Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Elbasan, aksion për bllokimin e duhanit, tregtarët: Nuk jemi informuar



    ELBASAN- Kultivuesit dhe tregtaret e duhanit në Elbasan janë hedhur në revoltë pas bllokimit të befasishëm të mallit në tregun industrial të Elbasanit.

    Në një aksion të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Doganën e Elbasanit dhe Policia e Shtetit, pasi duhani që tregtohet nuk i është nënshtruar procedurave të ligjit për akcizën. Pranë degës së doganave në Elbasan ku është bërë bllokimi dhe magazinimi i duhanit ka patur konfrontimi verbale deri në fizike mes tregtareve dhe punonjësve të doganës.

    Tregtarët shprehen të revoltuar për mosinformimin ngea isntitucionet e shtetit rreth mënyres se si duhet të procedot për shitjen e duhanit. “ Jemi të revoltuar jo për zbatimin e ligjit por për mos informimin. Ne nuk jemi informuar se si duhet të procedojmë për shitjen”- shprehen tregtarët.

    Janë mijëra familje në Elbasan që kultivojnë dhe tregtojnë masivisht duhan. Ato i bëjnë thirrje shtetit të organizoje fushata informuese dhe sensibilizuese me prodhuesit dhe tregtuesit e duhanit dhe jo të veprojnë dhunshëm kur dalim në treg për të fituar para për bukën e gojës.

    (a.n/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Pas drejtuesve te furgonave, u erdhi rradha kultivuesve te duhanit. Qeveria e Rilindjes ua sekuestron mallin tak-fak me policet e vete te bindur, dhe i le me gisht ne goje mijera familjet shqiptare qe fitojne buken e gojes me kultivimin e duhanit. Dhe nuk u thote fare tregtareve se si ndryshoi procedura dhe cfare duhet te bejne qe te jene konform ligjit.

    Duhet t'ua shtypim koken ketyre tregtareve te vegjel qe prodhon duhan ne vend, ne menyre qe miqte tane qe fusin duhanin e importit, te mos kene fare konkurrence ne vend.

    Te na rroje Qeveria e Rilindjes,

    Vdekje shqiptareve te rrenuar!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    c'te paska gjet o zedhenesi sales
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Me ty bie në hall robi o Albo , del në treg mall me hormone e kimikate e me ilaçe të skaduara, dhe ja ku shfaqet Albo duke shfryrë pse nuk i ndalon qeveria... del qeveria e kap mall në treg të pa kontrolluar dhe ja ku shfaqet Albo dhe thotë pse e kap qeveria Ndaje mëndjen o burr.. a duhet t'i ndalojë qeveria kontrabandistët që tregtojnë mall të pa liçencuar dhe të pa kontrolluar apo jo ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Me ty bie në hall robi o Albo , del në treg mall me hormone e kimikate e me ilaçe të skaduara, dhe ja ku shfaqet Albo duke shfryrë pse nuk i ndalon qeveria... del qeveria e kap mall në treg të pa kontrolluar dhe ja ku shfaqet Albo dhe thotë pse e kap qeveria Ndaje mëndjen o burr.. a duhet t'i ndalojë qeveria kontrabandistët që tregtojnë mall të pa liçencuar dhe të pa kontrolluar apo jo ?!!
    Fshataret e Elbasanit qe mbjellin duhan ne parcelat e tyre te tokes dhe dalin e shesin ne treg jane "kontrabandiste"?

    Lexoje e degjoje se cfare po thone fshataret ne treg. Nuk po ankohen se nuk duan te paguajne taksat si gjithe bizneset e tjera, po ankohen se Qeveria e Rilindjes u sekuestroi mallin pa i informuar fare mbi ligjin dhe procesin qe duhet te ndiqnin per tu pajisur me dokumenta.

    Dhe nuk eshte hera e pare, nuk do te jete as e fundit qe budallai qe kemi ne krye te shtetit do te beje gjera te tilla. E beri kete gje me lojrat e fatit. E beri kete gje me ndertimet me leje e pa leje. E beri kete gje me drejtuesit e furgonave. Ne te gjitha keto raste, kemi te bejme me biznese te vogla te shqiptareve te vetepunesuar, me te cilen nxjerrin buken e gojes e mbajne familjen. Dhe ne vend qe Budallai te stimuloje shqiptaret qe te punojne e hapin biznese, e investojne parate e fituara, ky ua merr buken nga goja.

    Ku kujton se do te perfundojne ata fshataret e Elbasanit qe tani humben menyren e tyre te vetme te jeteses? Ne asistence sociale ne shtet. Dhe po do te gjesh "kontrabandistet" e duhanit e cigareve, shiko njerezit miq te kryeministrit qe e kane urdheruar kete maskarade, pasi duan te shkaterrojne prodhimin vendas te duhanit, ne menyre qe te shesin duhanin qe fusin nga importi nga jashte.

    Pas prodhuesve te duhanit, kush e kane rradhen?

    Albo

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fshataret e Elbasanit qe mbjellin duhan ne parcelat e tyre te tokes dhe dalin e shesin ne treg jane "kontrabandiste"?
    PO

    Nëse malli që tregtojnë nuk kalon më parë në kontroll shëndetsorë dhe nuk paguan taksë fitimi dhe taksë për vëndin ku tregton.


    Lexoje e degjoje se cfare po thone fshataret ne treg. Nuk po ankohen se nuk duan te paguajne taksat si gjithe bizneset e tjera, po ankohen se Qeveria e Rilindjes u sekuestroi mallin pa i informuar fare mbi ligjin dhe procesin qe duhet te ndiqnin per tu pajisur me dokumenta.
    Ashtu siç të thashë më lart: Fshatarët që shesin prodhimet e tyre (të çfarë do lloj qofshin ato) e dinë mirë që në treg nuk del dhe nuk duhet të dali asgjë pa çertifikatën e kontrollit shëndetsor dhe pa taksën e tatim fitimit dhe të vëndit që përdor për të shitur mallin.

    Dhe nuk eshte hera e pare, nuk do te jete as e fundit qe budallai qe kemi ne krye te shtetit do te beje gjera te tilla. E beri kete gje me lojrat e fatit. E beri kete gje me ndertimet me leje e pa leje. E beri kete gje me drejtuesit e furgonave. Ne te gjitha keto raste, kemi te bejme me biznese te vogla te shqiptareve te vetepunesuar, me te cilen nxjerrin buken e gojes e mbajne familjen. Dhe ne vend qe Budallai te stimuloje shqiptaret qe te punojne e hapin biznese, e investojne parate e fituara, ky ua merr buken nga goja.
    Me çfarë rron shteti Albo ?? Me taksa !!

    Ku kujton se do te perfundojne ata fshataret e Elbasanit qe tani humben menyren e tyre te vetme te jeteses? Ne asistence sociale ne shtet. Dhe po do te gjesh "kontrabandistet" e duhanit e cigareve, shiko njerezit miq te kryeministrit qe e kane urdheruar kete maskarade, pasi duan te shkaterrojne prodhimin vendas te duhanit, ne menyre qe te shesin duhanin qe fusin nga importi nga jashte.
    Në fakt , ai lloj duhani nuk duhet të lejohet kategorikish që të shitet pasi nuk është i fermentuar dhe ka rreziqe potenciale për konsumatorin. Ndërsa për sa i përket importit të duhanit, nuk është dukuri e re te ne. Mbaj mënd që në kohë të Berishës (por edhe sot) kemi në treg KRIP Maqedonse ... E imagjinon dot ti që Maqedonia nuk ka një pëllëmb det dhe vjen e na shet neve Krip ?!!!!! Ne e kemi detin fund e fillim dhe nuk kemi një rafineri të mirfilltë për të përpunuar kripën. Ashtu siç nuk kemi shumë rafineri të tjera apo fabrika përpunimi për të përpunuar produktet tona. Nëse shteti i shkuar dhe ky i tanishmi do t'i jepte epërsi ndërtimit të këtyre industrive, shumë nga produktet që i importojmë do të shmangeshin dhe fitimi për prodhuesit si dhe për shtetin do të ishte shumë herë më i lartë. Por jo vetëm kaq, edhe konsumatori do ta merte mallin shumë herë më lirë pasi do të shmangeshin shpenzimet e trensportit, doganave, taksave të pa nevojshme e tjera !!

    Pas prodhuesve te duhanit, kush e kane rradhen?

    Albo
    Të gjithë ata që nuk kalojnë kontrollin shëndetsor dhe që nuk paguajnë taksa e sidomos informaliteti !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Ne fakt kane te drejte. Dhe kur ecen me shpejtesi ne rruge, polici zakonisht te ndalon dhe te tregon ligjin. Te thote nuk duhet te ecesh shpejt se merr gjobe. Dhe shoferi pasi informohet se ben me gabimin, se shoferi vete nuk ka nga ta dije ligjin po nuk e informoi personalisht qeveria.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    PO

    Nëse malli që tregtojnë nuk kalon më parë në kontroll shëndetsorë dhe nuk paguan taksë fitimi dhe taksë për vëndin ku tregton.
    Ah te keqen Albo te mendjes se bukur prej rilindasi qe me ke. Dhe cuditet bota pastaj se si shqiptaret zgjedhin nje psikopat si kryeminister.

    Domethene, sipas teje, edhe ai fshatari qe sjell qumeshtin e lopes se tij ne qytet perdite, e ua shet atyre qytetareve, duhet te "paguaje taska" duhet ta "kontrolloje e testoje qumeshtin para se t'ua shesi qytetareve". Se po nuk i beri keto gjera, i bie qe Qeveria e Rilindjes t'ia marrin qumeshtin dhe lopen fare, e ta lene te haje bar si ne kohen e Dulles ate dhe familjen e tij.

    Nese u kerkon qytetareve te vetepunesuar qe te ndjekin "rregulla" te tilla te imponuara me ligj, e di se cfare do te ndodhi? Cmimi i qumeshtit e duhanit do te rritet pasi ai fshatari do te shpenzoje kohe duke u sorrollatur, do te shpenzoje edhe para per te lubrifikuar "rrotat e shtetit te mbushur me burokrate". Dhe sa here qe shteti i imponon biznesin te vogel te tilla rregulla, i hap driten jeshile rritjes se korrupsionit ne vend. Do s'do ai fshatari, do trokasi ne deren e burokratit te shtetit, dhe e di qe sa here troket ne ate dere, nuk del prej andej pa i paguar burokratit para nen dore.

    Me çfarë rron shteti Albo ?? Me taksa !!
    Po dhe ne qytetaret, ate hall kemi. Te majmim e shendoshim shtetin, pa ne bretku nuk ka rene. Tek e fundit, ne punojme per shtetin, e shtetin nuk e ngritem ne te punoje per ne, apo jo? Lexo e meso me poshte nga ne "te rrenuarit e Amerikes" qe nuk jemi rilindesa si ju ne Shqiperi:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ri-për-shtetin

    Dhe dicka tjeter: si i leverdis shtetit per mbledhjen e taksave, te kete sa me shume biznese private ne vend, apo sa me pak? Te kete sa me shume qytetare te vetepunesuar, apo sa me pak? Kur te gjithe keta drejtues furgonash, e keta fermere duhani te dalin ne asistence, do ti rriten taksat shtetit apo do ti ulen? Po shpenzimet per asistencen qe do t'iu paguaje ketyre njerezve, do te rriten apo ulen? Po varferia ne vend, do te ulet apo do te ngrihet?

    Në fakt , ai lloj duhani nuk duhet të lejohet kategorikish që të shitet pasi nuk është i fermentuar dhe ka rreziqe potenciale për konsumatorin. Ndërsa për sa i përket importit të duhanit, nuk është dukuri e re te ne. Mbaj mënd që në kohë të Berishës (por edhe sot) kemi në treg KRIP Maqedonse ... E imagjinon dot ti që Maqedonia nuk ka një pëllëmb det dhe vjen e na shet neve Krip ?!!!!! Ne e kemi detin fund e fillim dhe nuk kemi një rafineri të mirfilltë për të përpunuar kripën. Ashtu siç nuk kemi shumë rafineri të tjera apo fabrika përpunimi për të përpunuar produktet tona. Nëse shteti i shkuar dhe ky i tanishmi do t'i jepte epërsi ndërtimit të këtyre industrive, shumë nga produktet që i importojmë do të shmangeshin dhe fitimi për prodhuesit si dhe për shtetin do të ishte shumë herë më i lartë. Por jo vetëm kaq, edhe konsumatori do ta merte mallin shumë herë më lirë pasi do të shmangeshin shpenzimet e trensportit, doganave, taksave të pa nevojshme e tjera !!
    Je shume i lezetshem e po me ben te qesh: domethene "duhani i certifikuar" eshte me i mire se "duhani qe prodhon fshatari i Elbasanit"? Dhe une budallai kujtoja se duhani eshte i demshem per shendetin, cfaredo lloj duhani, por ja qe rilindesat e Shqiperise po me edukojne qe vetem duhani i pa certifikuar nga Qeveria e Rilindjes qenka i demshem. Duhani eshte i demshem per shendetin, por ja qe ka qytetare, qe ne lirine e tyre, zgjedhin te pijne duhan. E nuk te takon ty, apo Qeverise se Rilindjes, apo kujtdo, qe t'iu imponoje qytetareve se nese duhet te pijne duhan apo jo. Dhe ata qe e pijne duhanin, e dine me mire se ty e se mua se cili duhan eshte me i mire e cili eshte jo dhe aq i mire.

    Por kur u sekuestron mallin prodhuesve vendas te duhanit, ajo qe je duke bere, eshte duke i detyruar edhe ata shqiptaret e varfer qe nuk kane para te blejne paketen e importit, por blejne duhan te prodhuar ne vend dhe e dredhin vete, qe te shkojne e blejne paketen e importit, paketen qe e fusin miqte e Rames ne dogana me ngritje krahu. Qe do te thote, ai fukarai duhanxhi, do te harxhoje ato dy leke qe i harxhonte per te ushqyer kalamajte e vete, per te blere pakten e shtrenjte te cigareve. Pa duhan nuk jeton dot.

    Po ne rilindasve nuk na behet shume vone per fukarenjte e Shqiperise. Fukarenjte duhet te rilindin te pasur, te shendetshem si puna jone. Thuaji Edi Rames qe t'i rilindi si te tille me ndonje vendim qeverie, se ai eshte shume i zgjuar dhe e ben realitet kete gje me nje te rene te lapsit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2014 më 12:05

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e Rilindjes u bllokon mallin kultivuesve të duhanit në Shqipëri

    Jane mesuar keta PeDe-istat me shtet rrumpalle dhe ju duket e cuditshme tani pse kerkon qeveria zbatimin e ligjit.

    Albo nga Ameriqia cirret e therrer i bllokuan duhanin fshatareve. Nuk kane me se te dredhin femijet e nuk po na i ze njerezit kanceri

    Shko dil ti ne treg shit duhan ne Amerike kur te te vije shteti ta fusi shkopin e gomes aq thelle sa mos levizesh dot as qafen

    Ben dhe si i ditur ti se je ne Ameriqi. Ti je me dru se ata shpellaret e Sales ne Shqiperi, sja ke haberin asgjeje vetem llomotit lart e poshte mjafton te ngresh zerin kunder qeverise
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •