Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak
Luleshtrydhet ulin nivelin e kolesterinës në gjak
Studuesit italian dhe ata spanjollë vlerësojnë vetitë kuruese të luleshtrydheve. Sipas tyre, luleshtrydhet kanë efekt pozitiv për uljen e kolesterinës dhe trigliceridet, nëse konusojmë rreth 500 gramë në ditë.
Hulumtuesit në kolegjet Università Politecnica delle Marche dhe universitetet e Salamanca, Granada dhe Sevilja në Spanjë, thanë se hulumtimi i mëparshëm tregoi se luleshtrydhet kanë nivele të larta të antioksidantëve, por ky frutë gjithashtu ndihmon për të ulur kolesterinën.
Ekipi bëri një eksperiment në të cilin ata i shtuan 500 gramë luleshtrydhe dietës së përditshme të 23 vullnetarëve të shëndetshëm për më shumë se një muaj. Ata morën mostrat e gjakut para dhe pas kësaj periudhe për të krahasuar të dhënat.
Studimi, i publikuar në “Journal of Nutritional Biochemistry” tregoi se sasia totale e kolesterinës kishte rënë për 8.78 për qind; niveli i lipoproteinave “të këqija” me densitet të ulët kishte rënë me 13.72 për qind dhe sasia e triglicerideve kishte rënë me 20.8 për qind.
Lipoproteina me densitet të lartë, apo kolesterina "e mirë", kishte mbetur e pandryshuar, thanë shkencëtarët. Studimi gjithashtu konstatoi se ata që konsumuan luleshtrydhet i përmirësuan edhe parametrat e tjerë si profili i përgjithshëm i plazmave të lipideve, biomarkerëve antioksidantëve si vitamina C ose kapaciteti radikal i absorbimit të oksigjenit, mbrojtjet antihemolitike dhe funksioni i trombociteve.
Të gjithë këta parametra u kthyen në vlerat e tyre fillestare 15 ditë pas braktisjes së “trajtimit” me dredhëza, thanë studiuesit. “Kjo është hera e parë që është publikuar një studim që mbështet rolin mbrojtës të komponimeve bioaktive në dredhëza në trajtimin e markerëve të njohur dhe faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare”-bëri me dije udhëheqësi i studimit, Maurizio Battino, studiues në Università Politecnica delle Marche.
Battino tha se ende nuk ka prova të drejtpërdrejta se cilat komponime në dredhëza i arrijnë efektet e tyre të dobishme, “por të gjitha shenjat dhe studimet epidemiologjike çojnë tek antocianinet, pigmentet vegjetale të cilat ua japin atyre ngjyrën e kuqe”.
(e.m/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/teknologji/...ak-185860.html
Krijoni Kontakt