Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Dëmtim masiv në pyjet e Pukës, apel Kryeministrit


    PUKE - Shoqata e Specialistëve të Pyjeve në këtë rreth ka reaguar duke i bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ndalimin e shkatërrimit masiv të pyjeve, sidomos pas reformës në Shërbimit Pyjor.

    Pikërisht nga një zonë e dëmtuar vetëm gjatë 2-3 ditëve të fundit, pikërisht në Mriaj të fshatit Kryezi, kreu i Shoqatës së specialistëve të pyjeve në rrethin e Pukës prezantoi me dhimbje batërdinë që është rikthyer në pyjet e Pukës.

    “I kërkoj kryeministrit të verë dorë për të ndalur shkatërrimin e pyjeve që nisi pas reformës në Shërbimin Pyjor. Kjo është reforma e miratuar nga ministria e Mjedisit e cila është as më pak as më shumë se ai plumbi që prokurorët u jepnin të dënuarve politikë. Tani ka nisur prerja, në verë zjarret, dhe kështu marrin fund pyjet e Pukës”.

    Janë me qindra drurë pishe, shumica fidanë që sapo kanë marrë veten që janë prerë vetëm në zonën e Mriaj. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, dëmtime masive të pyjeve u publikuan dhe në zonën e Rroshi Bicaj ku kontrabanda e pyjeve u rikthye fuqishëm.

    (d.b



    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Dëmtim masiv në pyjet e Pukës, apel Kryeministrit

    Është për të vënë duart në kokë dhe për të ja dhënë kujës kur mendon se gjeja e vetme që na kishte mbetur, një dhuratë e mrekullueshme e natyres e Zotit dmth pyjet dhe gjelbërimi, është shkatërruar në mënyrën më mizore. Eh se mos është vetëm Puka, ky problem është në të gjitha zonat e Shqipërisë. Pyjet janë prerë dhe po priten pa kriter.
    Ne nuk kemi respekt aspak për pronën kolektive. Këtë e kupton lehtë në shumë gjëra por sidomos tek ndërtimet. Tek këto të fundit shikohet qartë se si shtëpia që është në cepin e rrugës i hyn në pjesë trotuarit duke e ngushtuar aq sa edhe nje dhi kalon me vështirësi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •