Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Studuesit italian dhe ata spanjollë vlerësojnë vetitë kuruese të luleshtrydheve. Sipas tyre, luleshtrydhet kanë efekt pozitiv për uljen e kolesterinës dhe trigliceridet, nëse konusojmë rreth 500 gramë në ditë.

    Hulumtuesit në kolegjet Università Politecnica delle Marche dhe universitetet e Salamanca, Granada dhe Sevilja në Spanjë, thanë se hulumtimi i mëparshëm tregoi se luleshtrydhet kanë nivele të larta të antioksidantëve, por ky frutë gjithashtu ndihmon për të ulur kolesterinën.

    Ekipi bëri një eksperiment në të cilin ata i shtuan 500 gramë luleshtrydhe dietës së përditshme të 23 vullnetarëve të shëndetshëm për më shumë se një muaj. Ata morën mostrat e gjakut para dhe pas kësaj periudhe për të krahasuar të dhënat.
    Studimi, i publikuar në “Journal of Nutritional Biochemistry” tregoi se sasia totale e kolesterinës kishte rënë për 8.78 për qind; niveli i lipoproteinave “të këqija” me densitet të ulët kishte rënë me 13.72 për qind dhe sasia e triglicerideve kishte rënë me 20.8 për qind.

    Lipoproteina me densitet të lartë, apo kolesterina "e mirë", kishte mbetur e pandryshuar, thanë shkencëtarët. Studimi gjithashtu konstatoi se ata që konsumuan luleshtrydhet i përmirësuan edhe parametrat e tjerë si profili i përgjithshëm i plazmave të lipideve, biomarkerëve antioksidantëve si vitamina C ose kapaciteti radikal i absorbimit të oksigjenit, mbrojtjet antihemolitike dhe funksioni i trombociteve.

    Të gjithë këta parametra u kthyen në vlerat e tyre fillestare 15 ditë pas braktisjes së “trajtimit” me dredhëza, thanë studiuesit. “Kjo është hera e parë që është publikuar një studim që mbështet rolin mbrojtës të komponimeve bioaktive në dredhëza në trajtimin e markerëve të njohur dhe faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare”-bëri me dije udhëheqësi i studimit, Maurizio Battino, studiues në Università Politecnica delle Marche.

    Battino tha se ende nuk ka prova të drejtpërdrejta se cilat komponime në dredhëza i arrijnë efektet e tyre të dobishme, “por të gjitha shenjat dhe studimet epidemiologjike çojnë tek antocianinet, pigmentet vegjetale të cilat ua japin atyre ngjyrën e kuqe”.

    (e.m/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...ak-185860.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak



    Qe bujrem kujt i hahet madein bahqja ime

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Lexus, i paske mbjelle me burmashin, n'asfallt a?

    Sa e kisha honger ni pjate me luleshtrydhe ose dy pjata me qershia.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hot_prinz për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  6. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Lexus, i paske mbjelle me burmashin, n'asfallt a?

    Sa e kisha honger ni pjate me luleshtrydhe ose dy pjata me qershia.
    Edhe ata fal Hashimit e pruni asfaltin edhe burmashinat permas me shlipera se e dijke ai qe na duhen hahhaa

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Lexus, ja keni pa hajrin Hashimit.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hot_prinz për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  10. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Hot Doren n'Zemer bereqat vers. Na po e sheherlit po thon jo

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Lexus, po devijojme njo dy metra temen, por me t'vertete sa i perket gjendjes se pergjithshme,
    une nuk mund ta konfirmoj ashtu si vendasit, por nigjo cfare ndegjova:
    "Ne nje kafeteri ne nje tavoline ku rrinin ulur 3 persona,
    me Iphona perpara, vjen njeri e hap xhaketen dhe u tregon nje thike ne xhepin e brendshem dhe u thote:
    - "Pa zhurme t'madhe, beni gati tre Iphonat dhe mi futni ne xhepin tjeter".
    Keta te trete, nje nga nje ia fusin telefonat ne xhep dhe ai largohet duke ecur normalisht".
    Njeri prej tyre, vrapon dhe e lajmron nje polic dhe i thote:
    "Ai personi qe po ecen atje, sapo na i vodhi tre telefona, beni dic!"
    Kurse polici i thote: "Duhet ta paraqesesh rastin ne polici, te mbahet procesverbali, pastaj te mirret leja nga gjykata dhe atehere mund te veprojme!"
    Edhe ne fund i kishte thene polici: "Cfare po mendon ty, neve kemi rregulla ketu!"
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hot_prinz për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  14. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Lexus, po devijojme njo dy metra temen, por me t'vertete sa i perket gjendjes se pergjithshme,
    une nuk mund ta konfirmoj ashtu si vendasit, por nigjo cfare ndegjova:
    "Ne nje kafeteri ne nje tavoline ku rrinin ulur 3 persona,
    me Iphona perpara, vjen njeri e hap xhaketen dhe u tregon nje thike ne xhepin e brendshem dhe u thote:
    - "Pa zhurme t'madhe, beni gati tre Iphonat dhe mi futni ne xhepin tjeter".
    Keta te trete, nje nga nje ia fusin telefonat ne xhep dhe ai largohet duke ecur normalisht".
    Njeri prej tyre, vrapon dhe e lajmron nje polic dhe i thote:
    "Ai personi qe po ecen atje, sapo na i vodhi tre telefona, beni dic!"
    Kurse polici i thote: "Duhet ta paraqesesh rastin ne polici, te mbahet procesverbali, pastaj te mirret leja nga gjykata dhe atehere mund te veprojme!"
    Edhe ne fund i kishte thene polici: "Cfare po mendon ty, neve kemi rregulla ketu!"
    hahahaha, e fort aa .

    e sa i perket daljes nga tema 3 apo 4 hapa futja shkelm kemi hy per qejf for funny ktu haaaahahaha

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    alnosa (29-04-2014)

  16. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344

    Për: Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak

    Lexus , sa e ke kg e luleshtrydheve , se dhe ne asfalt te paskan mbire ... Se dija une se dhe maloket bejne qyfyre

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •