Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore


    TIRANE-Shtimi i “selfieve” me celularët modernë, ose më thjesht, foto vetes ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të individit, që fokusohet tek mania e personit me dukjen e tij.

    Sipas psikiatrit David Viel, dy nga tre pacientët që e kanë vizituar me çrregullim disformik të trupit (mendime negative për dukjen - v.j.) - që nga dalja e kamerave në celularë - kanë kompulsione që vazhdimisht i cojnë të bëjnë dhe të postojnë “selfie” në rrjetet sociale.

    "Terapia konjiktive biheviorale përdoret për të ndihmuar pacientët për të njohur arsyet për sjelljen e tij kompulsive dhe për të mësuar pastaj për ta zbutur atë”, tha ai për ‘The Mirror’.

    Një adoleshent britanik u përpoq të vetëvritej pasi nuk arriti të bëjë “selfie” të përsosur. Danny Bowman u fiksua me pozat perfekte, për çka kaloi 10 orë në ditë duke bërë 200 “selfie”. 19-vjeçari humbi rreth 14 kilogramë, e la shkollën dhe nuk doli nga shtëpia për gjashtë muaj, në kërkimin e tij për foton e duhur. Ai bënte 10 fotografi, menjëherë pasi zgjohej. I frustruar nga tentativat për ta bërë imazhin që donte, u përpoq ti marrë jetën vetes me një mbidozë, por fatmirësisht u shpëtua nga nëna.

    "Vazhdimisht isha në kërkim të bërjes së ‘selfieve’ perfekte. Dhe, kur kuptova se nuk mundesha, doja të vdisja. I humba miqtë, edukimin tim, shëndetin tim e gati edhe jetën”, tha ai për “The Mirror’.

    Adoleshenti besohet të jetë i pari që iu nënshtrua terapisë për të trajtuar varësinë teknologjike, çrregullimin obsesivo-kompulsiv.

    Një pjesë e trajtimit të tij në Spitalin Maudsley në Londër përfshinte largimin e iPhonet në intervale prej 10 minutave, gjë e cila shtohej në 30 minuta e pastaj një orë.

    "Ishte torturë për të filluar me këtë, por e dija se duhet bërë nëse dua të jetoja”, tha ai.

    Zyrtarët e shëndetësisë publike në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se është sëmundje varësia ndaj mediave sociale, si Facebook-u dhe Tëitter-i, dhe se 100 pacientë kërkojnë trajtim për çdo vit.

    Manifestimi online i narcizmit mund të jetë diçka si strategji e vetëprezantimit për të kompensuar vetëvlerësimin e ulët. Por, kur këto përpjekje përforcohen dhe shpërblehen nga të tjerët, ata përjetësojnë deformimin e realitetit dhe konsolidojnë iluzionet narcisoide.

    Varësia nga “selfiet” ka alarmuar edhe profesionistët e shëndetit në Tajlandë.

    "Për t'i kushtuar vëmendje fotografive të publikuara, për të parë se kush i sheh, kush i pëlqen apo kush i komenton, duke shpresuar që të arrihet numri më i madh të ‘like-ve’... kjo është simptoma se ‘selfiet’ shkaktojnë probleme”, thotë Panpimol Wipulakorn, duke shtuar se këto sjellje mund të shkaktojnë në të ardhmen probleme të trurit, veçanërisht ato të ndërlidhura me mungesën e vetëbesimit.

    Fjala "selfie" u zgjodh si "Fjala e Vitit 2013", nga Oxford English Dictionary. Ajo është kornizuar si "fotografi që dikush ia bënë vetes, në mënyrë tipike me një smartphone ose webcam, dhe që ngarkohet në faqet e internetit të mediave sociale”.

    (d.b/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    Fotot ‘selfie’ klasifikohen zyrtarisht si çrregullim mendor

    4 Prill 2014 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip

    25
    Shoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) konfirmoi zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar edhe vetë: t’i bësh foto vetes vazhdimisht është një çrregullim mendor. APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të bordit të drejtorëve të vet në Çikago. Çrregullimi quhet Selfitis dhe përkufizohet si ndëshirë obsesive dhe kompulsive për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar ato në median sociale si një mënyrë për të kompensuar mungesën e respektit për vetin dhe për të mbushur një hendek në intimitet.

    APA tha se ka tri nivele të këtij çrregullimi:

    Selfitis i lehtë: kryerja e fotove vetes së paku tri herë në ditë por jo për t’i postuar ato në median sociale.

    Selfitis i rëndë: bërja e fotove së paku tri herë në ditë dhe postimi i çdo fotoje në median sociale.

    Selfitis kronik: dëshirë e pakontrollueshme për t’i bërë foto vetes vazhdimisht dhe për t’i postuar ato në median sociale më shumë se gjashtë herë në ditë.

    Sipas APA, megjithëse aktualisht nuk ka kurë për këtë çrregullim trajtimi i përkohshëm është i disponueshëm përmes Terapisë Conjiktive të Sjelljes (CBT). Lajmi tjetër i mirë për ata që jetojnë në SHBA është që kjo terapi mbulohet nga kujdesi shëndetësor universal i njohur si Obamacare.

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    aman se tmerr eshte te besh nje foto te tille kur s'ke celularin e mire. s'kane faj ata qe kalojne ne cmendi

    se bej shaka, cdo gje e tepruar eshte e demshme.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore
    ...jane para se gjithash biznes i personaliteteve te ndryshme publike, meidave dhe platformave te ndryshme ne internet.
    Mundesi e mireseardhur per vete-promovim dhe propagande.

    Imitimet dhe tejkalimet nga persona privat pasaj jane te pashmangshme.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    Gjynah keta persona, teknologjia duhet te perdoret per te komunikuar me miqte dhe familjen, e jo per t'u rikthyer ne 'adhurimin' e vetvetes. Hajt nje foto e qet ne facebook, ski cka i qet 1000 me humbe kohe, ku kesh e ku skesh, ku piva nje kafe e ku e piva nje fanta... e ku i bleva nje pale syze dielli... lsho vlla kameren si te del prej shtepise edhe ngarko ne Youtube...

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    ... But First, let me take a selfie.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    Pink is that what you sing in front of the mirror.

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    I used to take lots of selfies. But not anymore, hoqa dore. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    When was this?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

    “Selfie-ja” e bërë me presidentin Obama i nxjerr probleme ligjore Samsung-ut



    Fotoja e bërë nga David Ortiz me presidentin Barack Obama pushtoi mediat sociale gjatë javës së kaluar. Kjo jo për shkak të natyrës së fotos, e cila ishte një “selfie” e bërë nga Ortiz me Obamën, por sepse direkt pas lëshimit në internet kjo foto ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek Shtëpia e Bardhë.

    Për shkak të lidhjes së Samsung-ut me Ortiz, shumë mendonin se kjo foto është bërë për çështje marketingu, dhe Obama është përdorur për të promovuar pajisjet e Samsung-ut.

    Ortiz e mohoi këtë dhe tha se fotoja nuk është bërë me ndonjë qëllim, por ishte e rastit. Por, si duket Shtëpia e Bardhë nuk është e mjaftuar vetëm me fjalën e tij, dhe prandaj ka vendosur që këtë çështje ta çojë në gjyq.

    Këshilltari i lartë i Obama-s, Dan Pfeiffer, është pyetur rreth fotos në një emision në Amerikë, Face the Nation. Sipas Pfeiffer, presidenti nuk dinte gjë rreth lidhjes së Samsung-ut me Ortiz . Ai gjithashtu deklaroi se kushdo që e përdor presidentin për ta promovuar një produkt është një kërcënim për këshillin e Shtëpisë së Bardhë.

    Pfeiffer tha që Shtëpia e Bardhë ka folur me Samsung-un, dhe që kjo çështje do t’u lihet avokatëve që ta zgjidhin. “Ndoshta ky do të jetë fundi i të gjitha selfie-ve,” tha ai.

    (a.n/Krokodili/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •