e kemi te qarte qe shpetimi yne nuk vjen nga punerat tona te mira. JO! Shpetimi yne vjen nga Zoti yne Jisu Krisht! Ne kemi lindur e kemi veshur Krishtin me pagezimin tone ne Kishe! Kemi vulosur shpirtrat tane me Vulen e Frymes se Shenjte gjate mirosjes po ne Kishe. Dhe ushqejme shpirtin tone me Gjakun dhe Trupin e Krishtit cdo te diele ne Kishe. Shpetimi yne vjen nga Krishti, pasi Krishti jeton ne ne dhe ne brenda Tij.
4. Djalli nuk sulmon Kishen pasi e di qe ne te thyen koken. Djalli sulmon njerezit e kesaj bote me qellim qe t'u vjedhi atyre dhuraten me te cmuar qe Zoti i ka dhene gjithe krijesave te Tij mbi toke apo ne qiell: Frymen e Tij te Shenjte! Dhe i keqi e sulmon njeriun qe t'ia vjedhi kete thesar qe ai ka brenda shpirtit te tij, e ta ktheje ate ne nje rob te vdekjes. Sa vlen shpirti i nje njeriu te vetem, nuk vlen gjithe krijesa, toka e qielli bashke! Kete gje e dine engjejt ne qiell, e dine edhe demonet ne toke, por nuk e dine vete njerezit qe zgjedhin te bejne nje jete larg Perendise. Per aq kohe sa njeriu eshte afer Perendise, brenda Kishes se Shenjte, demonet do t'i vijne rrotull por nuk do t'i vjedhin dot shpirtin e tij. Por mjere ata njerez qe nuk kane kohe per Zotin e nuk u shkel kemba ne Shtepine e Tij, pasi si pa vetedije, ajo qe jane duke bere, eshte jane duke perfunduar ne rrjeten e qoftelargut.
Kur Krishti predikonte mes judenjve dhe bente mrekullira te medha, judenjte ashtu si ju muslimanet sot bluanin ne kokat e tyre murmurisnin me njeri-tjetrin: "Kush eshte ky qe u fal njerezve mekatet?! Kush eshte ky qe ngjall te vdekurit nga varri?! Kush eshte ky largon demonet nga trupi i njerezve te pushtuar me nje fjale goje?!" Vete i deshmonin keto mrekulli me syte e veshet e tyre, dhe vete benin pyetjet e mesiperme. Nuk donin te besonin qe Krishti ishte Mesiah i shumepritur i popullit te Izraelit per te Cilin profetizonin profetet e tij. Nuk donin te pranonin qe Zoti Vete kish zbritur nga qielli e kish marre mish e u be njeri. Demonet e njohen Krishtin pasi u shkaterruan nga fjala e Tij. Vete prifterinjte e popullit te Izraelit nuk nderuan Shpetimtarin e tyre por kurdisen plane per ta vrare.
Mos beni edhe ju muslimanet te njejtin gabim qe bene judenjte qe te mos rendoje edhe mbi ju Gjaku i pafajshem i Krishtit, sic rendon mbi gjithe judenjte.
Albo
Krijoni Kontakt