Lėvizja tradicionaliste vehabiste apo thirrja e Muhammed ibn Abdulvehhabit
Tradicionalistėt islamė apo selefinjtė[1] janė lėvizje e cila lindi si rezultat i mėsimit dhe veprimit tė reformatorit nga gadishulli arab, shejh Muhammed ibn Abdulvehhabi (1703-1787). U lind nė Ujejneh, afėr Rijadit, krahina e Nexhdit, nga njė familje autoritative, qė i pėrkiste medhhebit hanbelist. Babai i tij ishte gjykatės nė qytetin e tij. Edhe i vėllai, Sulejmani ishte me pėrgatitje fetare. Mė vonė pas kthimit tė Muhammedit nga Iraku, Irani e vendet e tjera, edhe babai edhe i vėllai iu kundėrvunė Muhammedit nė idetė e tij tė skajshme, qė ndikoi qė Muhammedi tė kėrkojė vende tė tjera pėr prezantimin dhe shtrirjen e ideve tė tij.[2]
Emėrtimi i lėvizjes
Bota muslimane jashtėvehabiste kėtė lėvizje e njeh me emrin vehabinjė, vehabistėt (el-vehabijjeh), sipas emrit tė themeluesit, mirėpo pasuesit e kėsaj lėvizjeje e refuzojnė njė emėrtim tė tillė, duke e arsyetuar se ata janė kundėr kultit tė personalitetit dhe se nuk duan tė lidhen me emrat njerėzor. Nė anėn tjetėr, bota intelektuale dhe politike ka disa emėrtime pėr vehabinjtė. Pėr shembull, hereziografi francez Henry Laoust i quan reformatorė ortodoksė [3], kurse Aziz Ahmedi nga India i quan fundamentalistė teorikė.[4] Intelektuali musliman, Muhammed Ikballi, lėvizjen vehabiste e quan vezullim tė parė tė mirėfilltė tė jetės moderne islame [5], kurse Mekdonald vendin e shfaqjes e quan si vendi mė tė pastėr nė botėn dekadente islame. [6] Husein Gjozo, duke e analizuar ekzistencėn e kėsaj lėvizjeje pohon se fillimi i tyre ėshtė korrekt, por pėr vazhdimin e tyre thotė se duket se bartėsit e vehabizmit, nuk ishin nė nivel tė misionit tė tyre aq kompleks. [7] Vetė vehabistėt, preferojnė tė quhen muvehhidunė (unitaritė, njėsues) dhe pasues tė ehli-s-sunetit dhe xhematit, pėrkatėsisht pasues tė hanbelizmit. Mirėpo, pėrkundėr kėmbėnguljes sė tyre, shiizmi, sufizmi dhe grupe tė tjera i quajnė vehabinjė, sipas parimit tė pėrgjithshėm: edhe mutezilitėt, edhe harixhitėt, edhe murxhitėt, edhe hanefistėt, edhe shafiitėt, nuk e quajtėn veten kėshtu, por ashtu u quajtėn nga tė tjerėt dhe se emėrtimi i tyre nuk ndikoi nė pėlqyeshmėri apo jopėlqyeshmėri, por nė kėtė ndikuan shumė faktorė, e sidomos doktrina dhe veprimet e tyre.
Doktrina e lėvizjes
Doktrina e lėvizjes vehabiste nė parim bėn pjesė nė doktrinėn tradicionaliste islame, si vazhdimėsi e shkollės hanbeliste, me specifika tė caktuara. Kjo specifikė e vendos tradicionalizmin vehabist nga ai skolastikė nė tradicionalizmin selefist. Karakteristikė e kėsaj tendence ėshtė se nė qasjen dhe leximin e Teksteve (nusus) refuzojnė ndėrmjetėsimin e shkollave juridike dhe tė ulemasė pėr tė cilėn bėjnė thirrje ata. Komentimi i Kuranit dhe i Sunetit bėhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe shkon jashtė kufizimeve qė i kanė vendosur medhhebet.[8] Njėri ndėr autoritetet e lėvizjes selefiste nė shekullin XX, Abdulkadėr Arnauti, nė njė shkrim, shkruan: Sepse, ngatėrrohet perceptimi korrekt i besimit te njerėzit me atė qė ėshtė i huaj, nėn ndikimin e atyre tė cilėt kanė shkruar pėr kėtė ēėshtje pa dije tė mjaftueshme, as qė u pėrpoqėn tė kthehen nė veprat e ulemasė sė parė tė ehlis-sunetit, tė cilėt e pėrpunuan kėtė lėndė themelėsisht dhe nuk lanė vend pėr kurrfarė shtese .[9] Mė konkretisht, kjo do tė thotė se tradicionalistėt selefistė e zhvilluan doktrinėn (metodikėn menhexhin) e pasimit tė vetėm tė tė parėve korrektė (selefus-salih), me ēka pranojnė vetėm praktikėn e grupit tė caktuar tė dijetarėve islamė, e cila i kėnaq kriteret e tyre nė pasimin e praktikės sė Muhammedit a.s. Kėta janė njė grup i vogėl i shkollės sė ehlul-hadithit.[10]
Ehlul-hadithi dhe ehlul-fikhu
Asnjė nga juristėt (fakihėt) e respektueshėm muslimanė, nė asnjė ēast dhe nė asnjė rrethanė nuk e konteston legjitimitetin e hadithit/sunetit si dėshmi valide nė fe pas Kuranit. Por dallimet lindin nė qasje ndaj burimeve dhe nė metodat pėr nxjerrjen e dispozitave. Dallohen kryesisht dy koncepte tė tė kuptuarit tė sunetit: i pari, i cili kufizohet nė perceptimin e fjalėpėrfjalshėm tė tekstit me sa mė pak implikime tė arsyes, i cili grup njihet me emrin ehlul-hadith dhe i dyti, i cili synon pėr gjetjen e kuptimit dhe urtėsisė nga fjalėt e theksuara duke i dhėnė rol edhe arsyes, nė mėnyrė qė tekstet ti kuptojė dhe tė gjejė zgjidhje analoge, i cili grup njihet me emrin ehlul-fikh.[11]
Kėto dy qasje janė tė vjetra sa edhe vetė suneti, kurse pėr bazė e marrin njė ndodhi para betejės me fisin Benu Kurejdha nė vitin e pestė hixhrij. Ndodhia ishte si vijon: Pejgamberi a.s. i urdhėroi njė grupi shokėsh qė tė shkojnė te fisi Benu Kurejdha dhe qė askush mos tė falė ikindinė (Buhariu) pėrkatėsisht drekėn (Muslimi). Kur hyri koha e namazit, ashabėt u ndanė nė dy grupe, nė ata qė e kuptuan fjalėpėrfjalshėm porosinė e Muhammedit a.s. dhe nuk u falėn deri sa arritėn deri nė vendin e pėrcaktuar nga Pejgamberi a.s. dhe nė ata qė e falėn namazin, duke e arsyetuar se me kėtė Pejgamberi a.s. ka dashur tė thotė tė nxitojnė. Me tė kthyer, ashabėt e pyetėn Muhammedin a.s. pėr kėtė qė ndodhi, kurse ai i miratoi tė dyja qėndrimet.[12]
Kjo praktikė vazhdoi edhe pas vdekjes sė Muhammedit a.s., te ashabėt, sikurse janė ata qė e kanė pėrdorė arsyen (rajin) nė raste tė caktuara (Omeri r.a., Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi etj) dhe ata qė i kanė kuptuar gjerat fjalėpėrfjalshėm (Abdullah ibn Umeri, Abdullah ibn Amr ibn Asi, Zubejri etj.).[13] Kjo gjendje do tė vazhdojė edhe mė tej, gjatė periudhės formative tė fikhut, kelamit dhe shkencave tė tjera, por edhe mė vonė. Pėrfaqėsuesi kryesor i doktrinės sė ehlul-hadithit ėshtė Ahmed ibn Hanbeli (780-855), themeluesi i hanbelizmit. Kjo shkollė nuk arriti nė shtojė numrin e vetė nė asnjė kohė deri nė kohėn e Muhammed Abdulvehhabit, kur kjo shkollė u bė doktrinė zyrtare e Arabisė. Kjo lėvizje gjatė argumentimit tė tyre thirren jashtėzakonisht shumė edhe nė dijetarėt Ibn Tejmije dhe Ibn Kajjim Xhevzije.
Simbioza ndėrmjet dinastisė saudite dhe doktrinės vehabiste
Tė diskutosh pėr lėvizjen vehabiste pa e diskutuar familjen saud ėshtė e pamundur. Fillimet e kėtij bashkėpunimi ēojnė deri nė vitin 1744, kur Muhammed ibn Abdulvehhabi, i refuzuar nga familja dhe qyteti i tij, nė kėrkim tė gjetjes sė rrethanave favorizuese, erdhi nė kontakt me kreun e rebeluar tė dinastisė saude nė qytezėn Derije, konkretisht me Muhammed ibn Saudin. Kėta dy liderė ambiciozė u dakorduan ndėrmjet veti pėr njė koalicion, tė cilin do ta mbronin qoftė edhe me armė ta konstituonin qeverisjen e fjalės sė Zotit dhe ta pastronin Islamin nga tė gjitha risitė.[14] Kjo marrėveshje u vazhdua edhe nė vitin 1792 ndėrmjet pasardhėsve tė tyre, por do tė vazhdojė deri nė ditėt tona.[15]
Aleanca sė shpejti filloi tė jap rezultate, duke u shtrirė nė pjesėt qendrore dhe lindore tė Arabisė. Pastaj u shtri edhe nė pjesėt e tjera e vendit, duke e pastruar, nė pajtim me doktrinėn e tyre, ēdo shenjė qė e konsideronin risi apo tė papajtueshme me mėsimin e tyre. Ata rrėnuan tyrbet, zavitė e varrezat, kurse njerėzit qė refuzonin nėnshtrimin i ekzekutonin. Kjo gjendje e nderė bėri qė shteti osman tė mbledh forca dhe ta godasė kėtė lėvizje dhe nė vitin 1818 ta shuajė. Mirėpo, aleanca u pėrtėri, kėshtu qė nė vitin 1821 sėrish u riorganizua me kryeqytetin e ri Rijadin. Por edhe kjo tentativė nuk pati sukses.[16] Aleanca vehabito-saudite nė krye me princin Abdulaziz u pėrpoq edhe pėr sė treti herė nė vitin 1901, duke e ripushtuar Rijadin, dhe duke e shtrirė sundimin edhe nė pjesė tė tjera tė vendit.[17] Mbreti, pėr ta qetėsuar vendin bėri ca reforma ekonomike, organizoi disa kooperativa dhe i ndėrtoi disa xhami nė mėnyrė qė ta defaktorizojė fuqinė fisnore dhe ta instalojė vėllazėrinė fetare, sepse problemet kryesore vinin pikėrisht nga fiset gjysmėautonome. Por, as aktiviteti politiko-ushtarakė nuk mbeti me kaq. Mbreti i vetėshpallur nė vitin 1915 lidhi njė marrėveshje me anglezėt, qė ata ta pranojnė pavarėsinė e Arabisė, kurse Arabia do ti pėrkrahte interesat angleze nė rajon, e sidomos nėse do tė ishin aktiv kundėr Shtetit Osman. Kjo rezultoi edhe me marrėveshjen e fshehtė Sykes-Picot nė vitin 1916, nė dėm tė muslimanėve por nė dobi lokale. Pėr karakterin e dėmshėm tė marrėveshjes flet vetė protagonisti kryesor i kėsaj marrėveshje, T. E. Lawrence: Kam rrezikuar mashtrimin pėr shkak tė bindjes se ndihma e arabėve ka qenė medoemos e nevojshme pėr fitoren tonė tė lirė dhe tė shpejtė nė Lindje dhe se ėshtė mė mirė ta shkelim fjalėn tonė dhe tė fitojmė se sa tė humbim. [18] Nė kėto luftime humbėn jetėn mbi 100 mijė muslimanė. Pėr shkak tė kėtyre lidhjeve tė dėmshme me anglezėt rivalėt e quajtėn vėllazėrinė siameze saudo-vehabiste si spiunė britanikė dhe kjo akuzė vazhdon tė bėhet edhe tash, duke i ndėrruar pjesėrisht aktorėt, nė vend tė britanikėve kryesor tash janė amerikanėt, si spiunė amerikanė.
Dy pėrfaqėsuesit kryesor tė vehabizmit gjatė shekullit XX
Lėvizja vehabiste gjatė tė kaluarės ka pasur figura tė rėndėsishme. Sidomos gjatė shekullit XX i dalluan disa, por dy njerėzit qė me jetėn dhe veprėn e tyre lanė gjurmė mė tė thella janė: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi dhe Muhammed Salih El-Uthejmini.
1. Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi
Personaliteti mė i rėndėsishėm i lėvizjes vehabiste nė shekullin e XX ishte Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi. U lind nė vitin 1912 nė Rijad. Ka kryer detyra tė rėndėsishme brenda organizatės fetare. Njė kohė ishte rektor i Universitetit tė Medinės. Kohėn mė tė madhe dhe sidomos kohėve tė fundit ishte myfti i Arabisė. Pėrkundėr fraksionizmit brenda lėvizjes, ai mbeti autoritet. Mirėpo, jo ēdoherė shkonte puna mirė. Me rastin e invadimit tė Irakut nė Kuvajt mė 1990 dhe rrezikut pėr tė depėrtuar nė Arabi, Ibn Bazi u gjet ndėrmjet skillės dhe haribdes. Edhe dijetarėt edhe princat brenda mbretėrisė nuk ishin unanim tė lejojnė trupat e huaja brenda mbretėrisė. Madje ai deklaroi se nė rrethana tė veēanta muslimanėve iu lejohet tė kėrkojnė ndihmė nga jomuslimanėt, madje nė njė fetva tjetėr deklaroi se lufta kundėr Irakut ėshtė xhihad. Nga kjo kohė, njė numėr pasuesish tė vehabizmit u larguan nga ai, madje disa duke e akuzuar si shėrbėtor tė tagutit (liderit jobesimtar). Ndėr tė rebeluarit ishin Selman El-Avde dhe Sefer El-Havali, tė cilėt u vendosėn nė krye tė njė peticioni drejtuar mbretit nė vitin 1982, nė tė cilin kėrkonin verifikimin e raporteve me Amerikėn, ērrėnjosjen e korrupsionit dhe nepotizmit etj. Pas daljes nė opinion tė kėtij peticioni, qė pėr mbretėrinė ishte njė precedent i paparė dhe skandal, gjendja u ashpėrsua. Nė kėtė gjendje kur duhej marrė anėn, Ibn Bazi u vu nė anėn e mbretit dhe iu kundėrvu opozitarėve edhe pse deri atėherė ishte mėsues i tyre. Pas njė kohe tė shkurtėr Ibn Bazi e dha pėr mbretėrinė edhe njė fetva tė diskutueshme, me tė cilėn lejohej nėnshkrimi i marrėveshjes paqėsore me Izraelin nė Lindjen e Afėrme, fetva kjo qė e irritoi rėndė Usama ibn Lladenin. Para vdekjes, Ibn Bazi e ashpėrsoi kursin ndaj mbretėrisė kurse nė favor tė opozitarėve.[19] Vdiq nė vitin 1999, duke lėnė njė vakum nė vendin udhėheqės.
2. Muhammed Salih El-Uthejmini
Vendin e liderit nė lėvizjen vehabiste pas vdekjes sė Ibn Bazit e zuri Muhammed Salih El-Uthejmini. U lind nė vitin 1926. Ai vetėm njė kohė tė shkurtėr e mbajti kėtė pozitė meqė vdiq pas dy vjetėsh punė. Pėr shkak tė rrethanave tė rėnduara por edhe tė kohės sė shkurtėr, Uthejmini nuk arriti tė bėjė riparimet e duhura nė lėvizjen vehabiste. Vdekja e tij me 10 janar 2001 hapi njė hendek tė ri, kush do ta zė kėtė pozitė me rėndėsi. Ne vdekjen e tij morėn pjesė shumė zyrtarė dhe mbi 500 mijė banorė.[20]
3. Periudha post-Uthejmin
Vdekja e Uthejminit e ndėrlikoi edhe mė gjendjen e lėvizjes vehabiste. Figurat e larta si Muhammed Ali Shejh, Abdulmuhsin Et-Turki, pastaj Salih ibn Fevzan, Bekr Ebu Zejd e tė tjerė nuk gėzonin autoritet tė mjaftueshėm pėr tė zėnė vendin e liderit. Kjo gjendje bėri qė ambiciet karrieriste tė lulėzojnė, kėshtu qė kemi nė varg emrash qė pretendojnė pėr tė parin e lėvizjes. Ky problem ėshtė i gjallė edhe nė Jordani ndėrmjet Nasrudin Albanit, Muhammed Ibrahim Shakra, Alij Halebiut, Muhammed Ebu Ruhajmit, El-Makdesit e tė tjerė. Disa prej tyre pėrfaqėsonin rrymėn tolerante, njėfarė bashkėjetese me regjimin, dhe disa tė tjerė qė pėrfaqėsonin selefizmin burimor dhe vendosjen e ligjeve tė forta nė frymėn rigoroze. Ky hendek nuk u mbyll, por u hap edhe mė tepėr dhe nuk ka gjasa pėr tė pėrfunduar nė tė mirė. Kėtė e themi duke e marrė parasysh faktin se ēdo ditė kemi njerėz tė rinj, pėrfaqėsues tė rinj, tė cilėt pretendojnė se janė tė vetmit nė rrugė tė drejtė.[21]
Pėrfundim
Lėvizja vehabiste nė fillim tė shfaqjes dhe aktivitetit tė tyre kishte ēdo karakteristikė tė lėvizjes sė mirėfilltė. Ajo nuk karakterizohej me tipare sektariste, pėrjashtuese, anatemuese, urbicidale dhe gjenocidale. Ajo pėrbėnte njė vazhdim tė shkollės hanbeliste nė kohė dhe rrethana tė reja. Por, ballafaqimi me jetėn reale tė lėvizjes dhe veprimet gjithnjė e mė tė ashpra kundėr jobashkėmendimtarėve e futi kėtė lėvizje nė rendin e sekteve, si nė rrafshin organizativ ashtu edhe nė rrafshin fetar e politikė. Edhe pse shumė i propaganduar, ixhtihadi, ky mekanizėm i domosdoshėm nė Islam, u shpėrfill, duke ndjekur rrugėn e formalizmit tė skajshėm.
Meqė njė gjendje e tillė ėshtė e paqėndrueshme nė shtigje tė gjata, ėshtė pėr tė shpresuar qė gjatė shekullit XXI vehabizmi do ti kthehet bazės, shumicės muslimane, do ta zbusė fjalorin pėrjashtues dhe mallkues dhe do tė jetė faktorė pajtimi e uniteti e jo si deri tash faktor destruktivė nė skenėn fetare e politike.
Shkroi: Prof. Nexhat Ibrahimi
[1] Kuptimi bazė ėshtė: Pararendėsit, tė parėt, selefinjtė. Kėta janė brezi i parė i muslimanėve, i cili nga tė tjerėt kon*siderohej si burim i praktikės dhe i udhėzimit is*lam. Kėta mendojnė se pikėpamjet, vendimet dhe in*terpretimet duhet tė mbėshteten nė brezin e parė. Se*lef quhet brezi i dijetarėve qė fillon me ashabėt dhe pėr*fundon me tebei-tabiinėt, apo me Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbaniun. Ky grup e komenton jashtėsinė e teksteve dhe refuzon tė japė mendim dhe tė in*ter*pretojė brendinė e tyre. Sipas: Nexhat Ibrahimi, Leksikoni islam, botimi 3, Logos-A, Shkup, 2012.
[2] Nexhat Ibrahimi, Zhvillimi i sekteve nė historinė e mendimit islam, Tetovė, 2007, fq. 122 e tutje.
[3] Fikret Karcic, Drustveno prani aspekt islamskog reformizma, Sarajevė, 1990, fq. 106.
[4] A. Ahmed, Islamic Modernism in India , fq. 261, sipas F. Karcic, fq. 261.
[5] Muhammed Ikball, Ripėrtėritja e mendimit fetar nė Islam, Logos-A, Shkup, 2008, fq. 198.
[6] M. Ikballi, po aty, fq. 198.
[7] Husein Gjozo, fetve, Novi Pazar, 1996, fq. 492.
[8] Shih: Tarik Ramadan, Biti evropski musliman, Sarajevė, 2002, fq. 292-293.
[9] Abdulkadėr Arnauti, parathėnie nė: Stazom ispravnih prethodnika, Aman, Jordani, fq. 6-7, sipas: Muhamed Jusic, Islamisticki pokreti, Zenica, 1426/2005, fq. 13.
[10] Mė gjerėsisht lexo: Muhamed Jusic, po aty, fq. 13-15.
[11] Muhamed Jusic, po aty, fq. 15.
[12] Shih Buhariun dhe Muslimin, sipas: Muhamed Jusic, po at, fq. 16.
[13] Abdulkerim Zejdan, El-Medhalu li dirasetish-sheriatil-islamijjeh, Aleksandri, (-), fq. 106.
[14] Muhammed Jusic, po aty, fq. 18.
[15] Nexhat Ibrahimi, Zhvillimi i sekteve nė historinė e mendimit islam, Tetovė, 2007, fq. 126.
[16] El-Abud, El-Akidetush-shejh Muhammed ibn Abdul-vehhab es-selefijjeh ve etheruha fil-alemil-islamijj, II, Medinė, 1419 h., fq. 257-294.
[17] Gjerėsisht pėr kthimin e saudėve nė Arabi, shih rrėfimin e hollėsishėm nė veprėn: Muhammed Asad, Rruga pėr nė Mekė, Shkup, 2003, fq. 225 e tutje.
[18] T. E. Lawrence, Seven Pillars of Wisdom, Cape, London, 1935, fq. 24, sipas: F. William Engdahl, Stoljece rata Anglo-americka nafta politika i novi svjetski poredak, Zagreb, 2000, fq. 75, 100 dhe 368.
[19] Muhamed Jusic, po aty, fq. 22-26.
[20] Muhamed Jusic, po aty, fq. 27 dhe 30-31.
[21] Po aty, fq. 28-29.
BreziiRi/com
Krijoni Kontakt