TIRANE- Bashkia e Tiranës akuzoi sot kryeministrin, Edi Rama se i ka kërkuar Fondit për Zhvillim “Abu Dhabi” që të ndërpresë financimin e projektit më të rëndësishëm për kryeqytetin, Bulevardin e ri të Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp, nënkryeatri i Bashkisë, Enno Bozdo e cilësoi këtë një rast të paprecedentë, në një kohë kur sipas tij, çdo kryeministër normal do të ndihmonte në avancimin e punimeve të projektit.

“Ky është një rast i paprecedentë që një kryeministër i nisur thjeshtë nga politika e verbër e konfliktit, të kërkojë ndërprerjen e financimit të Bulevardit. Pas bllokimit të buxheti ky është akti i dytë që Edi Rama merr kundër qytetarëve të Tiranës, që u ka ofruar vetëm konflikte dhe bllokim.”- tha Bozdo në deklaratën e tij.

Fondi për Zhvillim “Abu Dhabi” ka dhënë për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës një hua prej 50 milionë eurosh.

Panorama