Shtajner mbėshtet Thaēin pėr moratoriumin
PRISHTINE, 11 prill - Kryeadministratori Mihael Shtajner mbėshteti idenė e kryetarit tė Partisė Demokratike, Hashim Thaēi pėr moratorium tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Kėtė e konfirmoi Shtajner pas takimit tė sotėm me liderin e Partisė Demokratike tė Kosovės.
Para disa ditėsh moratoriumi doli si propozim i kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēit, i cili sot u prit nga shefi i UNMIK-ut. Shtajner tha se moratoriumi do tė zbusė deklaratat, si tė zyrtarėve serbė, ashtu edhe tė atyre shqiptarė, pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Mendoj se moratoriumi ėshtė ide e mirė e zotit Thaēi. Kjo do tė mundėsojė qė mė shumė tė pėrqėndrohemi nė ēėshtje tė tjera, si zhvillimi i brendshėm ekonomik dhe ēėshtje tė tjera, tė cilat mė shumė janė praktike. Pastaj moratoriumi do tė ndalė pėr njė kohė liderėt nga Prishtina dhe Beogradi qė tė japin ide pėr statusin final, tė cilat shumė shpesh janė shumė larg realitetit, tha kryeadministratori Shtajner.
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi propozimin e tij moratorium e arsyeton me status-quon nė Kosovė. Nė takimin Shtajner-Thaēi ėshtė biseduar edhe pėr procesin e bartjes sė kompetencave tek institucionet e Kosovės. Qė tė dy u shprehėn se ky proces ėshtė nė rrugė tė drejtė tė zbatimit tė plotė.
Shtajner edhe njė herė pėrsėriti se disa nga kompetencat do t'i mbajė pėr vete, pasi qė kjo ėshtė e pėrcaktuar nė bazė tė rezolutės 1244 dhe Kornizės Kushtetuese. Eshtė e qartė se nėse mė duhet tė ndėrhyjė nė ndonjė vendim tė institucioneve tė Kosovės, do ta bėjė kėtė, tha Shtajner. Ai komentoi edhe deklaratat e disa zyrtarėve serbė pėr kthimin e forcave serbe nė Kosovė, duke i quajtur ato jo fort serioze dhe duke pėrsėritur se pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovė ėshtė vetėm KFOR-i dhe policia ndėrkombėtare.
Krijoni Kontakt