Dhembshuria e profetit Isa a.s (Jezusi)


Tregohet se njė grua nė kohėn e profetit Isa a.s, kishte kryer tradhėti bashkėshortore. Njerėzit e kishin kapur nė flagrancė dhe duke e fyer dhe ironizuar, e ēuan para profetit Isa a.s, ndėrkohė qė gruaja nė fjalė qante me dėnesė e penduar pėr gjithēka qė kishte ndodhur.
Kur e ēuan para profetit Isa a.s, ky e konstatoi se zonja nė fjalė ishte penduar pėr aktin e shėmtuar qė kishte bėrė dhe se tashmė ishte koha e faljes dhe mėshirės, jo e ndėshkimit dhe fyerjeve.
Ndėrkohė qė njerėzit prisnin se ēfarė do tė thotė, Isai a.s iu drejtua njėrit nga nxėnėsit e tij dhe i tha:”Dua tė tė pyes diēka!”
Nxėnėsi i tha:”Fol o mėsues i madh!”
Isai a.s i tha:”Njė person u ka dhėnė borxh dy personave, njėrit pesėdhjetė dinarė floriri dhe tjetrit pesėqind dinarė. Ai vendos qė t’ua falė borxhin tė dyve dhe unė dua tė tė pyes se cilin prej tyre e do mė shumė borxhdhėnėsi, atė qė i ka borxh pesėqind dinarė apo tjetrin qė i detyrohet pesėdhjetė dinarė?”
Nxėnėsi i tij iu pėrgjigj:”Mendoj se do mė shumė atė ndaj atė cilit toleron mė shumė.”
Isai a.s i tha:”Po, e vėrtetė ėshtė. Kėtė desha tė dėgjoj.” Pastaj iu drejtua zonjės dhe i tha:”Shko! Besimi yt tė shpėtoftė nga pasojat e mėkatit!”
Mėshira dhe dhembshuria kėrkohet edhe me gjynahqarėt. Ėshtė mėshira dhe dhembshuria ajo qė e detyroi profetin Isa a.s qė kur e rrethuan pėr ta kapur dhe ekzekutuar, tė lutej:”Zot, fali se nuk dinė ēfarė bėjnė!”
Ėshtė mėshira dhe dhembshuria ajo qė e bėri profetin Muhamed a.s tė lutej pėr idhujtarėt qė e lėnduan nė Uhud:”O Zot fale popullin tim se nuk dinė!”
Mėshira dhe dhembshuria e bėnė profetin Isa a.s tė thotė pėr njė grua gjynahqare:”E ka dashur Zotin shumė dhe Ai ia ka falur gjynahet.”
Mėshira dhe dhembshuria e bėnė profetin Muhamed a.s qė tu thotė shokėve tė tij qė e mallkuan njė konsumues alkooli:”Mos e mallkoni, se ai e do Zotin dhe tė dėrguarin e Tij!”
Profeti Isa a.s thoshte:”Zoti ėshtė dashuria.”
Profeti Muhamed a.s thoshte:”Nuk e keni besimin e plotė, derisa tė doni pėr vėllain tuaj atė qė doni pėr veten.”
Profeti Isa a.s thoshte:”Lum pėr ata qė prodhojnė paqe.”
Profeti Muhamed a.s thoshte:”Pėrhapni paqen mes jush!”
Isai a.s thoshte:”Unė jam buka e jetės.”
Profeti Muhamed a.s thoshte:”Unė jam mėshira e dhuruar.”
Profetėt e Zotit janė vėllezėr, nėnat e tyre janė tė ndryshme, por feja e tyre ka qenė dhe ėshtė e njėjta.
Mėshira dhe dhembshuria janė titulli i fesė, janė shpirti i jetės, shpirti i ēdo kombi dhe populli. Falu dhembshuri fėmijėve, familjarėve, njerėzve dhe tė gjitha krijesave!

ardhemriaonline/com