Njė biografi e Aleksandėr Frangajt
Ndonėse Aleksandėr Frangaj ėshtė qė prej vitit 1997 fillimisht drejtor e mė pas edhe pronar i njė televizioni tė madh, Tv Klan, dhe ky televizion i bėn shpesh lavdėrime atij, deri mė sot nuk ėshtė bėrė ende njė emision ku tė tregohet se nga doli e si e bėri karrierėn ky Aleksandri i Madh i medias, i cili na paraqitet sot si sipėrmarrėsi mė i sukesshėm nė fushėn e medias nė Shqipėri. Arsyeja se pėrse ndodh kėshtu ėshtė se Sandri, siē e njohin tė gjithė, nuk dėshiron qė tė flasė pėr tė shkuarėn e tij. Aleksandėr Frangaj ka lindur nė 4 tetor 1968 nė fshatin Zejmen tė Lezhės, nė njė familje tė rame, siē thuhet nė tė folmen e vendit, nga fshati Rapsh Starje i Shkodrės. Pėr emrin e fshatit Zejmen, qė gjendet nė jug tė Lezhės, pranė Lumit Mat, nė Lezhė dhe nė Bregun e Matės bėjnė njė shpjegim humoristik. Emri i fshatit Zejmen thuhet, e ka origjinėn nga fjala turke “Sejmen”, qė do tė thotė njė lloj shėrbėtori i armatosur qė mbanin pas bejlerėt dhe pashėt nė kohėn otomane. Emri ndoshta ėshtė nė sllavisht, por ky shpjegim ndoshta ėshtė i gjetur sa i pėrket njė lloj tradite sjelljeje tė banorėve tė fshatit. Malėsorėt e ramė nė fushė nė atė zonė janė sjellė nga pashėt bushatllinj pėr t’ i pasur si mbėshtetje nė luftėn e tyre pėr tė marrė kontrollin e Shqipėrisė sė Veriut. Pėr zejmenasit, nė atė zonė thuhej se kanė qenė tė besuarit e kėshtjellės sė Shkodrės, do tė thotė tė qeveritarėve otomanė tė Pashallėkut e mė pas Vilajetit tė Shkodrės. Kėshtu doli fjala “Nėse do sejmenė shko nė Zejmen!”
Qė kėtu ka njėfarė tė vėrtetė na e vėrteton njė episod qė ka ndodhur me Aleksandėr Frangajn nė Kosovė. Sandri njė herė kishte shkuar tė vizitonte zyrat e Klan Kosovės nė Prishtinė. Sa hyri Sandri brenda nė ndėrtesė, dėgjoi nė televizorin e madh tė hapur natyrisht te Klan Kosova kėngėn e Halil Hamzės, ku thuhej: “Bahuni gati sejmenėt e mi/nė Rahovec dojna me hy”.
Me tė dėgjuar kėto fjalė tė kėngės, Sandri u egėrsua nė fytyrė dhe me fjalorin e tij tė rėndomtė i tha Baton Haxhiut: “Ē’ ėshtė kjo kėngė mor ****!”. Baton Haxhiu nuk kuptoi gjė.
Aleksandėr Frangaj pėrfundoi shkollėn e mesme bujqėsore tė zonės nė vitin 1987. Me pėrfundimin e shkollės sė mesme nuk iu dha e drejta e studimit universitare, jo pėr ndonjė arsye politike, siē ka thėnė Sandri mė vonė, por se e kishte tė ulėt mesataren e notave. Kėshtu qė shkoi tė kryejė shėrbimin ushtarak. Pas pėrfundimit tė shėrbimit ushtarak u rikthye nė katundin e tij ku nisi punė nė kooperativėn bujqėsore. Pas shumė pėrpjekjeve, nė vitin 1990 iu dha e drejta e studimit pėr nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė, nė degėn e shtėpive tė kulturės. Nė Institutin e Lartė tė Arteve (mė pas Akademia e Arteve), nė atė kohė kishte dhe njė degė ku pėrgatiteshin punonjėsit e shtėpive tė kulturės tė fshatrave dhe tė ndėrmarrjeve nė qytete, tė ashtuquajturat vatra tė kulturės. Nė kėtė degė studimet vazhdonin tre vite. Ėndrra e Sandrit nė atė kohė ishte qė kur tė merrte diplomėn nė 1993 tė bėhej punonjės nė vatrėn e kulturės nė fshatin e tij nė Zejmen.
-Po e zura atė vend,- i tha Sandri njė shokut tė tij nė fshat, para se tė nisej pėr nė Tiranė,- nuk do ta lėshoj deri kur tė dal nė pension.
Sipas ligjeve tė kohės Sandrit i takonte tė dilte nė pension nė 2028. Por fati i kishte rezervuar njė tė ardhme tjetėr djalit nga Zejmeni. Nė shtator 1990 Sandri u nis pėr nė Tiranė dhe me kėtė rast ndaloi nė Milot pėr tė blerė njė xhaketė. Nė dyqanin veshjeve nė Milot (nė Mapo siē quhej), nė atė kohė kur dyqanet ishin pothuajse bosh, kishin mbetur vetėm xhaketa kadifeje me ngjyra tė cilat nuk pėlqeheshin nga blerėsit. Sandri zgjodhe njė xhaketė kadifeje tė kuqe dhe e bleu atė. Me atė shkoi nė Tiranė. Nė Institutin e Lartė tė Arteve, Sandri u bė objekt kureshtjeje pėr xhaketėn e tij. Nė hyrje tė ndėrtesės Institutit Sandri vuri re se po e shikonte me kureshtje dhe me njė nėnshqeshje njė djalė i gjatė, i veshur me rrobe tė blera nė Perėndim, por tė mbajtura pa kujdes. Ky djalė ishte Edi Rama. Edi Rama u tha diēka atyre qė kishte pėrreth, dhe ata qeshėn me tė madhe. Dukej se e kishin me Sandrin. Ky ishte takimi i parė i Sandrit me Edi Ramėn.
Gjatė lėvizjes studentore qė ndodhi nė vitin e parė tė studimeve tė Sandrit, nė dhjetor 1990, ky pa punėn e vet dhe nuk u ngatėrrua fare. Sandri kishte ardhur tė merrte diplomėn, qė pastaj tė mund tė zinte punė nė vatrėn e kulturės sė fshatit tė tij, duke i shpėtuar punės nė fushė si kooperativist. Tė tjerat nuk i interesonin, pėrveēse aq sa kishin tė bėnin me ėndrrėn e tij pėr vatrėn e kulturės, qė ishte e ngjashme me ėndrrėn e Jovan Bregut pėr tė marrė magazinėn. Sandrin e trembnin ndryshimet politike nė vend se prej tyre do tė merrnin fund kooperativat bujqėsore e bashkė me to do tė iknin edhe vatrat e kulturės nė fshatra. Atėherė pėrse i duhej diploma qė do tė merrte Sandrit? Nė pranverėn e vitit 1991 Sandri me siguri qė do tė ishte larguar nga Shqipėria si emigrant, nėse Nikollė Lesi nuk do t’ i kishte ofruar njė punė. Nė pranverėn e vitit 1991 kur Partia e Punės sė Shqipėrisė e kuptoi se do tė dilte nė opozitė sė shpejti, mori masa pėr tė krijuar njė gazetė tė madhe “tė pavarur”, qė do t’ i shėrbente nesėr nė opozitė. Meqėnėse drejtuesit e PPSH qė ishte duke u reformuar qenė nga Jugu, gazeta duhet ta kishte origjinėn dhe drejtuesit e saj nga Veriu. Meqėnėse katolikėt votonin mė sė shumti pėr Partinė Demokratike, duhej qė drejtuesit e gazetės sė re tė qenė katolikė, nė mėnyrė qė tė krijohej njė ēarje mes katolikėve dhe PD-sė.
Prandaj, nga gazetat e e rretheve qė ekzistonin nė kohėn e regjimit komunist, u pėrzgjodh gazeta “Koha Jonė”, organ i Komitetit tė PPSH tė rrethit tė Lezhės, pėr t’ u sponsoruar qė tė shndėrrohej nė gazetė tė madhe, nė rang vendi, me qendėr nė Tiranė. Por gazeta ishte pronė publike dhe si e tillė, nuk mund tė privatizohej pa dalė ligjet pėr privatizimin e pronės publike. Nė atė kohė nuk kishte dalė ende asnjė ligj i tillė pėrveē njė Vendimi tė Kėshillit tė Ministrave tė kryesuar nga Fatos Nano me tė cilin lejohej privatizimi i lokaleve tė shėrbimit publik (dyqane, kafeteri, restorante etj.) Por me kėtė akt nuk mund tė privatizohej njė gazetė. Kėtė gjė natyrisht e dinin dhe ata qė po e privatizonin gazetėn. Prandaj bėnė atė veprim qė nė gjuhėn juridike quhet “nė mashtrim tė ligjit”, duke vepruar kinse nuk ekzistonte njė gazetė me emrin “Koha Jonė” dhe e regjistruan atė praktikisht si njė gazetė tė re. Siē doli mė pas gazeta ishte regjistruar nė emėr tė dy personave Nikollė Lesit dhe Aleksandėr Frangajt, tė cilėt qenė bashkėpronarė.
Nė 1991 gazeta “Koha Jonė” nisi tė prodhohej nė Kombinatin Poligrafik “Misto Mame” nė Tiranė, nė Rrugėn e Kavajės. Gjithashtu gazetės “Koha Jonė” iu bė privilegji qė tė kishte dhe njė zyrė nė ndėrtesėn e Kombinatit Poligrafik, prej ku do tė bėhej shpėrndarja e gazetės. Kjo ishte e vetmja gazetė nė Tiranė qė e kishte kėtė privilegj nė atė kohė. Meqėnėse gazeta prodhohej natėn vonė, Nikollė Lesit i duhej njė person i cili do tė kalonte natėn nė shtypshkronjė pėr t’ u marrė me shpėrndarjen e gazetės. Kėtė detyrė e mori pėrsipėr Sandri, me kusht qė tė banonte nė dhomėn qė kishte siguruar Nikollė Lesi te Kombinati Poligrafik pėr gazetėn. Sandri donte tė largohej nga konvikti ku banonte nė njė dhomė me disa studentė tė tjerė, pėr tė pasur njė dhomė tė vetėn. Nikolla pranoi dhe kėshtu nisi karriera e madhe e Aleksandėr Frangajt nė media.
Nė letėr, redaksia e gazetės ishte ende nė Lezhė, ku banonte kryeredaktori Nikollė Lesi dhe tė gjithė anėtarėt e redaksisė. Nė realitet, redaksia e vėrtetė ishte nė selinė e Partisė Socialiste nė Tiranė ku pėrgatitej gazeta. Pas ardhjes sė Partisė Demokratike nė pushtet nė gazetėn “Koha Jonė” u bėnė ndryshime. Nikollė Lesi, si njeri dinak qė ishte, nuk donte tė ishte mė kryeredaktor, se e kuptonte qė gazeta do tė kishte pėrplasje tė ashpra me pushtetin e Berishės. Kryeredaktori ishte personi qė pėrgjigjej pėr ato qė botonte gazeta kėshtu qė ishte ai qė do tė shkonte nė gjyqe dhe eventualisht nė burg. Prandaj Nikolla kaloi nė postin e drejtorit tė gazetės, ku kishte kontrollin financiar, por ishte i ēliruar nga pėrgjegjėsia e drejtpėrdrejtė pėr ato qė botonte gazeta. Kryeredaktor u bė Aleksandėr Frangaj. Ky ėshtė me siguri rasti i vetėm nė gazetarinė botėrore qė njė njeri bėhet kryeredaktor i njė gazete pa qenė gazetar. Nė tė vėrtetė Sandrin e bėnė kryeredaktor qė ta pėrdornin si rrufepritės. Edhe nė komunikimin qė kishte Nikolla me drejtuesit e PS-sė kėshtu e quanin Sandrin. Kur i dėrgonin ndonjė material veēanėrisht tė rėndė pėr botim nga PS-ja, Nikolla bėnte kinse nguronte, se donte tė nxirrte me tepėr lekė prej PS-sė. Por te PS ia prisnin shkurt duke i thėnė: “Pse ke frikė, ti ke rrufepritėsin”. Sandri vetė, e tepėrt tė thuhet, as qė e kuptonte se ēfarė botohej nė gazetė.
Sandri e bėri shėrbimin e parė si rrufepritės nė vitin 1993, kur gazeta “Koha Jonė” doli njė ditė me titullin e madh nė faqe tė parė se me urdhėr tė Presidentit Berisha tanket e ushtrisė shqiptare qenė nisur “nė drejtim tė Serbisė”. Dhe pas kėtij titulli ishte “lajmi” qė thoshte se tanket e ushtrisė shqiptare qenė nisur nė Kukės dhe nė Tropojė, pra nė drejtim tė kufirit me Kosovėn. Problemi mė i vogėl kėtu ishte se pėr gazetėn “Koha Jonė” Kosova ishte Serbi. Problemi mė i madh ishte se “lajmi”, i cili ishte i rremė i krijonte Serbisė alibinė pėr praninė e forcave tė saj tė mėdha ushtarake nė Kosovė. Nuk ėshtė rastėsi qė ky “lajm” u botua pak kohė pasi Presidenti Bush i Vjetri i bėri Beogradit tė famshmin “Paralajmėrim tė Krishtlindjeve” pėr tė mos e zgjeruar luftėn edhe nė Kosovė. “Lajmi” i gazetės mė tė madhe nė Shqipėri i jepte mundėsi Beogradit qė tė thoshte se ishte Shqipėria ajo qė po e ēonte luftėn nė Kosovė. Pėr botimin e kėtij “lajmi” Sandri u mor i pandehur nga Prokuroria e Tiranės, dhe u vu nė arrest shtėpie. Nė kohėn qė Sandri ishte kryeredaktor, gazeta “Koha Jonė” u bė haptazi proserbe, sa i pėrket luftės nė ish-Jugosllavi.
Tė gjithė gazetarėt e gazetės “Koha Jonė” mblidheshin te Bar “West”, te Parku “Rinia”, nė Tiranė, i njohur me emrin “Fideli”. Qėkurse u rihap Ambasada e Jugosllavisė nė Tiranė, nė 1996, atje nisėn tė vinin ēdo ditė edhe dy diplomatė serbė tė kėsaj ambasade, tė cilėt u familjarizuan me kėta gazetarė. Kėta dy diplomatė nisėn t’ i ftojnė gazetarėt e kėsaj gazete pėr dreka dhe darka nė Ambasadėn e Jugosllavisė, te Rruga e Durrėsit. Atje nė njė sallė tė madhe tė katit tė parė tryezat rrinin plot me ushqime dhe pije ēdo ditė, nė drekė e nė darkė.
Sandri i shėrbeu Nikollės si rrufepritėse edhe nė 1994, kur Sandri u arrestua si kryeredaktor pėr shkak tė publikimit tė njė lajmi se me urdhėr tė Presidentit Berisha qenė ēarmatosur oficerėt e Ushtrisė shqiptare. Nė tė vėrtetė fjala ishte pėr njė urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes qė oficerėt t’ i linin revolverėt nė repartet ushtarake ku shėrbenin kur shkonin nė shtėpi, pėr shkak se kishin ndodhur shumė incidente me armė, dhe se kishte patur shumė oficerė qė kishin deklaruar se ua kishin vjedhur armėt nė shtėpi. Sandri bėri disa muaj burg me kėtė rast, dhe doli nga burgu pasi u fal nga Presidenti Berisha, pa e pėrfunduar dėnimin. Kjo mė pas do tė bėhej shkak qė ndaj Sandrit tė ngriheshin dyshime nga ana e PS.
Me rastin e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1996 Sandri hyri edhe nė politikė duke u bėrė kandidat pėr deputet nė Lezhė i Partisė Aleanca Demokratike, e cila ishte aleate e PS-sė nė zgjedhje. Sandri humbi nė zgjedhje dhe tha se ia vodhėn votat. Mund tė ketė qenė edhe kėshtu, ndonėse nė zonėn zgjedhore ku kishte kandiduar Sandri, nuk pritej qė tė fitonte e majta. Sandri madje mori pjesė dhe nė grevėn e urisė qė bėnė politikanėt e majtė pas zgjedhjeve. Por ironia ėshtė se mėnjėherė pas zgjedhjeve Sandrin e akuzuan tė vetėt, duke nisur qė nga Nikollė Lesi, si agjent tė SHIK-ut, shėrbimit tė fshehtė qė nė atė kohė drejtohej nga Bashkim Gazidede. Pas zgjedhjeve nisi njė konflikt publik mes Sandrit dhe Nikollės, dy bashkėpronarėve tė gazetės “Koha Jonė” pėr ēėshtjet financiare tė gazetės. Pronarėt e gazetės “Koha Jonė” deri mė atėherė nuk qenė shqetėsuar pėr borxhet qė sa vinin e rriteshin ndaj shtypshkronjave dhe tė ēdo lloji tjetėr, duke menduar se zgjedhjet e majit 1996 do t’ i fitonte e majta dhe gjithēka do tė rregullohej nga qeveria e ardhshme. Por kur nuk ndodhi kėshtu gazeta mbeti pa para dhe me njė mal me borxhe tė akumuluara. Presidenti Berisha dhe Gazidedja vendosėn qė ta shfrytėzojnė kėtė rast pėr ta eliminuar problemin qė pėrbėnte pėr pushtetin kjo gazetė. Ata thirrėn njėrin nga bashkėpronarėt, Aleksandėr Frangajn dhe i premtuan qė nėse ai shkėputej nga Nikollė Lesi dhe krijonte njė gazetė tjetėr me emrin “Koha Jonė sot”, ata do ta financonin botimin e kėsaj gazete. Qė Sandri kishte bėrė njė marrėveshje me pushtetin kjo u kuptua nga fakti se atij iu dha hapėsirė nė televizionin publik (i vetmi nė vend) tė kontrolluar nga pushteti qė tė denonconte bashkėpronarin dhe drejtorin e gazetės “Koha Jonė”, Nikollė Lesin, si mashtrues qė kishte abuzuar me financat e gazetės. Kjo gjė bėri njė pėrshtypje shumė tė madhe, sidomos te mbėshtetėsit e sė majtės, tė cilėt e kishin parė grupin qė nxirrte gazetėn “Koha Jonė” si njė ekip kompakt luftarak dhe harmonik. Tani ato qė kishte thėnė shtypi i Berishės deri mė sot pėr gazetėn dilte dhe i pohonte njė nga bashkėpronarėt e saj, dhe madje ai tė cilin e majta e kishte paraqitur si martirin e shtypit tė lirė, qė kishte provuar burgjet e Berishės. Nikollė Lesit nuk i pėlqente qė grindja e tij me Frangajn tė shpallje nė televizionin publik tė kontrolluar nga Berisha, por meqėnėse Sandri foli nė televizion, Nikolla u detyrua qė tė reagonte kur TVSH i kėrkoi njė reagim. Tė nesėrmend e ditės qė Sandri foli kundėr Nikollė Lesit nė TVSH, kėtij tė fundit me tė hyrė te selia e PS nė Tiranė, iu turrėn duke e qortuar se ku e kishte gjetur kėtė njeri. Nikolla, me humorin e tij, ktheu kėtė pėrgjigje:
-Ēfarė tė bėja unė? Ju mė thatė gjej njė rrufepritės dhe mua mė erdhi ndėrmend ajo fjala qė thonė nė Lezhė “Nė do sejmen, shko nė Zejmen!” Ky nga Zejmeni mė doli pėrpara vetė, me xhaketė tė kuqe ishte. Ku tė gjeja unė mė mirė se kaq?
Pikėrisht nė atė kohė Ben Blushi tha me rastin e kėsaj grindjeje se lezhiani pėr lezhianin qenka ujk. Presidenti Berisha e shfrytėzoi grindjen e tyre deri nė fund. Ai dha njė konferencė pėr shtyp ku ishte i pranishėm edhe Sandri dhe nė pėrfundim tė saj, kamerat e televizionit publik treguan se si Berisha u afrua te gazetarėt e pranishėm nė sallė dhe u takua me shumė pėrzemėrsi, me Sandrin. Nė atė kohė doli anekdota se Berisha nė njė bisedė me Gazideden i kishte ngatėrruar emrat e tyre dhe i kishte thėnė: “Bashkim, mė ndėgjo mue, tani me kėta tė dy, Sandėr Rakipin dhe Ylli Frangajn e kemi median e pavarur ashtu siē kemi ėndėrruar gjithmonė”.
Partia Socialiste prej vitesh u kishte vėnė si kujdestar Nikollės dhe Sandrit Preē Zogajn, si njė njeri qė e njihte mendėsinė e tyre duke qenė lezhian si ata. Tashmė ishte pėrsėri Preē Zogaj ai qė u caktua tė negocionte me ta, pėr t’ i bashkuar pėrsėri. Negociatat e vėshtira qė bėri me kėtė rast Zogaj i ka pėrshkruar nė librin e tij “Vjeshta e pėrjetshme” (1998). Libri ėshtė botuar nė kohėn kur Zogaj ishte antiberishian dhe kėshilltar politik i Presidentit socialist Meidani. Pra, ato qė shkruan Zogaj nė kėtė libėr duhen marrė sit ė vėrteta. Zogaj nuk e akuzon drejtpėrdrejt Frangajn se u shkėput nga Nikollė Lesi pas njė marrėveshjeje me Berishėn dhe Gazideden por jep tė kuptohet se kishte ndodhur kėshtu. Zogaj shkruan: “Frangaj ka tėrhequr pas vetes njė pjesė tė stafit, ka gjetur njė dorė parash dhe po pėrgatit gazetėn e re ‘Koha Jonė sot’ Gjithēka ėshtė bėrė gati… I pashė vetė nė kafenenė e Lidhjes sė Shkrimtarėve ku kishin gjetur pa vėshtirėsinė mė tė vogėl mjediset pėr redaksinė e pėrkohshme. Puna po u shkonte shumė mirė, mė mirė se sa e kishin parashikuar, mu sikur ndonjė engjėll mbrojtės ua hapte tė gjitha dyert pa rėnė nė sy”.(Preē Zogaj: “Vjeshtė e pėrjetshme”, Shtėpia botuese “Dita”, Tiranė 1998, f. 38)
Nė 1998, kur ėshtė botuar ky libėr Zogaj nuk mund tė thoshte mė hapur se kaq qė Frangaj nė 1996 ishte shitur te Berisha se Gazidedja, se nė 1998 Frangaj ishte tashmė prej njė viti drejtor i kompanisė mediale “Klan”, ku tashmė veē revistės, radios ishte dhe njė televizion i madh, nė tė cilėt Zogaj kishte qasje. Por kuptohet se nė verėn e vitit 1996, vetėm me fjalėn e Berishės mund t’ i jepeshin zyra pėr redaksinė gazetės sė re tė Frangajt nė ndėrtesėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė ishte nė varėsi tė qeverisė. Edhe paratė pėr gazetėn e re nuk mund tė vinin veēse nga Berisha. Ky ishte “engjėlli mbrojtės qė ua hapte tė gjitha dyert” pėr tė cilin flet Zogaj mė lart. Zogaj nė libėr tregon pėr takimin e tij me Sandrin nė zyrat e redaksisė sė gazetės sė re:
“Aleksandėr Frangaj mė hoqi mėnjanė pėr tė mė pyetur se si do ta priste opinioni daljen e gazetės “Koha Jonė sot” ndėrkohė qė gazeta “Koha Jonė” ishte bllokuar nė shtypshkronja. I thashė hapur se opinioni do ta priste shumė keq. I thashė se borxhin nė shtypshkronja e keni tė pėrbashkėt me Lesin, se ti nuk mund tė lesh tė bllokuar gazetėn me borxhe pėr tė nxjerrė njė gazetė tė re nė kurriz tė saj. Aleksandri ra nė mendime. U bėra gati ta pyes ‘kush t’ i dha paratė dhe zyrat pėr gazetėn e re’, por s’ desha ta lėndoj mė tepėr”. (Preē Zogaj: “Vjeshtė e pėrjetshme”, Shtėpia botuese “Dita”, Tiranė 1998, f. 39)
Merret vesh, nėse Zogaj do ta pyeste Frangajn se kush ia dha paratė dhe zyrat pėr gazetėn ishte njėlloj si ta pyeste se kur ishte bėrė bashkėpunėtor i SHIK-ut tė Gazidedes. Nė kėtė pikė ndėrhyri Sorosi dhe nė mėnyrė tė rrufeshme u bė njė projekt pėr financimin e gazetės “Koha Jonė” nga Fondacioni “Soros”. Pėr t’ u bėrė tė ditur kėtė gjė Lesit dhe Frangajt, dhe pėr t’ i pajtuar ata qė tė bashkėpunonin me kėtė projekt, u ngarkua Preē Zogaj, i cili i ftoi tė dy pėr darkė nė njė restorant, ku qėndruan deri nė tre tė mėngjesit. Zogaj tregoi gjithė talentin e tij si negociator qė nė fillim tė darkės, kur Nikolla e pyeti Sandrin me shaka nėse e kishte ende xhaketėn e kuqe prej kadifeje, tė cilėn e mbante veshur herėn e parė qė e takuan. Takimi kėtu mund tė kishte marrė fund, nėse Zogaj nuk do tė arrinte t’ i pėrmbante tė dy. Pėr vazhdimin e historisė Zogaj shkruan:
“Pasi shkuan dhe bėnė njė sy gjumė, Lesi dhe Frangaj u paraqitėn nė mėngjes si dy nxėnės tė mirė nė zyrat e Fondacionit ‘Soros’ ku marrėveshja e tyre e arritur si pėrgjumshėm gjatė natės ishte modifikuar e fuqizuar me njė kredi prej 135 mijė dollarėsh nga njė bankė e Sorosit nė Pragė. Soroistėt e Tiranės thanė se kredia nė fjalė ishte hapi i parė i njė ndihme edhe mė tė fuqishme qė do tė jepej me kushtin qė dy bashkėpronarėt tė shpėrndanin njė pjesė tė aksioneve nė atė masė qė askush tė mos kontrollonte mbi 50% tė tyre”. (Preē Zogaj: “Vjeshtė e pėrjetshme”, Shtėpia botuese “Dita”, Tiranė 1998, f. 40)
Sipas marrėveshjes, Frangaj hiqte dorė krejtėsisht nga aksionet e tij e tij te gazeta, nė kėmbim tė shumės prej 135 mijė dollarė, tė cilėn e pėrmend Zogaj. Qė nga ky moment Frangaj nuk kishte mė tė bėnte me gazetėn “Koha Jonė”. Nikollė Lesi, nga ana e tij, donte paratė e Sorosit, por nuk donte qė tė humbte pronėsinė mbi gazetėn. Prandaj Nikolla bėri njė lojė duke ruajtur pėr vete 49% tė aksioneve, dhe duke e shpėrndarė pjesėn tjetėr tė aksioneve te njerėz nga tė cilėt mund t’ i merrte nė ēdo kohė ashtu siē edhe ndodhi dhjetė muaj mė pas. Nė pranverėn e vitit 1997, kur tashmė ishte arritur marrėveshja pėr zgjedhjet parlamentare tė parakohshme qė do tė mbaheshin nė qershor, Sorosi humbi interesin pėr gazetėn “Koha Jonė”. Paratė e fundit qė dha Sorosi pėr gazetėn pasiqė Nikolla inskenoi djegien e saj, pikėrisht me kėtė qėllim, u morėn nė fund tė marsit 1997. Kėto para Nikolla i pėrdori pėr tė rimarrė pronėsinė mbi gazetėn, ndėrsa me njė pjesė tė kėtyre parave kryeredaktori i saj Ben Blushi krijoi gazetėn e re “Indipendent”, me njė pjesė tė stafit tė gazetės “Koha Jonė” dhe me Blendi Fevziun. Ironikisht, atė qė nisi Frangaj e pėrfundoi Blushi, por pa sukses, se gazeta “Indipendent” u mbyll nė fund tė vitit.
Frangaj mbeti jashtė loje, nė pritje qė dikush tė kėrkonte shėrbimet e tij si rrufepritės. Dhe nė fakt shėrbimet ia kėrkuan shpejt. Disa biznismenė, ndėr ta edhe francezi Julien Roche krijuan njė kompani mediatike nė vitin 1997 dhe pėr tė kėrkonin njė drejtor tė pėrgjithshėm, i cili tė kryente dy funksione: Tė shėrbente si rrufepritės nė rastet kur mediumet e tyre do tė krijonin probleme pėr ta dhe tė dinte tė sillej brutalisht me qeveritarėt kur ishte e nevojshme, nė mėnyrė qė tė ushtrohej presion mbi ta pėr t’ i bėrė qė tė vepronin sipas interesave tė pronarėve tė kompanisė mediatike, atėherė kur duhej. Tashmė bėhej fjalė pėr kohėn kur nė pushtet do tė ishte e majta, kėshtu qė Sandri ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr kėtė rol. Pėrveē kėsaj ishte dhe reputacioni i Sandrit si martir i shtypit tė lirė gjatė diktaturės sė Berishės, ndonėse nga fundi u kompromentua shumė me atė lojėn e gazetės sė re. Gjithsesi, tashmė nisi njė karrierė e madhe pėr Sandrin, qė do tė kulmohej me shndėrrimin e tij nė pronar tė kompanisė mediatike. Pronarėt e kompanisė “Media 6” kishin ambicje tė mėdha. Ata donin tė bėnin veē revistės “Klan”, tė cilėn e krijuan tė parėn, Televizionin “Klan”, Radion “Klan”, gazetė, shtėpi botuese etj.
Aleksandėr Frangaj u bė fillimisht bashkėpronar i Tv Klan, qė nisi transmetimet nė vjeshtėn e vitit 1997, kur njė nga bashkėpronarėt e kompanisė mediatike “Media 6”, francezi Julien Roche, ia kaloi Sandrit pjesėn e tij tė aksioneve, prej 33.3%, me njė kontratė shitjeje me kusht, sipas sė cilės Sandri do tė bėhej pronar kur tė paguante paratė. Nė fakt, kjo ishte njė mėnyrė qė pėrdori zoti Roche qė aksionet e tij nė kompani tė qenė nė njė dorė tjetėr tė sigurt, nė mėnyrė qė tė mos rrezikohej konfiskimi i tyre pėr shkak tė problemeve ligjore qė kishte z. Roche nė Francė. Pėr ta thėnė shkurt, z. Roche nuk mund tė shkelte nė Francė pėr shkak se atje kėrkohej pėr trafik armėsh nė disa vende afrikane, ku Franca e kishte ndaluar shitjen e armėve. Prandaj kishte rrezik qė nga Parisi tė vinte nė Tiranė njė kėrkesė pėr konfiskimin e pasurisė sė z. Roche. Kėshtu qė z. Roche nuk mund t’ i kishte aksionet nė emrin e vet. Ai mendoi qė t’ i mbante aksionet e tij nė emėr tė Sandrit, i cili nė kėtė rast shėrbeu si presta nome (emėr i huazuar), siē thonė italianėt, deri kur z. Roche tė mbyllte problemet qė kishte me drejtėsinė, ose deri kur krimet qė kishte bėrė ai tė parashkruheshin ligjėrisht. Nė kėtė moment, z. Roche do t’ i merrte pėrsėri aksionet e tij, pėr shkak tė pamundėsisė sė Sandrit pėr tė paguar vlerėn e aksioneve. Me kėtė ndėrkombėtarizohej fama e Zejmenit pėr sejmenė. Edhe z. Roche nga Parisi kishte gjetur sejmen nė Zejmen. Z. Roche mendonte se aksionet e tij qenė tė sigurta nė dorė tė sejmenit nga Zejmeni. Koha tregoi tė kundėrtėn.
Me ndihmėn e Qeverisė socialiste, kompania mediatike qė drejtonte Sandri u fuqizua shumė duke marrė pajisjet moderne tė televizionit privat “VEFA”, qė zotėronte kompania “VEFA”, e cila u shpall si skemė huamarrėse piramidale nga qeveria dhe iu konfiskuan pronat tė cilat u shitėn nė ankande tė manipuluara me ēmime shumė tė ulėta dhe shkuan nė pronėsi tė atyre qė donte Qeveria. Kėshtu, edhe pajisjet e televizionit “VEFA”, me vlerė miliona dollarė i kaluan pėr njė ēmim simbolik kompanisė mediatike ku punonte Sandri, pėr TV Klan, i cili porsa ishte krijuar nė atė kohė. Kėtu nisi nė tė vėrtetė historia e Tv Klan.
Me mbėshtetjen e pronarėve tė kompanisė mediatike, Sandri u bė edhe anėtar i Kėshillit Drejtues tė Radio-Televizionit Shqiptar (publik), nga ana ana e parlamentit me shumicė tė majtė tė dalė nga zgjedhjet e qershorit 1997. Me kėtė Sandri u bė si tė thuash pionieri i asaj dukurie e cila u bė njė normė nė Shqipėri qė nga koha qė nisėn tė krijohen televizionet private. Punonjės tė kompanive mediatike tė cilat kanė televizione private bėhen pjesė e administrimit tė televizionit publik. Kuptohet se ata kanė njė konflikt tė pastėr interesi dhe synimi i vetėm i tyre ėshtė qė tė shfrytėzojnė asetet e RTSH nė tė mirė tė televizioneve private tė kompanive ku punojnė ata, si dhe tė kujdesen qė televizioni publik tė mos zhvillohet nė mėnyrė qė tė mos pėrbėjė njė rival pėr ta. Sandri shkoi nė Kėshillin Drejtues tė RTSH pėr t’ u kujdesur qė sinjali i Tv Klan tė pėrhapej nė kushte sa mė tė favorshme nėpėrmjet qendrave tė antenave qė zotėronte RTSH. Kėshtu qė Sandėr Frangaj ėshtė njė nga personat e parė pėrgjegjės pėr atė qė shqiptarėt nuk marrin nga RTSH shėrbimin qė meritojnė pėr taksėn qė paguajnė pėr tė.
Sandrit po i shkonin punėt shumė mirė, por ai megjithatė kishte njė brengė. I dukej se dėgjonte pėshpėrima dhe nėnqeshje ironike rreth vetes nga tė majtėt nė zyrat e shtetit ku shkonte si dhe nė kafeteritė dhe restorantet, madje ndonjėherė ndodhte qė dikush, pa takt ngrinte zėrin nėpėr korridoret e zyrave tė ministrive, apo nė thellėsi tė kafeterive dhe restoranteve ku shkonte me miqtė e tij tė majtė:
-E pėrse sakrifikuam ne qė tė vinte e majta nė pushtet, qė tė pėrfitojnė spiunėt e Gazidedes?
Sandri pėrpiqej qė tė bėnte gjithēka pėr tė shlyer atė qė kishte bėrė nė verėn e vitit 1996, kur nė bashkėpunim me Berishėn deshi tė shkatėrronte gazetėn “Koha Jonė”. Njė episod i tillė ėshtė ai i 14 shtatorit 1998. Nė mbrėmjen e asaj dite, pas largimit tė njerėzve tė armatosur nga ndėrtesa e RTSH, atje shkuan disa ministra tė qeverisė socialiste pėr tė folur drejtpėrdrejt nga televizioni publik. Nė transmetim tė drejtpėrdrejtė, pėr tė krijuar pėrshtypje, u shfaq edhe hyrja e ministrave nė ndėrtesė, tė shoqėruar nga policė tė forcave speciale me helmeta dhe automatikė kallashnikovė nė duar. Kėta tė fundit hynė bashkė me ministrat nė studion televizive nga ku transmetohej edicioni i lajmeve. Sė bashku me ta ishte edhe Sandri, i cili bėnte gjithēka pėr tė treguar se ishte ai qė drejtonte kėtė spektakėl tė ēuditshėm. Nė njė moment, duket Sandri kur i bėn me shenjė njė polici qė ta mbante armėn tė ngritur lart. Nė njė moment tjetėr Sandri ndaloi njė ministėr qė tė ulej para mikrofonit, duke dashur qė t’ i jepte mundėsi Edi Ramės, Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve qė tė ulej para tij pėr tė folur. Ēuditėrisht, ministrat e pranishėm, nuk u shfaqėn tė gjithė bashkė tė ulur nė studio, por ata shkonin me rradhė tė uleshin nė vendin ku uleshin folėsit e lajmeve, kumtonin mesazhin e tyre dhe largoheshin.
Sandri kishte krijuar njė marrėdhėnie tė ngushtė me Edi Ramėn qėkurse ky ishte kthyer nė Shqipėri, nė prill 1998, pėr t’ u bėrė ministėr nė Qeverinė “Nano”. Edi Rama, me tė ardhur, krijoi njė bashkėpunim tė ngushtė me televizionin “Klan” dhe me revistėn “Klan”, duke i pėrdorur ato si mjetet kryesore, pėr krijimin e imazhit tė tij publik si politikan, pėr arsye se ato qenė totalisht nėn kontrollin e tij. Edi Rama shkruan nė librin e tij “Kurban”: “Ėshtė e vėrtetė qė kur Marsel Skėndo dhe Aleksandėr Frangaj kanė ardhur nė zyrėn time nė Ministrinė e Kulturės pėr tė marrė prej meje firmėn e qirasė pėr palestrėn e rrėnuar tė komunizmit pas stadiumit ‘Qemal Stafa’, qė u kthye nė studion e parė modern televizive nė Shqipėri, s’ kam pranuar tė marr asnjė shpėrblim nė para nė kėmbim tė firmės sime, ashtu si s’ kam pranuar prej askujt, nga dita e parė e deri nė ditėn e fundit, po u kam mbėshtetje mediatike pėr punėn time e aktivitetin e ministrisė”. (Edi Rama, “Kurban”, Botimet “Dudaj”, Tiranė 2011, f. 233)
Kėshtu Edi Rama pohoi se ai ka abuzuar me pozitėn e tij si pushtetar, duke dhuruar pronėn publike qė kishte nė administrim, pėr tė siguruar mbėshtetjen mediatike qė i duhej pėr tė pėrparuar karriera e tij si politikan, sipas agjendės sė tij, pra qė tė bėhej kryetar i Bashkisė sė Tiranės e mė pas kryetar i PS-sė. Ndėrtesa e palestrės sportive nuk ishte aspak e rrėnuar siē thotė Edi Rama. Kjo ndėrtesė ishte e dėmtuar, por nė gjendje tė mirė. Dhe Edi Rama fare mirė mund tė kishte bėrė njė projekt si Ministėr qė mbulonte edhe sported, qė palestra tė riparohej dhe tė kthehej nė funksionin e saj si qendėr sportive, duke shėrbyer nė rradhė tė parė pėr ekipet kombėtare tė llojeve tė ndryshme tė sporteve. Pėrse duhej qė Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve t’ i jepte me qera ndėrtesėn e palestrės kryesore sportive nė vend njė kompanie mediatike private, e cila donte njė ndėrtesė pėr tė vendosur Tv Klan? Kjo kompani mediatike ishte nė pronėsi tė tre biznismenėve ndėrtimi tė cilėt fare mirė mund ta vendosnin televizionin e tyre nė pallatet dhe vilat qė kishin ndėrtuar vetė. Edi Rama, nė tė vėrtetė, nuk ua dha ndėrtesėn e palestrės pėr tė vendosur televizionin, por qė ta pėrdornin si truall pėr tė ndėrtuar pallate. Se Edi Rama bashkė me ndėrtesėn e palestrės iu dha edhe njė sipėrfaqe tė gjerė toke rreth saj. Vėrtet Edi Rama ua dha kėto me qera afatgjatė, por ai ishte i vetėdijshėm se kjo ishte pikėnisja e privatizimit, siē edhe ndodhi mė pas. Privatizimin e ndėrtesės sė palestrės dhe tė sipėrfaqes sė tokės rreth saj e bėri mė pas Aleksandėr Frangaj, kur nė pushtet erdhi Berisha, dhe Sandri u bė bashkėpunėtor i ngushtė i tij. Pikėrisht nė vendin ku ishte palestra, dhe nė sipėrfaqen e truallit pėrreth saj qė i dha Edi Rama, Sandri ndėrtoi pallate shumėkatėshe, njėri prej tė cilėve ėshtė njė nga pallatet mė tė lartė nė Tiranė. Dhe Edi Rama e pohon nė libėr se lejen e ndėrtimit ia dha ai Sandrit:
“Nuk pendohem sot asnjė dekik pse s’ e kam penguar Aleksandėr Frangajn tė kthehet nga pronar i njė televizioni kombėtar nė investitor pėr njė ndėrtim tė konsiderueshėm nė Tiranė, nė kohėn kur ekrani i kontrolluar prej tij derdhte vrer ndaj meje, Bashkisė sė Tiranės e Partisė Socialiste, sepse asnjėherė s’ e kam parė pushtetin e marrė nga qytetarėt si njė fuqi pėr tė penguar cilindo qytetar tė kėtij vendi, edhe mė kundėrshtuesin a tė pasjellshmin deri nė vulgaritet ndaj emrit tim, nė ushtrimin e njė tė drejte tė tij kushtetuese e ligjore, askush s’ mund tė provojė tė kundėrtėn”. (Edi Rama, “Kurban”, Botimet “Dudaj”, Tiranė 2011, f. 232- 233)
Por e kundėrta mund tė provohet fare lehtė. Kur Sandėr Frangaj shkoi nė zyrėn e Edi Ramės nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pėr tė kėrkuar ndėrtesėn e palestrės sportive pranė stadiumit “Qemal Stafa”, kėtė e bėri me qėllim qė atje tė vendosej Televizioni “Klan”. Bashkė me ndėrtesėn Sandri kėrkoi dhe mori edhe njė sipėrfaqe tė gjerė toke pėrreth, ndoshta pėr tė bėrė oborrin e kėtij televizionit. Mė pas, Sandri i kėrkoi Edi Ramės njė leje ndėrtimi pėr tė ngritur pallate shumėkatėshe nė vendin ku kishte qenė palestra. Edi Rama e dinte se ndėrtesa dhe sipėrfaqja e tokės rreth saj qenė dhėnė me qera, dhe se Sandri nuk mund tė ndėrtonte nėse nuk ishte pranor. Ēfarė kishte ndodhur? Si ishte bėrė pronar Sandri? Edi Rama e dinte mirė se si. Sandrin e kishte bėrė pronar Kryeministri Berisha, nė shėrbim tė tė cilit tashmė ishte Sandri. Dhe pasi Sandri ishte bėrė pronar i njė toke nė zemėr tė Tiranės me firmėn abuzuese tė Berishės, Edi Rama nuk mund ta pengonte qė tė ushtronte tė drejtėn e tij “kushtetuese e ligjore”, pėr tė ndėrtuar pallate atje! Kujt ia shet kėtė pėrrallė Edi Rama? Njė milionė votuesit me tė cilėt mburret ai do tė quheshin njė milionė idiotė tė ēertefikuar me fletė votimi si kartelė psikiatrike nėse do tė votonin pėr Edi Ramėn pasi tė mėsonin tė vėrteta tė tilla.
Por kjo ishte njė parantezė, se nė kronologjinė e biografisė sė Sandrit nuk kam arritur ende nė kohėn kur Berisha u bė kryeministėr. Se jemi ende nė kohėn kur Edi Rama qė ishte Ministėr Kulture, i shpėrblente pronarėt e Tv Klan duke iu dhėnė pjesėn e luanit nė tenderat qė bėnte pėr projektin e lyerjes sė fasadave tė qendrės sė Tiranės dhe disa rrugėve kryesore. Nė atė kohė Sandri tregohej aq i zellshėm nė shėrbim tė Edi Ramės, saqė i shoqėronte vetė operatorėt e Tv Klan nė rrugėt e Tiranės, duke i udhėzuar personalisht se ku duhet t’ i drejtonin kamerat pėr tė filmuar punėn qė po bėhej pėr lyerjen e fasadave. Kjo gjė duhet t’ i ketė bėrė njė pėrshtypje tė madhe Edi Ramės.
Nė prag tė nisjes sė fushatės ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė, mė mars 1999, Tv Klan u bė i vetmi televizion shqiptar qė transmetoi filmin “Wag the dog”, ku tregohej se si njė President i SHBA niste njė luftė pėr tė mbuluar njė skandal seksual tė tij. Aluzioni ishte pėr luftėn qė po niste Clinton kundėr Serbisė pėr shkak tė Kosovės. Kjo tregonte se lidhja e vjetėr serbe e Sandrit vazhdonte tė funksiononte.
Sipas udhėzimeve tė Edi Ramės, Tv Klan mbėshteti Fatos Nanon kundėr Pandeli Majkos, nė garėn pėr kryetar i PS, nė 1999. Arsyeja nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet. Edi Rama nuk donte qė tė dilte njė politikan i ri nė krye tė PS, qė tė zėvendėsonte Nanon, se kėshtu i mbyllej rruga Ramės pėr tė zėvendėsuar Nanon. Pėr tė njėjtėn arsye, Tv Klan u kthye edhe kundėr Kryeministrit Meta nė vjeshtėn e vitit 2001 dhe mbėshteti Nanon kur ky nisi Lėvizjen pėr Katarsis, qė synonte rrėzimin e Qeverisė “Meta”. Ndonėse Tv Klan kishte pėrfituar shumė nga Qeveria “Meta”, qė prej kontratave publicitare me shuma tė mėdha, deri dhurata mė bujare qeveritare pėr pronarėt e medias dhe gazetarėt mė tė rėndėsishėm qė ishte dhėnia e truallit pėr ndėrtimin e njė lagjeje luksoze me vila nė bregdetin e Golemit, nė Kavajė, nė vendin e quajtur Mali i Robit. Kėtė fshat turistik e ndėrtuan pronarėt e Tv Klan, dhe njė ndėr ata qė pėrfitoi duke marrė njė vilė atje ishte Sandėr Frangaj.
Kur Fatos Nano u bė Kryeministėr nė vitin 2002, ai u prish shpejt me pronarėt e Tv Klan, jo thjesht pėr shkak tė lakmisė sė madhe tė tyre. Por kryesisht pėr shkak se Edi Rama i nxiste pronarėt e Tv Klan kundėr Nanos, se nuk donte nė asnjė mėnyrė qė ky tė fitonte zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005. Rama e dinte mirė se nėse Nano fitonte nė 2005 atėherė karriera politike e tij (Ramės) do tė merrte fund. Sandri si gjithmonė hyri me zhurmė nė kėtė lojė. Nė fushatėn pėr zgjedhjet vendore tė vitit 2003 Sandri shpalli se e kishte kėrcėnuar me vrasje kandidati i PS pėr kryetar tė Bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka, njė nga miqtė mė tė afėrt tė Nanos nė atė kohė. Nano nga ana e tij iu kundėrpėrgjigj sulmeve tė Tv Klan me njė fjalim tė ashpėr nė Kuvend duke i kėrcėnuar pronarėt dhe gazetarėt e tij me prishjen e vilave qė kishin ndėrtuar pa leje nė bregdet, si dhe duke ngarkuar zyrat pėrkatėse shtetėrore qė tė bėjnė hetime mbi atė se si ishte bėrė aksioner Aleksandėr Frangaj nė kompaninė mediatike e cila kishte nė pronėsi Tv Klanin. Edi Rama shkruan pėr Fatos Nanon duke komentuar kėto sjellje tė tij:
“I cili, ē’ ėshtė e vėrteta e thjeshtė, pėrjashto ndonjė lajthitje donkishoteske, si ajo e kėrkesės pėr t’ i hequr imunitetin Nikollė Lesit qė tė merrte hakun e Dylqinjės sė tij pėr ca sulme ordinere nė gazetėn e botuesit deputet apo ndoca pėrpjekje sporadike tė shėmtuara pėr tė nxjerrė Aleksandėr Frangajn jashtė pronėsisė sė televizionit Klan, duke i bėrė trysni me fadroma vilės nė plazh tė Marsel Skėndos, ose pėr tė falimentuar Koēo Kokėdhimėn duke e pėrzėnė me ceremony nga garat publike e duke i kėputur nė kryq gjoba shantazhuese, e bėnte tė lehtė pėr kėdo tė qenit lirisht nė opozitė me qeverinė e asaj kohe”. (Edi Rama, “Kurban”, Botimet “Dudaj”, Tiranė 2011, f. 245)
Edi Rama nuk thotė se si u bė Sandri pronar i njė tė tretės sė aksioneve tė kompanisė mediatike qė kishte nė pronėsi Tv Klan, gjė qė e kam shpjeguar mė lart. Kėtė gjė nuk e thotė as vetė Sandri nė fakt. Gjithashtu, Edi Rama, qė nė libėr mburret si armiku mė i madh i ndėrtimeve pa leje, nuk e thotė se fadromat e Policisė Ndėrtimore nuk shkuan nė Golem thjesht pėr vilėn e Marsel Skėndos, njėri prej bashkėpronarėve tė Tv Klan, por pėr gjithė lagjen rezidenciale, tė ndėrtuar nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi, pa qenė ndėrtuesit pronarė tė truallit tė ku qenė ndėrtuar vilat, ndėr to dhe ajo e Sandrit, gjė qė do tė thoshte se edhe ata qė morėn vilat nuk qenė pronarė me titull tė rregullt. Dhe ky Edi Rama, i cili tallet me Fatos Nanon, pėr kallzimin penal qė bėri ndaj Nikollė Lesit nė 2004, pėr shkak tė sulmeve tė gazetės sė tij kundėr “Dylqinės”, siē e quan Rama gruan e Nanos, do tė ishte ai qė nė vitin 2014, vetėm pak ditė mė parė thirri Sandrin pėr njė bisedė ku nuk i la gjė pa thėnė kundėr Arian Ēanit, pėr shkak se ky nė 4 prill 2014, nė emisionin “Zonė e Lirė” tha se “Dylqina” e Edi Ramės e ka bėrė arritur shtatzaninė nė mėnyrė artificiale, nė njė klinikė nė Itali. Edi Rama nuk e kallzoi nė Prokurori Sandrin pėr kėtė, siē bėri Nano me Nikollė Lesin, por e paralajmėroi se nėse Arian Ēani vazhdonte tė fliste edhe nė emisionin e rradhės pėr kėtė histori, atėherė do tė ishte ai Sandri qė do tė paguante pėr kėtė. Kėshtu qė Kryeministri Rama pėrsėriti nė trajtė komike me Sandrin konfliktin epik tė Nanos me Lesin. Kryeministri Rama nuk doli qė ta mbronte publikisht “Dylqinėn” e vet, si Nano, dhe kjo ėshtė domethėnėse. Dhe Sandri duhet tė jetė larguar nga takimi me Ramėn duke u pėrpjekur tė marrė me mend se pėrse iu desh kėtij “Don Kishoti” politik njė fėmijė nga “Dylqina” e tij pesėdhjetėvjeēare. Gjithsesi, Arian Ēani nuk e pėrmendi mė shtatėzaninė e “Dylqinės” kryeministrore.
Pėr shėrbimet qė bėri Sandri si sejmen, pronarėt e kompanisė mediatike Media 6 e shpėrblyen duke i dhėnė 3.3% tė aksioneve nė platformėn satelitore me pagesė Sat+, e cila u krijua nga pronarėt e Tv Klan pėr tė konkuruar platformėn Digitalb tė Top Channel. Sandrin e bėnė edhe drejtor ekzekutiv tė Sat+. Sejmeni nga Zejmeni ishte i aftė pėr tė bėrė shumė detyra. Nė Sat+ z. Roche i kishte aksionet nė emrin e vet, se ai tashmė porsa i pati mbyllur problemet e tij ligjore nė Francė dhe mendonte se mund t’ ia merrte nė ēdo kohė aksionet Sandrit, pėr shkak se shuma qė duhej tė paguante ky nė tė kundėrt ishte tepėr e madhe.
Ajo qė nuk kishte llogaritur Julien Roche ishte se sejmeni nga Zejmeni do tė bėhej pashė me rikthimin e Berishės nė pushtet. Nė Perandorinė Osmane dikur thuhej se nga tė gjithė pashėt, mė i keq ėshtė sejmeni qė i ndodh tė bėhet pashė. Por thoshin edhe se nga tė gjithė pashėt mė i tė kėqinj janė pashėt e krishterė. Merret vesh, si sejmenit ashtu dhe tė krishterit nuk u takonte tė bėheshin pashė, kėshtu qė vetėm njė njeri veēanėrisht djallėzor i kėtyre grupeve shoqėrore, mund tė arrinte tė bėhej pashė. Me ardhjen e Berishės nė pushtet nė 2005, Sandri u rikthye te loja qė kishte nisur nė vitin 1996, kur me mbėshtetjen e SHIK-ut tė Gazidedes u pėrpoq qė tė shkatėrronte armėn kryesore mediatike tė opozitės sė majtė tė atėhershme, qė ishte gazeta “Koha Jonė”. Tashmė, me ndihmėn e Berishės, Sandri sė pari shtiu nė dorė pronėsinė e plotė mbi Tv Klan. Sandri me disa manovra juridike, nė tė cilat ia doli nė krye me ndihmėn e shtetit, arriti qė tė bėhet pronar 100% tė aksioneve tė Kompanisė Media 6, e cila tashmė pas njė ndarjeje qė i ishte bėrė aseteve tė saj nga bashkėpronarėt konsistonte te pjesa mė e rėndėsishme qė ishte Tv Klan. Jo vetėm qė Sandri nuk i dha z. Roche 33% tė aksioneve tė Tv Klan qė i pėrkisnin kėtij, por mori edhe 67% tė aksioneve!
Pasi pėrfundoi punė me Tv Klanin, Sandri iu kthye Sat+. Mėnyra se si veproi Sandri me Sat+ ėshtė njė nga episodet mė tė ēuditshme nė historinė e biznisit tė medias nė Shqipėri. Sandri bėri dy marrėveshje tė kundėrligjshme. Tė parėn marrėveshje me mbajtėsin e 33.3% tė aksioneve tė Sat+, qė ishin vėllezėrit Duka (Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Agron Duka). Kėta i pėrkisnin tė ashtuquajturit “Klani i Zemunit” tė Durrėsit, pėr tė cilin Sandri nė 2003 pati thėnė se i kishte dėrguar njė kėrcėnim pėr ta vrarė, me anė tė Lefter Kokės. Sipas kėsaj marrėveshje. Armand Duka do tė bėhej ndėrmjetės me Digitalb qė Sandri tė bėhej aksioner nė njė kanal sportiv me pagesė, qė do tė krijonte Digitalb, me emrin Supersport. Sandri, nga ana e tij, do tė pėrdorte pozitėn e tij si drejtor ekzekutiv i Sat+ qė ky i fundit tė mos pėrtėrinte kontratat pėr transmetimet e ndeshjeve tė futbollit qė deri atėherė i kishte bėrė Sat+ qė nga Champions League te Seria A italiane. Si kėmbim, Tv Klan do tė futej edhe nė Platformėn Digitalb, nga ku u largua Tv Vizion Plus. Ajo qė bėri Sandri nė tė vėrtetė ishte se keqpėrdori pozitėn e tij si drejtor ekzekutiv pėr tė shkatėrruar Sat+.
Me kėtė rast u krijua njė situatė komike, kur nė 19 korrik 2006 Kėshilli Mbikqyrės i Sat + nė njė mbledhje tė tij me pjesėmarrjen e zotėruesve tė 63.3 % tė aksioneve, e shkarkoi Sandrin nga detyra e drejtorit ekzekutiv pėr shpėrdorim tė besimit tė aksionerėve, por megjithatė Sandri vazhdoi tė mbante detyrėn, duke mos e njohur vendimin e shumicės sė aksionerėve. Sandri madje mori dhe policė privatė me pagesė qė t’ i ndalonte aksionerėt tė hynin nė ndėrtesėn ku ishin zyrat e Sat+. Kur kėta u ankuan nė Policinė e Shtetit ajo nuk lėvizi, gjė qė mund tė ndodhte vetėm pėr shkak tė mbėshtetjes qė kishte Sandri nga Kryeministri Berisha.
Nuk ėshtė ironi e vogėl qė pėr kėto bėma tė tij e ka denoncuar Sandrin nė shtyp drejtori i sotėm i informacionit nė Tv Klan, Andi Bejtja, i cili nė atė kohė ishte drejtor informacioni nė Vizion Plus. Andi Bejtja e ka bėrė kėtė nė njė shkrim me ngjyra satirike me titull “Midis dy Berishėve”, tė botuar nė gazetėn “Panorama”, nė 4 shtator 2006.
Pas ardhjes sė Berishės nė pushtet nė 2005, Sandri siguroi edhe njė sipėrfaqe tė madhe toke prej disa hektarėsh nė brendėsi tė ish-Kinostudios, ku ai vendosi Tv Klan dhe nisi ndėrtimin e perandorisė sė tij mediatike me paratė qė i merrte bujarisht nga Qeveria “Berisha”. Atje Sandri ndėrtoi selinė e re gjigande tė Tv Klan, teatrin e madh pėr koncertet etj. Tė gjitha kėto ndėrtime u bėnė pa leje, pėr shkak se Sandri nuk ėshtė pronar i trualllit ku janė ndėrtuar ato, por kėtė truall e ka marrė me qera nga shteti. Pėr tė financuar ndėrtimin e perandorisė sė tij mediatike qė u shtri edhe nė Kosovė, ku Sandri krijoi kanalin televiziv Klan Kosova, lindėn si kėrpudhat pas shiut shumė kompani publicitare tė krijuara nga Sandri nė emėr tė tė afėrmve tė tij. Kėto kompani merrnin pjesėn mė tė madhe tė kontratave publicitare qė bėnte Qeveria “Berisha” nė media. Tashmė ėshtė zbuluar se Sandri ka marrė 18 milionė euro gjatė tetė viteve qė ishte Berisha nė pushtet, nė kėtė mėnyrė. Qė tė mund tė merrte mė shumė para, Sandri i bleu partnerit tė tij tė dikurshėm Nikollė Lesi edhe gazetėn “Koha jonė”, tė cilėn ky nuk ishte nė gjendje ta mbante mė. Sandri me kėtė pėrmbushi edhe njė trill vanitoz tė tij, duke treguar se ai arrinte gjithmonė atė qė donte, dhe ja se ku arriti qė tė bėnte atė qė nuk e kishte bėrė dot nė 1996. Edhe gazeta “Koha Jonė” u bė njė pompė pėr tė thithur para nga shteti pėr botimin e njoftimeve dhe spoteve publicitare shtetėrore.
Gjatė tetė viteve qė Berisha ishte Kryeministėr, Sandri ishte praktikisht nr. 2 i qeverisė. Ēdo zyrė ishte e hapur pėr tė. Ai mund tė emėronte njerėzit qė donte nė postet qė donte. Ai mund tė pėrcaktonte fituesin e tenderave pėr punime publike. Sandri nuk la aferė pa u pėrzier gjatė tetė viteve qė Berisha ishte nė pushtet. Ai bėnte ndėrmjetėsin e atyre qė donin koncesione, licenca, atyre qė donin tė ndėrtonin fshatra turistikė nė bregdet etj. Asnjė pronar i medias nuk ka pasur ndonjėherė nė Shqipėri fuqinė qė kishte Sandri nė kohėn qė Berisha ishte Kryeministėr. Aq mė tepėr pėr njė kohė kaq tė gjatė. Ai tani nuk ishte mė Sandri, por Aleksandri i Madh, perandori i njė perandorie mediatike. Si perandor ai mund tė krahasohej me Kaligulėn dhe kishte madje edhe trillet e tij. Kaligula bėri kalin e tij senator. Aleksandri i Madh, ky i Zejmenit jo ai i Maqedonisė, bėri motrėn e tij diplomate nė Ambasadėn e Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė (Vatikan). Meqėnėse ajo ishte krejt injorante dhe bėnte gafa tė mėdha, hyri nė konflikt me ambasadorin e emėruar nga Jozefina Topalli, i cili kishte cilėsinė qė ishte mė pak injorant se motra e Sandrit dhe i vinte turp nga gafat e saj. Nė pėrplasjen mes tyre fitoi natyrisht motra e Sandrit. Ambasadori u largua dhe motra e Sandrit mbeti si e ngarkuar me punė e Shqipėrisė nė kėtė ambasadė, qė njė vit para zgjedhjeve tė vitit 2013 dhe madje vazhdon e mban ende kėtė post.
Sandri e vuri Tv Klan nė shėrbim tė bizniseve tė Samir Manes, i cili ishte njė nga biznismenėt mė tė privilegjuar nga Qeveria “Berisha”. Dhe Sandri u shpėrblye pėr kėtė veē tė tjerash duke marrė si shpėrblim njė vilė tė madhe, njė kėshtjellė tė vėrtetė, nė lagjen luksoze rezidenciale me vila qė ndėrtoi Samir Mane pranė TEG, nė periferi tė qytetit tė Tiranės, nė vendin e quajtur Tirana Kilometri 0, nė Rrugėn Tiranė-Elbasan. Por Sandri do tė ketė dhe njė apartament nė pallatin qė po ndėrtohet nė sheshin pėrballė selisė sė vjetėr tė PD.
Berisha, kur erdhi nė pushtet kishte mundėsi qė tė financonte, pėr tė krijuar nga zeroja, njė kompani tė madhe mediatike nė shėrbim tė PD-sė, ashtu siē kishte bėrė Edi Rama dikur me Top Median. Nė vend qė tė bėnte kėtė, Berisha zgjodhi tė mbėshteste Sandrin. Dhe sot PD nė opozitė ėshtė nė mėshirėn e Sandrit, duke mbetur pa mbėshtetjen e njė televizioni tė madh. Koha do tė tregojė se ky ishte njė gabim fatal i Berishės. Tani qė nė pushtet ėshtė Edi Rama, Sandri kėrkon qė tė vihet nė shėrbim tė tij, duke ruajtur sė paku njė pjesė tė privilegjeve qė kishte kur ishte Berisha nė pushtet. Dhe Sandri luan me Edi Ramėn si miu me macen. Tv Klan, me pėrjashtim tė emisionit “Zonė e Lirė” tė Arian Ēanit, praktikisht ka marrė profilin qė do Edi Rama. Vetėm Televizioni ABC vazhdon tė mbajė qėndrim tė ashpėr kundėr Edi Ramės, por edhe kjo ėshtė e pėrkohshme. Sandri e bėn kėtė gjė pėr dy arsye, qė ta nxisė Edi Ramėn tė bėjė njė marrėveshje me tė, si dhe qė tė mund ta shesė ABC-nė me njė ēmim tė shtrenjtė te njeriu qė do tė verė Edi Rama pėr ta blerė atė. Pėr t’ i dhėnė njė sinjal kuptimplotė Edi Ramės, Sandri ia dha me qera Nikollė Lesit gazetėn “Koha Jonė”, tė cilėn ky e ka bėrė gazetėn mė radikale kundėr Berishės, ku kėrkohet arrestimi i Sali Berishės, djalit tė tij Shkėlzenit, madje edhe i vajzės sė Berishės, dhe i dhėndrrit tė tij. Kėshtu ia shpėrblen Sandri Berishės gjithė tė mirat qė i bėri.
Tani qė erdhi PS nė pushtet, shqetėsimi i Sandrit ėshtė se si do tė sillet Edi Rama me tė. Edi Rama i ka dhėnė shenja tė dyfishta, edhe shenja pajtuese, miqėsie, por edhe shenja kėrcėnuese. Nga njėra anė Rama bėn gjeste si ai nė festėn e datėlindjes sė Ilir Metės nė 24 mars tė kėtij viti kur i shkoi nga pas Sandrit tė ulur nė tryezė dhe e pėrqafoi nė dukje pėrzemėrsisht. Nėse Sandri e di se Edi Rama ka deklaruar nė njė intervistė dikur se personazhi i tij mė i pėlqyer i filmave me kartona ėshtė maēoku Tom, nuk do tė qetėsohej nga ky pėrqafim. Se Rama e shikon Sandrin si miun Jerry. Prandaj, tė gjitha ministritė janė udhėzuar qė nė fillim tė evidentojnė tė gjitha abuzimet qė ka bėrė Sandri nė kohėn qė Berisha ishte nė pushtet. Pėr Edi Ramėn ėshtė gjėja mė e thjeshtė qė ta shpėrbėjė perandorinė mediatike tė Sandrit si njė kėshtjellė prej rėre. Sandri e ka vjedhur Tv Klan nga pronarėt e tij tė mėparshėm dhe kjo ēėshtje mund tė hapet nė ēdo kohė. Qeveria do tė ishte krejt e legjitimuar qė tė shembte ndėrtimet pa leje qė ka bėrė Sandri nė zonėn e ish-Kinostudios. Tv Klan mund tė detyrohet tė ligjėrisht t’ i kthejė shtetit tė ardhurat qė ka pėrfituar pa tė drejtė nga kontratat abuzive publicitare.
Nėse do tė bėhej lista e dhjetė oligarkėve tė Shqipėrisė tė cilėt kanė pėrfituar nė mėnyrė abuzive gjatė tranzicionit, pėr tė ndėrtuar perandori tė biznisit nė mėnyra tė kundėrligjshme, dhe tė cilėt duhet tė ndėshkohen ligjėrisht, Aleksandėr Frangaj ėshtė me siguri nė kėtė dhjetėshe. Kur Kryeministri Rama shkon dhe ulet nė studion televizive tė Fevziut, nė mes tė kompleksit tė ndėrtesave pa leje tė Sandrit, nė ish-Kinostudio, pėr tė folur pėr ndėrtimet pa leje dhe pėr luftėn e tij kundėr tyre, kjo ėshtė njė tallje me ligjin, me shtetin, me teleshikuesit, me vetė librin e tij “Kurban”, ku e shpall veten si njeri me vlera morale nė politikė. Kjo do tė thotė se Edi Rama po e bėn kurban shtetin dhe ligjin pėr hir tė pushtetit tė vet dhe tė njerėzve si Sandri, njėjtė si Saliu tė cilin e ka akuzuar pėr kėto gjėra.
Duke e ndjerė frikėn Sandri pėrpiqet tė marrė sa mė shumė masa mbrojtėse. Pėr kėtė arsye e ftoi edhe kėngėtarin serb Zdravko Ēoliēi qė tė kėndojė nė Tv Klan disa ditė mė parė. Kėshtu, mendon Sandrin, Rama nuk do tė guxojė tė mė arrestojė se unė mund ta akuzoj qė e bėri kėtė gjė pėr t’ ė fituar pikė nė Kosovė, duke luajtur kartėn nacionaliste atje. Domethėnė se Sandri, / cili punon pėr dialogun ndėrkulturor mes popujve qė kanė qenė nė konflikt historik, bėhet viktimė e Kryeministrit Rama i cili nga njėra anė flet pėr miqėsi mes popujve dhe nga ana tjetėr ndėshkon ata qė guxojnė tė bėjnė gjeste konsistente pėr kėtė, siē qe ftesa e Sandrit pėr Zdravko Ēoliēin. Kėshtu Sandrit i duhet Zdravkoja si bodyguard serb.
Vendlindjes sė tij Sandri megjithatė i ka bėrė njė shėrbim tė madh. Pas bėmave tė tij nuk do tė guxojė mė kush tė thotė: Nė do sejmenė, shko nė Zejmen!
Autori: Kastriot Myftaraj
Krijoni Kontakt