Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shërbimi Sekret i Ushtrisë, ligji i ri i heq kompetencat presidentit

    Shërbimi Sekret i Ushtrisë, ligji i ri i heq kompetencat Nishanit

    Pas heqjes të së drejtës për të propozuar kreun e ILDKPsë, Presidentit të Republikës do t’i hiqet me ligj edhe e drejta për të emëruar drejtorin e Përgjithshëm të ish-Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që me ligin e vitit 2012 quhet Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM).

    Qeveria “Rama” ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri integral dhe në nenin numër 69 shfuqizon ligjin e miratuar në 2012-n nga ish-qeveria e djathtë. Me shfuqizimin e ligjit të vitit 2012 dhe me miratimin e projektligjit të ri “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, maxhoranca e re nuk ka pse t’i kërkojë Presidentit të Republikës lirimin e drejtorit të Përgjithshëm të AIM-së, post që aktualisht mbahet nga Ylber Dogjani. Dhe me ligjin e ri, shefi i këtij shërbimi inteligjent mund të lirohet dhe emërohet vetëm nga ministrja e Mbrojtjes, pa dekret nga kreu i shtetit. Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë është përfshirë së fundmi në një debat politik për informacionet e dhëna për trafikun e drogës në bazat ushtarake dhe disa javë pasi ka shpërthyer ky debat politik, qeveria e majtë depoziton në Kuvend një nismë ligjore me anë të së cilës në relacionin e ligjit thuhet se: “Në kuadër të direktivës së Këshillit të Ministrave, e zbërthyer në programin e punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, është ndërmarrë procesi i reformimit, që ka të bëjë me reformën e plotë të kuadrit ligjor të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së kësaj Agjencie dhe qartësimin e veprimtarisë informative bazuar në legjislacion të qartë dhe të harmonizuar me legjislacionin kombëtar”.

    PËRGJIMET
    Me projektligjin e ri të depozituar në Kuvend, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes i jepet si kompetencë të përgjojë telekomunikacionet dhe e-mailet me urdhër të firmosur nga drejtori i AISMsë dhe ministrja e Mbrojtjes. Po ashtu, AISM-ja mund të përdorë metoda përgjimi nëpërmjet: “a) bashkëpunimit me individë me vullnetin e tyre të lirë; b) përdorimit të mbikëqyrjes së fshehtë; c) krijimit dhe përdorimit të evidencës operative; ç) përdorimit të mjeteve teknike dhe elektronike; d) përgjimit të telekomunikimeve; dh) kontrollit postar”, thuhet në nenin 18, procedurë që sipas draftit: “Mënyra e përdorimit të procedurave specifike përcaktohet me hollësi në rregulloren e linjës informative që miratohet nga ministri i Mbrojtjes, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Në ligjin e ri është hequr edhe ndalimi i përdorimit të përgjimeve ndaj personave me imunitet që janë deputetët, gjyqtarët apo prokurorët. Në ligjin e vitit 2012, neni 18, pika 3, thuhet: “3. Ndalohet përdorimi i këtyre procedurave ndaj personave me imunitet, pa marrë më parë miratimin nga organi kompetent”, nen që në draftin e ri është hequr.

    NDRYSHIMET NE LIGJ
    LIGJI I VITIT 2012

    Neni 9,
    Pika 2, “Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes është ushtarak dhe mban gradën Gjeneral Brigade/Kundëradmiral i lartë”.
    Pika 3,”Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes emërohet dhe lirohet nga detyra nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Kryeministrit”.
    PROJEKTLIGJI I RI
    Neni 9,
    Pika 2. “Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes këshillon ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për çështje të zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë së mbrojtjes.
    3. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është ushtarak aktiv”. Pika 4, “Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes emërohet dhe lirohet nga detyra nga ministri i Mbrojtjes”.

    LIGJI I VITIT 2012
    Përgjimet neni 18
    1. Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e ushtron veprimtarinë në përputhje me procedurat specifike të inteligjencës, të propozuara nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe të miratuara me rregullore nga ministri i Mbrojtjes e prokurori i Përgjithshëm, të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë kontroll për zbatimin e këtyre procedurave.
    a) Masat e grumbullimit të fshehtë të të dhënave nëpërmjet përgjimit të komunikimeve mobile dhe statike;
    b) Mbledhjen e të dhënave nga ndjekja, vëzhgimi dhe përgjimi i personave, mjediseve dhe/ ose objekteve, të përcaktuara si objektiv.
    3. Ndalohet përdorimi i këtyre procedurave ndaj personave me imunitet, pa marrë më parë miratimin nga organi kompetent.

    PROJEKTLIGJI I RI

    Përgjimet neni 18 Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, siguron informacionin e nevojshëm nëpërmjet: a) bashkëpunimit me individë me vullnetin e tyre të lirë;
    b) përdorimit të mbikëqyrjes së fshehtë;
    c) krijimit dhe përdorimit të evidencës operative;
    ç) përdorimit të mjeteve teknike dhe elektronike;
    d) përgjimeve të telekomunikimeve; dh) kontrollit postar.
    2. Procedurat specifike lidhur me shkronjat “a”, “b”, “c” e “ç”, të pikës 1, të këtij neni, miratohen me rregullore të përbashkët të ministrit të Mbrojtjes dhe prokurorit të Përgjithshëm, të propozuar nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
    3. Mënyra e përdorimit të procedurave specifike përcaktohet me hollësi në rregulloren e linjës informative që miratohet nga ministri i Mbrojtjes, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

    Hiqet kërkesa për gradë madhore për drejtorin e AIM
    Me ndryshimet në draftin e firmosur nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli theksohet se drejtori i ri i AISMsë duhet të ketë si kusht për t’u emëruar faktin e të qenit një ushtarak aktiv, ndërsa në ligjin e miratuar nga ishmaxhoranca kërkohej që drejtori i Shërbimit të jetë me gradën madhore “Gjeneral brigade” ose “Kundëradmirali i lartë”. Një tjetër ndryshim që bie në sy është fakti se drejtorit të ri të Shërbimit Inteligjent të Forcave të Armatosura, pasi ai vendoset në varësi direkte të ministres, i njihet dhe e drejta të këshillojë ministren dhe shefin e Shtabit. “Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes këshillon ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për çështje të zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë së mbrojtjes”, thuhet në ligjin e ri.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shërbimi Sekret i Ushtrisë, ligji i ri i heq kompetencat presidentit

    O shoket e Qeverise se Rilindjes.

    Po mire qe po ia hiqni ketij presidentit keto kompetencat tek e tek pa ju dridhur dora fare, po nje pyetja kisha une: cfare ngeli qe te beje presidenti tani, te ngrohet ne diell?

    Une them ta bejme Shqiperine pa president fare, dhe jemi rehat. Nuk na duhet fare presidenti, ne kemi Viganin dhe Shkurtabiqin e Rilindjes.



    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes e lum shqiptaret qe nuk kane me president.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Shërbimi Sekret i Ushtrisë, ligji i ri i heq kompetencat presidentit

    Eshte pikerisht kushtetuta e Shqiperise e vitit 1998 hartuar nga Sabri Godo e vetulltrashi dhe nga ai qe kerkonte qypat e floririt duke perdorur ushtrine dhe qe nuk ka celur rrenje tek institucionet shqiptare, prandaj ka ngelur thjeshte ne liber.

    Kushtetuta shqiptare qe te zere rrenje, eshte e nevojshme ndertimi e nje senati.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •