Nëse më të vërtetë ky Tribunal / Gjykatë Speciale / Dhomë e Veçantë, do ishte për të mirën e Kosovës dhe popullit do ishte në rregull. Mirëpo përsonalisht kam një çik drojë në lidhje me këtë për arsye të shumta.
1 - Menjëherë pas përfundimit të luftës, kemi patur UNMIK-un 1999- 2006, dhe nga 2007-2008 e gjer me sot dhe tanimë edhe për dy vjetët në vijim do e kemi EULEX-in. Siç dihet, si UNMIK-u, e si EULEX-i, ndër detyrat kryesore kishin të vendosin rendin dhe ligjin në gjithë teritorin e Kosovës. Nëse Kosova respketivisht Shqiptarët për këto 15 vjetë të pasluftës, respketivisht për këto 6 vjet e ca pas shpalljes së pavarësisë kanë dëhstuar të krijojnë gjygjësi të pavarura nga ndikimi partiak, atëherë mendoj se fajtor janë edhe Kosova (Shqiptarët), edhe Bashkësia Ndërkombëtare (UNMIK-u dhe EULEX-i), ndonëse fajtor më i madhë për dështim të krijimit të gjygjësisë së pavarur e kanë UNMIK-u dhe EULEX-i.
2- Kam një bindje përsonale, se dështimi për një gjygjësi e drejtesi të pavarur të Kosovës, është bërë disi me çëllim të caktuar nga vet UNMIK-u dhe EULEX-i, sepse në fillim të këtyre misioneve në Kosovë, shteti Sërb ishte gjithnjë kundër. Mirëpo pas kalimit të kohes, Sërbia pranoi të dy këto misione por vetëm me kushte të dhëna nga vet Beogradi. Dhe, ky dështim kishte të vetmin qëllim, që Shqiptarët ti paraqite se nuk janë të zotët për mbajte të shtetit, Natyrishtë se nga dështimi që Kosova nuk ka drejtësi e gjykatë të pavarur, përfituese reale është vet Beogradi.
3- Me krijimin e kësaj Gjykate Speciale, po të dënoheshin vetëm individ të caktuar për vepra kriminale të caktuara do ishte shumë në rregull. Por problemin kryesor me këtë Gjykatë Speciale, e shoh se mediat, televizonet e gazetat botërore, do mirren me Kosovën dhe Shqiptarët në tërësi dhe jo me individ të caktuar…
Krijoni Kontakt