Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Basha: Protesta në mbarë vendin kundër oligarkëve Rama-Meta

    Tiranë- Opozita ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave mbarë popullore kundër antikushtetueshmërisë së mazhorancës qeverisëse.
    Kryetari i PD Basha duke folur sot në një tryezë me grupet e pakënaqura të interesit tha se “dyshja e oligarkëve Rama-Meta” po tejkalojnë çdo kufi dhe po krijojnë një zullum antidemokratik.
    Basha paralajmëroi se nëse nuk reflektojnë, atëherë duhet të bëjnë gati valixhet dhe të largohen.
    “Unë dua të shpreh sot përkushtimin tonë si opozitë politike, PD e aleatëve të saj për të ravijëzuar brenda një kohe të shkurtër një plan të qartyë masash të kësaj qeverie të zullumit që po traashet ti tregojmë me forcën e sovranit se ka një kufi të cilin nuk e kalon dot pa marrë përsipër të rrëzohet dhe të kthehet në një kosto për vendin dhe e papranueshme për qytetarët shqiptarë.
    Protestat anembanë vendin këtu e në Tiranë do të kenë mbështetjen e opozitës. Lufta jonë në Parlament nuk do të reshtë ndonëse aty po ngushtohen dita ditës. Do i kujtojmë se vullnetin e shqptarëve nuk mund ta dëgjojnë një herë në 4 vjet por cdo ditë. Ndryshe të marrin valixhet e të ikin”, tha Basha.


    Ora News
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-04-2014 më 08:30

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    `Protestat Popullore` të Bashës- Manovër e dukshme kundër Integrimit të vëndit në qer

    Po ndodh i njëjti fenomen në politikën shqiptare që ka ndodhur herë pas here gjatë këtyre 24 viteve demokraci: ashpërsimi i luftës politike sa herë që afrohet data e shumë pritshme e vendimit të PE për integrimin. Përse ndodh ky fenomen?
    Po ndodh ashpërsimi i luftës politike për shkak të dëshirës për të përmirësuar dhe për të plotësuar detyrat e shtëpisë nga ana e politikës shqiptare?
    Po ndodh ashpërsimi i luftës politike për shkak të dëshirës për tu dukur se kush është më i zoti dhe më i dëshirueshmi para Perëndimit, për të nxituar drejt integrimit të BE?
    Apo ky ashpërsim i toneve politike po ndodh për të kamufluar një strategji anti-integrim ose e thënë më saktë- për të shtyrë sa më larg integrimin me qëllimin e qartë për tu pasuruar sa më shumë gjatë kësaj periudhe?
    Ecuritë e ngjarjeve të shumta politike në këto 24 vite, kanë ndikuar jo pak në popullsinë e Shqipërisë në të gjitha drejtimet politike, ekonomike, sociale, dhe psikologjike- që nga parrulla ` e duam Shqipërinë si Europa` e shprehur nga vetë populli shqiptar dhe e marrë nga politikanët e rinj viteve `90, si një strategji të mirëfilltë e cila nuk është realizuar edhe sot, - e deri në luftën e fundit të ashpër politike të praktikuar me shumë vendosmëri nga kryetari i PD, z. Lulzim Basha.
    Akuzat e kryetarit të PD përmblidhen në disa dimensione që në fakt sikur të ishin të vërteta vetë Kryetari i PD duhej të linte mënjanë mosmarëveshjet dhe duhej të ulej në tavolinën e marëveshjeve me koalicionin PS-LSI, për hir të stabilizimit të vëndit dhe të integrimit.
    Ato përmblidheshin shkurimisht sipas Bashës:
    -Vjedhja e serverit tek Tatim-Taksat tregon revansh të shfrenuar për dyshen. Këtë revansh e tregon edhe blerja e votave në Korçë,
    - manipulimi sipas tij i reformës territoriale dhe i asaj të KQZ,
    - paralajmëron dyshen Rama-Meta që të heqin dorë nga uzurpimi i institucioneve,
    - dyshja Rama-Meta ka rifutur në programin e Kuvendit ndryshimet e njëanshme antireformë të Ligjit të ‘Nëpunësit Civil’ dhe po qarkullon projektligje për uzurpimin e kompetencave të Presidentit të Republikës në cilësinë e Komandantit të Forcave të Armatosura, projektligjin për antireformën në Policinë e Shtetit dhe për kapjen e shërbimeve inteligjente,
    - paligjshme që orkestroi në Kuvend vetëm para dy muajsh,
    - marrjen e kompetencës së propozimit të kreut të iLDKP-së, presidentit të vendit, mazhoranca zhbën pavarësinë e këtij institucioni dhe legalizon sipas tij kapjen e shtetit.
    Për këtë arësye Opozita sipas Bashës-“opozita do të dalë në mbrojtje të ligjit me çdo kush dhe me çdo çmim”.
    Megjithatë asnjë opsion apo alternativë nuk jepet nga ana e Kryetarit të PD në drejtim të zbutjes së situatës, përveç se ashpërsim i pakutpimtë i toneve nga ana e tij.
    E them këtë sepse pavarësisht problemeve të mëdha që janë para maxhorancës qeverisëse, përveç argumenteve për të diskutuar metodat e zgjidhjes së këtyre problemeve të shumta qeverisëse, një pjesë e madhe e këtyre problemeve kanë mbetur pa u zgjidhur që nga qeverisja difektoze e koalicionit të Partisë së Bashës.
    Ky argument do të duhej që ta bënte Bashën të ulej në tavolinën e marëveshjeve për të zgjidhur problemet së bashku me maxhorancën qeverisëse, gjë që do të tregonte një kulturë politikë ashtu si do ta kërkonte BE dhe SHBA. Por kjo nu ndodhi. Në vënd të saj Kryetari i ri i PD vazhdoi traditen e ashpërsimit të `luftës së klasave (lexo politike)` në rastet kur pritet një vendim i rëndësishëm si rasti i dead-line të qershorit për kandidatin për anëtar të Shqipërisë në BE, ana e PE dhe e BE.
    Së fundmi, nëse ky ashpërsim i luftës politike në prag të kandidimit në qershor është një `kthim me të njëjtën monedhë` ndaj refuzimit të PS për të bashkëpunuar dhe të për kryer së bashku detyrat e klasës në takimin në restorantin Krokodil në pas rreth 5 orë bisedimesh në restorantin “Krokodil” ne Strazburg 21/05/2010, atëhere ky është një argument plus kundër Bashës , i cili si politikan i ri duhej të ulej për marëveshje për të hapur një faqe të re në bashëpunimin politik me qëllim integrimin sa më parë të Shqipërisë.
    Edhe kjo nuk ndodhi.
    Atëhere ngel opsioni i thënë më lart: Politika shqiptare e transplatuar nga Ramiz Alia si një zgjidhje e mundshme për të kaluar butë, nga diktatura në Demokraci ka rënë dakort, fshehurazi të zgjatet sa më shumë tranzicioni me qëllim që të vazhdojë pasurimi i klasës politike duke mos përfillur aspiratat e popullit shqiptar, dhe duke ja kaluar njëra tjetrës nëpërmjet rotacionit politik –pasurimin nëpërmjet korrupsionit, shkeljes së ligjit. Ky opsion shpresoj të mos jetë i vërtetë sepsenë realitet nëpërmjet këtij opsioni, të gjitha gabimet, fajet e politikës shqiptare, të gjitha aspektet e shoqërisë shqiptare – justifikohen më së miri dhe marrin kuptim, se përse kanë ndodhur dhe se përse po zgjatet tranzicioni, dhe se përse nuk realizohen `detyrat e shtëpisë` të lëna herë pas herë nga BE me qëllim integrimin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •