Kur u shemb Muri i Berlinit mė 9 nėntor 1989 (u ndėrtua mė 13 gusht 1961) askush nuk mendoi se njė mur i ri mund tė ringrihej tani nė shek XXI, i cili mesa po tregojnė gjasat do tė shprehė njė ndarje tė re jo vetėm tė interesave gjeopolitike tė fuqive tė mėdha SHBA dhe BE nga njėra anė, por dhe tė aleancave tė reja qė po krijohen nė lindje nė kėtė fillm shekulli midis Rusisė dhe Kinės.
Pėrplasja e kohėve tė fundit midis interesave tė SHBA dhe BE me interesat Ruse ne Ukrainė, u ka dhėnė fund marėdhėnive tė shtirura dhe hipokrite midis palėve dhe ka treguar problemet e vėrteta ekonomiko-financiare dhe gjeopolitike.
Qė nga momenti i pėrfundimit tė luftės sė ftohtė qė u pėrjetua me rėnien e murit tė Berlinit dhe me nėnėshkrimin nga ana e Gorbacovit nė Reikjavik dhe me Kancelarin Kohl tė ribashkimit tė Germanive, dhe tė prishjes sė Traktatit tė Varshavės, e deri nė 2014, Lindja dhe Perėndimi bashkėpunuan me gjithė mosmarėveshjet tashmė jo ideologjike por ekonomiko-gjeopolitike. Rusia nėnėshkroi njė sėrė marėveshjes mė OSBE dhe KE ( e mė pas BE) si dhe SHBA, duke bashkėpunuar nė shumė fusha shkencė, teknologji, industri, investime, nė luftėn kundėr terrorizmit islamik dhe terrorizmit nė pėrgjithėsi. Bashkėpunimi me SHBA arriti kulmin me krijimin edhe bashkėpunimin pėr shfrytėzimin e hapėsirės kozmike me ndėrtimin e stacionit ndėrkomėtar me dėrgimin atje tė ekipeve tė pėbashkėta.
Analistėt Europianė dhe Amerikane qė nė fillim informuan se Rusia nuk ishte mė Fuqi botėrore por rajonale, megjithse njė bashkim Rusi Ukrainė+ Kazakistan mund ti jepte Rusisė statusin e superfuqisė, por kjo nuk ndodhi.
Por fėrkimet nuk munguan sidomos SHBA-Rusi nė drejtim tė konceptimit tė luftės kundėr terrorizmit, e tė ligjeve pėr tė drejtav e njeriut, tė vetvendosjes, por nuk munguan divergjencat sidomos nė luftėn nė Ēeēeni, ku SHBA nė fillim e konceptoi si luftė pėr pavarėsi dhe tė drejtat e njeriut; sidoqoftė, kur nė atė luftė u ravijėzuan liderėt islamikė ekstremistė, atėhere SHBA, por dhe Mbretėria e bashkuar, dhe vėndet e tjera tė Europės Perėndimore nė heshtje nuk e vazhduan pėrkrahjen pėr rebelėt ēeēenė.
Pėrplasja e dytė midis Rusisė dhe SHBA ndodhi me Kosovėn ku konceptimi i ligjeve pėr tė drejtat e njeriut dhe tė vetvendosjes kishin kutpim ndryshe nė vėndet respektive.
Problemi ndryshoi katėrcipėrisht kur vetė SHBA u pėrball me ekstremizmin islamik 6 vjet pas luftės nė Ceceni nė 11 shtator 2001 kur u rrėzuan kullat binjake nga Al Kaida. SHBA u trondit jo vetėm pėr nga mungesa e pėrgatitjes dhe e nėnvlerėsimit sepse e njėjta gjė ndodhi nė Rusi por dhe pėr nga pėrmasat qė po merrte ekstremizmi islamik (i ashtuquajtur islamik sepse liderėt e tyre pėrdornin fjalėn islam si koperturė).
Pas ndėrhyrjes nė Irak dhe Aganistan, udhėheqėsit republikanė vazhduan nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit dhe tė demokracisė , tė ndihmojnė shėmbjen e rregjimeve totalitare nė formėn e pranverės arabė edhe nė Tunizi, Libi, e cila vazhdoi me `verėn arabe` nė Egjipt, dhe luftėn e paralajmėruar civile nė Siri nė tė cilėn rregjimi i Bashar Asadit vazhdon tė qėndrojė nė kėmbė por Siria (ka hyrė nė listėn e shteteve tė dėshtuara). E parė nga kjo pikpamje, luftrat fetare po vazhdojnė jo vetėm nė Azi por dhe nė Afrikė duke shtuar frikėn se ndėrhyrja artificiale pėr tė demokratizuar vėnde totalitare ėshtė e rrezikshme sepse mund tė kthehet nė luftė civile dhe etniko-fetare.
Hyrja e Ukrainės nė qerthullin e destabilizmit po e fut bashkėpunimin midis Rusisė dhe Perėndimit nė qorrsokak. Problemi Ukrainės nuk ėshtė I ri, sepse shėmbja e perandorisė sovjetike pas shėmbjes sė murit tė Berlinit la njė boshllėk tė thellė ideologjik nė vėndet e Europės qėndrore dhe nėė vėndet e ish-BRSS, por dhe nė vėndet e tjera tė lidhura ekonomikisht apo aspironin socializmin si ai i ish-bllokut sovjetik. Rusia e lindur pas shėmbjes sė BRSS ishte shumė e dobėt dhe humbi statusin e superfuqisė duke patur nga fillimi i viteve `90 njė GDP prej300- 400 miliard dollarėsh (sa e ka Greqia sot), njė nga mė tė voglat ndėr vite ndėrsa SHBA kishte njė GDP prej 11 trilion dollrash, kurse vetėm Gjermania Perėndimore kishte njė GDP prej 1 trilion dollarėsh (nė fillim tė viteve `90).
Dukshėm, bashkėpunimi lindje perėndim ndihmoi Rusinė tė rindėrtohej dhe ardhja e Presidentit Putin nė krye tė Rusisė dhe krijimi I bushtit ekonomik CIS (Komonuelthi i Shteteve tė Pavarura) midis ish-republikave sovjetike mundėsoi njė stabilitet dhe qetėsi artificiale. Por tendencat pėr tu afruar me perėndimin ishin tė hapura dhe nė fillim Gjeorgjia, ish republikat e Azisė qėndrore (pėrveē Kazakistanit), Azerbaixhani dhe Armenia u larguan nga CIS sepse tre shtetet balltike Lituania, Letonia dhe Estonia nuk muarėn pjesė qė pas `92 dhe u afruan zyrtarisht me KE.
Po ashtu dhe Ukraina pasi nė krye u vendos kryeministrja Timoshenko u largua nga CIS, madje ndihmoi nė 2008 me arme Gjeorgjinė nė luftėn 15 ditore kundėr Rusisė. CIS mbeti me tre shtete: Rusi-Kazakistan-Bjellorusi.
Rasti Ukrainė ishte dhe mbetet fillimi dhe vazhdimi i njė lufte tė re tė ftohtė qė mund tė bėhet e nxehtė nė tė ardhmen.
Arsyet e kėtij fillimi tė luftė sė ftohtė qė mori shkaks me pėrplasjen e interesave gjeopolitike nė Ukrainė janė tė shumta por mund ti rendis sipas fakteve.
Pėr SHBA-tė:
- Frika nga fuqizimi ekonomik dhe financiar i Rusisė, pėr shkak tė investimeve, ritjes ekonomike graduale nė atė vend, por dhe tė mos pasjes luftė dhe fillimit tė rritjes demografike pas vitit 2013 (sepse mendohej se Rusia qė kishte mesataren e jetesės pėr meshkujt nga mė tė ultat nė botė, kishte rėnie tė popullsisė qė pas `90 e deri mė 2011, pastaj erdhi njė rritje e pakėt dhe tashme Rusia ėshtė 146 milionė banorė sė bashku me Krimenė),
- Indiferentizmi i BE pėr tė integruar vėndet ish sovjetike, dhe frika se ish vėndet sovjetike mund tė afrohen pėrsėri me Rusinė.
- Vazhdimi strategjisė sė luftės sė ftohtė pėr tė mbajtur Rusinė nėn njė `kordon sanitar (kujtoni kordonin sanitary ndaj Rusisė sovjetike pas fitores sė revolucionit tė tetorit)`, pra duke e rrethuar dhe duke e lėnė pa aleatėt tradicionalė.
Pėr Rusinė:
- Perpjekjet pėr tu bėrė supėrfuqi krijuan shanset pėr tė patur pak demokraci politike por njė strukturė tė fuqishme drejtimi autokratik.
- Strategjia ruse pėr tė mbajtur nėn sferat e saj tė influencės ish vėndet sovjetike dhe pėr tė mos i lėnė tė futen nėn BE dhe nėn SHBA.
- Tradita e fortė historike e vazhdimit tė dominimit rus nėpėrmjet ushqimit tė nacionalizmit
- Taktikat ruse pėr tė pėrēarė vėndet e BE nė raste vendim-marrjesh kundėr interesave ruse
- Pėrpjekjet pėr tė neutralizuar veprimet e SHBA-venė drejtim tė shkatėrrimit tė vėndeve aleate tradicionale me Rusinė.
Kontradiktat kanė dalė mė nė pah dhe sigurisht me gjithė dėshirėn nė dukje pėr tė normalizuar marėdhėniet SHBA-BE me Rusinė, ato do tė rėndohen pikėrisht pėr shkak tė pėrplasjes me Ukrainėn e cila ėshtė njė mollė sherri midis tė tre grupimeve, sepse marrja e Ukrainės dhe futja e saj nė BE do tė shkaktojė pa tjetėr njė ēarje tė pariparueshme politike dhe nisjen zyrtare tė luftės sė ftohtė me pasoja nė tėrė botėn.
Nėse integrohet Ukraina nė BE sigurisht me pėrkrahjen e plotė tė SHBA, ndarja nė dy blloqe tė reja ekonomiko-financiare do tė jetė e paevitueshme.
Lojrat luftarake tė qershorit me nė krye SHBA tė koduar si SABER-STRIKE-2014 nga datat9-21 qershor dhe ato detare tė fillauara nga daata 6 -21 qershor tė koduara si BALTOPS-2014, dhe ( http://rt.com/news/164972-russia-wargames-baltic-reply/), fillimi njė lojė ushtarake ruse nė Kalinin grad kėto ditė pėr t`ju kundėrpėrgjigjur lojrave ushtarake amerikanė , - e dėshmon kėtė luftė tė ftohtė e cila po ringre murin e Berlinit nė shekullin e XXI.