Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Postuar mė parė nga dodoni
    Lajmi thotė se ėshtė marrur nga agjensitė serbe tė lajmeve, dhe ka shumė mundėsi qė tė jetė keqinterpretuar qėllimshėm nga vet serbėt sikur vetėm ata dijnė ta bėjnė njė gjė tė tillė.
    Kurse pėr deklaratėn e Thaēit, duhet edhe vet PDK tė kėrkojė shpjegime nga ai, si dhe nėse gabime tė tilla pėrsėriten duhet hequr nėse PDK do tė ardhme nė politikėn shqiptare.
    __________________________________________________ __

    dodoni
    Pershendetje,intervista e Z Thaqit ka qen kjo, e tani mbetet te komentoim se a ka qen dashte te jet keshtu apo ashtu.

    ------------------------------------------------------------------------------------

    Lideri i PDK-sė pėr statusin e Kosovės

    Thaēi: Prishtina e Beogradi tė
    vendosin moratorium nė
    ēėshtjen e statusit tė Kosovės

    "Kosova dhe Serbia, bashkė me bashkėsinė ndėrkombėtare nė kėtė moment duhet qė tė arrijnė
    marrėveshje pėr vendosjen e moratoriumit nė statusin final tė Kosovės, pėr njė periudhė
    tė caktuar", ka thėnė Thaēi pėr televizionin jagodinas Palma Plus


    Jagodinė, 6 prill (Beta) -
    Kryetari i Partisė Demokratike tė
    Kosovės (PDK), Hashim Thaēi,
    ka vlerėsuar se Prishtina,
    Beogradi dhe bashkėsia
    ndėrkombėtare duhet qė me
    marrėveshje tė vendosin moratorium
    nė ēėshtjen e statusit final tė
    Kosovės dhe qė Kosova, Serbia e
    Mali i Zi, pas kėsaj, si etnitete tė
    veēanta tė hyjnė nė integrimet
    evroatlantike.
    "Kosova dhe Serbia, bashkė me
    bashkėsinė ndėrkombėtare nė
    kėtė moment duhet qė tė arrijnė
    marrėveshje pėr vendosjen e
    moratoriumit nė statusin final tė
    Kosovės, pėr njė periudhė tė caktuar",
    ka thėnė Thaēi pėr televizionin
    jagodinas Palma Plus.
    "Pas kėsaj Kosova, Serbia dhe
    Mali i Zi, si etnitete tė ndara,
    duhet tė bėhen pjesė e integrimeve
    evroatlantike", tha lideri
    i PDK-sė.
    Thaēi ka vlerėsuar se duhet tė
    arrihet dialogu ndėrmjet
    Beogradit dhe Prishtinės "por jo
    vetėm ndėrmjet Serbisė dhe
    Kosovės, por edhe ndėrmjet
    vendeve tjera nė rajon".
    "Mė vjen mirė qė tė gjitha vendet
    nė rajon kanė arritur marrėveshjet
    pėr mbajtjen e bisedimeve
    bilaterale dhe multilaterale, por
    mė vjen keq qė Kosova ende nuk
    ėshtė pėrfshirė nė kėto procese",
    tha ai.
    Sipas Thaēit, "tė zhvendosurit
    kudo qė gjenden ata, kanė tė
    drejtėn e kthimit dhe tė jetės nė
    shtėpitė e tyre dhe nė pronat e
    tyre dhe tė gjithė janė tė
    mirėseardhur", por shtoi se "kthimi
    nuk duhet tė keqpėrdoret pėr
    arsye politike".
    Ai tha se edhe Kosova
    bashkėpunon me Tribunalin e
    Hagės dhe se "ajo ėshtė shembull
    pėr bashkėpunim me kėtė
    gjykatė".

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gazeta Wall Street Journal e dites se sotshme permban kete artikull.


    Serbian, Albanian Officials Discuss Kosovo


    DOW JONES NEWSWIRES

    BELGRADE, Serbia-Montenegro (AP)
    --Top Serbian and Albanian officials expressed their wish Tuesday to settle the outstanding issue of Kosovo as they met on the eve of a regional summit designed to boost cooperation in southeastern Europe.

    The meeting between Serbian Prime Minister Zoran Zivkovic and Albanian Foreign Minister Ilir Meta came as a sign that relations between the two countries are improving after years of tensions.

    Former Yugoslav president Slobodan Milosevic cut off diplomatic ties with Albania during the 1998-99 Kosovo conflict, accusing Albania of aiding independence-minded ethnic Albanian rebels in the volatile Serbian province.

    After Milosevic was ousted in 2000, the new pro-democracy leadership sought to revive ties with Serbia's neighbors, including Albania. The two countries' top officials have since met on several occasions.

    A Serbian government statement released after the meeting Tuesday said Zivkovic called for talks on the status of Kosovo, warning that any further delay "could jeopardize the stability of the region."

    Meta reportedly offered to mediate between Belgrade and Kosovo Albanians in an effort to find a solution through "dialogue," the statement added.

    Although Kosovo officially belongs to Serbia and Montenegro , the successor state to Yugoslavia, it is administered by the U.N. and North Atlantic Treaty Organization peacekeepers.

    The province's majority ethnic Albanians hope to achieve eventual independence, a proposal strongly opposed by Kosovo's minority Serbs and Belgrade.

    Zivkovic and other Belgrade officials also held a series of meetings with other leaders from the region, who arrived here to attend a one-day regional summit Wednesday.

    The conference - which will also be attended by representatives of the European Union, NATO and other international organizations - is aimed at improving cooperation among Balkan countries and boosting their common efforts to achieve closer ties with the E.U.

    Updated April 8, 2003 10:36 a.m.


    -----------------

    Cfare do qeveria e Shqiperise qe perzihet me ndermjetesimin mes Kosoves dhe Serbise?


    Ia kane kerkuar gje institucionet shqiptare ne Kosove???









    nga kosova.com vjen artikulli ne vazhdim.


    Mekshej u tha gazetarėve se pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk mund tė zgjidhet as statusi i Unionit Serbi - Mali i Zi

    Prishtinė, 8 prill
    - Duke folur para mediave rreth bartjes sė kompetencave nga administrata e UNMIK-ut tek institucionet vendore, Denis Mekshejn tha se Britania ėshtė e interesuar qė ky proces tė shkojė sa mė mirė dhe qė sa mė shumė kompetenca tė barten tek institucionet e Kosovės. Sipas tij theksi kryesor mbetet ai i mėparshmi se Britania ka ambicie qė nė Kosovė tė respektohen tė drejtat e minoriteteve, tė mos ketė tolerancė ndaj krimit tė organizuar si dhe tė vendosen standardet qė ekzistojnė nė vendet evropiane demokratike.
    Mekshejn ka theksuar se pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk mund tė zgjidhet as statusi real i bashkėsisė se re shtetėrore Serbi - Mali i Zi, pra derisa Kosova tė jetė nėn administrimin e Rezolutės 1244.
    "Ky ėshtė njė problem i madh evropian dhe unė do tė bisedoj me ministra tė tjerė evropian nė takimin e Kėshillit tė Evropės qė fillon nė javėn e ardhshme dhe do t'i kėshiloj ata qė tė rifokusohen nė kėtė rajon, pavarėsisht nga lufta nė Irak", ka thėnė Mekshejn. Ai ka nėnvizuar se pėrfshirja e kėtij unioni nė KE, ku pėrfshihet edhe Kosova, nuk prejudikon nė fakt statusin final tė Kosovės. Sipas tij kosovarėt nuk duhet tė bien nė provokime tė deklaratave tė ndryshme pėr pėrfshirjen e Kosovės nė Unioni Serbi - Mali i Zi, pasi siē tha ai, statusi i tashėm i Kosovės ėshtė Rezoluta 1244 e OKB-sė dhe Kėshilli i Evropės e di kėtė shumė mirė.


    --------------------

    Sa keshille me vend jep Denis Mekshejn!

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Llapi shumė mirė bėre qė na e solle deklaratėn e plotė tė Thaēit e cila u keqinterpretua nga Bukoshi, apo nga serbet qėllimshėm e pastaj edhe nga Bukoshi, por nejse se tani ti fryjmė erės bashkuese e jo asaj pėrēarėse.

    Dita, ēfarė tė keqe shihni ju nė pėrzierjen e Shqipėrisė nė problemin e Dardanisė, mos akuzoni kot sė koti, shih deklaratėn e plotė tė Metės bėrė nė Beograd pėr shtyp.
    Qeveria e Shqipėrisė ka tė drejtėn e plotė tė pėrzihet nė tokėn dardane, dhe tė gjitha tokat tjera shqiptare sepse ato janė tokat tė tyre dhe tė gjithė shqiptarėve, dhe jo ju (qė kėtė qėndrim e keni totalisht antikombėtar) por askush nuk mund tia ndaloj qeverisė shqiptare tė mirret me probleme tė tyre kombėtare.
    Mos i fryni pėrēarjeve kombėtare por atyre bashkuese, sepse nga bashkimet kemi interesa e jo nga pėrēarjet, pėrēarjet gjithmonė janė konsideruar dhe do tė konsiderohen vepra antikombėtare prandaj kujdes nė deklaratat e tuaja nė kėtė drejtim.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dodon,

    te pakten edhe njehere tjeter (ne forumin e ekonomise) kemi debatuar ne dy kahe te kunderta. Ketu po behet fjale per Kosoven dhe statusin perfundimtar te saj. Shqiperia eshte shteti ame qe duhet ta ngreje zerin ne cdo ane ne te mire te zgjidhjes se drejte te ceshtjes se Kosoves, qe kerkon se pari njohjen e Kosoves si shtet i pavarur. Dhe kjo nuk behet duke shkuar ne Beograd e duke i ofruar Beogradit te beje ndermjetesin mes Kosoves dhe Beogradit, sepse roli i ndermjetesit kerkon paanesi, kerkon heqje dore nga kerkesa maksimaliste, pra kerkon qe Shqiperia te heqe dore nga mbeshtetja e pavaresise se Kosoves.

    A eshte kjo zgjidhja dodon?

    Rolin e ndermjetesit ta marre SHBA. Shqiperia le te mbetet ne pozicion te palekundur per pavaresine e Kosoves, ne qofte se e ka nje te tille.

    Nga deklarata qe ka bere Meta ne Beograd, gjeta sa me poshte te marre sot tek gazeta shekulli.





    Zv/kryeministri shprehet se pėr statusin e Kosovės duhet tė vendosin banorėt e saj

    Zhivkoviē me Metėn: Shtyrja e statusit tė Kosovės rrezikon stabilitetin e rajonit

    BEOGRAD -
    Kryeministri i Serbisė, Zoran Zhivkovic, ka vlerėsuar nė takimin me ministrin e Jashtėm tė Shqipėrisė, Ilir Meta, se ėshtė domosdoshmėri tė fillojė dialogu pėr statusin e Kosovės, sepse shtyrja e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtje mund ta "rrezikojė stabilitetin e rajonit". Sipas deklaratės sė qeverisė serbe, Zhivkoviē ka theksuar se pėr stabilitetin e rajonit nevojiten marrėdhėnie tė mira tė Serbisė e Malit tė Zi me Shqipėrinė, por dhe marrėdhėnie shumė mė tė mira tė serbėve dhe shqiptarėve si popuj.
    Meta, ka deklaruar dje, se pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė vendosin banorėt e saj, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike. Nė njė intervistė pėr agjencinė beogradase “BETA”, Meta ka shtuar se pėr statusin pėrfundimtar duhet bashkėpunuar ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare. "Sa i pėrket statusit, dėshiroj tė theksoj se ėshtė e rėndėsishme jo vetėm tė kemi standarde mė tė mira nė Kosovė, por dhe klimė tė vėrtetė rajonale e ndėrkombėtare. Kjo ėshtė diēka qė kėrkohet nga ne, veēanėrisht nga Shqipėria dhe Serbia. Ne duhet tė nxisim dy komunitetet tė punojnė bashkė nė institucione dhe jo t'i bojkotojnė ato", -ka nėnvizuar Meta.
    Zėvendėskryeministri e ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, i cili ndodhet nė Beograd nė kuadėr tė zhvillimit tė Samitit tė 6-tė tė kryetarėve tė shteteve tė SEECP, gjithashtu zhvilloi sot homazhe nė varrin e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiē, tė vrarė gjatė njė atentati nė muajin mars, ku vendosi edhe njė kurorė me lule. Sipas zyrės sė shtypit pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Meta zhvilloi gjithashtu njė vizitė nė shtėpinė e familjarėve tė kryeministrit serb, Zoran Gjingjiē, ku u shprehu ngushėllimet familjarėve tė kryeministrit Gjingjiē, pėr humbjen e njeriut tė afėrt. Meta eshte takuar sot edhe me kryeministrin e ri serb, Zoran Zhivkoviē.


    ------------------


    Te kam theksuar me te pjerret ate pjese qe vjen nga kryeministri serb. Eshte ai i interesuar qe te kete marredhenie te mira me Shqiperise, sepse e shikon se mund te ndikoje mbi shqiptaret ne Kosove. Eshte ai qe do te nxise nje zgjidhje te shpejte te statusit te Kosoves, sepse ndryshe do te destabilizoje gjendjen ne rajon.


    E t'i shtosh ketu oferten per te cilen eshte shprehur dje gazeta amerikane WSJ e te cilen nuk e permend gazeta shekulli, atehere c'mbetet me shume dodon?


    Sa here kane qene ne Kosove drejtues te qeverise shqiptare?

    Si u prit kryeministri i Kosoves ne Shqiperi? (nje turp shume i madh)

    Per vdekjet e sa politikaneve shqiptare kane shkuar ngushellime nga qeveria shqiptare, apo ne sa prej tyre kane marre pjese anetare te qeverise dhe te kene shprehur ngushellimet e rastit sic po bejne me rastin e vdekjes se Xhinxhic ku i shkojne dhe per ngushellime ne shtepi, sikur me e pas te fisit te vet?



    Eshte naivitet te mendoni, se po veprojne per te miren e Kosoves dodon, por ndoshta eshte kjo nje menyre per te jetuar qetesisht pa e marre neper goje qeverine shqiptare, se ajo ne fakt eshte e rene nga qielli.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervistė me Hashim Thaēin, kryetar i PDK-sė

    Lufta ka pėrfunduar -
    formimi i ushtrive ėshtė
    jo i ligjshėm



    “Mendoj se ėshtė momenti i duhur
    dhe besoj se ky propozim dhe kjo
    ide do tė pėrkrahet edhe nga komuniteti
    ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė
    arrtihet njė moratorium statusor pėr
    periudhė tė caktuar kohore ndėrmjet
    Prishtinės dhe Beogradit me ndėrmjetėsimin
    ndėrkombėtar. Sinjalet e
    para pozitive, tashmė i kemi marrė
    nga qendrat e politikės ndėrkombėtare,
    edhe nga New-Yorku, por
    edhe nga Brukseli”, thotė Thaēi



    (RADIO EVROPA E LIRĖ)
    Zotėri Thaēi, kohėt e fundit ju jeni
    deklaruar pro njė moratoriumi pėr statusin
    politik tė Kosovės. A do tė mund ta
    elaboronit pak mė gjerėsisht kėtė tezė
    tuajėn?

    Thaēi: Po, ne duhet tė jemi realistė pėr zhvillimet
    qė po kalojmė nė Kosovė, pėr procesin
    politik dhe funksionimin e institucioneve tė
    vendit, pėr pėrfaqėsimin e tė gjitha komuniteteve
    dhe bazės sė gjerė politike nė kuadėr
    tė institucioneve dhe rrethanave ēfarė janė krijuar
    nė Kosovė, pastaj pėr dokumentat
    ndėrkombėtare mbi tė cilat funksionojnė kėto
    institucione, por edhe pėr raportet me
    bashkėsinė ndėrkombėtare dhe raportet me
    Serbinė. Nė fakt, ne tash kemi opinionin e
    Prishtinės, i cili ėshtė i palėkundur sa i pėrket
    pavarėsisė sė Kosovės dhe kemi opinionin e
    Beogradit qė ėshtė i palėkundur pėr rikthimin
    e sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn. Pėr
    komunitetin ndėrkombėtar kėto dy opinione
    diametralisht tė kundėrta njėri me tjetrin janė
    tė papranueshme pėr momentin – edhe
    pavarėsia e Kosovės, edhe njohja e sovranitetit
    serb mbi Kosovėn. Kėshtu, mendoj se ėshtė
    momenti i duhur dhe besoj se ky propozim
    dhe kjo ide do tė pėrkrahet edhe nga komuniteti
    ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė arrtihet
    njė moratorium statusor pėr periudhė tė caktuar
    kohore ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
    me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar. Sinjalet e
    para pozitive, tashmė i kemi marrė nga qendrat
    e politikės ndėrkombėtare, edhe nga
    New-Yorku, por edhe nga Brukseli. Mė vjen
    mirė, gjithashtu qė kėtė propozim timin dhe tė
    PDK-sė, po e mbėshtesin edhe komunitetet e
    tjera joshqiptare.

    RFE: Zotėri Thaēi, ndėrkohė, institucionet
    e Kosovės kanė thėnė se mosdefinimi
    i statusit politik tė Kosovės po i
    frenon disa procese. A mund ta shpjegoni
    se si do tė shkojnė paralelisht edhe
    moratoriumi, edhe ēuarja pėrpara e proceseve.
    Nė fakt si do tė zhvillohen proceset
    gjatė kėsaj kohe?

    Thaēi: Po, sa u pėrket kompetencave dhe
    pėrgjegjėsive, autoritetet e Prishtinės, institucionet
    e Kosovės i kanė tė pėrcaktuara
    pėrgjegjėsitė qartė, nė pėrputhje me dokumentat
    bazė tė funksionimit tė institucioneve tė
    Kosovės, nė nivel qendror dhe lokal. Mirėpo,
    kėtu shtrohet ēėshtja e diskutimit ndėrmjet
    institucioneve vendore dhe atyre ndėrkombėtare
    pėr transferin e kompetencave qė janė
    nė tė drejtėn e rezervuar tė kryeadministratorit.
    Mirėpo, kjo ėshtė njė ēėshtje e ndieshme dhe
    pėr momentin e papranueshme pėr administratėn
    ndėrkombėtare. Kėshtu, ne duhet t’i
    kryejmė obligimet qė i kemi, kompetencat qė i
    posedojmė e qė ende nuk i implementojmė,
    mirėpo edhe nė disa mekanizma ku kemi
    pėrgjegjėsi tė plota, ka dukuri tė ndryshme
    negative, qė po krijojnė njė imazh jo tė mirė
    pėr Kosovėn dhe pėr bartėsit e kėtyre institucioneve
    e nė veēanti nė aspektin e shėndetėsisė,
    por edhe nė arsim. Mirėpo, jam i bindur
    se me njė debat tė brendshėm dhe intensiv
    ndėrmjet vendorėve dhe ndėrkombėtarėve,
    procesi i bartjes sė kompetencave dhe rritjes sė
    pėrgjegjėsive pėr kosovarėt do tė jetė nė nivel
    tė duhur nė pėrputhje me orientimet tona dhe
    natyrisht kjo do tė hapė perspektivė edhe pėr
    zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit politik. Por,
    implementimi i standardeve perėndimore dhe
    i statusit politik janė tė lidhura me njėra-tjetrėn
    dhe unė jam nė favor qė tė kemi njė moratorium
    statusor ndėrmjet Kosovės dhe Beogradit
    me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, nė mėnyrė
    qė tė kemi njė integrim si entitete tė ndara nė
    strukturat evropiane dhe vertiatlantike dhe mė
    pas tė ketė njė njohje tė statuseve mes
    Prishtinės dhe Beogradit.

    RFE: Zotėri Thaēi ju pėrmendėt bartjen e
    kompetencave dhe nesėr praktikisht ky
    proces duhet tė fillojė. Ndėrkohė, ky proces
    kundėrshtohet ashpėr nga serbėt e
    Kosovės dhe nga Beogradi zyrtar. Madje
    ka pasur kėrcėnime tė ndryshme edhe
    me luftė nė rast tė pavarėsimit tė
    Kosovės, pastaj formim tė ushtrisė serbe
    etj. Si i komentoni ju gjithė kėto procese?

    Thaēi: Lufta ka pėrfunduar nė Kosovė.
    Formimi i ushtrive ėshtė jo i ligjshėm. Ata
    njerėz qė bėjnė gjėra tė tilla, qė pretendojnė tė
    ndėrtojnė mekanizma jashtinstitucionale
    duhet tė ndeshen me ligjin dhe besoj se kjo do
    tė ndodhė, por nė institucionet e Kosovės janė
    tė pėrfshira tė gjitha grupimet politike tė tė
    gjitha komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė dhe
    kėto pėrgjegjėsi barten tek institucionet e
    Kosovės dhe jo vetėm pėr shqiptarėt, prandaj
    edhe serbėt edhe minoritarėt e tjerė joshqiptarė
    janė tė integruar nė institucione dhe kjo
    ėshtė nė pėrputhshmėri me orientimet e institucioneve
    tė Kosovės pėr interesat e qytetarėve
    tė Kosovės dhe ngadhėnjimit tė demokracisė
    qytetare nė vend.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryetari i PDK-sė priti shefen e Zyrės Sudeze nė Prishtinė

    Pėrkrahet propozimi i Thaēit pėr moratorium


    Prishtinė, 8 prill - Kryetari i Partisė
    Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi,
    priti sot nė njė takim njohės shefen e Zyrės
    Ndėrlidhėse tė Suedisė nė Kosovė, znj.
    Signe Burgstaller. Diplomatja suedeze e
    njoftoi kryetarin Thaēi lidhur me aktivitetin
    e Zyrės Ndėrlidhėse tė Suedisė, si dhe me
    angazhimet e qeverisė dhe popullit suedez
    nė Kosovė nė kuadėr tė KFOR-it, UNMIKut
    dhe OSBE-sė, njofton Zyra pėr Informim
    e PDK-sė. Nė veēanti, kontribut tė madh
    pėr rindėrtimin e Kosovės ka dhėnė
    Agjencia pėr Zhvillim Ndėrkombėtar e
    Suedisė (SIDA). Burgstaller i konfirmoi
    kryetarit Thaēi vazhdimin e mbėshtetjes sė
    gjithanshme tė Suedisė pėr Kosovėn.
    Kryetari Thaēi nga ana e tij i shprehu
    mirėseardhje nė Kosovė diplomates
    suedeze dhe falėnderoi qeverinė suedeze,
    pėr tėrė atė qė ka bėrė dhe po bėn pėr popullin
    e Kosovės. Gjatė takimit u bisedua
    edhe pėr situatėn politike, ekonomike dhe
    atė sigurisė nė Kosovė. Lidhur me propozimin
    e kryetarit Thaēi pėr njė moratorium
    nė statusin pėrfundimtar tė Kosovės, diplomatja
    suedeze tha se kjo ėshtė ide qė ka
    pėrkrahje ndėrkombėtare. U ra dakord qė
    tė vendosen kontakte tė rregullta pėr
    shkėmbimin e ndėrsjell tė pikėpamjeve dhe
    qėndrimeve.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shefi i Zyrės Gjermane Rondorf mbėshtet idenė e Thaēit pėr vendosjen e moratoriumit pėr statusin e Kosovės

    PRISHTINE, 9 prill - "Partia Demokratike e Kosovės pėrshėndet mbartjen e kompetencave tek institucionet vendore, proces i cili duhet tė thellohet edhe mė tej", ka thėnė sot lideri demokrat, Hashim Thaēi. Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, priti shefin e Zyrės gjermane nė Prishtinė, Peter Rondorf, me tė cilin bisedoi pėr situatėn aktuale nė Kosovė, me theks tė veēantė pėr funksionimin e institucioneve tė Kosovės. Temė e bisedės ishte procesi i mbartjes sė kompetencave tek institucionet vendore, si njė arritje e rėndėsishme dhe tregues i pjekurisė sė institucioneve tė Kosovės, tė cilat janė gjithnjė e mė tė qėndrueshme dhe tė pėrgjegjshme. Shefi i Zyrės gjermane, Rondorf, u interesua dhe pėrshėndeti veēanėrisht idenė e shpalljes sė moratoriumit tė limituar nė kohė pėr statusin politik tė Kosovės, tė inicuar nga kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi. Thaēi tha se ky propozim kėrkon lėvizje nga status quao-ja, e cila nuk ėshtė nė interes tė Kosovės. “Moratoriumi nuk nėnkupton stagnim tė proceseve politike nė Kosovė, por veprim dinamik pėr zhvillimin e tyre dhe krijim tė parakushteve pėr integrim tė Kosovės nė strukturat ndėrkombėtare si entitet i veēantė”, ka thėnė Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hashim Thaēi thotė se nuk ėshtė vetėm Kosova ajo qė pėrcakton
    statusin final tė saj

    Thaēi: Ja pse moratoriumi…

    "Prishtina dhe Beogradi janė nė kundėrthėnie tė plotė, sa i pėrket statusit politik
    tė Kosovės, prandaj kėrkohet ndėrmjetėsim ndėrkombėtar, pėr arritjen e njė
    moratoriumi statutor pėr njė periudhė tė caktuar kohore, derisa tė kemi njė ujdi
    qė Kosova dhe Serbia e Mali i Zi tė kenė statuse perėndimor. Ndėrkaq, kėtė
    kohė tė moratoriumit Kosova duhet ta zhfrytėzojė qė si etnitet i veēantė, tė integrohet
    nė strukturat evropiane dhe evroatlantike", u shpreh Thaēi.


    "Ata janė qytetarė tė Kosovės. Kėtu
    kanė jetuar, kėtu mund tė jetojnė
    dhe kėtu mund tė ndėrtojnė perspektivėn.
    Natyrisht, kėtu nuk
    hyjnė ata qė kanė kryer krime tė
    luftės. Me ta do tė kenė punė
    organet e drejtėsisė", theksoi Thaēi
    pėr ēėshtjen e refugjatėve me
    origjinė nga Kosova tė cilėt janė tė
    vendosur nė Mal tė Zie nė Serbi.


    SHUQURI SEJDIJAJ
    Prishtinė, Stokholm, 9 prill - Kosova
    ėshtė nė proces tė arritjes sė statusit final, por
    derisa tė arrihet statusi final kėrkohet
    angazhim, pėrgjegjėsi institucionale dhe
    shoqėrore. Kėshtu tha Hashim Thaēi, kryetar
    i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) nė
    njė intervistė pėr SR International tė Radio
    Suedisė, Seksioni Shqip Ditari.
    Thaēi tha se nuk ėshtė vetėm Kosova ajo qė
    pėrcakton statusin final tė saj, por janė edhe
    faktorėt e tjerė nė rajon dhe mbi tė gjitha kjo
    do tė varet nga zhvillimet pozitive nė vend, nė
    raportet me vendet fqinje, si dhe nga pėrceptimi
    i faktorit ndėrkombėtar pėr Kosovėn.
    "Pa ndėrmjetėsimin e faktorit ndėrkombėtar,
    nuk do tė mund tė pėrcaktohet as statusi i
    Kosovės e as statuset e padefinuara nė rajon",
    tha kryetari i PDK-sė.
    Sipas tij, statusi politik i Kosovės do tė pėrcaktohet
    nė kohė tė duhur dhe nė pėrputhshmėri
    me vullnetin e qytetarėve tė
    Kosovės.
    "Duke qenė nė korrent tė zhvillimeve nė
    Kosovė dhe rajon, kam kėrkuar dhe mendoj
    se Prishtina dhe Beogradi janė nė
    kundėrthėnie tė plotė, sa i pėrket statusit politik
    tė Kosovės, prandaj kėrkohet ndėrmjetėsim
    ndėrkombėtar, pėr arritjen e njė
    moratoriumi statutor pėr njė periudhė tė caktuar
    kohore, derisa tė kemi njė ujdi qė
    Kosova dhe Serbia e Mali i Zi tė kenė statuse
    perėndimor. Ndėrkaq, kėtė kohė tė moratoriumit
    Kosova duhet ta zhfrytėzojė qė si etnitet
    i veēantė, tė integrohet nė strukturat evropiane
    dhe evroatlantike", u shpreh Thaēi.
    Kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, nė intervistėn
    pėr SR Internationel tė Radio Suedisė,
    foli edhe rreth problemit tė kthimit tė qytetarėve
    tė Kosovės, tė cilėt u zhvendosen pas
    lufte nė Serbi dhe Mal tė Zi. Lidhur me kėtė
    ai tha se ekziston njė vullnet i mirė te qytetarėt
    e Kosovės pėr kthimin e tyre dhe se i kėtillė,
    ėshtė edhe qėndrimi i institucioneve tė
    Kosovės, qė tė kthehen tė gjithė refugjatėt nė
    pronat dhe shtėpitė e tyre nė Kosovė.
    "Ata janė qytetarė tė Kosovės. Kėtu kanė jetuar,
    kėtu mund tė jetojnė dhe kėtu mund tė
    ndėrtojnė perspektivėn. Natyrisht, kėtu nuk
    hyjnė ata qė kanė kryer krime tė luftės. Me ta
    do tė kenė punė organet e drejtėsisė", theksoi
    Thaēi.
    Po ashtu, nėnvizoi Thaēi, vullnetin e njė pjese
    tė qytetarėve tė Kosovės tė vendosur nė Serbi
    ose nė Mal tė Zi, vazhdojnė ta keqpėrdorin
    mekanizma tė caktuar tė Beogradit, duke
    mos i lejuar qė tė kthehen ose duke krijuar
    disponim jo tė favorshėm pėr kthimin e tyre.
    "Kjo gjė po i kushton Kosovės dhe Beogradi
    po e bėn me qėllim tė lincimit tė Kosovės te
    mekanizmat ndėrkombėtarė si nė OKB, nė
    Bruksel dhe nė Washington", tha Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    o llap, te lutem, nese ka mundesi mos perdorer fjalet KOSOVA dhe BEGRADI, por KOSOVA dhe SERBIA, ose PRISHTINA dhe BEOGRADI.

    Flm
    albanish by nature

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuh Musa pershendetje

    Ju lutem lexojeni me vemendje dhe do ta vreni qe une nuk e kam then por vetem e kam kopijue intervisten e Z Thaqit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  5. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •