Elbasan, aksion për bllokimin e duhanit, tregtarët: Nuk jemi informuar
ELBASAN- Kultivuesit dhe tregtaret e duhanit në Elbasan janë hedhur në revoltë pas bllokimit të befasishëm të mallit në tregun industrial të Elbasanit.
Në një aksion të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Doganën e Elbasanit dhe Policia e Shtetit, pasi duhani që tregtohet nuk i është nënshtruar procedurave të ligjit për akcizën. Pranë degës së doganave në Elbasan ku është bërë bllokimi dhe magazinimi i duhanit ka patur konfrontimi verbale deri në fizike mes tregtareve dhe punonjësve të doganës.
Tregtarët shprehen të revoltuar për mosinformimin ngea isntitucionet e shtetit rreth mënyres se si duhet të procedot për shitjen e duhanit. “ Jemi të revoltuar jo për zbatimin e ligjit por për mos informimin. Ne nuk jemi informuar se si duhet të procedojmë për shitjen”- shprehen tregtarët.
Janë mijëra familje në Elbasan që kultivojnë dhe tregtojnë masivisht duhan. Ato i bëjnë thirrje shtetit të organizoje fushata informuese dhe sensibilizuese me prodhuesit dhe tregtuesit e duhanit dhe jo të veprojnë dhunshëm kur dalim në treg për të fituar para për bukën e gojës.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt