Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    ILDKP: Zyrtarët mbajnë 50-60 milionë euro para nën jastëk

    ILDKP: Zyrtarët mbajnë 50-60 milionë euro “cash” nën jastëk

    Nga: DARINA TANUSHI

    TIRANE - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka zbuluar së fundmi se zyrtarët e shtetit kanë mbajtur rreth 50 deri 60 milionë euro “cash”, të padepozituara në banka dhe të padeklaruara më parë. Kjo u bë e ditur dje, në Komisionin parlamentar të Ligjeve, nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, ndërsa po diskutohej ndryshimi i ligjit për ILDKP-në.

    Sipas ndryshimeve që propozohen, zyrtarët e rinj nuk mund të mbajnë para “cash” më shumë 1.5 milionë lekë. E gjithë pasuria duhet të jetë dokumentuar në bankë. Ky rregullim në ligj u kundërshtua dje, nga LSI dhe deputetët Mark Frroku e Nard Ndoka. “Zyrtarë të sapoemëruar deklarojnë ‘cash’ vlera 200-300 mijë euro për t’i bërë pastaj në një kohë të dytë. Sikur i kanë pasur ‘cash’ dhe për t’i plotësuar në proces. Për ta parandaluar këtë fenomen, vendosëm detyrimin që, kur i deklarojnë për herë të parë, duhet t’i depozitojnë në një bankë. Në proces në vijim nuk është i detyruar më”, - sqaroi dje, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

    Ndërsa kryeinspektori i ILDKP-së, Ganaj tha se: “Nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh, që deklarojnë për herë të parë gjendje ‘cash’”. “Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikë që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Është ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen”, - u shpreh Ganaj.

    Por, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh: “Më rezulton se ky studim nuk është depozituar në komision dhe unë e konsideroj të paqenë. Nëse shkojmë nga premisa që, ne po administrojmë një administratë korruptive dhe e dimë që të gjithë këta zyrtarë të lartë po i ruajmë se këta vërtet do të vjedhin dhe do të pasurohen, ne kemi gabuar principin e ndërtimit të administratës dhe në princip jemi vendosur që të gjithë gabim”, - tha Vasili. “60 milionë euro t’i kenë këta njerëz në shtëpi? Më falni, por kjo është prova më e qartë se çfarë ndodh me sistemin në Shqipëri. 60 milionë euro janë të sistemit bankar”, - tha deputeti Pandeli Majko.

    Ndryshimi i ligjit për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i heq gjithashtu presidentit të drejtën për të zgjedhur kryetarin e këtij institucioni. Kjo u kundërshtua fort nga deputetët e opozitës, të cilët bojkotuan komisionin. “Duhej të kishte konsultim me institucionet ndërkombëtare. Ju kërkoj që ta shtyjmë dhe t’i kërkoni opinionit mendim, siç kemi bërë herë të tjera, përndryshe çdo gjë shkon drejt asaj që ne kemi denoncuar, kapjen e këtij institucioni nga mazhoranca”, - tha deputeti Oerd Bylykbashi. “Keni frikë nga ato që keni vjedhur, prandaj. 3 mijë eurot e kryeministrit ke hall ti? Apo ke ato 300 milionët e tuaja, prandaj”, - tha Fatmir Xhafaj. “Një kompetencë që Presidenti i Republikës nuk e ka dhe nuk e jep Kushtetuta, nuk kemi pse të bëhemi kaq bujarë ne, se e ka emrin Bujar ai, që t’ia japim ne”, - tha Fino.

    Ndërsa më pas, Xhafaj sqaroi se, ky ndryshim nuk bëhet për këtë president, por për atë që do vijë. “Nuk do t’i merret gjë këtij, se është për presidentin tjetër pas 5 vjetësh”, iu drejtuar Xhafaj, deputetëve të PD-së.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Zyrtarët mbajnë 50-60 milionë euro “cash” nën jastëk

    Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka zbuluar së fundmi se zyrtarët e shtetit kanë mbajtur rreth 50 deri 60 milionë euro “cash”, të padepozituara në banka dhe të padeklaruara më parë.

    Emri:  73766_15.jpg

Shikime: 1108

Madhësia:  32.4 KB

    Kjo u bë e ditur dje, në Komisionin parlamentar të Ligjeve, nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, ndërsa po diskutohej ndryshimi i ligjit për ILDKP-në.

    Sipas ndryshimeve që propozohen, zyrtarët e rinj nuk mund të mbajnë para “cash” më shumë 1.5 milionë lekë. E gjithë pasuria duhet të jetë dokumentuar në bankë. Ky rregullim në ligj u kundërshtua dje, nga LSI dhe deputetët Mark Frroku e Nard Ndoka. “Zyrtarë të sapoemëruar deklarojnë ‘cash’ vlera 200-300 mijë euro për t’i bërë pastaj në një kohë të dytë. Sikur i kanë pasur ‘cash’ dhe për t’i plotësuar në proces. Për ta parandaluar këtë fenomen, vendosëm detyrimin që, kur i deklarojnë për herë të parë, duhet t’i depozitojnë në një bankë. Në proces në vijim nuk është i detyruar më”, - sqaroi dje, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

    Ndërsa kryeinspektori i ILDKP-së, Ganaj tha se: “Nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh, që deklarojnë për herë të parë gjendje ‘cash’”. “Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikë që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Është ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen”, - u shpreh Ganaj.

    Por, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh: “Më rezulton se ky studim nuk është depozituar në komision dhe unë e konsideroj të paqenë. Nëse shkojmë nga premisa që, ne po administrojmë një administratë korruptive dhe e dimë që të gjithë këta zyrtarë të lartë po i ruajmë se këta vërtet do të vjedhin dhe do të pasurohen, ne kemi gabuar principin e ndërtimit të administratës dhe në princip jemi vendosur që të gjithë gabim”, - tha Vasili. “60 milionë euro t’i kenë këta njerëz në shtëpi? Më falni, por kjo është prova më e qartë se çfarë ndodh me sistemin në Shqipëri. 60 milionë euro janë të sistemit bankar”, - tha deputeti Pandeli Majko.

    Ndryshimi i ligjit për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i heq gjithashtu presidentit të drejtën për të zgjedhur kryetarin e këtij institucioni. Kjo u kundërshtua fort nga deputetët e opozitës, të cilët bojkotuan komisionin. “Duhej të kishte konsultim me institucionet ndërkombëtare. Ju kërkoj që ta shtyjmë dhe t’i kërkoni opinionit mendim, siç kemi bërë herë të tjera, përndryshe çdo gjë shkon drejt asaj që ne kemi denoncuar, kapjen e këtij institucioni nga mazhoranca”, - tha deputeti Oerd Bylykbashi. “Keni frikë nga ato që keni vjedhur, prandaj. 3 mijë eurot e kryeministrit ke hall ti? Apo ke ato 300 milionët e tuaja, prandaj”, - tha Fatmir Xhafaj. “Një kompetencë që Presidenti i Republikës nuk e ka dhe nuk e jep Kushtetuta, nuk kemi pse të bëhemi kaq bujarë ne, se e ka emrin Bujar ai, që t’ia japim ne”, - tha Fino.

    Ndërsa më pas, Xhafaj sqaroi se, ky ndryshim nuk bëhet për këtë president, por për atë që do vijë. “Nuk do t’i merret gjë këtij, se është për presidentin tjetër pas 5 vjetësh”, iu drejtuar Xhafaj, deputetëve të PD-së.

    Gazeta Shqiptare/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: ILDKP: Zyrtarët mbajnë 50-60 milionë euro para nën jastëk

    Gjin Gjoni, një ndër gjyqtarët më të përfolur për korrupsion, është kallëzuar penalisht nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

    Gjoni, së bashku me të shoqen, Elona Çaushi, akuzohet për falsifikim kontratash, deklarime të rremë dhe mungesë burimesh për pasurinë e tij.

    Të padeklarata nga gjyqtari Gjoni janë: 1.842.796 euro, 180 mijë dollarë dhe 53.270.000 lekë.



    Shkeljet e Gjin Gjonit dhe bashkëshortes së tij

    1. Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

    2. Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

    3. Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

    4. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

    5. Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Ëerner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

    6. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Werner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

    7. Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

    8. Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

    9. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.

    10. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

    11. Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

    12. Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.

    13. Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt.23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

    14. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

    15. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

    16. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

    17. Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

    18. Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.



    “Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, me funksion gjyqtar, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bashkëshortes së tij Elona Çaushi, noteres Margena Çela, noteres Gentiana Shkodra për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim, dhe korrupsionit parashikuar nga nenet 257/a e 25, neni 186 e 25, neni 287 e 25, neni 319/ç të Kodit Penal.

    Përsa më sipër, bazuar në nenin 15 gërma “b”, neni 17 gërma “ç” të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për shkeljet e konstatuara.

    Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e hetimit të brendshëm administrative për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë që kanë bërë të mundur, që një çështje e tillë me prova të qarta të ardhura nga institucionet shtetërore, të mos ndjekë rrugën ligjore, por të mbyllet si e rregullt, pa probleme dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e ILDKP-së.

    tema

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Për: ILDKP: Zyrtarët mbajnë 50-60 milionë euro para nën jastëk

    Po cjane keto meleona Euro mo? Ku ka te gjeme edhe na? Ali Baba me 40 hajdutet.

    Enver ngrihu nga varri
    se neve na mbuloi bari

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: ILDKP: Zyrtarët mbajnë 50-60 milionë euro para nën jastëk

    Ndërsa kryeinspektori i ILDKP-së, Ganaj tha se: “Nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh, që deklarojnë për herë të parë gjendje ‘cash’”. “Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikë që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Është ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen”, - u shpreh Ganaj.
    Kryerilindasi yne piktor, e ka gjetur kreun e ILDKP-se te zgjuar si vetja e tij. Na duhen fshataret e bindur ne administrate, se bejne sic u themi ne, e nuk mendojne fare budalleqet qe nxjerrin nga goja. Shiko se cfare thote me lart:

    1. Nese keta zyrtare na paskerkan 50 milion euro nen jastek te padeklaruar dhe te pafutur ne sistemin bankar shqiptar, si e beri Ganiu kete zbulim me "studimin" e tij? Apo i erdhi ndonje zog ne vesh dhe ia ciceroi shumen?

    2. O Gani more Gani! Nese keta zyrtare kane para nen dyshek apo nen jastek, detyra jote eshte qe te besh qe ata ta deklarojne sa kane dhe ku e ka burimin pasuria. Po kush ta ka dhene kete "detyren" qe ti detyrosh keta zyrtare qe ti fusin parate ne banka? Apo ta ka dhene Kryerilindasi yne se ligji nuk ta ka dhene. Qytetari e mban parane ne banke edhe nen jastek po te doje, nuk e ndalon dot njeriu apo jo? Ne Shqiperi nuk te le Ganiu!

    3. O Gani. Nje para e padeklaruar e nje zyrtari, nuk e ben ate zyrtar automatikisht te korruptuar. Ka zyrtare te rinj qe nuk kane punuar ndonjehere ne shtet e nuk e njohin ligjin e deklarimit te pasurise. Keshtu qe mos na habit me zgjuarsine tend, por nisu nga nje shkrese ketyre zyrtareve qe nuk kane bere deklarimet qe ti bejne. Merri edhe ne telefon, para se te na dalesh ne media e te na cuditesh me deklarata te tilla. Nje zyrtar eshte i korruptuar kur ka nje pasuri te ciles nuk i duhet burimi. Nuk eshte krim qe te jesh i pasur, per aq kohe sa ajo pasuri eshte vene sipas ligjit.

    Mesoi keto gjera o Gani e shiko se mos ia mesosh edhe Kryerilindasit.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •