Marrėveshja paralele me Italinė pėr pushtimin e Vlorės nė kėmbim tė mbėshtetjes.
Kushdo qė ėshtė i pasionuar pas historisė, e ka tė ngulitur nė mendje atė fotografinė e famshme, kur Esat Pashė Toptani i dorėzon ēelėsat e fortesės sė Shkodrės Princit trashėgimtar tė Malit tė Zi. Por, historiani serb, Dusan T. Batakoviē, pedagog pranė Universitetit tė Beogradit dhe zv.drejtor i Institutit tė Studimeve Ballkanike nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė, ofron shumė mė shumė se kaq. Pėrmes burimesh tė njohura dhe tė panjohura deri mė sot, ai ofron dinamikėn e marrėdhėnieve tė Esat Pashė Toptanit, njė prej figurave mė tė diskutuara tė historisė shqiptare, dhe qeverisė serbe. Marrėveshjet e fshehta me Serbinė pėr zgjerimin e kufijve dhe bashkimin gradual me Shqipėrinė, ndihma pėr ta sjellė nė pushtet etj. Tė gjitha kėto vijnė pėrmes njė libėrthi tė pakėt nė faqe, por tė rėndėsishėm pėr nga dendėsia e fakteve qė ofron, por edhe kėndvėshtrimit. Titullohet “Qeveria serbe dhe Esat Pashė Toptani”, i botuar nga IDK, nėn pėrkthimin e Maklen Mishės. Libri paraprihet nga njė hyrje e shkurtėr e botuesve, ku sqarohen arsyet e botimit tė kėtij studimi tė historianit serb. Pėrveē faktit qė bėhet fjalė pėr njė periudhė tė ngjeshur me ngjarje tė mėdha, parė me syrin e njė historiani serb, “s’ka dyshim se arsyeja kryesore qė na bėri tė vendosim tė sillnim nė shqip kėtė libėrth lidhet me informacionin aq tė pasur qė na sjell njė prej figurave, pa dyshim qendrore tė historisė sė asaj periudhe, por njėkohėsisht dhe ndėr mė famėkeqet e historisė sė re tė Shqipėrisė: atė tė Esat Pashė Toptanit, qė siē duket historia nė pėrgjithėsi e ka damkosur si tradhtar, megjithatė, kohėt e fundit, ka pasur njė seri pėrpjekjesh, qė drejtpėrsėdrejti apo indirekt kėrkojnė ta rehabilitojnė”. Mė tej, vlerėsohet studimi i Batakoviē pėr burimet e shumta qė ka pėrdorur, tė cilat mund t’i vijnė nė ndihmė ēdo studiuesi qė do tė merret me kėtė ēėshtje.
Esat Pasha gjykonte se mbėshtetja tek Austro-Hungaria, nė njė kohė kur Italia dhe Greqia po shfaqnin hapur pretendimet e tyre mbi territorin e shtetit shqiptar, do tė rezultonte fatale pėr mbijetesėn e vendit tė tij. Duke bashkėpunuar me aktorin qendror tė aleancės ballkanike, Serbinė, dhe pėrmes saj edhe me Malin e Zi, ai po pėrpiqej tė hidhte themelet e njė shteti tė qėndrueshėm shqiptar me njė shumicė myslimane, nė tė cilin ai do tė mbėshtetej te bejlerėt e mėdhenj tė pjesės veriore dhe qendrore tė vendit. Esat Pashėn e dallonte ai tipar karakteristik i myslimanėve pėr tė mos i zėnė besė bashkatdhetarėve tė tyre tė njė feje tjetėr. Qėndrimi i fiseve shqiptare katolike tė Veriut, tė cilat aspironin tė ndaheshin nga Shqipėria, dhe orientimi pro-helen i popullsisė shqiptare ortodokse nė Epirin Verior, ishin arsyet qė e shtynė tė pranonte rregullimin e kufirit nė pėrfitim tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė: ai besonte se njė Shqipėri mė e vogėl se ajo e pėrcaktuar nė 1913-n, duke qenė homogjene nė fe, do tė ishte njė shtet shumė mė i qėndrueshėm. Zhvillimi i rrethanave ndėrkombėtare shtynė pėr njė bashkėpunim mė tė afėrt me Serbinė: territoret shqiptare ishin njė objekt aspiratash dhe me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore, edhe objekt kompensimi nė kabinetet e fuqive tė mėdha europiane.
Qė nė fillim tė majit 1913, Esat Pasha informoi Mbretin malazez pėr qėllimin e tij pėr t’u vetėshpallur Mbret i Shqipėrisė, dhe pėr gatishmėrinė e tij pėr tė bashkėpunuar me aleancėn ballkanike. Ai tha se shqiptarėt ua detyronin lirinė popujve tė Ballkanit, dhe se ai do tė vendoste me ta kufijtė e Shqipėrisė, pa ndėrmjetėsimin e fuqive tė tjera. Esad Pasha i tha diplomatit serb Zivojin Balugdzic, nė njė mbledhje nė Durrės, se dėshironte njė marrėveshje me Serbinė. Fillimisht hezituese, qeveria serbe pranoi, duke vlerėsuar se Pashai kishte treguar qėndrimin e tij se ai vėrtet dėshironte njė marrėveshje me Serbinė, tė cilėn ai e njihte, duke cituar Balugdzic, si bėrthamėn pėr tė bashkuar forcat ballkanike.
Ishte vendimtare pėr qeverinė serbe, qė pak para sulmit bullgar, tė neutralizonte pėrgatitjet nė Shqipėri pėr sulme nė territorin serb – veēanėrisht nė Kosovė, Metohi dhe Maqedoninė Perėndimore. Rreth 20 000 burra ishin gati pėr luftė nė territorin shqiptar, shumica refugjatė nga Serbia e Vjetėr dhe Maqedonia, udhėheqėsit e tė cilėve, Hasan Prishtina dhe Isa Boletini (Isa Boljetinac), ishin bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Ismail Qemalit, po bėnin pėrpjekje tė luftonin ndikimin e Esat Pashės, duke bėrė ēmos tė nxisnin njė sulm kundėr Serbisė, si dhe kryengritjen e shqiptarėve qė jetonin brenda territorit tė Serbisė…
Aleanca mes qeverisė serbe dhe Esat Pashės nuk u zyrtarizua me ndonjė traktat tė veēantė: megjithatė, Pasiē dha urdhėr qė pasuesit e tij tė ndihmoheshin me para dhe armatime. Pėr Kryeministrin serb, Esat Pasha shėrbente si kundėrpeshė ndaj qarqeve tė grumbulluara pėrreth Ismail Qemalit, tė cilat kėrkonin Shqipėrinė e Madhe. Princi i ri i Shqipėrisė, Wilhelm von Wiedi, mbėshteti aspiratat revanshiste tė prijėsve shqiptarė nga Kosova dhe Metohija. Si njeriu mė me ndikim nė qeverinė e tij, Esat Pasha mbante dy portofole tė rėndėsishme: atė tė Mbrojtjes, si dhe Ministrinė e Brendshme. Kur ēėshtja e pazgjidhur agrare, nėn nxitjen e xhonturqve, u shndėrrua nė njė kryengritje masive filoturke kundėr Princit tė krishterė, Esat Pasha mbėshteti kryengritėsit dhe gjatė njė pėrplasjeje me Princin, kėrkoi mbėshtetjen e misionit italian. Pas arrestimit tė tij nė Durrės, nė fund tė majit 1914, Esat Pasha u largua pėr nė Brindizi nėn mbrojtjen e legatės italiane nė Durrės. Me largimin e tij, kemi njė shtim si tė numrit, ashtu edhe tė intensitetit tė sulmeve nė kufi me Serbinė…
Ndėrkohė, Esat Pasha u pėrpoq tė mbante njė pozicion tė pavarur, duke kaluar nga Italia nė Francė. Ai planifikonte qė me ndihmėn e Antantės, t’i kundėrvihej pėrpjekjeve tė Austro-Hungarisė pėr tė shtėnė krejt vendin nėn kontroll. Qė nga Parisi ai shqyrtoi kushtet qė i parashtroi qeveria serbe pėr tė ndihmuar kthimin e tij nė Shqipėri. Nė fakt, nė vitin 1914, Pasiēi i imponoi atij kushtet e mėposhtme: nėnshkrimin e njė traktati politik me Serbinė pėr njė mbrojtje tė pėrbashkėt, pranimin nga ana e Shqipėrisė tė bashkimit doganor me Serbinė nė njė kuvend tė prijėsve, si dhe qė nė njė fazė tė mėvonshme, zgjidhja tė shihej te njė bashkim vullnetar e i mirėfilltė i Shqipėrisė me Serbinė. Me anė tė njė telegrami, Esat Pasha konfirmoi se nė parim i pranonte kushtet e Pasiēit dhe ndėrkohė u nis menjėherė pėr nė Serbi…
***
Ky ėshtė varri i Esat Pashė Toptanit, njė prej figurave mė tė diskutuara tė historisė shqiptare. Njeriu qė luftoi tė bėhej mbret i shqiptarėve, nė fund pėrfundoi i varrosur mes ushtarėve serbė, nė varrezat serbe tė Parisit.
Fillimisht, Esat Pasha mori leje nė Athinė, nga diplomacia greke, pėr tė punuar nė marrėveshje me qeverinė greke, pėr tė punuar nė marrėveshje me qeverinė serbe. Nė tė njėjtėn kohė, ai siguroi mbėshtetjen e Italisė, e cila shpresonte qė pas instalimit tė njė regjimi tė tij nė Shqipėri, t’i hapej rruga mundėsisė sė njė pushtimi tė pėrhershėm tė Vlorės nga ana e saj. Qeveria e Romės shihte tek Esat Pasha figurėn mė tė pėrshtatshme pėr tė luftuar ndikimin nė rritje tė Austro-Hungarisė dhe Turqisė nė Shqipėri.
Esat Pasha nuk hoqi dorė nga pretendimi i tij pėr fronin shqiptar. Ai e paralajmėroi konsullin serb nė Selanik se pėr Shqipėrinė do tė ishte e rrezikshme nėse Princi i saj do tė vinte nga familja e sulltanit, sepse ndikimi negativ i Stambollit veēse do tė nxiste fillimin e armiqėsive tė reja me Serbinė dhe shtetet e tjera ballkanike. Nė kėtė mėnyrė, ai e paraqiste veten si figurėn mė tė pėrshtatshme pėr tė sunduar nė Shqipėri. Nė fakt, Esat Pasha i kishte dėrguar Pasiēit njė sėrė mesazhesh, nė tė cilat vinte nė dukje nevojėn pėr tė pasur njė traktat special, pėrpara nisjes sė tij pėr nė Shqipėri. Kėsisoj, me tė mbėrritur nė Nish, Esat Pasha firmosi njė traktat sekret aleance me Pasiēin, mė 17 shtator. Nė tė 15 pikat e tij parashikohej ngritja e institucioneve tė pėrbashkėta politike dhe ushtarake, por dispozitat mė tė rėndėsishme pėrqendroheshin tek aleanca ushtarake, ndėrtimi i njė hekurudhe me dalje nė Adriatik, nė Durrės, si dhe jepeshin garanci se Serbia do tė mbėshteste zgjedhjen e Esat Pashės si sundimtar i Shqipėrisė. Traktati e linte tė hapur mundėsinė qė Serbia, me ftesė tė Esat Pashės, tė ndėrhynte ushtarakisht pėr tė mbrojtur regjimin e tij. Demarkacioni i kufijve mes dy vendeve do tė kryhej nga njė komision i veēantė serbo-shqiptar. Esat Pasha do ta konfirmonte traktatin pas zgjedhjes si sundimtar, me miratimin e Asamblesė Kombėtare: kjo linte hapėsirė manovrimi pėr njė rishikim tė mundshėm tė dispozitave tė veēanta. Serbia, nga ana tjetėr, qe e detyruar tė financonte Xhandarmėrinė e Pashait, si dhe ta furnizonte me pajisjet e nevojshme ushtarake, duke i paguar 50 mijė dinarė nė muaj.
***
Nė fund tė majit 1915, pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė nė Durrės informonte se pozita e Esat Pashės ishte kritike: ndėrkohė ishin kryer dy sulme tė tjera nė territorin serb. Pavarėsisht paralajmėrimeve tė aleatėve, Pasiēi vendosi nė favor tė ndėrhyrjes ushtarake. Mbi 20 mijė ushtarė serbė, tė armatosur me artileri, marshuan drejt Shqipėrisė nga tri drejtime nė fillim tė qershorit, duke marrė Elbasanin dhe Tiranėn-qendrat e kryengritjes-shtypėn lėvizjen xhonturke, ēliruan Esat Pashėn e rrethuar nė Durrės, duke i dorėzuar atij udhėheqėsit e kapur tė kryengritėsve…
Ministri i Brendshėm serb, Ljubomir Jovanoviē, mbėrriti nė Tiranė dhe mė 28 qershor 1915, nė Ditėn e Shėn Vitusit, firmosi me Esat Pashėn njė traktat pėr njė bashkim real mes Serbisė dhe Shqipėrisė. Esat Pasha mori pėrsipėr tė korrigjonte kufijtė nė favor tė Serbisė nė brezin mes Pogradecit dhe Hasit. Nė kėtė mėnyrė, Serbia do tė merrte qytetet e Pogradecit, Gollobordėn, Dibrėn e Madhe, Lumėn dhe Hasin deri nė Spaē, derisa fuqitė ndėrkombėtare tė kishin pėrcaktuar kufijtė e rinj. Institucionet e pėrbashkėta pėrfshinin ushtrinė, administratėn doganore, bankėn kombėtare dhe misionet nė vendet e tjera…
Krijoni Kontakt