Ti po qesh, vec kam qen i befasuar se sa keq i perkthyer eshte bibla ne gjuhen shqipe ne krahasim me gjuhen frenge (meqe ate e njoh mir) !
Pershembull : Aty ku Jezusi u thot grave qe ato s'kan te drejt qe t' bejn pyetje publikisht, apo te mesojn nga te tjeret, e qe nese duan, duhet t'i pyesin vetem burrat e tyre ne shtepi ! Ne biblen shqip, thuhej se Jezusi u thot atyre qe mos beni pyetje ne "kishė" !?? Kurse kisha s'ka egzistu ne kohen e Jezusit, e as qe i ka then ndonjehere grave qe te heshtin dhe te mos flasin publikisht, ngase Islami e urdheron ate qe t'lexoje dhe t'mesoje qoft edhe deri ne skaje te botes !
///
Marku mendohet te kete qene nje nga nxenesit e ndihmesit e Shen Pjetrit. E vecanta e Ungjillit te tij eshte se eshte i shkurter e konciz, ai jep momentet me kyce te historise se Krishtit, pa dhene shume detaje e hollesi.
Mateu eshte nga pasuesit e Krishtit nga rradhet e hebrejve te kohes se Tij. (Nuk di shume mbi jeten e tij) E vecanta e Ungjillit te tij eshte se eshte shkruar per tu lexuar nga hebrejte, dhe jep citate e detaje te shumta nga jeta e misioni i Krishtit. Te gjitha keto, sipas kendveshtrimit te nje hebreu qe mundohet te binde popullin e Tij qe Krishti ishte Mesiah i tyre i shumepritur.
Lluka apo Llukai mendohet te kete qene mjek ne profesion dhe grek e jo hebre. Ai mendohet se vinte nga nje familje e pasur (fakti qe ishte mjek ne profesion) dhe bie ne sy gjuha e pasur dhe e larmishme qe ai ka perdorur ne shkrimin e Ungjillit, qe deshmon kulturen e tij si njeri. Ungjilli i Llukait po ashtu si i Mateut eshte i pasur me detaje, por kendveshtrimi i rrefimtareve dallon nga njeri-tjetri: Mateu shkruan e rrefen per hebrejte, Llulai rrefen per popullsine romake te kohes.
Ungjilli i Joanit eshte Ungjilli me i pasur dhe me i vleresuar nga ana theologjike. Joani ishte nje nga Apostujt e Krishtit qe u thirr nga vete Ai qe ta ndiqte pas. E vecanta tjeter e jetes se Shen Joanit eshte se ai ishte i biri i vajzes se Shen Josifit, burrit te moshuar qe mori ne shtepine e tij Shen Marine, kur kjo mbeti shtatezene nga Fryma e Shenjte me Krishtin. Shen Josifit i kish vdekur gruaja me te cilen kish bere disa femije. Femijet e tij me gruan e pare jane ata qe ne Ungjill quhen "vellezerit e Krishtit". Vete Shen Josifi dhe Shen Maria nuk jane martuar, Shen Josifi e mori ne shtepine e tij Shen Marine pasi ne kohen e saj, nje vajze e re shtatzane dhe e pa martuar vritej me gurre nga ligji i judenjve.
Ungjilli i Joan Theologut eshte i jashtezakonshem dhe dallon nga te tre ungjijte e tjere, pasi ai jo vetem deshmon historine e Krishtit dhe ngjarjet qe ndodhen rreth Tij, por u jep atyre interpretimin e duhur theologjik. Me penen e fjalet e Tij ai na rrefen jo vetem historine e Krishtit, por edhe se kush ishte Krishti dhe cili ishte plani i Perendise per Krijesen e Tij.
E vecanta tjeter e jetes se Shen Joan Theologut eshte se ai njihet si "Apostulli i dashur i Krishtit" te cilit Krishti i besoi kujdesin ndaj Nenes se Tij ne Kryq. Dhe eshte i vetmi apostull i Krishtit qe nuk u martirizua nga romaket e hebrejte, por gjeti nje vdekje natyrale ne moshe te madhe. Ai eshte edhe autori i Librit te Apokalipsit apo Zbuleses ne Bibel te cilin mendohet ta kete shkruar ne ishullin Pathos ne Greqine e sotme.
Albo
E vecanta tek Gjoni apo sic e quani ju ortodokset Joani eshte se vetem ai foli per parakletos, Ngushulluesin, ndersa tre shkruesit e tjere nuk e permendin fare ne ungjijte e tyre per kete gje une mendoj se Ungjijte jo te gjithe duhen te merren si fjale e Zotit sepse ato jane tregime njerzore sipas mynyres qe ato e perceptuan.Vete Albo e tregon me lart se Mateu i drejtohej hebrenjve , Luka, romakeve pra me pak fjale Ungjilli nuk eshte ai qe sot e quajme Dhiata e re sepse nje pjese te mire te Dhiates se re sot e shkroi Pali, edhe bibla flet goxha "mire" per Palin dhe veprat e tij kunder Jezusit dhe apostujve.
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
E mbarove se mesuari permendesh Kuranin e Madherishem te profetit Muhamed, e i ke hyre me themeli Dhiates se Re e Ungjijve?
Ne tema te tilla, lexo ne heshtje e meso, e atje ku nuk kupon, pyet qe te mesosh. Letrat e Pavlit jane letra te tij derguar kishave komuniteteve te krishtera qe ai vete ngriti kudo qe ai predikoi ne kater cepat e Perandorise Romake. Pavli eshte emri i ri i pagezimit te Tij ne Krisht, qe beri ne Damask. Emri i tij i vertete ishte Saul. Sauli vinte nga nje prej familjeve te rabinjve (mesuesve ose prifterinjve) te judenjve, dhe ishte nje njeri me fame ne rradhet e judenjve fale njohjes se tij te Ligjit dhe zellit te tij ne mbrojtje te Ligjit dhe tradites judaike. Sauli ishte kryepersekutori i te krishtereve ne Jeruzalem pas Kryqezimit te Krishtit. Ai ishte pjesmarres ne vrasjen me gurre te martirit te pare te krishtere ne Jeruzalem, Shen Stefanit.
Pavli u be Apostull i Krishtit gjate rruges per ne Damask, ku po shkonte per te persekutuar po te krishteret. Ai nuk e njohu Krishtin sa ishte gjalle mes nesh, por Krishti iu shfaq gjate rruges per ne Damask. Dhe u kthye ne apostull te Krishtit pasi "pa dhe besoi". E pa Krishtin me syte e tij dhe humbi driten e syve. E rifitoi driten e syve vetem pasi u pagezua ne te krishtere ne Damask, tek njeriu qe e dergoi Krishti. Dhe gjithe jeten e tij si i krishtere, judenjte e ndiqnin per ta vrare ne cdo qytet apo vend ku ai shkonte, pasi konvertimi i tij ne te krishtere, kish bere buje te madhe ne mbare popullin hebre.
Ju jeni aq njerez te trashe dhe aq njerez te verber, sa nuk arrini te kuptoni qe lavdine nuk e japin njerezit apo Kisha, lavdine apostujve te Krishtit ua jep vete Zoti yne Krisht sot, mot e ne perjetesi.
Tjeter cfare do te mesosh per Krishterimin?
Albo
Supozojme se Martin Luter Kingu apo Jozef Smith shikon nje vegim sikurse Jezusi i del ne forme drite dhe i thote qe coi nje leter ortodokseve se sjane ne rruge te drejte por jane ne rruge te gabuar dhe duhet te ndjekin rrugen e protestanteve.A do e besoje letren e tij si nje liber te Zotit apo si nje leter prej nje apostulli?
Nese do te mesosh ndonje gje per Islamin dhe krishterimin mund te me pyesesh se i njoh te dyja me mire se ty.
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
Krijoni Kontakt