Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqiptare

    Nuk ėshtė hera e parė qė ėshtė tentuar hapja e dosjeve dhe pengimi i figurave politike dhe zyrtare qė tė vijojnė jetėn politike. Mė 1995 u ngrit komisioni "Mezini", i cili pengoi kandidimin e figurave tė opozitės, pėrfshirė Zogajn, Legisin e njė serė kandidatėsh pėr deputetė, vendime kėto qė u cilėsuan politike e ranė vite mė vonė. Mė pas komisioni "Bezhani" tentoi pastrimin e politikės shqiptare e administratės nga ish-spiunėt. Ligji i dosjeve, ose ligji i dosjeve, hyri nė fuqi mė 14 janar tė 2009. Presidenti Topi nuk u shpreh pėr ligjin, duke zgjedhur rrugėn e mesme, atė tė mosrikthimit pėr rishqyrtim, por as duke dhėnė miratimin e tij pėr hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji. Kundėr kėtij ligji ka qenė dhe Komuniteti Ndėrkombėtar nė Shqipėri, pasi ngre shqetėsime serioze kushtetuese. Madje, njėri prej zyrtarėve tė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė, Fried pati njė bisedė telefonike me Kryeministrin, pėr tė mos e votuar kėtė ligj. Ne shkurt tė 2010, Komisioni i Venecias, organi i KE, e quajti ligjin pėr hapjen e dosjeve si njė akt qė dhunon Kushtetutėn dhe ligjet shqiptare. Sipas juristėve, projektligji i paraqitur nga qeveria cenonte kushtetutshmėrinė e institucioneve tė pavarura. Pas kėsaj Kushtetuesja vendosi rrėzimin e tij. - See more at: http://www.shqiptarja.com/skedat/272....yJgf2C9A.dpuf

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Pėrpara zgjedhjeve tė 26 majit 1996, nė mars tė kėtij viti kandidatėt pėr deputetė duhet tė kontrollonin pastėrtinė e figurės sė tyre nė njė komision qė u quajt Komisioni i Kontrollit tė Figurave dhe qė drejtohej nga Hajri Mezini. Ky ishte njė komision qė u ngrit me nismėn e maxhorancės sė atėhershme qė ėshtė edhe maxhoranca e sotme, nėpėrmjet njė ligji tė veēantė qė u miratua qė nė vitin 1995. Pėrpara zgjedhjeve tė 26 majit, ky komision la jashtė garės pėr zgjedhjet parlamentare tė 26 majit njė sėrė kandidatėsh pėr deputetė, pėr tė cilėt u verifikuan “njolla” nė tė kaluarėn si “spiunė” apo “bashkėpunėtorė tė komunizmit”. Kėshtu sipas fakteve tė asaj kohe, pas gati njė muaj pune, ky komision eliminoi nga lista e kandidatėve tė PS-sė pėr garėn elektorale rreth 35 prej tyre. Servet Pėllumbi, Gramoz Ruēi, Kastriot Islami, Dritėro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Ēuēi, Shkėlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj., janė disa nga figurat qė u eliminuan nga komisioni i verifikimit tė pastėrtisė sė figurės. Nė atė periudhė, menjėherė pas vendimit tė komisionit “Mezini”, kryesia e PS-sė e cilėsoi “vendim arbitrar”. Prej 268 emrave qė ka pasur lista e kandidatėve tė PS-sė pėr deputetė qė i janė dėrguar komisionit tė verifikimit tė figurave, 35 prej tyre nuk u lejuan nga komisioni tė vijojnė garėn elektorale. Ndėr ta konsiderohen se 12 kanė qenė ish-funksionarė tė lartė tė shtetit deri nė 31 mars 1991, ose anėtarė tė forumeve drejtuese tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Prandaj edhe nga ky komision janė cilėsuar si bashkėpunėtorė tė komunizmit. Zėdhėnėsi i PS-sė nė atė periudhė, Kastriot Islami ka sqaruar se ai ishte eliminuar nga gara e zgjedhjeve parlamentare tė 1996-ės, vetėm pėr faktin se guxoi tė kandidonte pėrballė Berishės pėr postin e Presidentit tė Republikės. Nga ana tjetėr, eliminimi nga gara e Servet Pėllumbit, nėnkryetarit tė parė tė PS-sė ishte paralajmėruar qė nė fund tė shkurtit 1996, kur zyra e informacionit e Berishės e quajti “spiun”. Njė prej tė eliminuarve, Ndre Legisi, i cili atėherė militonte nė radhėt e PS-sė ka sqaruar se vendimi i komisionit ndaj tij ishte njė vendim ndaj papėrkulshmėrisė sė tij pėrballė presioneve tė pushtetit tė Berishės”. Nė listėn e konsideruar si “lista e zezė” nė atė kohė, ka qenė edhe ish-nėnkryetari i Kuvendit Shaqir Vukaj. Sabit Brokaj nė atė kohė i ėshtė drejtuar Gjykatės pėr kėtė vendim tė komisionit. Ish-guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani renditet mes emrave tė kandidatėve tė PS-sė qė u eliminuan, pėr faktin se ai kishte qenė vetėm 41 ditė ministėr i Ekonomisė para 31 marsit 1991.

    “Lista e zezė” e PS

    Servet Pėllumbi
    Gramoz Ruēi
    Dritėro Agolli
    Kastriot Islami
    Ylli Bufi
    Ndre Legisi
    Fehmi Abdiu
    Shkėlqim Cani
    Moikom Zeqo
    Leontiev Ēuēi
    Sabit Brokaj
    Mehmet Loci
    Vladimir Metani
    Fatos Muēo
    Zyhdi Pepa
    Fatmir Kumbaro
    Bashkim Koēi
    Spartak Poēi
    Kristaq Tumani
    Xhevdet Alibali
    Murat Kaēi
    Gjeto Ēutaj
    Marko Dhamo
    Rexhep Kėrēiku
    Fehmi Xhema
    Shahin Ēela
    Mefail Belia
    Zamira Caka
    Leonidha Gjermeni
    Spartak Braho
    Mexhit Hajdari
    Muhamet Bela
    Lato Lato
    Bardhyl Kondo
    Baftjar Malo


    Burimi lajmit: Gazeta Shqiptare

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Pasurite e ketyre deputeteve qe u eliminuan nga komisionet Mezini dhe Bezhani por qe u riaktivizuan perseri ne politike

    Kastriot Islami 6.375.157 lekė
    Gramoz Ruēi, ka blerė njė suv, - njė Tuareg, simbol i luksit e i shtrenjtė pėr ta mbajtur - nga Kuvendi, si deputet, me tė drejtėn e blerjes i pari, vetėm pėr 900.000 lekė. Tė ardhura nga paga si deputet dhe pjesėmarrja nė Komisione Ruēi ka deklaruar 2.093.337 lekė. Djali i deputetit socialist: njė BMW, fuoristradė X6, qė duke konsultuar listat e ēmimeve nė internet, ėshtė njė makinė qė kushton nga 65 mijė euro deri nė 119 mijė euro nė varėsi tė aksesorėve qė ka. - See more at: http://www.shqiptarja.com/blog_artic....6rXYO2FO.dpuf

    vazhdon.....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Vazhdon....

    Ylli Bufi 10.521.000 lekė
    Ndre Legisi 2.609.200 lekė
    Sabit Brokaj 5.437.659 lek

    ......vetem disa prej tyre

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Pėr njė ndryshim nė ligjin nr. 8043, datė 30.11.1995 "Pėr kontrollin e figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik"

    L I G J

    Nr.8220, datė 13.5.1997

    PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.8043, DATE 30.11.1995
    "PER KONTROLLIN E FIGURES SE ZYRTAREVE DHE PERSONAVE
    TE TJERE QE LIDHEN ME MBROJTJEN E SHTETIT DEMOKRATIK"

    Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991
    "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Presidentit
    tė Republikės

    KUVENDI POPULLOR
    I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

    V E N D O S I:

    Neni 1

    Neni 2 i ligjit nr.8043, datė 30.11.1995 "Pėr kontrollin e
    figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen
    e shtetit demokratik", ndryshohet si vijon:
    "Pėr tė shėrbyer nė organet dhe funksionet e pėrmendura nė
    nenin 1 tė kėtij ligji, duhet qė personi:
    a) tė mos ketė qenė anėtar ose kandidat i Byrosė Politike, me
    pėrjashtim tė rasteve kur ka epruar kundėr vijės zyrtare ose ėshtė
    larguar vetė nė mėnyrė publike;
    b) tė mos ketė punuar si oficer nė Sigurimin e Shtetit (legal
    a ilegal) nė repartet e ndjekjes dhe ato tė ruajtjes sė
    personaliteteve;
    c) tė mos ketė qenė i regjistruar nė materialet e Sigurimit tė
    Shtetit si bashkėpunėtorė (informator, agjent, rezident a strehues)
    ose tė mos ketė bashkėpunuar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme me
    Sigurimin e Shtetit (tė mos ketė qenė zotėrues i njė apartamenti tė
    vėnė nė dispozicion tė Sigurimit tė Shtetit),
    ē) tė mos ketė qenė denoncues, dėshmitar i rremė ose rėndues
    nė proceset politike nė dėm tė tė pandehurve;
    d) tė mos ketė mbaruar shkollėn e lartė tė Ministrisė sė
    Punėve tė Brendshme dhe tė analogėve tė saj tė mėparshėm nė
    profilin e sigurimit ose kurse tremujore e lart po nė kėtė profil,
    si dhe analogėt e tyre jashtė shtetit;
    dh) tė mos ketė qenė ose tė mos jetė bashkėpunėtor i ndonjė
    shėrbimi tė huaj zbulimi ose analog i tyre;
    e) tė mos jetė dėnuar me vendim gjykate pėr krime kundėr
    njerėzimit.
    Personat e pėrmendur nė shkronjat "c" dhe "æ" tė kėtij neni
    pėrjashtohen nga ky rregull nė rast se nuk e kanė ushtruar mė
    veprimtarinė nė 20 vjetėt e fundit pėrpara kontrollit tė figurės."

    Neni 2

    Ky ligj hyn nė fuqi mė datėn 13.5.1997.

    Shpallur me dekretin nr.1794, datė 16.5.1997 tė Presidentit tė
    Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha
    http://mobile.ikub.al/LIGJE/Per-nje-...705130005.aspx

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Gusht 1997, kur luftohej pėr dosjet e spiunėve

    Seanca e pasdites, e hėnė 18 gusht 1997

    Ferdinand Xhaferri- Mė vjen keq se e marr pėr herė tė parė fjalėn nė kėtė legjislaturė dhe e filloj me vėrejtje. Mua nuk mė duket fare serioze qė tė gjitha materialet, qė i kam parė me vėmendje tė dokumentuara kėtu, kanė njė ndryshim tė rendit tė ditės. Edhe sot 30 minuta pėrpara u nda materiali qė pėrcakton rendin e ditėstė seancės dhe pikat kryesore pėr disa ndryshime qoftė pėr ligjin “pėr gjenocidin”, edhe “Pėr kontrollin e figurės zyrtare” eliminohen dhe kalohet nė emėrimin e Kryetarit tė Komisionit tė Verifikimit tė Figurave. Unė mendoj se do tė ishte mė e drejtė qė ēėshtja tė trajtohej nė bllok, pra tė merrej njėherė me infrastrukturėn, pra mė pėrmbajtjen e kėtij ligji, sepse Kryetari punon nė zbatim tė kėtij ligji dhe pastaj tė diskutohej vendosja e njerėzve. Dhe kjo logjikė pasurohet edhe me faktin se lė disa nėnkuptime qė nuk kemi dėshirė t’i paragjykojmė. Kur nė rendin e ditės nuk thuhet asnjė fjalė dhe sot shmangen nga rendi i ditės pėr t’u marrė me njė ēėshtje qė nuk ėshtė shprehur kėtu. Kur mendoj qė radha i takon tė bėhen ndryshimet nė ligj, siē propozohet, dhe ēdo njeri do tė shprehė komentin e tij dhe pastaj tė vendoset pėr kreun e kėtij komisioni qė do tė ndėrtojė veprimtarinė e tij, nė bazė tė kėtij projektligji qė do tė miratohet…

    Pandeli Majko- …Unė mendoj se nuk pėrbėn ndonjė shqetėsim ideja se duhet miratuar ligji nje herė apo ndryshimi nė ligj dhe pastaj duhet miratuar komisioni i pėrshtatshėm dhe drejtuesi i tij. Nė fund tė fundit, kjo, PD-sė nuk i bėn ndonjė gjė, sepse ne po miratojmė komisionin me ligjin, ashtu siē e ka miratuar Partia Demokratike. Ndryshimet i ka miratuar tani mė opozita e djeshme, ose mė saktė pozita e sotme, kėshtu qė politikisht mendoj qė PD-ja nuk duhet tė ndihet e shqetėsuar apo e anashkaluar nė kėtė ēėshtje. I propozoj kryesisė qė debatit tanimė t’i arrijmė mė nė fund dhe tė kalojmė nė miratimin e Kryetarit tė ri tė Komisionit tė Figurės Zyrtare dhe tė Personave tė tjerė.

    Skėnder Gjinushi- …Komisioni, i cili funksionon prej 5 vjetėsh, nuk ka tė bėjė me ndryshimet ligjore, sepse ai funksionon, pavarėsisht nėse ndryshohet ose jo ligji. Kėshtu qė, procedojmė me ēėshtjen e parė, qė ėshtė zgjedhja e Kryetarit tė ri tė Komisionit tė Kontrollit dhe Verifikimit tė Figurave.

    Pandeli Majko- …Sikur e dini, kontrolli i figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lindi me mbrojtjen e shtetit demokratik, nė bazė tė ligjit nr.8043, datė 30.11.1995, nė ndryshimet e bėra me ligjin 8220, datė 13.5.97, bėhet nga njė Komision Shtetėror. Kryetari i kėtij komisioni shtetėror ėshtė aktualisht zoti Hajri Mezini. Praktika e punės sė derisotme e kėtij komisioni, ka treguar se jo nė pak raste janė mbajtur qėndrime qė nuk kanė qenė nė pėrputhje me dokumentacionin dhe tė dhėnat qė ka mbledhur ky komision. Nė kėto konkluzione mbėrrijmė duke pasur parasysh faktin se Gjykata e Kasacionit, si nė prag tė zgjedhjeve tė 26 majit 1996, ashtu dhe nė zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor tė 29 qershorit 1997, shumė vendime tė kėtij komisioni i ka gjetur jo tė drejta, tė pabazuara, pra jo objektive dhe i ka anuluar ato. Nė rrethana tė tilla, duke pasur parasysh dhe nenin 4 tė ligjit nr. 8043, datė 30.11.95, i cili nėpėrmjet tė tjerash pėrcakton se Kryetari i kėtij komisioni caktohet dhe hiqet nga Kuvendi Popullor, propozojmė heqjen e zotit Hajri Mezini. Bazuar nė nenin 4 tė ligjit nr. 8043, datė 30.11.95 “Pėr kontrollin e figurės sė zyrtarėve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik, ju propozojmė si Kryetar i Komisionit Shtetėror pėr Verifikimin, pėrshkueshmėrinė e fakteve pėr personat qė i nėnshtrohen zbatimit tė kėtij ligji, tė caktohet zoti Nafiz Bezhani nė vend tė zotit Hajri Mezini, pėr tė cilin me kėrkesėn qė ju keni dėrguar tė parashtrojmė arsyet e heqjes sė tij…(Mė poshtė lexohet jetėshkrimi i tij)…

    Jemin Gjana- Zoti Kryetar, kėtu u shprehėn shumė kolegė qė ēėshtja ėshtė pak e nxituar, por ajo qė e bėn akoma mė tė pajustifikueshme, ėshtė ajo, qė e gjithė sa u lexua nga zoti Majko, unė e disponoj normalisht, sepse e ka disponuar Kryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike qė ka marrė pjesė nė mbledhjen e kryesisė javėn qė shkoi, por asnjė nga kolegėt deputetė nuk disponon asnjė nga kėto materiale. Kėshtu qė mua mė duket se ėshtė njė mungesė serioziteti nė diskutim. E fusim nė rendin e ditės pa qenė e futur nė materiale, dakord ėshtė njė harresė e sekretarisė, por tė diskutojmė pa pasur pėrpara asnjė nga kėto materiale, as kurrikulumin e atij qė propozohet, as motivet e atij pse shkarkohet, as argumentimet e tjera shtesė. Kjo mua mė duket se nuk ėshtė serioze. Kjo tregon, nė qoftė se mazhoranca ka njė megalomania tė tillė, mund t’i bėjė gjėrat sepse ka kartonin, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr, por kėshtu nuk mund tė bėhet.

    Skėnder Gjinushi- Zoti Gjana, unė jam i detyruar tė jap sqarimet e mėposhtme. Kjo ėshtė futur nė rend tė ditės qė javėn qė shkoi dhe ju nuk kishit ardhur akoma nė Parlament si Grup Parlamentar kur ishte propozuar njė gjė e tillė. Me ardhjen e grupit tė Partisė Demokratike, zoti Pollo ngriti pikėrisht kėto pretendime, madje desh tė dinte CV-nė e Nafiz Bezhanit. Atėherė i kemi thėnė qė gjithkush ka tė drejtė tė propozojė, propozimet le tė depozitohen, madje tė jenė edhe tė argumentuara. Pėr kėtė gjė u la edhe njė takim midis krerėve tė grupeve. Edhe unė e kam marrė vesh nga zoti Pollo tė nesėrmen qė disponohej mė nė fund CV-ja e Nafiz Bezhanit dhe qė grupi Socialist dhe Socialdemokrat kishte depozituar kėtė propozim sė bashku me tė dhėnat pėrkatėse. Dhe kjo ka ndodhur tė enjten e kaluar, zoti Pollo qė nuk ėshtė nė sallė si Kryetar i grupit tuaj, ėshtė nė dijeni tė plotė tė kėtij propozimi, sė bashku me dokumentet qė paraqiten sot nė seancė plenare. Rrjedhimisht, ne si kryesi nuk kishim pse ta zvarrisim mė tej futjen e saj nė program, gjė qė u rishqyrtua prapė sot dhe kur pėrfaqėsuesi juaj, zoti Vejsiu ėshtė nė dijeni tė kėsaj dhe, nė qoftė se ju ende nuk e keni pėrpara grupit materialin pėrkatės, zoti Pollo duhet tė pėrgjigjet pėr kėtė. Me grupin ai shqyrton propozimet qė kanė ardhur, ai ėshtė qė tė vėrė nė dijeni grupin pėr propozimet e bėra.

    Ferdinand Xhaferri- Zoti Kryetar, kėtu nuk ėshtė ēėshtja pėr tė paragjykuar, sikurse e kemi plotėsisht tė qartė qė brenda kuadrit ligjor ekzistues, Parlamenti, me shumicė votash e ka tė hapur, ekzistojnė hapėsirat qė tė zėvendėsohet Kryetari i Komisionit, kjo ėshtė njėra ēėshtje dhe e kuptojmė. Problemi shtrohet qė pėrgatitja e procedurave tė punės pėr tė konkluduar realisht atė qė thuhet shpesh nga drejtuesit e pozitės sė sotme pėr njė frymė integrimi dhe bashkėjetese, pra pėrgatitja e procedurave tė punės qė tė jemi tė informuar. Kryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike nuk pėrgatit procedurat e punės. Unė kam kontrolluar me vėmendje tė gjitha materialet dhe sot unė kam marrė mesazhin qė tė vij nė seancė parlamentare i pėrgatitur pėr tė diskutuar pėr dy projektligje qė ju m’i keni dhėnė nė rend tė ditės dhe i kam tė shkruara, kurse Kryetari i Grupit Parlamentar tė pozitės thotė qė ne duam tė zėvendėsojmė filanin pėr kėto arsye. Nuk mendoj se kjo ėshtė fryma qė duhet tė ekzistojė, pėr sa i takon bashkėpunimit nė Parlament. Ju lutem, duhet tė na kuptoni, nuk ka asgjė pėr tė na paragjykuar. Thashė edhe njėherė, hapėsirat ligjore janė hapėsira ligjore, vendimi qė do tė marrė shumica parlamentare ėshtė vendim qė do tė marrė shumica parlamentare, kurse procedurat e punės ngelen procedura pune.

    Skėnder Gjinushi- …Ligji nuk obligon asnjė lloj procedure dhe nė tėrėsi ne e kemi debatuar kėtė edhe nė raste tė tjera. Nė pėrgjithėsi, nė tėrė nomenklaturėn qė zgjidhet nga Kuvendi Popullor, nuk ka procedurė ligjore tė obligueshme, pra nuk tregohet ku bėhet propozimi, ku depozitohet, megjithatė ne e vumė njė obligim, thamė: Kushdo qė do tė propozojė, tė sjellė me shkrim dhe ua servir edhe grupeve tė tjera. Kėtė e arritėm, e realizuam mė tej, pastaj vėmė kushte tė tjera, sepse kėshtu do tė shkelja ligjin si kryesi, bashkė me zotin Namik.

    Pandeli Majko- Unė nuk dua tė keqkuptohem me kolegėt e mi tė opozitės. Kėtu problemi mua mė duket i qartė. Nuk bėhet fjalė pėr asnjė mungesė partneriteti apo integrimi. Zyrtarisht, Kryetarit tė Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike i janė paraqitur tė gjitha ato ēfarė kam lexuar unė deri tani. Nė qoftė se deputetėt e Partisė Demokratike ndihen tė fyer qė nuk i kanė marrė tė fotokopjuara tė tria kėto dokumente, tė cilat sapo unė i lexova…Unė mendova qė pėr hir tė njė konsensusi e respekti, t’i lexoja vetė si Kryetar i Grupit Parlamentar dhe nuk ju thashė merrini lexojini se do t’ua fotokopjojmė. Prandaj, zoti Kryetar, mendoj se nuk ka nevojė pėr asnjė ndjenjė keqkuptimi apo fyerjeje, mendoj qė ta kalojmė nė miratim.
    (Nė pjesėn e dytė tė debateve pėr zėvendėsimin e Kryetarit tė Komisionit tė Verifikimit tė Figurave, do tė jenė diskutimet pėr shpėrdorimin e mandatit tė Komisionit, nga verifikimi i figurave tė zyrtarėve tė lartė, te shėrbimi i partisė nė pushtet, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė. Kundėrshtimet pėr figurėn e avokatit Bezhani, i cili kishte qenė avokat i familjes sė Arben Brocit nė gjyqin pėr masakrėn e 2 prillit 1991)

    http://infoarkiva.com/lajme/artikull...jet-e-spiuneve

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Fatos Klosi, ish-shefi i Shėrbimeve Sekrete Shqiptare, deklaroi dje....
    se pjesa mė e madhe e spiunllėqeve qė kanė ndodhur gjatė periudhės sė diktaturės janė bėrė nga vetė popullsia. Ish-shefi i SHISH tha se pėr kėtė deklaratė mban pėrgjegjėsi, pasi sipas tij, nė bazė tė njė studimi qė ėshtė bėrė me dosjet e Sigurimit tė Shtetit, 86 pėr qind e iniciativave pėr ndjekje nga Sigurimi kishin si pikėnisje denoncimet qė vinin nga popullsia. “Vetėm 14 pėr qind e dosjeve qė kanė qenė pėr ndjekje pėr agjitacion-propagandė apo tentativė pėr arratisje janė ndėrmarrė si iniciativa nga Sigurimi i Shtetit. Pjesa tjetėr ka qenė iniciativė e vetė popullsisė”

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Gazeta shqiptarja.com date 27-03-2012

    Spiunet qe nuk duhet te jene...

    Si u hoq neni qe rrezikonte Berishen Emri:  page_1_thumb_large.jpg

Shikime: 571

Madhėsia:  39.1 KB

    http://issuu.com/shqiptarja/docs/27-03-2012

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    Popull debil !!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Komisionet 'Mezini" e "Bezhani" ne vitin 1995:Tentuan pastrimin e politikės shqi

    “Pazaret qė bėmė me dosjet e spiunėve”
    Rrėfimi i Nafiz Bezhanit, ish-Kryetar i Komisionit Shtetėror pėr Kontrollin e Figurės sė Zyrtarėve


    Prej 18 gushtit 1997, avokati i njohur Nafiz Bezhani, kishte mundėsinė pėr tė hetuar pjesėn mė tė errėt tė sė shkuarės sė Shqipėrisė sė para viteve '90. Parlamenti e kishte mandatuar si Kryetar tė Komisionit Shtetėror pėr Kontrollin e Figurės sė Zyrtarėve, duke zėvendėsuar paraardhėsin Hajri Mezini.
    Votimi pėr tė kishte qenė jo pa probleme, sepse PD-ja nė opozitė nuk donte tė ndėrronte Kryetarin, edhe pse z. Bezhani kishte qenė zgjedhur nga PD-ja si avokat e familjeve tė dėshmorėve tė masakrės sė 2 prillit 1991, nė gjyqin qė u zhvillua mė vonė. Posti i avokatit do tė kishte pėrpara shumė probleme dhe pengesa.


    Komisioni i ngritur nė vitin 1995 kishte shėrbyer si armė nė duart e partisė nė pushtet, PD-sė, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė nga pjesėmarrja nė zgjedhjet e vitit 1996. Shumė kandidatė u bėnė me njollė, shumė tė tjerėve iu hoq "njolla", ndėrsa siē shkruan vetė avokati, u zhdukėn shumė dosje tė rėndėsishme tė spiunėve tė Sigurimit tė Shtetit.
    Rrėfimi i mėposhtėm i avokatit Nafiz Bezhani, daton vitin 2002 dhe lidhet me daljen e librit tė parė tė triptikut "Mėkatarėt" dhe rrok punėn e bėrė, atė qė nuk e lanė tė bėnte, pengesat qė i nxorėn pėrpara dhe kompromiset qė iu desh tė bėnte nė kurriz tė misionit.
    "Nga dosjet qė kam kontrolluar unė, kemi agjentė qė janė rekrutuar edhe mė 1990-n. Ata kanė qenė tė rinj fare, bile unė kam njė rast nga njė fraksion i PD-sė. Ėshtė njėri me pseudonimin "Trėndafili" dhe kėtu bėhet fjalė pėr tė gjithė ata agjentė tė Sigurimit tė Shtetit qė kėrkonin tė denigronin njerėzit e ndershėm dhe demokratė.
    Unė ka kohė jo vetėm tani qė kam mbetur formal nė komision, sepse qeveritarėve nuk u ka pėlqyer puna ime dhe nė ligjin e bėrė pėr Komisionin e Pastėrtisė sė Figurave nuk pėrcaktohet asgjė pėr kompetencat.
    P.sh., nėse shkel ligjin, Kryeministria, komisioni duhet tė bėjė kėtė apo atė. Mua si kryetar komisioni nuk mė njihet e drejta as tė kėrkoj verifikim. Unė i kam bėrė me iniciativėn time tė gjitha, sepse askush nuk ēante kokė pėr verifikim tė figurave.
    Gjatė punės sime mė dolėn 16 diplomatė nė kompjuter. Gjykata e Kasacionit, me nė krye njė njeri tė PD-sė, nuk i mori provat dhe as nuk i pranoi tė dhėnat e kompjuterit si prova. Meqė mė dilnin nė kompjuter dhe nuk kishin dosje i mora nėn hetim tė gjithė.
    Kjo nė fakt nuk ėshtė e rregullt, por ndėrgjegjja nuk mė linte pa dalė nė kėtė rrugė. Po tė pranonin nga biseda qė u bėja unė, do tė thoshte se ata e pranonin se kanė qenė spiunė. Ia arrita vetėm nė dy raste, u bėnė urdhrat dhe kur u ktheva nė Shqipėri, ata u larguan nga detyra e diplomatit dhe u kthyen nė atdhe.
    Por, nė rastet e tjera unė nuk arrita tė bėja gjė, sepse dokumentet e tyre janė hequr, janė zhdukur dhe unė nuk kisha prova pėr t'i penalizuar.
    Njė pjesė e dosjeve janė djegur dhe pėr kėtė ėshtė dėnuar penalisht edhe ish-drejtori i SHIK-ut, ndėrsa njė pjesė tjetėr e dosjeve janė vjedhur. Janė vjedhur edhe njė pjesė e mirė e kasetave. Unė kam bėrė edhe denoncimin penal pėr 56 kasetat e zhdukura bashkė me emrat e mijėra agjentėve tė Sigurimit tė Shtetit.
    Gjatė punės sime, ishte njėri nė PD qė kėrkonte deri nė vdekje fajtorin dhe unė ia tregova, ndėrsa nė raste tė tjera u mundova tė ruaja anonimatin. Nė librin e parė qė kam botuar nxora edhe disa materiale origjinale dhe njerėzit e kuptojnė shumė mirė se pėr kėtė bėhet fjalė.
    Por, ndonjėherė edhe nuk i kam vėnė emrat. Siē ndodhi me njė socialist, qė ishte nė funksione tė larta. Kėtij nė fakt i kanė ngatėrruar emrin dhe me emrin e tij kishte pesė dosje, por ai nuk figuronte tė kishte qenė spiun i Sigurimit.
    Nė njė rast tjetėr kisha njė emėr tė dyshimtė nė Gjykatėn e Kasacionit, njė Zef Nika. Kur bėra verifikimin nė Gjykatė, doli qė ishte nėnkryetari i saj, por unė kisha 4 Zef Nika nė kompjuter dhe arrita nė pėrfundimin qė ai nuk ka patur dosje dhe nuk u penalizua.
    Si ky rast ėshtė ai i njė ministri qė kishte pesė dosje, por nuk mė linin tė bėja verifikimin, sepse duhej bėrė me kėrkesė tė institucionit. Shumė spiunė m'i kanė kaluar nėn rrogoz se nuk kam patur kompetenca.
    Por ata qė kam ndjekur unė kanė ikur. Por, partitė nuk kanė kėrkuar tė bėjnė verifikime brenda radhėve tė tyre. Ishin nja dy qė bėnė kėrkesė dhe dolėn qė nuk ishin dhe aq tė pastra. Ndėrsa nga krerėt e partive tė mėdha ishte vetėm njėri qė doli me njollė dhe e la pastaj detyrėn qė kishte.
    Po ėshtė njėri, njė shkrimtar, njė njeri shumė i urryer qė del edhe nėpėr mitingje dhe si ai ka sa tė duash, aq sa mund tė bėsh vėllime me historitė e spiunėve tė Sigurimit. Njėherė mė kėrkuan tė bėja njė kontroll tė deputetėve nė Parlamentin e ardhshėm. Kur i kontrollova gjeta disa, mirėpo nuk kisha ē'tė bėja. U thashė: "Dy ke ti, dy ke ti", nė vend qė t'u thosha pėr dymbėdhjetė.
    Gjatė punės sime kam patur probleme me tė tre kryeministrat, Nano, Majko dhe Meta. Nano mė la rrugėve, pa zyrė, duke mė bojkotuar dhe vetėm kur unė dhashė dorėheqjen nė njė konferencė tė hapur pėr shtyp, ai i urdhėroi dikasteret qė tė mė linin tė punoja.
    Vitin tim mė tė suksesshėm kam patur 1998-n. Kam patur rreth 5700 dosje dhe kam penalizuar 85 zyrtarė nga 104 qė kam penalizuar gjithsej. Ishin funksionarė tė lartė, zėvendėsministra apo gjeneralė. Nė vitet mė vonė bėra mė pak punė, sepse nuk pata pėrkrahjen e shtetit. Por, kėnaqėsinė mė tė madhe e kam ndjerė nė vitin 1998, sepse ishte situata mė e vėshtirė.
    Bėmė edhe kompromise me udhėheqėsit, tė tipit "hiqe kėtė dhe vėre atė nė njė vend ku nuk penalizohet", por kemi bėrė kompromise edhe me vetė spiunėt. U thosha: "Qė mos tė tė dalė emri, ik vetė, thuaj se po iki pėr halle familjare dhe unė nuk dua tė tė denigroj, por qė ti tė zbatosh ligjin. Ndaj tė kėrkoj tė lėsh funksionin qė ke". Kam hequr me dhjetėra nė kėtė mėnyrė.
    Por, pėr mua, penalizimi i tyre dhe kontrolli nė tėrėsi nuk duhet tė kufizohej vetėm te "ke qenė apo jo spiun e Sigurimit tė Shtetit". Duhej edhe pastėrtia pasurore, por kėtu nuk munda tė kaloj dot, sepse m'u krijuan pengesa tė shumta nga udhėheqja, e cila e la draftin qė tė kalojė nė heshtje pėr shumė kohė.
    Veprimet kanė qenė antikushtetuese dhe komisioni pėr verifikimin e pasurisė sė funksionarėve tė lartė, i krijuar qė mė 1995-n, nuk funksionoi asnjėherė, sepse u ndėrtua mbrapsht me qėllim.
    Komisioni u rikrijua, por po mbi ato baza, pra me katėr deputetė, dy nga Kryeministria, njė nga Kontrolli i Lartė i Shtetit njė nga Gjykata, etj. Dhe ky ėshtė njė komision qė bie ndesh me Kushtetutėn, e cila nė nenin 70 thotė:
    "Deputetėt nuk mund tė ushtrojnė asnjė detyrė tjetėr shtetėrore, pėrveē asaj tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave", ndėrsa me kėtė komision deputetėt futen nė administratė dhe gjykojnė mbi veprimtarinė e funksionarėve tė lartė shtetėrorė. Kemi nenin 77, pika 1: Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme" Pra, Kuvendi nuk mund tė krijojė komisione nga administrata, siē ka bėrė, sepse ata janė si jorganė pėr tė mbuluar korrupsionin dhe, qė kur u krijua komisioni i parė nga PD-ja mė 1995-n, dhe pastaj kur e morėn pushtetin socialistėt, nuk u nxor asnjė hajdut dhe nuk u penalizua asnjėri.
    Socialistėt, pėr pesė vite vetėm sa kanė mbledhur ca deklarata dhe paguajnė kot komisionin. Tani duan tė bėjnė njė komision tjetėr verifikimi. Por, Kushtetuta, nė nenin 77, pika 2, thotė: "Kuvendi ka tė drejtė dhe me kėrkesė tė njė tė katėrtės tė tė gjithė anėtarėve tė tij, tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė".
    Pra, jo njė komision tė pėrhershėm verifikimi dhe kontrolli, por pėr njė ēėshtje tė veēantė. Por kėtu janė interesat e pėrbashkėta tė demokratėve dhe tė socialistėve dhe ata qėllimisht e shkelin Kushtetutėn, duke mos dashur tė luftojnė korrupsionin.
    Duhen komisione tė vėrteta, si Kontrolli i Lartė i Shtetit, apo Komisioni qė drejtoja unė, por me njė kusht, qė ai duhet tė ketė tė drejtėn pėr tė penalizuar institucionet qė nuk zbatojnė ligjet e shtetit. Kontrolli institucional i kuadrit drejtues do tė evitojė gabimet e bėra deri tani nė politikėn nepotike tė kuadrit".
    http://agjencia.info/2009/01/20/paza...et-e-spiuneve/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •