Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    Sensi i mirë i humorit, ka një fuqi të jashtëzakonshme për të parandaluar humbjen e kujtesës tek të moshuarit. Ndaj, akti i të qeshurit rrit aftësinë për të kujtuar duke përmirësuar ndërveprimin midis pjesëve të trurit.

    Efektet e dobishme të së qeshurës janë të barabarta me ato të marra përmes meditimit. Këtë tezë e vërtetojnë dhe dy studimet e kryera në San Diego të Kalifornisë.

    Më pak stres dhe më shumë memorie - Studimi i parë është kryer tek një grup të moshuarit, duke përfshirë diabetikët dhe njerëz të shëndetshëm. Duke i ndarë në dy grupe; Pjesëtarët që ishin në grupin e parë iu dha të shihnin videot me humor për 20 minuta, treguan nivele të ulëta të kortizolit, një hormon i përfshirë si në rritjen e sheqerit në gjak, duke treguar një performancë më të mirë në testet e kujtesës.

    Ushtroni trurin tuaj - Vrojtimi i dytë ka monitoruar efektet e llojeve të ndryshme te videot, humorit, apo të stresit, tek 32 individëve, që iu nënshtruan elektroencefalogramës. Ata që e kishin parë video argëtuese treguan nivelet më të larta të valëve gama, frekuencat unike që “udhëtojnë” në çdo pjesë të trurit duke aktivizuar nivelet më të larta të integrimit, mes të funksioneve të ndryshme.

    Ky është një lloj ushtrimi cerebrale që ju ndihmon më shumë të mbani mend.

    (e.m/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...es-186019.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    10 efektet pozitive që sjell e qeshura në shëndetin tuaj

    Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme.

    Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë. Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin.

    E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme.

    Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.

    Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë.

    Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

    1- E qeshura është ngjitëse

    Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t’iu mërzisin më tepër.

    2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm

    Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.

    3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës

    Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.

    4- E qeshura ndryshon humorin tonë

    Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë. Vetëm kështu nuk do të lejoni që stresi të bëhet pjesë e ditës tuaj.

    5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj

    Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë.

    Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush.

    6- E qeshura eliminon stresin

    Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket. Mundohuni ta mbani sa më larg stresin duke bërë të qeshurën pjesë të pandarë të jetës suaj.

    7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat

    Ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një drogë natyrale, sigurisht që ka vetëm efekte pozitive në shëndetin tuaj.

    8- E qeshura forcon sistemin imunitar

    Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Rezultatet duken në një shëndet mendor e fizik të kënaqshëm.

    9- E qeshura ul tensionin e gjakut

    Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni. Rezultatet do të jenë të pëlqyeshme dhe nuk do të nguroni ta provoni sërish.

    10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive

    Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar së qeshuri. Është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se “jeta është e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje. Bëjeni mesazhin “jeta është e bukur” moto të ditës suaj. Vetëm do kështu nuk do të keni probleme shëndetësore, pagjumësi, stres, dhimbje koke, etj.


    / Magazina / Periskopi

    https://www.periskopi.com/10-efektet...hendetin-tuaj/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    Këtu janë 20 efektet pozitive që sjell e qeshura në shëndetin tonë:

    1. Ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit.
    2. Përmirëson imunitetin dhe ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet.
    3. Përmirëson frymëmarrjen dhe funksionimin e sistemit të frymëmarrjes.
    4. Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
    5. Ndihmon në rritjen e prodhimit të endorfineve, hormoneve të lumturisë.
    6. Përmirëson humorin dhe sjell një ndjenjë të përgjithshme të lumturisë.
    7. Ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me njerëzit rreth nesh.
    8. Forcon muskujt e fytyrës dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.
    9. Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve dhe tensionit muskular.
    10. Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe uljen e rrezikut të gjumit të keq.
    11. Ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës.
    12. Mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës së sportistëve dhe njerëzve të tjerë që kërkojnë performancë të lartë.
    13. Ndihmon në përmirësimin e kreativitetit dhe produktivitetit.
    14. Ndihmon në reduktimin e depresionit dhe ndjenjave të trishtimit.
    15. Përmirëson cilësinë e jetës dhe ndihmon në ndryshimin e qasjes sonë ndaj jetës.
    16. Ndihmon në përmirësimin e dashurisë dhe miqësisë.
    17. Ndihmon në reduktimin e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit.
    18. Ndihmon në përmirësimin e sistemit të tretjes dhe ndihmon në uljen e sëmundjeve të zorrëve.
    19. Mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit mendore dhe emocional.
    20. Ndihmon në ndryshimin e qasjes sonë ndaj situatave negative dhe në rritjen e rezilienca jonë.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    E qeshura është ilaçi më i mirë

    1.Përse ndihemi mirë kur qeshim?

    E qeshura të jep një energji natyrale, pasi çliron hormone që të bëjnë të ndihesh mirë, duke përfshirë dopaminën dhe endorfinën. E qeshura shkakton edhe një ndjesi që është e ngjashme kur bën një vrap të këndshëm.

    2. Përse qeshim më shumë kur jemi me të tjerë?

    E qeshura nuk është e lidhur gjithmonë me shakatë dhe humorin. Njerëzit ndonjëherë qeshin edhe kur nuk ka asgjë për të qeshur. Shkencëtarët thonë se ne e përdorim atë për t’u lidhur me të tjerët ose për të treguar se i kuptojmë. Ja një fakt për të qeshur: ka 30% mundësi më shumë që të qeshësh kur je me të tjerë se sa kur je vetëm.

    3.Sa kalori djegim në 15 minuta të qeshura?

    Kërkuesit kanë zbuluar se e qeshura rrit rrahjet e zemrës me 10 deri 20%. Nëse qesh për 15 min cdo ditë, largon 2 kile në vit.

    4.Si i bën mirë e qeshura zemrës?

    Shkencëtarët mendojnë kur qeshim çlirojmë endorfinën, që lidhet me receptorët në enët e gjakut. Kjo i bën ata të çlirojnë oksid nitrik, i cili zgjeron arteriet. Arteriet e çliruara janë më fleksibile dhe më të gjera, kështu që gjaku rrjedh më lirisht.

    5.E qeshura lehtëson dhimbjen

    Ajo çliron substanca që quhen endorfina që mund të të ndihmojnë të përballosh dhimbjen më mirë. Kjo ndihmon veçanërisht për të rriturit që kanë dhimbje kronike. Në një studim u ndoqën dy grupe të moshuarish, njërit iu bë terapi humori, dhe tjetrit jo. Grupit të humorit ju tregua batuta dhe histori për të qeshur, një orë në javë. Pas 8 javësh, ata thanë se kishin më pak dhimbje se sa ata që nuk e bën terapinë.

    6.E qeshura redukton stresin dhe depresionin

    Kërkuesit tregojnë që një e qeshur e mirë ul nivelin e hormoneve të stresit si kortizoli dhe epinefrina dhe rrit serotoninën, një substancë që ndihmon në luftimin e depresionit.

    7.E qeshura është ngjitëse

    Shkencëtarët mendojnë se njerëzit mund të kenë një detektor të qeshure, të vendosur në tru, i ngjashëm me një qark që i përgjigjet vetëm të qeshurës. Sapo e dëgjon të qeshurën, ndizet ky lloj “gjeneratori” , kështu që fillon edhe ti të qeshësh gjithashtu.

    8.E qeshura dhe bebet

    E qeshura, buzëqeshja, dhe kilikosja janë një mënyrë e mirë për prindërit që të lidhen me fëmijët e tyre. Ata njohin kështu njëri – tjetrin, dhe bebet mësojnë gjithçka rreth të qeshurës duke parë dhe duke u përgjigjur.


    Radio-7.net

    https://radio-7.net/e-qeshura-eshte-ilaci-mire/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    E qeshura, terapi për mendjen dhe trupin

    E qeshura mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe ta bëjë reagimin fizik dhe emocional ndaj stresit më pak intensiv. Studiuesit vlerësojnë fuqinë e të qeshurit për të përmirësuar mirëqenien fizike dhe mendore. E qeshura me të tjerët ndihmon në krijimin e lidhjeve shoqërore dhe mund të rrisë intimitetin.

    Duke aktivizuar rrugët nervore të emocioneve si gëzimi dhe hareja, e qeshura mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të trurit të neurotransmetuesve, ngjashëm me atë që bëjnë antidepresantët. E qeshura është disi si një kurë ndaj stresit, i cili dobëson këto sisteme dhe rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve.

    Fuqia fizike e të qeshurit

    Njerëzit fillojnë të qeshin që në foshnjëri, ndërsa ky veprim ndihmon në zhvillimin e muskujve dhe forcën e sipërme të trupit. E qeshura nuk është vetëm frymëmarrje. Ajo mbështetet në kombinime komplekse të muskujve të fytyrës, që shpesh përfshijnë lëvizjen e syve, kokës dhe shpatullave.

    E qeshura aktivizon shumë rajone të trurit: korteksin motorik, i cili kontrollon muskujt; lobi frontal, i cili ju ndihmon të kuptoni kontekstin dhe sistemi limbik, i cili modulon emocionet pozitive. Aktivizimi i të gjitha këtyre qarqeve forcon lidhjet nervore dhe ndihmon një tru të shëndetshëm të koordinojë aktivitetin e tij.

    Fuqia njohëse e të qeshurit

    Një sens i mirë humori dhe e qeshura që pason varen nga një masë e mjaftueshme e inteligjencës sociale dhe burimeve të kujtesës. Humori, zakonisht vjen nga njohja e mospërputhshmërive ose absurditeteve të një situate. Për të arritur këtë ndjesi duhet të zgjidhni mendërisht sjelljen ose ngjarjen befasuese përndryshe nuk do të qeshni. Konkludimi i qëllimeve të tjerëve dhe marrja e këndvështrimit të tyre mund të rrisë intensitetin e të qeshurës dhe zbavitjes që ndjen. Për të “përfituar” një shaka ose situatë humoristike, duhet parë ana më e lehtë e gjërave.

    Fuqia sociale e të qeshurit

    E qeshura krijon lidhje dhe rrit intimitetin me të tjerët. Shumë aftësi njohëse dhe sociale punojnë së bashku për të monitororua kur dhe pse ndodh e qeshura gjatë bisedave.

    Ju mund të praktikoni të qeshurit kur jeni vetëm, duke marrë një këndvështrim që vlerëson anën qesharake të ngjarjeve, ndërsa është një shenjë e jashtme e ndarjes së një vlerësimi të situatës. Për shembull, folësit publikë dhe humoristët përpiqen të qeshin për ta bërë audiencën të ndihet psikologjikisht më afër tyre, për të krijuar intimitet.

    Duke praktikuar pak të qeshura çdo ditë, mund të përmirësohen aftësitë sociale që mund të mos vijnë natyrshëm. Kur qeshim si përgjigje ndaj humorit, ndajmë ndjenjat me të tjerët. Të dyja gjinitë qeshin më shumë me të tjerët sesa kur janë vetëm.

    Fuqia mendore e të qeshurit

    E qeshura prodhon emocione pozitive që çojnë në përjetim të ndjenjave si argëtimi, lumturia, gëzimi. Ato rrisin mirëqenien subjektive dhe kënaqësinë nga jeta. Studiuesit, sipas CNN zbulojnë se këto emocione pozitive të përjetuara me humorin dhe të qeshurën lidhen me vlerësimin e kuptimit të jetës dhe ndihmojnë kryesisht të moshuarit të kenë një pikëpamje të mirë për vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë gjithë jetës.


    / rtsh.al / kosovapress.com

    https://kosovapress.com/e-qeshura-te...en-dhe-trupin/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: E qeshura, arma kundër humbjes së kujtesës

    E qeshura ka shumë efekte pozitive në mirëqenien fizike dhe mendore. Këtu janë disa mënyra se si e qeshura mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të lehtësojë reagimin ndaj stresit:

    1. Lirimi i endorfinave: E qeshura shkakton lirimin e endorfinave, që janë substancat kimike të trurit të cilat ndihmojnë në rritjen e ndjenjës së lumturisë dhe uljen e dhimbjes. Këto endorfina mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe në ndjesinë e mirëqënies.

    2. Reduktimi i stresit: Kur qeshim, trupi jonë relaksohet dhe tensioni muskular zvogëlohet. Kjo ndihmon në reduktimin e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit. E qeshura mund të funksionojë si një mjet natyral për të zvogëluar stresin dhe për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor.

    3. Përmirësimi i humorit: E qeshura mund të ndikojë pozitivisht në humorin tonë dhe në perceptimin tonë të situatave të ndryshme. Ajo mund të na ndihmojë të shohim gjërat nga një perspektivë më pozitive dhe të zvogëlojë ndjenjën e trishtimit apo ankthit.

    4. Lidhjet shoqërore dhe intimiteti: E qeshura me të tjerët ndihmon në krijimin e lidhjeve shoqërore dhe mund të rrisë ndjenjën e intimitetit me të tjerët. Kur qeshim me të tjerët, krijohet një ndjenjë e përbashkëtësisë dhe e lidhjes emocionale, duke na ndihmuar të ndjehemi më të lidhur dhe të më të lumtur në prani të tyre.

    Të qeshurit ka shumë efekte pozitive në shëndetin mendor. Këtu janë disa aspekte të rëndësishme të ndikimit të të qeshurit në shëndetin mendor:

    1. Redukton stresin dhe ankthin: Të qeshurit ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit. Ky proces ndihmon në qetësimin e trurit dhe zvogëlimin e ndjenjës së ankthit. Gjithashtu, duke e qeshur veten në situata stresante, mund të ndihmojë në ndryshimin e perspektivës dhe në lehtësimin e tensioneve emocionale.

    2. Përmirëson gjendjen e mungesës së humorit: Të qeshurit ndihmon në përmirësimin e humorit dhe në ndjenjën e gëzimit. Një humor i mirë dhe një ndjenjë e lumturisë mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe të ndihmojnë në luftimin e ndjenjave të trishtimit dhe depresionit.

    3. Përmirëson lidhjet shoqërore: Të qeshurit me të tjerët ndihmon në krijimin e lidhjeve shoqërore të forta. Kur ndajmë momente të këndshme dhe të qeshura me të tjerët, krijohet një ndjenjë e përbashkëtësisë dhe e lidhjes emocionale. Kjo mund të rrisë ndjenjën e përkrahjes dhe të ndihmojë në ndërtimin e lidhjeve të shëndetshme dhe të qëndrueshme me të tjerët.

    4. Përmirëson humorin dhe kreativitetin personal: Të qeshurit mund të rrisë humorin personal dhe kreativitetin. Duke qeshur, hapim mendjen tonë ndaj ndjenjave pozitive dhe mendojmë më lirshëm. Kjo mund të na ndihmojë të jemi më të hapur ndaj zgjidhjeve të reja, të krijojmë mundësi të reja dhe të shprehim veten më lirshëm.

    5. Stimulon sistemin imunitar: Studimet kanë treguar se e qeshura mund të stimulojë sistemin imunitar. Kur qeshim, trupi prodhon më shumë antitrupa dhe qeliza imune, duke ndihmuar në luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera.

    Këto janë disa nga përfitimet e të qeshurit në shëndetin mendor. Është e rëndësishme të kuptoni se të qeshurit nuk është një zgjidhje e vetme për probleme serioze të shëndetit mendor, por është një mjet shtesë dhe një pjesë e rëndësishme e mirëqënies sonë emocionale.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •