Ministri i Transportit dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori gjerman nė Tiranė, Hellmut Hoffman, firmosėn tė martėn marrėveshjen pėr tė shtuar financimin pėr projektin “Mbrojtja Mjedisore e Liqenit tė Shkodrės”.

Projekti kap vlerėn e 20 milion eurove dhe synon pėrmirėsimin e rrjetit tė furnizimit me ujė dhe sistemit tė kanalizimeve nė gjithė zonėn e Shkodrės.

“Ky ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm qė pėrmirėson shėrbimin nė kėtė qytet tė rėndėsishėm tė veriut, si dhe ka njė impakt tė jashtėzakonshėm pėr sa i takon pėrmirėsimit tė furnizimit me ujė pėr banorėt, si dhe pėr mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e Liqenit tė Shkodrės nga ndotja”, tha Ministri Haxhinasto.
Qeveria gjermane nėpėrmjet bankės gjermane KfĖ ėshtė njė nga financuesit kryesorė tė tė gjithė projekteve qė zhvillohen nė Shqipėri nė sektorin e Ujėsjellės – Kanalizimeve.

“Ky sektor ndonėse ka marrė investime tė mėdha deri mė sot ka akoma sfida serioze pėr sa i takon rritjes sė efikasitetit tė tij dhe mundėsive pėr investime nga vetė kompanitė qė ofrojnė shėrbimet e ujėsjellės-kanalizimeve, ku qėllim final ėshtė pėrmirėsimi i shėrbimit tė furnizimit me ujė dhe tė shėrbimit tė kanalizimeve pėr qytetarėt e vendit,” tha ministri Haxhinasto.