Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: ILDKP: Gjyqtari Gjin Gjoni nuk deklaroi pasurine. Gjoni: Sulm politik ndaj meje

    kur punon me 2 bilance iu shmagesh tatim taksave, prandaj nuk eshte ligjore, prandaj lulezon shqiperia, nga qe punon sherifi dhe hane shaqiri, a ka punuar shteti, dhe mundet , se si vune parat bode me shoke, nejse nuk eshte normale qe nje pseudogazetar te kene kete lloj pasurie.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: ILDKP: Gjyqtari Gjin Gjoni nuk deklaroi pasurine. Gjoni: Sulm politik ndaj meje

    Zbardhet debati nė KLD, Gjin Gjoni: Gruas sime i vunė 800 mijė euro gjobė

    TIRANE - Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė zbardhi procesverbalin e debateve tė zhvilluara nė mbledhjen e datės 17 tetor 2014. Debatet nė mbledhjen ku merrnin pjesė edhe ish-anėtarėt Elvis Ēefa dhe Lulzim Lelēaj, tė shkarkuar nga Kuvendi dy ditė mė parė, kanė folur rreth Komisionit hetimor parlamentar tė ngritur ndaj tyre. Fillimisht ky komision ėshtė cilėsuar si antikushtetues nga Presidenti i Republikės.

    Nė vijim anėtari Gjin Gjoni ka pretenduar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ po i bėjnė presion KLD-sė. Sipas Gjonit, presion i paprecedentė po u bėhet edhe familjarėve tė anėtarėve tė Kėshillit.

    Anėtari Gjoni ėshtė shprehur se bizneset e bashkėshortes sė tij ishin gjobitur me 900 milionė lekė dhe sipas tij, kjo bėhej me qėllim qė ai tė mbyllte gojėn nė KLD. Debatet mes anėtarėve nuk kanė munguar as gjatė shqyrtimit tė pikave tė rendit tė ditės pėr emėrimin e kryetarėve tė pesė gjykatave.

    Pėr shkak tė materialit voluminoz, plot 205 faqe, nė vijim paraqiten pasazhe tė shkėputura nga fjalėt e anėtarėve nga debatet e regjistruara nė procesverbalin e mbledhjes sė KLD-sė.

    DEBATI
    Bujar Nishani: Ėshtė e palejueshme nga Kushtetuta dhe nga ligjet qė njė pushtet siē ėshtė pushteti legjislativ, tė hetojė, kuazi gjyqėsisht, njė pushtet tjetėr qė ėshtė pushteti gjyqėsor. Kjo ėshtė e paprecedentė. Nuk ka ndodhur ndonjėherė nė Shqipėri. ....Pėrtej kėsaj kam konstatuar dhe dėshiroj ta theksoj qė edhe njė praktikė e paprecedentė e shfrytėzimit tė njė pushteti tė caktuar nga disa parlamentarė, pėr tė hetuar deri dhe jetėn private tė anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė hetuar familjarėt e TIRANE – Nė mbledhjen e 17 tetorit 2014, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė i dha fund procesit tė emėrimit tė kryetarėve tė gjykatave nė vend. Pasi dėgjuan platformat e kandidatėve, anėtarėt e Kėshillit zgjodhėn me shumicė votash kryetarėt pėrkatėsisht, Arben Zefi nė Shkodėr, Alfred Gjoni nė Kurbin, Joana Qeleshi nė Durrės, Skėnder Haluci nė Vlorė dhe Bib Ndreca nė Pukė. Nė tė njėjtėn mbledhje anėtarėt e Kėshillit vendosėn ngritjen e njė grupi pune pėr hartimin e kritereve tė vlerėsimit tė inspektorėve tė KLD-sė. Pas diskutimeve, u vendos qė pjesė e kėtij grupi tė jenė anėtarėt Dritan Caka, Flamur Kapllani dhe Sokol Ēomo. Mė tej Kėshilli vendosi tė shtynte pėr njė mbledhje tjetėr shqyrtimin e propozimit tė ministrit tė Drejtėsisė pėr shpalljen e disa vendeve vakante nė sistemin gjyqėsor. Po ashtu, pėr njė mbledhje tjetėr u shty edhe shqyrtimi i propozimit tė ministrit tė Drejtėsisė pėr pėrcaktimin e vendeve vakante nė dispozicion tė magjistratėve qė kanė pėrfunduar studimet pėr vitin akademik 2013 – 2014. anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ėshtė e papranueshme.
    Sokol Ēomo: Nė tė gjitha mbledhjet e KLD-sė ku ne kemi pasur si ēėshtje tė rendit tė ditės emėrimin e kryetarėve tė gjykatave, kam kėrkuar qė pėr ata kandidatė tė cilėt i kishin drejtuar gjykatat pėr shumė e shumė vite, disa prej tyre me mandat, disa prej tyre pa mandat dhe disa prej tyre tė deleguar deri nė 6 vite, kam kėrkuar nė mėnyrė tė vazhdueshme qė para se t’u jepej njė mandat i ri kėtyre kryetarėve, tė kishin mundėsi qė ta zbatonin kėtė vendim tė Kėshillit. Tė bėhej njė verifikim i veprimtarisė sė kėtyre kryetarėve dhe vetėm mbi bazėn e zbatimit tė kėtij vendimi ne tė kuptonim nėse kėta kandidatė, para se tė riemėroheshin pėr njė mandat tė ri katėrvjeēar, i kishin pėrmbushur ose jo detyrat e tyre ligjore. Pėrgjigja qė kam marrė nė ēdo mbledhje, sa herė qė e kam kėrkuar kėtė gjė, ka qenė qė nėnkryetari ka deklaruar qė ne nuk kemi burime njerėzore nė Inspektoratin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė qė ta zbatojmė kėtė vendim kaq tė rėndėsishėm tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Pyetja ime ėshtė: Ēfarė ka ndryshuar sot? Pse ne gjatė gjithė procesit tė emėrimit tė kryetarėve tė gjykatave dhe sot ne i japim fund nė rendin e ditės dhe do tė emėrojmė edhe 5 kryetarė tė tjerė gjykatash, qė pėrsėri edhe pėr kėta 5 kryetarė gjykatash nuk ėshtė bėrė vlerėsim dhe sot do tė mbyllet emėrimi i kryetarėve nė 28 gjykata, tė cilat kanė pasur kryetarė pa mandate tė ligjshme.
    Elvis Ēefa: Nė momentin kur kishim vlerėsimet pa u bėrė dhe kishim njė punė tė jashtėzakonshme voluminoze me vlerėsimet 2005-2006, me vlerėsimet e pėrhershme tė tė gjithė gjyqtarėve, ishte sigurisht e paimagjinueshme qė t’i hynim edhe njė kontrolli tjetėr si ky i sotmi, pra sipas kalendarit qė po miratojmė sot. Tani qė kėto punė janė vėnė pėrpara dhe gradualisht po shkojnė nė rrjedhėn e tyre normale dhe dėshiroj ta theksoj qė kjo ėshtė meritė e kėsaj KLD-je, sepse Kėshillat e Lartė tė Drejtėsisė tė mėparshėm ku edhe ju vetė keni qenė anėtar zoti Ēomo, nuk e kanė bėrė kėtė detyrė dhe nė fakt po na takon ne qė ta bėjmė dhe pėr kėtė, dhe po ndėshkohen disa nga ne. Lulzim Lelēaj: Unė kam qenė shumė i hapur, sepse besoj qė tė paktėn tė dalė e vėrteta atje, por ju lutem, tė ndėrhyjmė nė procedurė, tė flasim pėr rendin e ditės dhe tė mos flasim pėr ēėshtje tė analizave historike. Unė jam shumė i interesuar. Personi mė i interesuar pėr tė folur pėr historinė e KLD, tė jeni tė bindur qė jam unė. Madje, nė qoftė se do tė kisha pasur mundėsi dhe asete, do t’i kisha propozuar qė tė gjithė procesverbalet ndėr vite tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė dalin nė dritėn e diellit. Por ju lutem, thashė edhe njė herė, kemi ardhur pėr tė ushtruar detyrėn. Kemi ardhur sepse prezumohemi tė pafajshėm, tė paktėn, pavarėsisht se fajėsia jonė tashmė u ėshtė thėnė tė gjithė shqiptarėve, po vazhdojmė tė agresohemi nė mėnyrė tė paimagjinueshme edhe kėtu brendapėrbrenda.
    Gjin Gjoni: Drejtėsia ndodhet nė njė situatė tepėr delikate. Delikate pėr njė arsye shumė tė thjeshtė, qė pushteti ekzekutiv dhe pushteti legjislativ po ushtron njė presion tė paparė ndaj Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Jo vetėm pėr shkak tė situatės e cila ėshtė krijuar nė momentin aktual me komisionin hetimor tė ngritur nė Parlament ndaj z. Ēefa dhe z. Lelēaj, por unė shoh qė nė vazhdėn e kėtij presioni tė vazhdueshėm po ushtrohet presion ndaj ēdo anėtari tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Njė presion i hapur dhe i fshehtė. Po intimidohen anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe po thirren nė zyrat e Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit tė Pasurisė si tė jenė tė pandehur, si tė jenė nėn hetim. Po ngrihen akuza tė qena dhe tė paqena. Po ushtrohet njė presion i paparė ndaj familjarėve tė tyre. Po ndėrhyhet deri nė jetėn private dhe familjare dhe kjo nuk ėshtė njė situatė normale. ... Unė e shoh nė rastin tim personal dhe e them me bindje qė deri nė momentin aktual, pėrveē tri kallėzimeve penale qė janė bėrė ndaj meje dhe bashkėshortes sime nga ana e organeve qė drejtohen nga pushteti ekzekutiv ose nga Parlamenti, po bėhet njė presion dhe deri nė momentin aktual nga ana e Drejtorisė sė Tatimeve Tiranė dhe Drejtorive qė janė nė varėsi tė Drejtorisė sė Tatimeve Tiranė, ushtrohet presion dhe kontroll i vazhdueshėm, njė herė nė ēdo dytre ditė, nė bizneset e bashkėshortes sime. Deri nė momentin aktual gjobat shkojnė deri nė 900 milionė lekė, qė i bie rreth 700 – 800 mijė euro dhe kjo bėhet me njė qėllim tė caktuar, qė unė tė mbyll gojėn nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. ... Tė zgjedhim ata kryetarė gjykatash tė cilėt meritojnė qė tė drejtojnė kėto gjykata, se siē theksoi dhe z. Lelēaj, po t’i referohem procesverbaleve tė seancave ku z. Ēomo ka qenė vetė anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe pėr fatin tonė tė mirė, i disponojmė, janė emėruar kryetarė gjykatash vetėm me propozim tė njė anėtari tė thjeshtė nė mbledhjet e Kėshillit dhe ėshtė votuar e nė procesverbal thuhet: - Hajde shkojmė pimė kafe pėr kryetarin e gjykatės qė sapo kemi emėruar; dhe po deshe, ne mund t’i bėjmė publike, meqenėse arshiva e kėtij Kėshilli i disponon tė gjitha kėto.
    Sokol Ēomo: E thoni kėtė gjė nė mėnyrė pompoze qė shiko ne kemi gjithė arkivin dhe ne e dimė ē’ka arkiva. Edhe po ju them, hapini ato procesverbale. Po gjetėt njė deklarim timin tė vetėm nė kundėrshtim me ligjin, po gjetėt njė deklarim timin tė vetėm qė ka lidhje me deklarata politike, ua kam bėrė kėtė sfidė, jam i gatshėm t’ju them, do tė ēohem nga kjo tavolinė sepse nuk kam tė drejtė morale dhe ligjore qė tė jem nė kėtė tryezė. Por ju siguroj qė nė veprimtarinė time nuk do tė gjeni. Ua bėj kėtė sfidė, tė nderuar kolegė, qė i keni procesverbalet, gjejini dhe nxirrini. ...Mė kujtoni qė kam qenė zėvendėsministėr Drejtėsie. Po, kam qenė. Kam qenė gjyqtar nga viti ‘95 deri nė vitin ‘98. Mė kanė kėrkuar qė tė ushtroj njė detyrė nė Ministrinė e Drejtėsisė si zėvendėsministėr, pa qenė pjesė e asnjė partie politike. Kam shėrbyer pėr 1 vit e gjysmė. Jam kthyer pėrsėri si gjyqtar. Bujar Nishani: Natyrisht, pikėpamjet, kėndvėshtrimet pėr angazhimet politike janė tė ndryshme. Natyrisht, shpeshherė nė eksperiencėn tonė, angazhimet politike kanė qenė mė tė thella edhe pa qenė formalisht anėtarė tė partive politike. Kjo ėshtė njė eksperiencė e hidhur nė Shqipėri.

    (er.nu/panorama/BalkanWeb)

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: ILDKP: Gjyqtari Gjin Gjoni nuk deklaroi pasurine. Gjoni: Sulm politik ndaj meje

    Me procedurė! Pushohet hetimi ndaj Gjin Gjonit

    Emri:  gjin-gjoni-1024x813.jpg

Shikime: 57

Madhėsia:  39.9 KB

    Gjyqtari Gjin Gjoni arrin tė mbyllė me procedurė hetimin e nisur ndaj tij pėr fshehje tė pasurisė dhe deklarim tė rremė.

    Njė vit pas kallėzimit tė bėrė nga Inspektorati i Lartė i Kontrollit dhe Deklarimit tė pasurive, Prokuroria e Elbasanit ka pushuar hetimin, raporton Vizion Plus.

    Shkak janė bėrė vendimet e gjykatave, tė cilat nuk kanė pranuar kėrkesėn e organit tė akuzės pėr zgjatje dy herė tė afateve hetimore.

    Nė vendimin e pushimit Prokuroria argumenton se vendimi i Gjykatės sė Elbasanit, qė ka krijuar pamundėsinė e kompletimit tė hetimeve, pasi letėr- porositė nga Franca dhe Gjermania nuk kanė mbėrritur ende.

    Por sipas akuzės, megjithėse ka njė vendim pushimi, ēėshtja mund tė rihapet, nėse nė pėrgjigje tė letėr-porosive do tė ketė tė dhėna tė reja.

    Gjoni u akuzua pėr fshehjen e njė pasurie nė vlerėn afro 3 milionė euro.

    MAPO

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •