Mandatet e 4 ministrave, ‘intrigat’ për 3 femrat që u zënë vendet në Parlament

Emri:  85108.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  30.0 KB
TIRANE - Katër ministra nga më të rëndësishmit e kabinetit qeveritar, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati, ende nuk e kanë dorëzuar mandatin e tyre të deputetit, edhe pse kolegët e tyre e dorëzuan brenda një jave, në mesin e muajit dhjetor.

Edhe pse versioni zyrtar për vonesat në lënien e mandatit të tyre lidhej me disa pr/ligje të rëndësishme që kërkonin praninë e të gjithë deputetëve në sallë, gazeta “Panorama” shkruan se nuk kanë të bëjnë me aktivitetin e ngjeshur parlamentar, siç është dhe komisioni hetimor për emërimet dhe largimet nga puna në Policinë e Shtetit, por me presionin që po u bëhet kandidatëve në pritje të mandatit që të mos e pranojnë atë. Në këtë mënyrë ai u kalon kandidatëve të tjerë në listë.

Erjeta Alhyra, Luljeta Arapi, Rovena Beqiraj dhe Esmerina Hoxha janë emrat në listën e Tiranës, Elbasanit dhe Dibrës, të cilat pritet të marrin mandatin në vend të ministrave.


Por gazeta “Panorama” zbulon se drejtues të PS-së kanë këmbëngulur që kandidatet femra të heqin dorë nga mandati. Madje mësohet se vetë kryeministri Rama ka ndërhyrë që kandidatja e Luljeta Arapi e cila është e 9-ta në listën e qarkut të Elbasanit, të heqë dorë dhe në Parlament të shkojë, Arben Kamami. Ndërkohë shefi i qeverisë ka ndërhyrë qe mandati i Ezmerina Hoxhës, e cila punon si financiere në Njësinë Bashkiake Numër 7 ne Tiranë, ti kalojë mjekut Hasan Ceni.

Të kontaktuara nga gazeta kandidatet kanë konfirmuar se nuk heqin dorë nga mandati. Ndaj për këtë arsye pa u zgjidhur kontradiktat dhe pa rënë dakord palët, katër ministrat e qeverisë Rama do të vijojnë të mbajnë mandatet, edhe pse kolegët e tyre i kanë lënë ato në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

(er.nu/Panorama/BalkanWeb)