Pse vetëm njerzit ? Edhe krijesat e tjera kanë çdo gjë përveç inteligjencës !! dmth, kanë dhëmbshuri, lozin, qeshin dhe qajnë, hanë, pijnë flenë etj ?
Pse vetëm njerzit ? Edhe krijesat e tjera kanë çdo gjë përveç inteligjencës !! dmth, kanë dhëmbshuri, lozin, qeshin dhe qajnë, hanë, pijnë flenë etj ?
Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 19-05-2014 më 14:47
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Me qe behet fjale per parajsen/ferren pergjigjia time bazohet mbi ato pak gjera qe di prej fese ortodokse pasi nuk kam dituri nga fete e tjera. Per te shmangur c'do keqkuptim, kjo eshte thjesht nje pergjigje e asgje tjeter si p.sh propagand apo ku di une (nuk me interesojne gjera te tilla, as te bej debate kush ka te drejte apo jo, nuk me interesojne keto).
Po nuk bej gabim, ky dallim behet sepse njeriu ka shpyrt, shpyrti eshte dicka e pa vdekshme. Njeriu eshte krijesa me e larte e Zotit (shpresoj mos te jem gabim), nje krijse te ciles Zoti i dha disa veti te cilat i ka te Tija, si p.sh dashuria, vetdija, dhembshuria, deshira per sakrifice etj.
Te gjitha per njeriun u bene, dhe natyra dhe kafshet, pra shpyrti i pa vdekshem (i cili permban dashurine, vetdijen etj) eshte arsyeja perse njeriu vecantohet nga kafshet.
Prap sipas fese kafshet nuk kane shpyrt, kur te behet shfaqja e dyte e Krishtit trupat a njerzve do ringjallen dhe do bashkoen me shpyrtin (kerkoj falje po jam gabim), do paraqiten perpara Krishtit bashke me te gjitha veprat e tyre, te mira dhe te keqija, trupat do kene veti te tjera, nuk do jene mish e kocke (te cilat semuren dhe vdesin).
Atje Krishti do vecantoje ata qe kan zemer te penduar dhe ata qe nuk kane, pendimi/dashuria per Zotin eshte ajo qe i jep shpetim robit, veprat e mira pa dashuri jan thjesht nje zero. Me shume detaje p.sh ca do behet me ata qe nuk njojten Zotin nuk njoh, thjesht robi shpreson tek meshira e Perendise.
Sa per dhembshurin, lojrat etj, qe permend per kafshet, dyshoj se do te thuash qe eshte gjynah qe kete bukuri te natyres dhe te kafsheve e ha dheu. Ashtu besoj dhe une, se kjo eshte nje tragjedi, pra njeriu, natyra dhe kafshet.. te gjithve na ha dheu. Sipas fese Zoti u detyrua te largoj prej parajses njerzit e pare (Adam dhe Eva) qe mos te behet e keqja (te cilen e mesoi njeriu prej djallit) e pa vdekshme. Pasi Adam dhe Eva degjuan djallin, erdhi vdekja, si per njerzit ashtu dhe per natyren.
Po ta mendosh mire, kjo eshte nje tragjedi, nje bukuri kaq madheshtore si jeta, shpyrti, dashuria etj me se fundi arrijne atje ku arrijne... Vet ky fakt, pra qe ekziston kaq shume bukuri, nuk arrin qe te bej zemren e robit te zbutet, por duhet te vi vdekja dhe vuajtet.. qe mbase mbase te zbuten disa zemra (sigurisht nuk vecantoj veten).
Por Zoti nuk e braktisi krejtesisht njeriun, krijesa eshte plani i Zotit qe eshte ende ne ecuri, pra nuk ka mbaruar, dhe do mari fund me shfaqjen e dyte te Krishtit. Sipas fese, nuk ka shans qe nje nene te ndjeje me shume dashuri per femine e saj se sa ndjen Zoti per ate femi, pra per shkak te kesaj dashurie me se fundi plani i Zotit do realizohet, thjesht per ne eshte e veshtire te kuptojme/pranojme kete plan dhe veprimet e Zotit.
User010, sipas teje kafshët nuk kanë shpirt !?
... Por janë krijesa gjithsesi, krijesa me ndjenja që ju dhëmb "shpirti" kur këlyshi i tyre ngordh ose hahet nga ndonjë krijesë tjetër. Janë krijesa që ndërtojnë familje ashtu si ne dhe përkujdesen për të ashtu si ne.Janë krijesa që i shërbejnë ciklit të jetës më shumë dhe më mirë se ne që po e shkatrrojmë. A mund ta di se çfarë kanë njerzit më shumë se kafshët ?
Ah po .. kanë shpirtin !!!
A nuk është ky shpirt njeriu që vret, masakron, djeg, përdhunon ? Kemi dhe shpirtin tjetër njerzor që sillet mirë dhe lutet tërë ditën !! Po çfarë e bën të veçantë këtë shpirt të mirë apo të keq për të pasur parajsë dhe ferr për të , kur unë nuk shoh asgjë të jashtzakonshme duke e krahasuar me kafshën, shpendin, zvarranikun apo ujorin ?!! Përkundrazi, njeriun shpesh herë e shoh inferior në krahasim me krijesat e tjera !!
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
iliria e para (21-05-2014)
Shpyrti eshte dicka shume mire e percaktuar, perbehet nga 3 pjese (nje perkthim i keq eshte ky: 1)pjesa logjike, 2)pjesa e deshirave, 3)pjesa e ndjenjave).
Per keto gjera kan kontribuar njerez te vecante te cilet perkushtuan jeten tek Zoti, shum prej tyre ariten aq larte sa qe perjetuan shfaqjen e zotit (aq dhe me ate menyre qe duronte secili prej tyre), ata jetuan neper shkretetira ne kushte shume te veshtira. P.sh Abbe Issak Syros ka folur per shpyrtin dhe ka percaktuar ca lloje mekatesh burojn nga secila prej ketyre 3 pjeseve.
Rendesi ka qe te kuptojme se shpyrti i shenjte qe dha zoti flliqet/semuret nga menyra qe jeton robi. Pra ke te drejte, prej shpyrtit burojne mekatet vrasjet, perdhunimet, dashuria per lekun etj.
Shpyrti eshte dicka madheshtore, Zoti i dha mundesine njeriut ti ngjaje Atij. Shembulla te tilla jane njerzit e shenjte, sa me shum ata u lodhen aq me shume i ngjajten Zotit. Deshira e Zotit qe robi ti ngjaje/afrohet Zotit dhe te jetoje ne nje lidhje shume te forte/afert me Te. Keto qe shkruajta me lart nuk mund te aplikohen tek kafshet pasi kafshet vdesin per shkak te njeriut, nuk njoh me shume dhe do merzitesha po te jap informacion te gabuar, eshte me mire te kerkosh vete, pergjigjen time perdore si nje shkak per te punuar/kerkuar ti vete dhe jo si baze.Po çfarë e bën të veçantë këtë shpirt të mirë apo të keq për të pasur parajsë dhe ferr për të
Nuk duhet ta shikosh kete ne menyre negative, sikur Zoti nuk interesohet per kafshet, zakonisht kafshet jane ne lidhje shume me te afert me Zotin se sa jemi ne, duket kjo kur kafshet e egra nuk ngacmojne njerzit e shenjte, sepse tek njeriu i shenjte kafsha shikon ate njeri qe pa per here te pare, njeriun me shpyrt te paster. Zoti i do kafshet dhe kafshet perkulen dhe gezohen me pranine e Zotit, e shikon kete tek bukuria e mengjesit ose tek nje bilbil qe kendon gjith gezim ne natyre.
Vertet njeriu ka shpyrtin qe eshte dicka madheshtore, por njeriu kur eshte larg Zotit, eshte krejt i kufizuar, syte dhe ndjenjat e tija jane "qorre". Eshte mire qe robi mos te nxjeri vet konkluzione, e them kete si keshille qe te mundesh ti dhe une bashke te shmangim lodhje truri qe nuk na shrbejne per mire. E dyta eshte se pervec Zotit ekziston dhe djalli, pra robi nuk duhet tju kete besim mendimeve te veta. Ti vet e pershkrove ku ka arritur njeriu egoist qe ka besim ne vetvete.
Po ashtu eshte, njeriu mundet te arrije shume poshte. Kjo ndodh per dy arsye, e para eshte se Zoti i dha njeriut midis te tjerave dhe vetedashjen, Zoti e respekton krejt vetedashjen, Ai qe e dha e di me mire ca eshte dhe ca vlere ka (vetedashje=te vendos sipas deshires time, i lire). Arsyeja e e dyte eshte se djalli e urren dhe e ka zili (envy) njeriun me shume se c'do gje tjeter.Përkundrazi, njeriun shpesh herë e shoh inferior në krahasim me krijesat e tjera.
Eshte dashuria e Zotit per krijesen e tije (njeriun) qe e mban kete bote te gjalle, mira e mira njerez te thjeshte ose murge i luten Zotit c'do dite qe te vazhdoje te tregoj dashuri per boten, vertete kjo eshte nje bote me shume dhimbje, por Zoti ka planin e tije. Sa per kafshet, dhe une vete kam dashuri te vecante per kafshet, pra te kuptoj.
Ndjehem keq per dy gjera, e para eshte se une qe po shkruaj keto do vazhdoje te ankohem dhe te akuzoj Zotin ne caste te veshtira, e dyta eshte se pergjigjja time ngjan si prosilitizm, por sinqerisht nuk kam qellim te tille, dhe nuk kam problem te fike ato pjese qe mund te ngacmojne dike.
Parajsa u krijua per njeriun e pare, zoti krijoi ne fillim qeniet pa trup (pra engjejt), kurse per krijsen e tije te vecante vuri ne pune si ta them shkencen, krijoi yjet, diellin, qiellin, ujin, kafshet etj. Dhe i dha krijese te tije te vecante shpyrtin e pa vdekshkem. Parajsa u mbyll per njeriun dhe u hap prap kur u kryqezua Krishti, pra ja perse ekziston parajsa, per krijesen e vecante te Zotit, per krijesen qe Zoti deshi/do kaq shume.për të pasur parajsë dhe ferr për të
Sa per shqetsimin tend qe pse nuk shkojn kafshet ne parajse, nuk kam dituri te te them me shume, thjesht di qe kafshet vdesin per arsye te njeriut, di qe ne fillim kafshet/pemet etj ishin ne parajse, pra Zoti i do te gjitha krijesat e tija, i do me shume se sa i duam ne, por pas largimit te njeriut nga parajsa, e gjithe natyra dhe kafshet vuajne. Nje njeri i shenjte thoshte, shiko lepuri i varfer sa vuan per ne, dite nat zemra i vuan nga frika, dhe gjumin akoma nuk e ben te sakte, jeton me frike mos e hane. Por sapo njeriu pastron shpyrtin (thoshte ai), ja kafshet i afrohen pa frike prap njeriut.
Eshte shume e vogel mendja tone te kuptoje gezimin/bukurine e parajses. Kurse ferra u krijua per djallin dhe ushtrine e tij, dhe jo per njeriun, por ka dy fuqi qe luftojne per te fituar shpyrtin e njeriut, Zoti dhe djalli, ato shpyrte qe "fiton" djalli jane ato qe largohen prej Zotit. Per ortodoksine ferra nuk eshte nje vend me kazane te nxehta sic pershkruhet nga disa, largimi prej Zotit drites dhe ngrohtesise qe Ai jep eshte ferra, ky largim perjetohet me nje dhimbje te stermadhe per shpyrtin. Jam nje njeri i thjesht sic je ti, nuk jam prift apo dicka e tille, prandaj dhe mund te jem gabim diku.
Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 20-05-2014 më 20:47
Krijoni Kontakt