FUSHË KRUJË-7 muaj pas vendimit te Ministrise se Mjedisit për pezullimin e aktivitetit të 109 furrave të gëlqeres në rrethin e Krujës, këto të fundit vijojnë punën pa u shqetësuar, por këtë radhe duke u zhvendosur në zona më të thella.
Tymi qe del prej furrave të gëlqereve që nuk ndalen ta ushtrojnë aktivitetin e tyre si ditën dhe natën vijon të mbetet shqetësimi kryesor, për shëndetin e banoreve për shkak të ndotjes se mjedisit. Por ndotja nuk bëhet vetëm në Krujë, por edhe më gjerë.
Sipas ekspertëve mjedisorë nga djegia e gomave të përdorura të makinës apo mbetjeve mbetje te fabrikave të këpucëve në rrethin e Krujës,Tiranës,Durrësit etj ,çlirohen në ajër dy helme të rrezikshëm dioksinë dhe fenole.
Ato kanë një rreze të gjerë veprimi që mund të arrijë deri në 50 kilometër. Banorë të shumtë të Krujës dhe Fushë Krujës si edhe të fshatrave përreth ankohen për këtë gjendje ndërsa sa i takon pretendimit të strukturave shtetërore se ato janë mbyllur, është vetem një mashtrim.
Në këtë zonë të vendit nuk janë bërë publike të dhënat për cilësinë e ajrit, edhe pse për vite me radhë furrat e gëlqeres janë cilësuar mjaft problematike për mjedisin.
a.n/
Krijoni Kontakt