“Respekto edhe të gjallët!” është mesazhi që Ministria e Punëve të Brendshme po jep për publikun përmes një fushate të koordinuar me sektorin e komunikimit privat.
Fushata për ndërgjegjësimin e lëvizjes së këmbësorëve u ideua dhe u realizua vullnetarisht dhe pa asnjë kosto për taksapaguesin shqiptar nga agjencia McCann Tirana në përgjigje të kërkesës së Ministrisë për bashkëpunim.
Kjo ndërhyrje e cila synon ndërgjegjësimin e shoferëve dhe këmbësorëve sa i takon rregullave të trafikut është e një rëndësie parësore, duke qenë se të dhënat e aksidenteve me pasoja mbi jetën paraqiten shqetësuese.
Ndërsa qytetarët që tentojnë të kalojnë në vijat e bardha shpesh injorohen nga shoferët, këta të fundit nuk hezitojnë të respektojnë traditën, duke u ndalur menjëherë para kolonave mortore që shoqërojnë të ndjerin në varrezë apo kortezheve të këmbësorëve që kalojnë rrugën.
Krijoni Kontakt