Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kur femrat tradhtojnë…

    Kur femrat tradhtojnë…

    22 Prill 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Nën një rrëfim të sinqertë dhe anonim, femrat tregojnë arsyet që i shtynë drejt tradhtisë, ndërsa studimet paraqesin 10 shkaqet e tradhtisë femërore dhe ato që priren të tradhtojnë

    Rrëfimet, shkaqet dhe rastet kur femrat zgjedhin të tradhtojnë

    kur femrat tradhetojne (1)

    Businessman walking into bedroom and finding couple in bed

    kur femrat tradhetojne (3)

    kur femrat tradhetojne (4)


    Shprehja se femrat tradhtojnë me mendje ndërsa meshkujt me trup, duket se i ka trembur për shumë gjatë këta të fundit. A ka rëndësi ndryshimi midis këtyre dy lloj tradhtish? A nuk dhembin të dyja njëlloj? Apo ndoshta tradhtia është një monopol mashkullor? Ndiqni rastet e mëposhtme të femrave që tregojnë arsyen e tyre për tradhtinë.

    Rrëfimi 1

    “Një herë shkova me shokun e dhomës së të dashurit tim, kur ky doli të na sillte mëngjesin. Kishte shumë tërheqje mes nesh dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. U ndjeva shumë keq kur ai u kthye. Ia tregova muaj më vonë dhe i dashuri nuk mundi të më falte. Nuk i vë faj.” W.W.

    Rrëfimi 2

    “I dashuri im aktual ishte jashtë qytetit gjatë fundjavës dhe unë u takova papritur me një ish të dashur teksa bëja blerje. Folëm në makinën e tij për orë të tëra dhe nuk mund të them se jam krenare për gjërat që ndodhën më pas. Nuk i kam treguar njeriu, por ka ndodhur.” T.S.

    Rrëfimi 3

    “E tradhtova bashkëshortin, sepse u lodha prej faktit që ai shikonte më shumë materiale porno sesa veprimet që bëja unë. Ai preferonte pornon përpara meje në atë kohë, ndaj edhe unë gjeta diçka që ta doja më shumë se të. I dhashë fund lidhjes jashtëmartesore dhe tani jemi shumë mirë. Nuk besoj se ai dyshon për ndonjë gjë, por tradhtia do të më rëndojë gjithnjë në zemër.” A.L.

    Rrëfimi 4

    “Zgjodha ta tradhtoj të dashurin, sepse nuk po më jepte vëmendjen e duhur në atë kohë. Takova një tjetër që më pëlqeu që në çastin e parë. Tani jemi bashkë, por pendohem për gjithçka ka ndodhur atëherë. Më vonë ai e zbuloi se e kisha tradhtuar.” C.H.

    Rrëfimi 5

    “E tradhtova ish të dashurin, sepse ai ishte një tradhtar po ashtu. Tani jemi barabar. Por gjërat përfunduan shumë keq. Ai desh më vrau kur e mori vesh, ndaj m’u desh të ndahesha prej tij.” S.W.



    Rrëfimi 6

    “Më duhet ta pranoj se kam tradhtuar më parë. Takova një burrë që u duk ideali për mua. Ai kishte gjithçka që partnerit tim i mungonte, ndaj fillova të dal me të. Më vonë zbulova se ai ishte i martuar, por ndërkohë kisha rënë në dashuri me të. U ndava nga partneri dhe u bëra dashnorja e ‘burrit ideal’ për dy vjet. Më vonë zbulova se ai më tradhtonte edhe mua edhe gruan. U ndava prej tij dhe u ktheva tek i dashuri që kisha në fillim.” A.F.



    Përse tradhtojnë femrat?



    Seksi i pamjaftueshëm. Kur ditët e bukura të aktit të përditshëm seksual bëhen të largëta, disa femra mund të zgjedhin që të kërkojnë një partner tjetër për të mbushur boshllëkun e lënë nga partneri i tyre.

    “Vajzat e këqija”. Të pamësuara me qëndrueshmërinë dhe besnikërinë ndaj një partneri të vetëm, disa vajza mund të tradhtojnë vetëm sepse nuk mund të bëjnë pa tradhtinë.

    Vetëvlerësimi. Rënia e nivelit të vetëvlerësimit prej monotonisë së një marrëdhënieje, i çon femrat të kërkojnë një lidhje që t’i ofrojë mjaftueshëm seks për t’i rritur vetëvlerësimin.

    Hakmarrje për gabimet. Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrjen për tradhtinë e partnerit, por është një hakmarrje për gabimet e së shkuarës, të cilat një femër mund t’i gjykojë si shumë të mëdha.

    Mungesa e intimitetit. Mirëqenia ekonomike nuk e mbush mjaftueshëm zemrën e një femre që kërkon më shumë intimitet dhe kur nuk e gjen, i drejtohet dikujt tjetër.

    Kur ndihen të lëna mënjanë. Hiqi një femre vëmendjen dhe ajo do ta kërkojë atë nga një person tjetër me çdo kusht. Lënia mënjanë është diçka që femrat nuk mund ta pranojnë.

    Mungesa e emocioneve. Kur një femër kupton se një lidhje po e humb emocionin dhe dridhërimat e dashurisë, ajo fillon t’i ndiejë këto ndaj një personi tjetër.

    Monotonia në shtrat. Një dhomë e mërzitshme gjumi, me të njëjtat gjëra të vjetra, është shpesh një nga arsyet përse femrat zgjedhin të tradhtojnë. Dëshira për aventurë është një tërheqje e pashmangshme.

    Strategjia e ndarjes. Në vend që të ndahen nga dikush për të cilin i kanë humbur ndjenjat, femrat mund edhe të tradhtojnë dhe të vazhdojnë lidhjen me atë person. Fundja, nuk kanë gjë për të humbur.

    Hakmarrja. Kush është tradhtuar, ka të drejtën të tradhtojë. Edhe pse mund të mos e kenë ndër mend, disa femra që tradhtohen zgjedhin ta kalojnë dhembjen me tradhti.



    Femrat që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

    Ato që kanë shumë meshkuj pranë

    Ato që kanë shoqe që tradhtojnë

    Ato që kanë nevojë për vëmendje

    Ato që janë materialiste

    Ato që e shohin seksin si shprehje e feminilitetit

    Ato që janë në kërkim të rrezikut

    Ato që mërziten shpejt

    Ato që janë tradhtuar nga partneri

    Ato që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes

    Ato që janë të varura nga droga ose alkooli

    Ato që pëlqejnë shumë festat

    Ato që janë të varura nga seksi

    Ato që kanë shumë eksperiencë seksuale

    Ato që kanë tradhtuar më parë pa u lagur

    Ato që kanë shumë ego

    Ato që e shohin seksin si lojë

    Ato që kanë pak vlerësim për veten

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...at-tradhtojne/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    Buzeqesha me #5, por kur lexova #6...

    LOL!!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    Ato qe kane shoqe qe tradhtojne?! Kete e besojne kryesisht meshkujt. Kujtojne se shoqja te shtyn te tradhetosh. Asnjehere se shikojne gabimin te vetja. Me duket budallallek. Femrat ne pergjithesi e mbajne te fshehte tradhetine. Nuk hapen kollaj per gjera te tilla. Shume pak mund ta bejne, ose hapen atje ku e dine qe do gjejne mbeshtetje.
    Feelings change - memories don't.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (22-04-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    20 vizitore duke lexuar kete teme ! Wauu!!
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    Korçë, i shau gruan në gjendje të dehur, 49-vjeçari qëllohet me thikë nga vëllai

    Korçë, i shau gruan në gjendje të dehur, 49-vjeçari qëllohet me thikë nga vëllaiKORÇË-Një 49- vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Polica bën me dije se Roland Ristollari është goditur disa herë me thikë në bark nga i vëllai i tij. Ai është çuar në gjen dje të rëndë në spitalin e Korçës.

    “Rreth orës 17.25, të ditës së sotme, në Urgjencën e spitalit Korçë, është çuar nga familjaret, shtetasi R.R, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se është goditur me thikë(në pjesën e barkut), nga vëllai i tij Th. R banues në Korçë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

    Po punohet për kapjen e autorit. U ngrit grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.”- bëhet me dije nga policia e Korçës.

    Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një sherr i momentit. I plagosuri dyshuhet se ka mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka share të vëllanë nga nusja. Kjo sjellje ka acaruar këtë të fundit i cili ka marrë thiken dhe e ka goditur disa herë në bark 49-vjeçarin.

    Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes Thoma Ristollari. Ndërkohë blutë e Korçës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

    (a.n/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    Kur pi "c'ka barku e nxjerr bardhaku". Ta nxjerr bojen pija e shkrete. Ehhhh! Po mire t'u behet !
    Feelings change - memories don't.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    alnosa (22-04-2014)

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    te gjitha ne nje thes i fuska ky artikull. le qe s'paska lene asnje opsion per mos te tradhetuar.

    fundja njesoj per te dyja palet ishin te gjitha keto, kot eshte ai titull.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  10. #8
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    Kush do te tradhetoj gjithmone do e gjej nje arsye per te tradhetuar,kush nuk do nuk e ben as per miliona arsyetime.E ndan tjterin dhe secili ne pune te vete...

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar zANë për postimin:

    Prudence (23-04-2014)

  12. #9
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    Arsyeja qe i permbledh te gjitha shkaqet eshte mungesa e dashurise. Fatkeqesisht kjo mungese ndjehet nga pjesa me madhe e cifteve, per te mos thene pothuajse te gjithe, edhe kur ato nuk duan ta pranojne. Mire do ishte t'i shprehnin hapur ndjenjat njeri-tjetrit, do ndiheshin shume me mire e sidomos me te lire.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    jarigas (25-04-2014)

  14. #10
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Kur femrat tradhtojnë…

    nje gje nuk precizon ky artikull , keto femra qe tradhtojne a kane femije eeeeeeeeeeeeee?????
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •